10/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 janar 1998

Berisha: Do t’i qëndrojmë krimit shtetëror

Opozita denoncon terrorin e shtuar policor të qeverisë ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve të paangazhuar NE FAQEN 3 Opozita denoncon terrorin e shtuar policor të qeverisë ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve të paangazhuar Berisha: Do t’i qëndrojmë krimit shtetëror NE FAQEN 3

Gjak brenda në komisariatin e Tropojës. Dora kriminale e Nanos dhe e Cekës godet sërish. Majorët e PS masakrojnë qytetarët

Komisari vret oficerin e policisë

Kryepolici bandit Fatmir Haklaj, vrasësi i Matoshit, Dizdarit dhe Kolbucajt, kryen vrasjen e katërt brenda tre ditëve. Berisha: “Qeveria ka pact me kriminelët”. Hajdari: “Dorëheqje e menjëhershme e Cekës” 2 prilli i qeverisë Nano 3 Ky shet të vret në parlament, të vret në komisariatin e policisë, të vret në pritë, të rrëmben nga spitali dhe pastaj të masakron, të bombardojnë shtëpinë natën kur je kundër tij, të vret në gjumë, madje edhe duke pirë ujë, të thuhet se nuk të prek as gjëpreri. Kryepolici kriminel i Tropojës, Fatmir Haklaj, vullosi dje përfundimisht paktin e qeverisë me bandat e vrasësve që i sollën në pushtet më 29 qershor. Njeriu i Nanos dhe i Cekës, i caktuar për të mbrojtur rendin në rrethin më verior të Shqipërisë vrau dje me dorën e vet brenda në komisariat njërin nga oficerët e policisë së qytetit dhe pastaj u largua në drejtim të paditur. Kjo ishte vrasja e katërt brenda tre ditësh që kryente me gjakftohtësinë më të madhe ky bandit i veshur me uniformën e shtetit të Nanos. Vrasësi i aktivistëve të shqiptarëve të Partisë Demokratike, Avdyll Matoshi, Naim Dizdari dhe Gjin Kolbucaj, dje vrau oficerin e policisë Shefqet Hoxha, duke i dhënë fund të gjitha alibive që shteti i Fatos Nanos dhe i Neritan Cekës kishin ngritur për të fshehur krimin e pastër shtetëror. Masakra e djeshme në Tropojë nuk la më asnjë pikë të pandarë për 2 prillin e ri të qeverisë Nano 3, që u mori jetën tre aktivistëve të Partisë Demokratike dhe oficerit të policisë, kapitenit Hoxha. Dhe si për ta bërë më të plotë skenarin kryeministri i qeverisë bandite dhe ministri i Brendshëm, të dy përgjegjës direkt për masakrën, kanë bërë emërime të reja në polici duke rikthyer në strukturat e rendit të inkriminuarit e 2 prillit të vitit 1991. Neritan Ceka, dorëheqja e të cilit nuk mund të bëjë më përshpëritje askujt, nuk mund të fshihet pas deklaratave për mentalitetin e shekullit të 17, për të motivuar krimet e të besuarve të tij në Tropojë, Fier e gjetkë. Fakti që ai dhe Nano kanë thirrur afër vetes Fadil Canin, njërin e 2 prillit, flet qartë se ata po përgatiten për masakra të tjera të ngjashme me atë të 6 dhe 9 janarit. Po dje në Fier policët e Cekës ushtruan terror në orët e para të mëngjesit mbi veprimtarë të Partisë Demokratike, shumë prej të cilëve përfunduan në komisariatin e policisë. Aktivisti Besim Sulaj, të cilit dy netë më parë banda e bodigardit të Fatos Nanos i kishte sulmuar shtëpinë me antitank dhe me armë të tjera të rënda, përfundoi dje nën pranga, me akuzën më absurde në botë për armëmbajtje pa leje. Në kohën që shtëpinë e tij ia kishin qëlluar njerëzit e kryeministrit me të gjitha kalibrat e armëve, duke i plagosur edhe fëmijët nëntëvjeçarë, të njëjtët policë që kishin bërë seri atentatin e natës, kanë arrestuar qytetarin viktimë, vetëm se ai është aktivist i Partisë Demokratike dhe ka folur në një nga takimet e fundit të saj në qytetin e Fierit. Partia e qeveritarëve nuk ka nevojë të nënshtrojë pakët me njëra-tjetrën, sepse të pakët janë ata shqiptarë që nuk e kanë të qartë qëllimin e kjo qeveri ka vendosur që prej një viti me kriminelët dhe vrasësit politikë, të cilët janë vetëm ekzekutorë të masakrave që urdhëron pas kulisave të këtij shteti bandit dhe mafioz. Ky shtet ka provuar jo njëherë se vret kudo, edhe brenda godinave të tij, bile edhe aty ku thuhet se nuk të ngacmon as gjëpreri. Qeveritarët e këtij vendi duhet të kuptojnë nga këto ngjarje që po mbysin në gjak e lot Shqipërinë.

KE mbështet juristët në grevë

Është cenuar pavarësia e gjykatave

Evropa paralajmëron qeverinë shqiptare: Të abrogohet ligji antikushtetues Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u shpreh dje në mbështetje të grevës së urisë filluar pesë ditë më parë nga një grup gjykatësish në Tiranë. Nënshkrimet një projektrezolute që do të paraqitet në rastin më të parë KE i kujton qeverisë detyrimet dhe marrëveshjet që Shqipëria ka nënshkruar me rastin e pranimit në këtë organizëm evropian. Me këtë rast i kërkon autoriteteve shqiptare respektimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor, abrogimin e ligjit për organizimin e drejtësisë, rikthimin në punë të gjyqtarëve të larguar etj. Me poshtë rezoluta thotë se në vitin 1992 me rishikimin e regjimit komunist qeveria e re demokratike u përball me situatë të vështirë dhe absurde të sistemit gjyqësor. Në regjimin komunist gjykatat ishin nën varësinë e politikës dhe përgjithësisht vendimet ishin dhënë pa garanci. Në një pak raste janë mbajtur gjyqe speciale, veçanërisht në Tiranë ku të akuzuarit zakonisht prisnin vdekjen kryesisht për mendime të ndryshme politike. Mocioni për rezolutë thotë se fakulti i drejtësisë në kohën e regjimit ishte i një niveli mjaft të ulët dhe përgjithësisht ndjellë nga një numër shumë i vogël studentësh e kryesisht nga ata që vinin prej familjeve të nomenklaturës. Përgatitjen e juristëve me program të përshpejtuar e ka mbështetur edhe Këshilli i Evropës, thuhet në projektrezolutë dhe me këtë rast i ka akorduar Shqipërisë edhe mbështetje për këtë program me një shumë prej 1,8 milionë dollarësh. Projektrezoluta duket u solidarizuar plotësisht me grevistët e urisë dhe kërkesat e tyre kërkon që Presidenti shqiptar të mos drejtojë ligjin për organizimin e drejtësisë në nenet ku cënohet e drejta juridike si dhe të ruhen dhe të mos cenohen parimet e pavarësisë së gjykatave. Me këtë rast KE thekson se të gjithë juristët të cilët janë përgatitur si të tillë me një program të përshpejtuar dhe me supozimin e KE kanë të drejtë të vazhdojnë funksionet e tyre në organet e drejtësisë shqiptare. Me rastin e diskutimit të tekstit të kësaj projektrezolute, lordi Kirkhill, deputetë socialiste në Asamble bashkë me anëtarë të tjerë të grupit të tij nga Italia, Spanja, Sllovakia, Andorra etj., kërkuan abrogimin e ligjit për organizimin e drejtësisë. Projektrezoluta është mbështetur nga të gjithë anëtarët e grupeve parlamentare. Në faqen 2 teksti i plotë i Rezolutës

Kërcënimi i Finos shpreh krizën e qeverisë

Veprimi i Brojkës akt i lartë qytetar dhe zyrtar Departamenti juridik i PD dha mbrojtjen se Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë kryetarët e bashkive të vendit kanë nderuar ligjin, kodin moral, vendin dhe flamurin e tyre, ditën e zisë, me uljen e flamurit në gjysmështizë. Duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Bashkim Fino lidhur me uljen e flamurit në gjysmështizë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka, ditën e zisë, në nderim të martirëve të demokracisë duke e konsideruar atë si një veprim jo kushtetues nga ana e tyre, Departamenti Juridik i PD-së deklaron sa vijon: Një deklaratë e tillë mund të bëjë vetëm individi si Fino që mendjen e kanë më të shthurur se trupin. Përveç në diktaturat ku presidentët janë kukulla, në asnjë vend demokratik, kryeministri apo zëvendësi i tij nuk mund t’i atribuojë apo t’i përcaktojë detyrat Presidentit të Republikës. Të gjithë ata që kanë njohuritë më fillestare të legjislacionit shqiptar, përveç qeveritarëve të sotëm që as nuk njohin ligjet dhe as nuk kanë moral, e dinë se kanë të drejtë për të shpallur zi, çdo individ, familje shqiptare, çdo lagje, fshat, komunë, qytet, rreth, bashki në Shqipëri. Deklarimi i Finos për mundësinë e shkarkimit të zotit Brojka nga posti i kryetarit të Bashkisë për aktin e tij të lartë qytetar dhe zyrtar përbën një hap tjetër të papërgjegjshëm të qeverisë me krizë në rregulladje. Albert Brojka dhe të gjithë bashkiakët e Shqipërisë që shpallën zi në shenjë nderimi për të rënët që ranë nga terrorizmi shtetëror kanë nderuar ligjin, kodin moral, vendin dhe flamurin e tyre.

Bisedime të frytshme për procesin kushtetues

Berisha takohet me La Pergolën Në kuadrin e vizitës në Shqipëri të Presidentit të Komisionit të Venecias, zotit La Pergola, Kryetari i PD-së Prof. Dr. Sali Berisha priti dje mbasdite konstitucionalistin e shquar italian, i cili shoqëroi nga ambasadori i Italisë në Shqipëri zoti Spatafora. Në këtë takim u shkëmbyen mendime për kushtetutën, shtetin ligjor dhe situatën politike në Shqipëri. Bashkëbiseduesit u ndalën në mënyrë të veçantë në çështjen e procesit kushtetues dhe në mundësitë për kontributin e Komisionit të Venecias si organizëm i specializuar në këtë fushë. Takimi ishte shumë i frytshëm, i sinqertë dhe miqësor.

Tre viktima në Berat

Lajmi i orës së fundit Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme tha se dje rreth orës 15.30 në fshatin Bregas të rrethit të Beratit kanë vrarë 33 vjeç i cili po punonte në arën e vet. Motivet ende nuk dihen. Thuajse në të njëjtën kohë në fshatin Galinë [?] po punonte në arën e vet.

PD bojkoton Televizionin e Nanos

TV ka censuruar në mënyrë të vazhdueshme opozitën PDSH vendosi të bojkotojë Televizionin Shqiptar e Shqipërisë në shenjë proteste ndaj censurës së vazhdueshme që ky televizion i bën konferencave të shtypit të saj dhe të opozitës në përgjithësi. Me datë 07.01.1998 pasi u zbatuan të gjitha procedurat që aplikon ky televizion për pasqyrimin e aktiviteteve, kabineti i Kryetarit të PDSH kërkoi të sigurohej një njoftim dhe redaktorja përgjegjëse e lajmeve pohoi se me urdhër të drejtorit TVSH nuk do të vihej ekipi në konferencë shtypi. Të njëjtin pohim ia bëri gazetares se departamentit të shtypit dhe informacionit të PDSH vetë drejtori Eduard Mazaj, kur pohoi se: “Nuk do të pasqyrojmë konferencat e përditshme të opozitës”. Që me ardhjen e drejtuesve të rinj në TV, ky institucion ka censuruar vazhdimisht aktivitetin e opozitës në përgjithësi dhe PD në veçanti. Në të njëjtën mënyrë ai ka vazhduar të dezinformojë dhe të fabrikojë deklarata dhe në ato raste kur gazetare e TV kanë marrë pjesë në aktivitetet e Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj.

Njoftim shtypi

Sot, më datë 10.01.1998, në orën 12.00 Kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha dhe partia e Bashkimit për Demokraci japin konferencë shtypi në hotel Rogner - Europapark. Jeni të mirëpritur!