11/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 janar 1998

Bode: PD do të nxjerrë vendin nga kriza

U mboldh kryesia e PD-së. Përcaktohet rendi i ditës dhe platforma e problemeve të mbledhjes së Këshillit Kombëtar Analiza e thellimit dhe përkeqësimit të tejskajshëm të krizës politike ekonomike dhe sociale në vend do të jetë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që do të mbahet të enjten e ardhshme. Kjo është vendosur dje në mbledhjen e kryesisë së PD të drejtuar nga kryetari Sali Berisha. Në këtë mbledhje të radhës Këshilli Kombëtar do të përcaktojë edhe strategjinë afatshkurtër të PD dhe do të shpallë alternativat afatmesme dhe tërësinë e masave për daljen sa më shpejt nga kriza ku e ka futur vendin qeveria e sotme. NE FAQEN 2

Presidenti Meidani ka vjedhur

Akuzë të rënda për kreun e shtetit. Çështja do t’i kalojë gjyqit NE FAQEN 7 Në Partinë Socialiste nuk ka më votim. Nano vendos thundrën e hekurt. Kooptohet në kryesi ish’-ministri i Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi

Ministrat e krimit

Ngjarjet e fundit në Shqipëri kanë tronditur thellë edhe qarqet politike evropiane dhe SHBA. Dy ditë më parë në KE është hartuar një rezolutë që i kërkon shtetit shqiptar të respektojë standardet evropiane lidhur me pavarësinë e drejtësisë, ndërsa nga Presiden-ca franceze ka arritur një letër ku i kërkon PD-së të qëndrojë e palëkundur në parimet demokratike. Ndërkohë dje, dy prej drejtuesve të lartë të PD-së kanë zhvilluar një takim me diplomatë amerikanë në Tiranë, dhe gjatë bisedës është shprehur shqetësimi i diplomatëve amerikanë për ngjarjet e fundit në vend. Ngjarjet në Tropojë dhe Patos kanë qenë në qendër të diskutimeve me diplomatët dhe vërejtje të qartë dyshimi për devijim nga rregullat demokratike të qeverisë së sotme. Pikërisht në këtë situatë përballë shqiptarëve shfaqen deklaratat e përgjegjshme të ministrit të Brendshëm Nertan Ceka, i cili përpiqet t’i hedhë edhe më shumë benzinë zjarrit të ndezur po prej tij në Tropojë. Interpretimet e tij për vrasjet në qytetin e largët jo vetëm që vënë në rrezik dinjitetin e kësaj zone mjaft të ndjeshme ndaj denigrimeve të tilla por janë shtysë që gjaku të vazhdojë të derdhet përsëri në këtë qytet të vogël. Ndërkohë që tërheq gjithfarë fantazish në mendjen e tij për vrasjet nuk vendos të deklarojë dorëheqjen e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ka ndodhur që një ministër i Brendshëm të jetë i tillë përsëri edhe pas vrasjeve të tmerrshme që kanë bërë policët e tij në Patos apo pas masakrës së drejtuesve të policisë mbi anëtarët e PD-së, deri tek vrasja brenda në komisariat. Gjëra të tilla nuk kanë ndodhur kurrë, në asnjë vend e kjo për shkak se në vendet e tjera është një rregull i thjeshtë, kriminelët i fusin në burg ndërkohë që Ceka i bën oficerë policie dhe shefa komisariatesh. Ndërimi i terrorit mbi distanca që shtetarët i mendojnë të justifikueshme me kanunet është një element më të qartë të evidentimit të krimit të organizuar nga shteti dhe në shërbim të këtij mafioz që drejton qeverinë. Pothuajse në të gjitha krimet politike nga goja e shtetarëve shqiptarë e veçmas nga ajo e ministrit të Brendshëm kanë ardhur justifikime me kanunin, aq sa edhe sikur të vritet kushdo përpara partie apo drejtues në administratë shumë njerëz mund të mendojnë se një gjë e tillë është bërë për kanun. Shteti deri tani ka kaluar në të gjitha pistat e vrasjeve duke filluar nga rruga e deri në Parlament për të mos lënë pas edhe ambjentet e zyrave lokale të Ministrisë së Brendshme. Një qeveri e tillë që vret së pari qytetarët e vet, politikantët e vet, vlerën e vet nuk mund të qëndrojë asnjë ditë në drejtim. Një qeveri e tillë e ka vendin në burg dhe për të dënohet ajo të jetë qëllimi më e lartë. Tani nuk shtrohet më problemi që ministri i Brendshëm me horrat që ka mbledhur rreth tij të dojë vendosjen e dorës mbi ministri! Brendshëm a do të vasë apo jo. Një mendim i tillë është i rrezikshëm edhe tek njerëzit dhe për sa kohë qeveria do të jetë në këmbë do të shkaktojë edhe pjesa e okupar e dijës për të mbrojtur veten nga shteti. Pra për njerëzit shtohet çdo moment fantazma e Nertan Cekës së bashku me kriminelët që në emër të rebelimit komunizmit. Megjithatë për qindje e të gjithëve dhe për mungesën e moralit të vet, kërcëbëh-dh Ceka qëndron i pandundur në pozicionin e tij, pak si kriminel e pak si budalla.

Brojka: Flamurin në gjysmështizë e ka ulur Nano

Ruçi dhe Sigurimi në PS

Rikthehet Byroja Politike në RTV Dy e mboldh Byroja Politike e komitetit qendror të P(S)SH nën drejtimin e sekretarit të parë shokut Fatos Nano. Në këtë mbledhje që televizori i kushtoi më shumë minuta se gjithë ngjarjeve të tjera në vend u diskutua për freskimin e Byrosë me elementë të rinj dhe luftën kundër reaksionit (kupto opozitën në vend). Shoku Fatos Nano pasi foli për një varg çështjesh të rëndësishme organizative u ndal veçanërisht në luftën kundër PD dhe opozitës reale të vendit. Në forcim të strukturave të PS, lidhjes së saj me sigurimin e Shtetit dhe rinovimit të saj Nano propozoj që Byroja Politike e PS të zgjerohej me disa shokë të tjerë të Sigurimit. Gramoz Ruçi që ka vrare reaksionarët me 2 prill në Shkodër u pranua unanimisht. Po ashtu u pranuan edhe disa shokë të klanit dhe familjes mafioze të shokut Fatos Nano dhe Hysni Kapo. Be. Blu.

Berisha: Ceka kryetrafikanti në polici

“Janë të dështruar përpjekjet për të destabilizuar Tropojën dhe Gjirokastrën” Djeveria nuk mund ta shkarkojë Brojken. Dispozitat e reja kushtetuese nuk e kanë patranuar zënë tek shteti NE FAQEN 3

Biznesi po vdes. PHARE braktis Shqipërinë

2 milionë dollarë të programit për bizneset e vogla dhe të mesme qëndrojnë të bllokuara që prej gjashtë muajsh në bankat e shtetit shqiptar. Qeveria hesht përballë kërkesave të SME-së Ndërkohë që rendi në vend le shumë për të dëshiruar programi PHARE lajmëron fondacionet për zhvillimin e biznesit se do të ndërpresë kreditimin për projektet e nisura 4 vjet më parë ...

SHBA: Shqetësim për ngjarjet në Shqipëri

Arbnori dhe Karamitro në selinë e ambasadës amerikane NE FAQEN 3

Komisioni i antikontrabandës liron maunet e bllokuara

Maune me cigare kontrabandë në Elbasan Mbrëmë vonë rreth orës 21.00 është parkuar në oborrin e Komisariatit 1 të Elbasanit një maune me targat e Tiranës 43 11 A. Kjo maune është kapur tek parkingu i Zaranikës, nga shefi i SHIR-it Ervin Cenollari dhe vëllai i drejtorit të policisë së Elbasanit, Ilir Cela. Sipas një burimi policor mësohet se është arrestuar vetëm shoferi, ndërsa end nuk, dihet se cili është pronari i vërtetë i mallit. Mësohet gjithashtu se ka pasur telefonata nga Tirana për këtë problem ku kërkohej lirimi i maunes. Sipas burimit në fjalë mësohet se janë derdhur 40 milion lekë për lirimin e ngarkesës, ndërsa dy persona të policisë me maska e raido kanë kërkuar 100 mijë DM si dëmshpërblim për lirimin e maunes. Mësohet gjithashtu sipas burimit në fjalë se ngarkesës i janë premtuar dokumenta të rregullta, sipas kërkesave të Doganës. Ilir ARAPI

Krimi shtetëror ka acaruar situatën

Starova dhe Peka në Ambasadën Franceze NE FAQEN 3

La Pergola: Në drejtësi po rikthehen të inkriminuarit

Kryetari i Komisionit të Venecias takohet me juristët grevistë Peticion i juristëve për Meidanin dhe KE. Në rast të mosplotësimit të kërkesave gjykatat e Tiranës, Shkodrës, Beratit, Lezhës, Durrësit, Kavajës etj, drejt mbylljes. NE FAQEN 4

Horoskopi vjetor 1998

NE FAQEN 10-11