12/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 janar 1998

29 qershori nuk ishte zgjidhje. Qeveri teknike

Kryetari Berisha priti Ambasadorin Shtudman, drejtor i ODIHR-it. Bashkëpunimi i ODIHR-it me qeverinë nuk është mbështetje politike për të, deklaron ambasadori NE FAQEN 3

Akuzë të rënda të kryetarit të Gjykatës së Kasacionit: Qeveria ka mashtruar Këshillin e Europës

Drogë në gjakun e kryeministrit

Sipas ekspertëve, përzierja e kokainës me pijet me ngjyrë shkakton probleme tepër të rënda për konsumatorin e narkotikëve NE FAQEN 3

Perëndimi nuk beson qeverinë Nano

Evropa dhe gjithë Komuniteti Ndërkombëtar po shprehin hapur shqetësimin e tyre për gjendjen në Shqipëri. Gjatë një takimi që kishin dje, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me drejtorin e ODIHR-it, Shtudman, ky i fundit shprehu qartë skepticizmin e institucioneve evropiane për gjendjen në Shqipëri dhe posaçërisht me drejtuesit e sotëm të qeverisë shqiptare. As në pak e as më shumë se sa krahasimi i Nanos me diktatorin Millosheviç apo ish-kryetarin e një koalicioni Lukashenko, ishte përcaktimi i shefit të ODIHR-it për liderin e majtë që është edhe në krye të qeverisë. Një krahasim i tillë është edhe për background është sinjal i qartë se askush në Evropë nuk ngodhet i kënaqur nga drejtimi i socialistëve në Shqipëri. Gjendja e rëndë e rendit dhe qetësisë publike, vazhdon e shumta që kalojnë numrin e atyre të muajve të tjerë, janë funksion e masave politike, kanë bërë që Shqipëria të ndodhet në thellësinë e një krize që nuk mund të përballohet me hapa institucionalë apo me komisione të verbëra por me një zgjidhje të fortë politike siç janë zgjedhjet e reja. Jo më shumë se një muaj më parë, Malloi, një zyrtar i lartë e Departamentit të Shtetit, në fund të vizitës së saj në Shqipëri deklaroi se në vend nuk funksionon shteti ligjor. Ajo solli fakte të ashpra për qeveritarët dhe një bisedë e stërzgjatur me kryeministrin nuk mundi të ndryshojë sadopak opinionin e saj për vendin e krizës së madhe. Ajo vuri në dukje këto konfliktuale në vend gjatë që u vërtetua jo shumë ditë pas largimit të saj nga Shqipëria me vrasjen e tre anëtarëve të PD-së. Ndërkohë që në Tiranë, Parlamenti shqiptar diskuton për problemin e rendit vetëm 45 minuta, numri i të vrarëve dhejetdhënien e parë të Janarit e kalon edhe kohën e ngrohjes së kolltukëve të Parlamentit. Rendi i drejtuar nga Ministri i papërgjegjshëm Nertan Çeka ka marrë pamjen e pantisë së tij. Situata është në dëshpërim shtetit vetëm dhe qytetarë, brenda unazës së Tiranës. Në pjesën tjetër të vendit Ministri i Brendshëm ka caktuar bandat dhe maskat shoqëruar kjo edhe me dhunën e uniformave policore të identifikuara e të zgjedhura nga kontigjentet e krimit gjatë rebelimit komunist. Ndërkohë që vendi vuan asfiksinë e madhe të sigurisë, qeveria e sotme ka ndërtuar me një varg shkeljesh situatën e dhunimit të ligjeve nga shteti. Produkt i kësaj dhune ndaj ligjeve është edhe greva e urisë së tetë juristëve. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me shkeljet e rënda ligjore të qeverisë së sotme, ndërhyrja brutale e shtetit në pavarësinë e gjykatave, dhuna sistematike ndaj ligjeve kushtetuese. Këshilli i Evropës ka ndërmarrë një mision për aprovimin e një rezolutë në Asamblenë Parlamentare të KE-së sapo ajo të mblidhet, në mbështetje me juristët shqiptarë të ngujuar në grevë urie. Në rezolutë kërkohet qeverisë shqiptare të ndërhyjë në sistemin gjyqësor dhe të respektojë standardet e anëtarësimit në KE. Pas sulmit të dësh- tuar ndaj Gjykatës Kushtetuese ky është precedent i rëndë ndaj sistemit gjyqësor, kryer nga shteti i sotëm. Në këto situatë jo vetëm që nuk bëhet fjalë për ndihma por mund të thuhet se vendi është afër braktisjes nga Komuniteti Ndërkombëtar. Eshte vështirë për evropianët dhe amerikanët të besojnë në qeverinë revolucionare të Fatos Nanos, dhe kur ata nuk besojnë këtë qeveri, shqiptarët duhet të kenë braktisur atë.

Lezha me PD: Zgjedhje të reja

Ministri Çeka shqetësohet për mallin

Kapet një anije me 2500-3000 koli cigare kontrabandë Ministria e Brendshme vihet në lëvizje për çbllokimin e cigareve Kapet një anije me 2500-3000 koli cigare kontrabandë Ministri Çeka shqetësohet për mallin Ministria e Brendshme vihet në lëvizje për çbllokimin e cigareve DURRËS - Katër motovedeta italiane bllokuan në afërsi të Karavastasë një anije me 2500-3000 koli cigare kontrabandë. Anija me emrin “Demon” pritet të futet në portin e Durrësit rreth orës 00.30, ndërkohë që autoritetet e portit kanë pasur shumë telefonata për lirimin e saj. Burime të sigurta pranë portit të Durrësit bëjnë të ditur se shoferi i ministrit të Brendshëm i ka kërkuar me telefon, rreth orës 19.00 të ditës së djeshme, autoriteteve me të larta të portit dhe Drejtorisë së Policisë që të kontaktojnë patjetër me Çekën. Nga të dhënat e para nuk rezulton ndonjë anije e bllokuar me cigare kontrabandë në portin e Durrësit, kështu që shqetësimi i Çekës i shpjegohet vetëm me cigaret e bllokuara nga motovedetat italiane. A.L

Nano: Të mbyllet ekrani për PD

Kryeministri urdhëron drejtuesit e Teleturpit NE FAQEN 2

Të përgatitet programi qeverisës i PD-së

PD mbledh Departamentin e Politikave Ekonomike Nën drejtimin e Kryetarit të Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha dhe zonjës Albina Karamirato u mblodh dje pasdite Departamenti i Politikave Ekonomike. Në të morën pjesë ekspertë të tjerë të vendit, bankave, financave, investimeve, buxhetit, problemeve fiskale e privatizimit. Berisha theksoi se janë detyrat kryesore të këtij departamenti, i cili është departamenti i reformës ekonomike dhe politikave fiskale e monetare të vendit. Së pari, të përgatisë programin e qeverisjes së PD në të gjitha fushat e reformës, ndaj edhe funksionimi i departamentit mbi bazën e grupeve e nëngrupeve për të gjitha aspektet e reformës, studimi dhe vlerësimi i programit të PD-së, përgatitja e vendimeve dhe ligjeve përkatëse janë detyra të ngutshme për këtë departament. Së dyti, një objektiv i rëndësishëm i këtij departamenti është vendosja e lidhjeve me të gjithë specialistët e vendit dhe të huaj që do të angazhohen në realizimin e reformës. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, zoti Ridvan Bode, theksoi domosdoshmërinë e përsosjes së hapësirave ligjore të konstantuara në ushtrimin e politikave të suksesshme ekonomike. Zonja Albina Karamirato, duke vlerësuar potencialet reale të këtij departamenti me ekspertë të kualifikuar, siguroi angazhimin e këtij departamenti në përpunimin e alternativave, programit qeverisës të PD-së, përgatitjes së projekteve dhe përpunimit të mendimit të kualifikuar.

Gjykatësi Ibraj në spital

Vështirësohet gjendja shëndetësore e juristëve grevistë Vështirësohet shëndeti i juristëve grevistë në ngujimin në ditën e tetë të saj. Mbrëmë rreth orës 20.30 Agim Ibraj, gjykatës i Gjykatës së Lezhës ka pasur komplikacione të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital. Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të juristëve grevistë çdo ditë ka kaluar rrezikun e jetës e qytetarëve. Indiferenca e qeverisë së instaluar ndërkohë po kërkon seriozisht jetën e juristëve që imunitet. Në heshtjen e saj qeveria e këtij klani të instaluar po shkon policore që ushtron mbi gjykatësit nëpërmjet Drejtorisë, duke u shtyrë e interesuar që jeta e tyre të kërcënohet. Mbrëmë gjykatësi Ibraj ka përfunduar në spital në gjendje shumë të rëndë me një ambulancë. Dyshohet se Ibraj ka pësuar hemorragji e brendshme për shkak të mungesës së vazhdueshme dhe ushqimit.

Kontrabanda ndan policinë

Policia e Pogradecit dhe e Korçës shkëmbejnë zjarr me njëra-tjetrën Policia e Pogradecit dhe e Korçës shkëmbejnë zjarr me njëra - tjetrën Kontrabanda ndan policinë NE FAQEN 4

NJOFTIM

BIBLIOTEKA TIRANË NJOFTIM Ditën e enjte datë 15.1. 1998, ora 11.00 mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokra-tike. Këshilli do të diskutojë për “Qëndrimet dhe alternativat e PD-së kundrejt thellimit dhe përkeqësimit të madh të krizës së gjithanshme në Shqipëri”. Në mbledhje ftohen të marrin pjesë edhe deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së.