15/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 janar 1998

Qeveria rrezikon pezullimin e vendit nga KE-ja

Shqetësim në rritje në Komunitetin Ndërkombëtar për gjendjen në Shqipëri NE FAQEN 3

Skandal. Prishen hetimet për anijen “Demon”. Policia fsheh ndërlidhësin e trafikut të cigareve

Lirohet k apo i kontrabandës

Shoferi i Cekës kishte telefonuar disa herë për të zhdukurin. Skafistët e klandestinëve përfitojnë nga situata. “Guardia di Financa” e pafuqishme për të goditur kontrabandën qeveritare NE FAQEN 4

Qeveritarët dhe zgjedhjet

Përgjigjen e pyetjes se pse duhen bërë zgjedhjet mund ta marrësh shumë lehtë nga përgjigjja ndaj pyetjes se ç’bëhet kjo qeveri. Për gjashtë muaj socialistë në pushtet, vendi njohu rastin e krimit të organizuar me pjesëmarrje shtetin. Vetëm pas gjashtë muajsh me përfshirjen e disa prej pushtetarëve u arrit që të kapet një anije në numrin e madh të anijeve që janë futur në bregdetin shqiptar me cigare dhe mallra të tjera kontrabandë. Celularët në duart e shtetarëve janë shndërruar nga një objekt luksesh për komunikimin në një mjet korrupsioni në kurriz të shqiptarëve. Një telefonatë dhe vendi i vidhen miliona. Kush ka celular duket si kontrabandist pasi atë e mbajnë në dorë tërë ditën e ditës edhe Bashkim Fino, edhe Neritan Ceka, edhe Ndre Legisi, edhe Zabit Brokaj e plotë të tjerë rreth e rrotull tyre. Po në muajt e qeverisjes së socialistëve mori zhvillim të madh trafiku i klandestinëve, duke filluar me shqiptarë e mbaruar me kurdë e kinezë. Në të njëjtën masë u zhvillua trafiku i prostitucionit dhe narkotikëve. Po në këta muaj u formulua tek vendet fqinjë sidomos në Itali, ideja e tmerrit të shqiptarëve vetëm për shkak të eksportimit të kriminelëve nga Shqipëria, pikërisht atyre që kishin djegur e shkatërruar, vrarë dhe vjedhur gjatë rebelimit komunist me mbështetjen e plotë të socialistëve shqiptarë, shto këtu Neritanin, Arbenin dhe Skënderin. Në gjashtë muajt e qeverisjes së socialistëve krimi jo vetëm, nuk u ul por u ngrit në shkallën e krimit shtetëror. Pasoi vrasja politike në Parlament, në rrugë, në prita duke filluar me deputetë të PD-së, themelues të kësaj partie dhe gazetarë të shtypit opozitar. Përgjatë qeverisjes së socialistëve u vranë mbi 600 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë, ndërkohë që nuk është kryer asnjë proces gjyqësor ndaj ndonjë bande apo banditi, janë arrestuar vetëm disa kriminelë ndërsa banda të tjera janë lënë të lira, banditë të ndryshëm janë thirrur në polici, janë titulluar oficere e këta të fundit kanë veshur policë një turmë tjetër banditësh duke u bërë rrezik potencial jo vetëm për njerëzinë por edhe për vetë policët e ndershëm dhe të përkushtuar. Gjatë qeverisjes socialiste janë shtuar masakrat dhe rreziku për jetën është i madh she në ditët e sotme. Aksioni për mbledhjen e armëve filloi dhe mbaroi si një aksion politik por pa mbledhur armë. Ekzekutori i aksionit, ministri Çeka, tashmë e ka kuptuar se pas mbledhjes së tre-katër pistoletave rendi përsëri nuk u vendos. 600 000 armë në duar shqiptarëve mund të mbidhen shumë thjeshtë nëse Çeka mbledh 1000 armët që janë në duart e kriminelëve e që përdoruan atë të zinë edhe postin e Ministrit të Brendshëm. Çeka nuk mund t’i mbledhë ato 999 armë, një e ka vetë Çeka, pasi me to është lidhur kokëfortë i tij. Gjatë gjashtë muajve të qeverisjes socialiste njerëzit u bënë të varfër. Niveli i tyre ra deri në masën 70 për qind. Nëse ata do të qeverisnin një vit niveli i shqiptarëve mund të binte në 40 për qind, pra shumë poshtë pikës së ngrirjes. Atëherë qeveria socialiste nuk ka të qeverisë dhe nuk do të ketë as blerës për mallrat kontrabandë që sjellin ministrat çdo ditë në Shqipëri. Më mirë të varfërohen 20 qeveritarë se sa gjithë shqiptarët. Në gjashtë muaj, socialistët nuk kanë marrë asnjë ndihmë zyrtare nga Evropa ndërsa kanë organizuar 6 vjetë fushatë kundër Fatos Nanos dhe e shitur himbulim të krimeve që si mund të rinovohet shteti ligjor dhe sa të balte shtrathet dhe halë të gjithë njerëzit duhet të jenë të përqesëdhëm. Atëherë pse duhet kjo qeveri

Shtudman: Për zgjedhjet vendosin shqiptarët

OSCE

Sistemi gjyqësor në paralizë të plotë

Rëndohet gjendja shëndetësore e gjyqtarëve. Tre ditë nga pezullimi i punës në gjykata Po qe se hiqen e vihen gjyqtarë sa herë që në Shqipëri bëhen zgjedhje, kjo do të thotë që në vend të drejtësisë, të kesh një aparat burokratik administrativ të komanduar nga partia që ka pushtetin NE FAQEN 2

Ish-të përndjekurit paralajmërojnë grevë urie

Solidarizim me kërkesat e juristëve

Qeveria teknike shpëton vendin nga krimi dhe mafia

Opozita: Akuzat e qeverisë dëshmojnë bashkëpunimin e saj me krimin NE FAQEN 3

Gjirokastra viktimë e mafias shqiptare dhe rajonale

Kryetari i PD denoncon aktet terroriste

Në TV shërbëtorë mjeranë të klikës

PDSH denoncon politikat censuruese të TVSH-së në dëm të opozitës PDSH denoncon politikat censuruese që kërret e TVSH-së në nuk reshtin së aplikuari në dëm të opozitës në Shqipëri. Kështu në edicionin informativ të orës 16.00, të ditës së djeshme, TVSH jo vetëm që nuk pasqyroi konferencën për shtyp të PDSH-së ndërkohë që një ekip i tij ndoqi aktivitetin, por edhe akuzoi në mënyrë të papërgjegjshme këtë parti. Shërbëtorët mjeranë të klikës që ka uzurpuar pushtetin nuk duhet të censurojnë PDSH-në për të shprehur kokëulësinë e tyre ndaj urdhërave të shefave. TVSH duhet të trajtojë me përgjegjësi profesionale dhe ndërgjegje qytetare faktin, nëse është i vërtetë apo jo, qëndrimi i Komisionit Politik të KE-së. PDSH thekson se respekti për teleshikuesin, rëndësia që ka informimi i tij mbi qëndrimet e opozitës, nuk do të thotë respekt për manipulatore të opinionit.

Shqetësim në Evropë për situatën në Shqipëri

Takime shumë të rëndësishme të Genc Pollos në Bon Në kthim nga mbledhja e Komisionit të Gjykatësve për zgjedhjen e gjykatësve për Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ndërkryetari i PD, kryetari Grupit Parlamentar, zoti Genc Pollo u ndal në Bon. Pollo pati takime me Kryetaren e Asamblesë së Këshillit të Evropës, zonjën Leni Fischer, me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestagun Gjerman prof. Karl Heinz Hornhues, kryetarin e delegacionit Gjerman në Këshillin e Evropës zotin Klaus Bühler, me shefin e delegacionit gjerman në Asamblenë Veriore zotin Klaus Francke, me nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE zotin Wily Wimmer, me shefin e marrëdhënieve me jashtë të CDU-së Johan Adolf Kohaus, me ish deputetin socialdemokrat, aktualisht konsull nderi i Shqipërisë në Landin e Vestfalisë zotin Peter Ruschenbach, me të ngarkuarin me punë të jashtme të Grupin parlamentar Socialdemokrat zotin Martin Weis, takime me ministrin e Jashtëm Gjermanie i rënë me shpypin. Të njohur me gjendjen në Shqipëri bashkëbiseduesi shprehën shqetësimin e tyre të madh për situatën në Shqipëri, për hapa e shumtë antidemokratikë të Qeverisë Nano, për dështimet e saj të njëpasnjëshme. Përfaqësuesit e CDU-së theksuan nevojën e organizimit të një opozite të fortë të drejtuar nga PD në mënyrë që të frenohen hapat prapa që po ndërmerren aktualisht si dhe për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në ministrinë e Jashtme Gjermane në takimin me drejtorin e çështjes së Evropës Juglindore z. Gottfried Haas, zoti Genc Pollo duke theksuar se PD mbështet çdo përpjekje me mjete paqësore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës kërkoi që kjo çështje të jetë më shumë në fokus të vëmendjes ndërkombëtare. Zoti Pollo falënderoi qeverinë Gjermane për rolin sa parën Grupit të Kontaktit që ishte mbledhur posaçërisht për Kosovën dhe shprehu mbështetjen e plotë të PD për deklaratën e këtij Grupi të datës 8 janar lidhur me këtë çështje.

NJOFTIM

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË NJOFTIM Sot, datë 15.1. 1998, ora 11.00 në Pallatin e Madh të Kulturës, në sallën e katit të tretë, mbëblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Këshilli do të diskutojë për “Qëndrimet dhe alternativat e PD-së kundrejt thellimit dhe përkeqësimit të madh të krizës së gjithanshme në Shqipëri”. Në mbledhje ftohen të marrin pjesë edhe deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së.

Studentët në grevë

Ndërpritet mësimi në Universitetin e Shkodrës NE FAQEN 2

Parlamenti të ndryshojë ligjin për drejtësinë

Gjashtë parti parlamentare të opozitës mbështesin kërkesat e juristëve grevistë