Ndër bosët e kontrabandës, edhe djali i diktatorit Hoxha
Zbulohen pronarët e anijes “Demon”. Shtypi ka kërkuar të mjegullojë të vërtetën
Përfaqësuesi i Eurodoganave nuk lejon Bletën të merret me anijen. Huk - Bletës: Nuk kemi besim tek ju prandaj largohuni
Zbulohen pronarët e anijes “Demon”. Shtypi ka kërkuar të mjegullojë të vërtetën
Ndër bosët e kontrabandës, edhe djali i diktatorit Hoxha
Përfaqësuesi i Eurodoganave nuk lejon Bletën të merret me anijen. Huk - Bletës: Nuk kemi besim tek ju prandaj largohuni
NE FAQEN 4
Vendi drejt Qeverisë Teknike
PD projekton rrugët drejt qeverisjes. Data e zgjedhjeve mund të negociohet. Vrasjet politike, organizuar nga klika në pushtet, pengojnë PD-në të futet në Parlament
NE FAQEN 2-3
Bomba në selinë e PS, për hakmarrje
Ministri Ceka nuk ka pasur dijeni për shkarkimin e komisarit të Gjirokastrës. I vetmi që kishte kompetencë për këtë ishte kryeministri
Komisar Dida pengoi kontrabandën e Nanos dhe të Finos
Ministri Ceka nuk ka pasur fare dijeni për shkarkimin e komisarit të Gjirokastrës, Ilirian Dida, disa ditë para shpërthimeve në bashkinë e qytetit dhe selinë e Partisë Socialiste. Fakti i rëndësishëm konfirmohet nga vetë drejtuesit aktualë të Partisë Socialiste, duke provuar edhe një herë se drejtuesit e Ministrisë së Brendshme po injorohen së ish Fatos Nano dhe klani i tij i kontrabandës. Anëtari më i ri i kryesisë së PS, Gramoz Ruci, pohoi se ministri Ceka nuk ka pasur dijeni për shkarkimin e komisarit të qytetit të jugut, duke lënë të kuptoje se ai është shkarkuar direkt nga vetë kryeministri, që ka për kompetencë ta bëjë këtë.
Dida kishte vetëm një muaj në detyrën e re dhe shkarkimi i tij është pritur me reagime të ashpra edhe nga vetë socialistet e Gjirokastrës. Mesoshet se ai është bërë pengesë për rrjetin e kontrabandës, Kakavijë - Gjirokastër - Tiranë që kontrollohet nga klani Nano - Fino - Malaj, ndaj ka ardhur edhe shkarkimi i shpejtë.
Vetëm pak ditë prej shkarkimit të tij të papritur në Gjirokastër janë rikthyer shpërthimet, njëri prej të cilëve mbi selinë e Partisë Socialiste, që gjendej në të njëjtën godinë me bashkinë e qytetit. Në qytet ka qenë që shërbimet në selinë e Partisë Socialiste i lidhin me shkarkimin e komisarit, duke e konsideruar ato si akt të pastër hakmarrjeje. Të bindur se shkarkimi i Dides nuk ka ardhur nga ministria, por nga kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, njerëzit e Dides kanë shfryrë dufin e tyre mbi selinë e PS-së të Gjirokastrës.
Qeveritari Fino mbron kontrabandistin Fino
Lësi, thirrësi i interpelancës për kontrabandën, para dhe pas seancës parlamentare ulur në kafen e parlamentit me Finon kanë gëzuar me situatën qesharake dhe demagogjike që krijuan në sallë
Farsë parlamentare mbi kontrabandën. Lesi përdoret për të përfituar ndonjë maune për vete
NE FAQEN 5
Gramoz Pashko, kontrabandisti në hije i qeverisë
Përveç lidhjeve me klanin Nano-Fino-Malaj, këshilltari i kryeministrit ka krijuar edhe linja personale të kontrabandës
Këshilltari i Fatos Nanos lakmon 2 milionë dollarët
Këshilltari i kryeministrit, Gramoz Pashko, është eminenca gri e kontrabandës qeveritare. I mbetur disi në hije dhe larg akuzave të drejtpërdrejta, Pashko ka hise në vetë atë majmë që ka arritur deri në 3 mijë dollarë në ditë, në person të kontrabandës qeveritare.
Përveç lidhjeve të drejtpërdrejta me klanin Nano, Fino dhe Malaj që janë edhe kupola e kontrabandës qeveritare në Shqipëri, Pashko ka aktivizuar edhe lidhje të tjera personale, prej të cilave përfiton shuma të konsiderueshme. Pozicioni në hije, si këshilltari kryeministrit, dhe klima tepër e favorshme që kanë krijuar shefat e tij qeveritarë në Shqipëri, e bën shumë komod pozicionin e Pashkos. Njerëz të afërt me të konfirmojnë faktin se pikërisht ky ka qenë edhe shkaku që këshilltari i kryeministrit është kthyer me urgjencë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej dy vjetësh. Por ajo që është më e rëndë në këtë histori, është fakti se Pashko vetë ka deklaruar në konferencë se ai do të largohet nga Shqipëria, vetëm kur të ketë siguruar 2 milionë dollarë.
T.GJ.
Mejdani kërkon juristët
Presidenti: “Ndaj grevës do të mbaj qëndrim të ashpër, ndërsa për kushtet e takimit ato i vendos unë po ju pëlqen, ndryshe dilni jashtë”
Juristët: “Shkuam me shpresë në takim se do të gjenim një farë konsensusi për kërkesat tona tek ai, që me e mendonim si ekuilibrues të pushteteteve, por pamë një arroganti në rolin e komisarit politik, prej të cilit nuk mund të shpresosh të jetë garant i dispozitave kushtetuese, të drejtave të njeriut dhe ekuilibrit të pushteteve”
Gjendje e rënduar shëndetësore për gjyqtarët. Pas një peticioni, Presidenti pranon t’i takojë
NE FAQEN 4
SHIK - u “pushtohet” nga sigurimsat
Anëtarët e vjetër të PP dhe të sigurimit të shtetit mbushin zyrat e SHIK
NE FAQEN 4
VEFA: Gjyq ndërkombëtar për qeverinë
Alimuçaj: Nuk kam ndërmend të shpall falimentimin as në vitin 2005
NE FAQEN 5
Shtyhet ligji i rikthimit të parave
Parlamenti do të jetë organi që do të votojë vetëm për anën teknike të shpërndarjes së parave, ndërkohë që hollësitë dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre do ta vendosin specialistët në takimin e të hënës në Ministrinë e Punës
Arapi: “Do të rishikohet projektligji. Të hënën do të njohim pretendimet e kreditorëve”
NE FAQEN 5
VITI VIII
i Botimit
Nr. 307
(1832)
E PREMTE
16 Janar 1998
Çmimi: 20 lekë
1000 lireta it.
250 dhrahmi
NJOFTIM
Ditën e dielë, datë 18 janar, ora 11.00 në selinë e PDSH, Tiranë, zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Forumit Rinor të PDSH. Ftohen kryetarët dhe sekretarët e FRPD të rretheve dhe anëtarët e KK të FRPD, për të marrë pjesë.
Rendi i ditës: 1) Thirrja e Kuvendit të 5-të Kombëtar të FRPD.
Kryesia e FRPD
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Zgjedhjet e lira e vetmja zgjidhje për krizën.
Qeveria e kontrabandës, krimit të organizuar dhe dhunës shtetërore duhet të largohet
Rezolutë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Këshilli Kombëtar i PDSH, konstaton se kriza e gjithanshme politike, ekonomike, sociale në Shqipëri po thellohet me shpejtësi.
Shkaqet madhore të këtij thellimi janë:
- Shëndërrimi i rebelimit komunist në krim shtetëror të organizuar si rrjedhojë e rikthimit në polici, SHIK, Ushtri, e në përgjithësi në administratë, në institucione në qendër dhe në rrethe të vrasësve, zjarrvënësve të vitit 1997 dhe të ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit. Si rrjedhojë gjatë më pak se gjashtë muaj u vranë rreth 680 qytetarë dhe u plagosën me mijëra të tjerë.
- Kontrabanda masive qeveritare e cigareve, kafesë, karburantit, etj., e cila i ka kushtuar shtetit mbi 220 milionë dollarë që ka bllokuar reformat dhe po shkatërron institucionet.
- Çmontimi i shtetit ligjor nëpërmjet dhunimit sistematik të ligjeve kushtetuese dhe normave dhe parimeve të demokracisë e të Shtetit të së Drejtës si dhe demtimi i rëndë i pavarësisë së drejtësisë.
- Vendosja e trupave të huaja në Shqipëri pa mandat ndërkombëtar.
- Politikën e Jashtme antikombëtare.
- Moskthimin e parave të humbura në fajde, të premtuara nga Fatos Nano.
- Varfërimin e shpejtë të qindra e mijëra familjeve shqiptare.
Për të nxjerrë vendin nga kriza e gjithanshme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike
Vendosi
Partia Demokratike në të gjitha strukturat e saj të angazhohet që të mjetet e ndryshme format dhe mjetet e gjendjes demokratike për realizimin e Qeverisë Teknike si një qeveri e cila:
- Do të mbështetet nga të gjitha forcat politike të vendit.
- Do të ndërpresë çdo bashkëpunim me bandat dhe kontrabandën duke larguar nga strukturat shtetërore individët e inkriminuar.
- Do të organizojë zgjedhjet e lira me vëzhgim ndërkombëtar, në një kohë sa më të shkurtër të përshtatshme dhe Partia Demokratike do të angazhohet në një dialog intensiv me zgjedhësit shqiptarë, forcat politike antikomuniste shqiptare, institucionet dhe qeveritë perëndimore për realizimin e zgjedhjeve të lira.
PD mbetet e hapur për dialog edhe me koalicionin qeveritar për të zgjidhur bashkarisht çështjen e Kushtetutës dhe të problemeve të tjera të mëdha të vendit.
- Të përgatitet programi i qeverisjes së Partisë Demokratike në Qeveri dhe në degë dhe të bëhen ndryshime në program lidhur me skemën e kompensimit të pronarëve dhe të përndjekurve politikë.
- Të përkrahen plotësisht pushtetin lokal, autonominë e tij që duhet garantuar nëpërmjet nënshkrimin dhe ratifikimin e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen lokale.