17/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

17 janar 1998

“Zanin e shitën Nano dhe Malaj”

Nëna e kryebanditit të Vlorës pritet me nderime në zyrën e prokurorit të përgjithshëm “Në rast se nuk më lirojnë djalin, do të nxjerr kasetat e tjera që i ka ruajtur vajza ime, ku janë edhe udhëheqësit e qeverisë, që sot na kanë kthyer krahët” NE FAQEN 4

Shkodër. Dinamit në komisariat

Dita e 12-të e urisë së juristëve. Dje, në grevë edhe ish-të përndjekurit Përfaqësues të Grupit Britanik të Helsinkit takohen me gjyqtarët në grevë

Sigurimi rikthehet

Rreth 1000 punonjës të Sigurimit të Shtetit, funksionarë dhe bashkëpunëtorë të arëmos së tmerrshme të diktaturës komuniste janë instaluar në administratën shtetërore. Abrogimi i dy pikave të nenit 2 nga Parlamenti i zgjedhjeve të parregullta të 29 qershorit që hap rrugën ligjore për instalimin e kon-tigjentit më të inkriminuar të shoqërisë shqiptare në administratën e shtetit në të gjitha nivelet, përbën kërcënimin më serioz për fatet e demokracisë shqiptare. Spastrimi i plotë i administratës shtetërore që pritet të kryhet edhe nëpërmjet shkarkimit të 15 mijë vendeve të punës ndërkohë që përditë ish-sigurimsa, ish-njerëz të inkriminuar, ish-prokurorë dhe gjykatës të gjyqeve politike, ish-shefa kuadri, ish-sekretarë partie, ish-kryetarë kooperativash dhe kontrabandistë e kriminelë të këtyre 5 viteve pushtojnë administratën, është një dramë e vërtetë për të ardhmen e shtetit shqiptar. Sot në një vështrim të përciptë të njerëzve “meritokratë” të administratës së Qeverisë socialiste rezultojnë 8 shefa komisariatesh me procese penale në hetim që kërkohen nga policia! Dhjetëra punonjës garde që kërkohen si kriminelë ordinerë, mijëra mashtrues të tjerë që kanë pushtuar ministritë dhe persona që kanë ndërtuar piramida të cilët kanë pushtuar financat shqiptare. Kjo lloj meritokracie barbarësh primitive ka dhënë shembull të trishtëshmëm për opinionin shqiptar dhe të huaj kur policia të merr nga spitali dhe të pushkatojnë pasi të ka masakruar publikisht, kur shefi i komisariatit në zyrën e shtetit vret oficerin e policisë, kur shefi i komisariatit rrihet me grushta në vendin e punës me vartësit e tij, ose kur shoferës i një ministri fyen, shan dhe kërcënon një ministër tjetër të Qeverisë. Kjo lloj meritokracie që i shkon për shtat vitit 1945 kur qeveritë e maleve pushtuan kryeqytetin duke marrë me vete edhe lopët, është domethënëse më e mirë e asaj që është instaluar në vend. Shqipëria është vendi anëtar i Këshillit të Europës në dokumentet e të cilit përcaktohet qartë se njerëzit e inkriminuar gjatë diktaturës komuniste, njerëzit e policisë sekrete që kanë drejtuar platforma të dënimit të drejtave civile nuk mund të punojnë në institucionet demokratike sidomos në rend, ushtri dhe shërbimet e fshehta. Por fatkeqësisht Qeveria e Nanos e ka përjashtuar vendin me kohë nga KE dhe komuniteti perëndimor. Abrogimi i dy pikave të nenit 2 të ligjit për Verifikimin e zyrtarit dhe Pastërtinë e Figurave vetëm sa e konfirmon atë. Rikthimi i sigurimit në rend, polici, ushtri dhe shërbimin sekret, njerëzve të dëbim-internimeve në administratë civile, avokatëve sokullantë dhe mashtruesve në krye të gjykatave dhe prokurorive, ndëruesve të piramidave në krye të financave, plotëson tablonë e plotë të administratës shtetërore të viteve të diktaturës komuniste. Ndërkohë nga një tjetër pikë po hiqen pengesat ligjore për njerëzit e diktaturës komuniste, është po në zhdëronë pengesa ligjore për të pastruar administratën e viteve të diktaturës. Rastësi pas rastësie në drejtësi përsëritet ligji është vetëm fillimi. Në Shqipëri është kthyer varfëria dhe tirania ekonomike. Në Shqipëri tashmë ligjet dhe njerëzit e diktaturës janë kthyer, Mbiotet vetëm aplikimi i saj, nëse shqiptarët do ta lejojnë për gjithë jetën.

KE do të hetojë vrasjet politike

Shvimer: Të ndalen vrasjet politike në Shqipëri. Deklaratë e Partisë Popullore Austriake NE FAQEN 3

SHIK-u në shërbim të PS

SHIK-asit janë dërguar në të gjitha takimet e fundit të PD. Vetë Klosi ka qenë në Kavajë një ditë përpara takimit të PD në këtë qytet NE FAQEN 3

Nano internon 300 mijë shqiptarë

Kryeministri socialist mashtron sërish viktimat e fajdeve. Vendimi i qeverisë për të pastruar, rikthen për zbatim urdhërat e Komisionit të Manush Myftiut Nëse ata duan të shpëtojnë do të marrin një kredi shtetërore afatgjatë me interesa të ulëta, shtëpitë janë të detyruar t’i blejnë në qendrat e dikurshme të klasës punëtore dhe shfatarësisë kooperativiste, në ish-kampet e internimit të diktaturës NE FAQEN 5

Mision i jashtëzakonshëm i KE-së në Shqipëri

Situata e rëndë në vend alarmon Evropën Delegacioni i nivelit të lartë të KE-së, do të takohet edhe me drejtuesit kryesorë të PD-së NE FAQEN 3

Leku pa rrugëzgjidhje

Gjendje e pastabilizuar në tregun valutor Që prej gjashtë muajsh leku humb dhe rimerr peshën e tij duke shkaktuar kështu shkatërrimin e ekonomisë vendase dhe rritjen e çmimeve NE FAQEN 5

Durollari: Nuk e njohim këtë qeveri

Gjykatësit mbrojnë pavarësinë e drejtësisë NE FAQEN 3

Volejboll. Artistët kundër gazetarëve

Nesër, spektakël - shou në Pallatin e Sportit të Durrësit Pas ndeshjes, në skenë Projekti Jon, Aurela Gaçe, Ledina Çelo dhe e ardhur ekskluzivisht nga Italia, Elsa Lila. Paratë e biletave për shtëpinë e fëmijëve të qytetit Përfaqësuesit e artistëve dhe gazetarëve shqiptarë do të ndeshen të dielën në Pallatin e Durrësit në një ndeshje volejbolli, e cila do të shoqërohet nga një spektakël - shou me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të njohur të vendit. Ndeshja do të zhvillohet në orën 17.00 në Pallatin e Sportit të Durrësit, ndërkohë që lojtarët e të dy skuadrave kanë dy ditë që stërviten. Sipas të dhënave paraprake, në ekipin e artistëve bëjnë pjesë Ardit Gjebrea, Aleksandër Çojka, Agron Lakaj, Mirus Kabaši, Përrall Mazaj, ndërsa ndër gazetat Blendi Fejzi dhe Bushat, Marlin Leka, Meri Baza dhe Gëzim Sinemati. Trajneri i ekipit të artistëve është Kreshnik Tarjani, ndërsa gazetarët do t’i drejtojë Leonard Tase. Në ndihmë të ekipëve, do të jetë në dispozicion edhe dy prej yjeve të volejbollit shqiptar, Ela Tase dhe Mimoza Ibrahim. Ndërsa, qëndrohet të ketë shumë rivalitet, do të shoqërohet me këngë të zgjedhura nga të mirënjohurit Projekti Jon, Aurela, Çeço, Ledina Çelo, Sprit Voice, si dhe fëmijesa e dy festivaleve të fëmijëve të këngës në Radio - Televizion, Elsa Lila, e cila do të vijë ekskluzivisht për këtë eveniment nga Italia. Organizatorët e spektaklit janë dje për gazetën “Rilindja Demokratike” së pari bileta e shitur do t’i kalojnë shtëpisë së fëmijëve të qytetit të Durrësit, duke e konceptuar këtë spektakël si një gjest bamirësie. T.GJ.

Shpërthimet trondisin qytetin. Policia e pafuqishme për kundërpërgjigje

NJOFTIM

Ditën e dielë, datë 18 janar, ora 11.00 në selinë e PDSH, Tiranë, zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Forumit Rinor të PDSH. Ftohen kryetarët dhe sekretarët e FRPD të rretheve dhe të anëtarët e KK të FRPD, për të marrë pjesë. Rendi i ditës: 1) Thirrja e Kuvendit të 5-të Kombëtar të FRPD. Kryesia e FRPD