Protesta në gjithë vendin për mbrojtjen e grevistëve
Keqësohet shëndeti i grevistëve. Ish - të përndjekurit paralajmërojnë qeverinë
Pajtimi, zgjidhja e preferuar për shqiptarët, por dhe për Komunitetin Ndërkombëtar aktualisht është vetëm një nocion i shkruar dhe i harruar.
Shqiptarët janë kthyer të paktën tetë vite prapa, kohë kur shtresat e ndryshme të popullsisë ishin antagoniste, si pasojë e luftës së klasave që zhvillonin komunistët
NE FAQEN 2
Situatë e rëndë në qytet. Bare dhe Havari të rrethuar në komisariat
Nano kërkon kurban Shkodrën
Kryeministri hakmerret për injurimin që shkodranët i bënë atij dhe presidentit, kur këta të fundit hynë vjedhurazi muajin e kaluar në qytetin e masakrës së 2 prillit
NE FAQEN 4 Shteti i hakmarrjes primitive Qeveria e instaluar e Fatos Nanos po bën përpjekje për të vendosur sundrën e hequr në Shkodër në shenjë hakmarrje për qëndresën e palëkundur antikomuniste të qytetit si dhe pritjes injurose që shkodranët i bënë kryeministrit gjatë muajit të kaluar. Tensioni ka arritur në kuota të larta në qytetin bastion të demokracisë, pas lojës së turpshme të Fatos Nanos dhe Nertan Cekës që filloi me caktimin në krye të forcave të rendit të qytetit të një figure të diskredituar, si Mithat Havari. Sipas të dhënave nga Shkodra, problemet kanë nisur pas prononcimeve të papërgjegjshme të komisariatit të sapemëruar të Nanos, i cili më të mbërritur në Shkodër ka nisur të marrë gjoksin, duke provokuar qetësinë relative të qytetit. Disa javë më parë ai ishte bërë qesharak para shqiptarëve, kur në Berat disa civilë mes tyre edhe gra i kishin sulmuar komisariatin që ai drejtonte, duke lënë trupat e tij të arrestuarit. Ngjarja kishte ndodhur vetëm 28 orë pasi komisari Havari kishte deklaruar në Televizion se me ardhjen e tij kishte bërë zap Beratin, dhe aty jo vetëm që nuk ndodhnin më vrasje, por ishin rral- luar edhe vjedhjet. Ndërkohë gjendja është bërë shumë më e tensionuar me mbërritjen në Shkodër të forcave speciale nga Tirana, dhe me emërimin si shef i përkohshëm i policisë së qytetit të vetë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Sokol Barë. I njohur si specialist i Sigurimit të Shtetit ai është munduar që të vendosë një farë rregulli, ndërkohë që nëjftimet nga Shkodra bëjnë të ditur se Havari është fsh- ehur në qytet. Ministria e Brendshme insistoi që Havari mbetet sërish drej- tor i policisë së Shkodrës, megjithëse ky i fundit nuk guxon të shkojë në zyrën e tij. Të gjitha këto manovra që kanë krijuar një klimë konfliktuese në Shkodër, provojnë se kryeministri Nano po hakmerret në mënyrën më primitive ndaj qytetit, që pëshëty mbi të dhe mbi presidentin gjatë vizitës së tyre muajin e kaluar, kur hynë vjed- hurazi në qytetin albanokombëtar. Pas shtatë muajsh në pushtet, Fatos Nano po përpiqet të hakmerret edhe për rreth shtatë vjetët, kur ai nuk ka guxuar të shkonë në Shkodër, për shkak të alergjisë që kishte për të dhe për partinë e tij në atë masakër së 2 prillit. Paralelisht me Shkodrën, e cila po rrezikon të përfshihet në një situatë jashtë kontrolli sipas një plani qeveritar, hakmarrja politike e Fatos Nanos po shtrihet në të gjitha hallkat e pushtetit të sotëm. Ish-kryetari i Kontrollit të Shtetit, Blerim Çela, po kërcënohet me burgim, me akuzën banale të gjoja mungesës së disa dokumenteve në dikasterin e tij. Çela i njohur si denoncuesi i parë i skandalit të naftës italiane, ku ishte përfshirë edhe kryeministri Fatos Nano, po rrezikon të shkojë në qeli, për faktin se kishte çuar në prokurori dosjen e krimit të Fatos Nanos, i cili kishte abuzuar me urinë e shqiptarëve, duke grabitur ndihmat së bashku me Luanen Kompanin. E njëjta gjë ka ndodhur me Prëlë Martinën, Ganim Gjonajn, kohët e të cilëve u prenë nga gjykatën e hakmarrjes primitive të kryeministrit, për faktin se si gjykatës kishin zbatuar ligjin për dënimin e Dukët se tani ka ardhur rad- ha e Avni Shehut, i vetmi gjykatës i lartë që ende nuk është prekur nga hakmarrja personale e primitive e Nanos.
Europa e shqetësuar. Mungon konsensusi
Shteti ka krijuar situatën konfrontuese
Delegacioni i lartë i KE-së takohet me liderët e PD. Kërkohet qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
Përsa i përket hartimit të kushtetutës, PD e mbështet atë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë konsensusin tonë për principet, duke kërkuar konsensusin e tyre për procedurat, u tha Berisha përfaqësuesve të lartë të KE-së
Bashkëpunimin e Shqipërisë me KE e kam konsideruar dhe e konsideroj krucial, deklaroi dje Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi me një delegacion të lartë të KE-së. Berisha, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Z. Berisha gjithashtu, i njohu të pranishmit me gjendjen tejet të rëndë ekonomike dhe kontrabandën masive në të cilën janë përfshirë edhe qeveritarët më të lartë. Përsa i përket rendit dhe gjendjes së Këshillit të Evropës të kryesuar nga ambasadori Johanes Dohmes, kryetar i komitetit të deleguarve të ministrave. Në përbërje të tij bënin pjesë z. Gronberk, kryetari i GREL, z. Furrer, drejtor politik i KE dhe z. Masse, përfaqësues i KDM. Ambasadori Dohmes deklaroi se jemi këtu për të shqyrtuar rrugët e bashkëpunimit të Shqipërisë me Këshillin e Evropës dhe të njihemi me gjendjen në vend. Z. Berisha i njohu personalitetet evropiane me situatën e rëndë dhe konfrontuese në vendin tonë dhe vuri në dukje përpjekjet e mëdha që bën pozita e sotme për të uzurpuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe për të futur në tutelë institucionet e tjera të rëndësishme shtetërore. Me seanca parlamentare, blic, mazhoranca ka thyer sistematikisht ligje kushtetuese dhe institucionale, për mbrojtjen e të cilave, sot, një grup juristësh janë futur në ditën e gjashtëmbëdhjetë të grevës së urisë duke rrezikuar rëndë jetën e tyre. Për shantazhe politike ndaj opozitës, pushtetarët e sotëm kanë krijuar komisionin parlamentar Ngjela, i cili ka marrë kompetenca të pushtetit gjyqësor. dhe gjendjes së sigurisë në vend, Berisha theksoi se që nga 29 qershori 1997 e deri më sot, në vendin tonë, janë vrarë më shumë se 680 qytetarë. Bandat e armatosura dhe njerëz me maska qarkullojnë të lirë dhe kryejnë veprime kriminale kudo, në polici dhe në Shërbimin Informativ është kthyer ish-Sigurimi i Shtetit dhe komisarët e policisë i drejtojnë njerëz të inkriminuar. Shqipëria dhe qytetarët ndodhen në rrezik dhe në këto kushte, Partia Demokratike është e mendimit dhe ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt që të jetë e mundur. Përsa i përket hartimit të kushtetutës, vijoi z. Berisha, e mbështesim principet, duke kërkuar konsensusin e tyre për procedurat dhe, për të zhbllokuar procesin, kemi ftuar forcat politike në një tavolinë të rrumbullakët për të vendosur mënyrën e hartimit dhe të miratimit të Kushtetutës. Përfaqësuesit e KE dëgjuan me interes analizën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe konfirmuan se ndodhen në Shqipëri për të dëgjuar të gjitha palët, pasi ekziston një vullnet i mirë i KE për të ndihmuar dhe nxjerrë vendin nga kriza. Në këtë kuadër, këtë javë do të vizitojnë Shqipërinë një delegacion i rangut të lartë të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian.
Gjinushi synon rikthimin e revolucionit
Minarolli: Koalicioni qeveritar një grumbull klubesh
Koalicioni qeveritar është një grumbull klubesh të mbledhur rreth PS që nuk kanë aspak elektorat. Kështu deklaroi mbrëmë Sekretari i Marrëdhënieve Publike të PD-së, ndaj një deklarate të Kryetarit të PSD, Skënder Gjinushi, bërë në Gjirokastër, ku thuhet se nëse koalicioni bie vendin do ta përfshijë anarkia.
Deklarata e Gjinushit ka synim ngjalljen e ndjenjës së frikës, deklaroi Minarolli, dhe bëhen ato që qytetarë që u mbajtën peng dhe u terrorizuan gjatë muajve të rebelimit. Tashmë njerëzit e kanë të qartë se kush janë shkaktarët e këtij rebelimi dhe se ai u krye. Minarolli tha se PD distancohet nga këto shantazhe që nxisin veprimtaritë e bandave kriminale dhe destabilizimin e situatës në jug. Ajo flet për destabilizimin e shqiptarëve, tha sekretari i PD-së, është hile, mirakup- tim dhe përpjekje që mund të realizohen vetëm kur të shpërbëhet i gjithë vendi i tyre. Rruga e vetme e cilës nuk mund të shkaktojë asnjë destabilizim është qeveria teknike që gëzojë besimin e të gjitha forcave kryesore politike të vendit dhe që të përgjigjet zgjedhje të reja. Kjo është nga q do të zgjedhë populli shqiptarëve, që mund tjetër e çon në destabilizim vendin. Përkundrazi, mua që po ndiqet tani nga pushteti aktual ajo e mbajtjes së pushtetit me forcë dhe me krim të organizuar e mban vendin të destabilizuar, deklaroi Minarolli.
Berisha takohet me delegacionin e KE. Foto: Albes Fusha
Rikthehen Fischer, Pack, Van der Linden
Të enjten, trojka e parlamenteve europiane mbërrin në Tiranë
Ja ligjet e pavarësisë
“Bashkimi për Demokraci” publikon alternativën për një sistem drejtësie të pavarur
Bashkimi për Demokraci fton mazhorancën për bashkëpunim konkret. Opozita kërkon drejtësi të pavarur
NË FAQEN 3
Bezhani: Shteti plot me sigurimsa
Akuzë të forta të kryetarit të Komisionit të Verifikimit: Nano po më detyron të jap dorëheqje
Për ndryshimet në ligjin e verifikimit të figurave nuk janë pyetur fare specialistët
NË FAQEN 3