23/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 janar 1998

Çeka në gjyq për Shkodrën

Deputetët e PD-së disponojnë të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë një skenar dhune të shtetit në kurriz të shkodranëve. Mblidhet kryesia e Partisë Demokratike: Protesta në të gjithë vendin në mbështetje të kërkesave të grevistëve të urisë

Kriminelët e politikës

Neritan Çeka dhe të tjerë si ky nga politika shqiptare kanë akuzuar dy ditë me parë qytetarët e Shkodrës si terroristë. Janë përpjekur këtë përhapje në gjithë vendin, duke i bërë thirrje kriminalëve si Zani të mos i lëshonin armët deri sa të rrëzohej demokracia. Ka qenë pikërisht Çeka që në Vorë përpara njerëzve bërtiste për të mos lëshuar armët. Çeka, Gjinushi e Nano ishin ata që u jepnin të indinjuarit ka kriminalëve të palarë që ata të mos lëshonin armët deri sa PD të lëshonte pushtetin. Nën klithmat histerike të tyre u dogj e u shkatërrua gjysma e Shqipërisë. Nën klithmat e urrejtjes së tyre, shqiptarët të pafajshëm vetëm e vetëm që ata të vinin në pushtet. Kriminelët e drejtuar prej tyre sulmuan institucionet e shtetit duke rrezikuar deri integritetin e vendit. Sot pikërisht këta plehra guxojnë të akuzojnë si terroristë qytetarët e Shkodrës. Flasin për ruajtje të shtetit. Akuzojnë opozitën se po nxit destabilizimin e vendit etj. Shkodranët e ofenduar nga një injorant e idiot si Mihat Havari u ngritën në protestë për të mbrojtur dinjitetin e tyre. Asnjë xham nuk u thye, asnjë dyqan nuk u grabit, asnjë incident nuk ndodhi. Megjithatë Çeka, Islami dhe Nano folën për terrorizëm që kërkon destabilizimin e vendit. Ishin po këta që brohorisnin kur njerëzit e tyre digjnin bashki, grabisnin, terrorizonin e deri shqyenin së gjalli njerëzit e pafajshëm. Këta sot bënin shlyerjen si gjëja më e pafajshme. Këta sot flasin në emër të tolerancës, flasin në emër të mbrojtjes së shtetit e akuzojnë opozitën si destruktive. Ndërkaq kjo opozitë që akuzohet si destruktive kërkonte që në kundërshtim me vullnetin e qeveritarëve, të stabilizonte gjendjen në Shkodër. Do të ishte shumë e lehtë që edhe opozita e sotme të vepronte si plehrat që janë sot në pushtet për të acaruar situatën bile ndryshe nga ata, opozita e sotme nuk kishte nevojë të sajonte gënjeshtra për ta bërë këtë. Edhe opozita e sotme mund të nxiste ndasitë veri jug e thotë që fshatari nga Vlora, Mid’hat Havari, kërkon të shfarojë qytetarët e Shkodrës. Edhe opozita e sotme mund të deklaronte që për të shpëtuar shqiptarët në Shkodër janë dërguar ushtritë greke. Edhe opozita e sotme mund t’u frynte deklaratave të papërgjegjshme të qeveritarëve se shkodranët do të shtypen me dhunë. Edhe opozita e sotme mund t’ju bënte thirrje qytetarëve shkodranë të rrëmbenin armët për të vendosur në vend dinjitetin e tyre. Por asgjë nga këto nuk u bë përkundrazi, opozita gjatë gjithë kohës u përpoq të qetësonte gjakrat e të mos lëshohej në gjendja e precipituar. Do të ishte shumë e lehtë që opozita ta shfrytëzonte situatën në Shkodër për të kthyer dhe njëherë vendin në gjendjen e pranverës së kaluar por kjo nuk u bë. Pikërisht në këtë ditë opozita bëri thirrje për qetësi e deklaronte se Shkodra nuk do të bëhej kurri si Vlora e shkodranët nuk do të përdornin për të dhënë shkak për asnjë partie. Demokratët do të vijnë në pushtet vetëm nëpërmjet votës së lirë” deklaronte Berisha, ndërkohë që po të ishte kriminal dhe plehrë si Ceka do të bërtiste “mos i lëshoni armët deri sa të zbukurohet komunizmi”. Armiq, ata ndihmuan që akuzonin urat të zgjatë. Ata ndihmojnë që akuzonin në mënyrë absurde opozitën për destruktivitet, vazhdojnë provokimet. Ata ishin të vërtetë, vazhdojnë të realizojnë skenarin e tyre kriminal për destabilizim. Me horin e kriminelëve dhe jashtë dhe të sotëm u bashkua një cilë më parë edhe bastardi Gjergj Zefi, i cili u quajt shkodranët kriminalë dhe kërkoi që gjithë shqiptarët të mos i lëshojnë Shkodrën, gjë të tillë e tij të lindjes. Të tillë e të shumtë më të ashpra se të Partisë Socialiste, e identifikuan edhe një herë me paso opozitë të Shkodrës, që në bazën të formonte, të denje për partinë e këtij injoranti dhe me sherr e tij Ceka dhe Islami. Sidoqoftë në këtë situatë të rëndë triumfuan thirrjet e opozitës për qetësi e vetëmbajtje përballë provokimeve të qeveritarëve. Opozita dhe një zë i parë kërkon në ndihmin në Shkodër qytetarët komunistë megjithëse nga ky zëri në parë që 60 të gjithshën kishin votë pushtetarët. Fatkeqësisht, duke se qeveritarët janë vendosur ta çojnë dhe njëherë vendin drejt kaosit. Ata vazhdojnë që të mos e lëshojnë popullin. Populli nuk mund të injorojë.

Havari: Do t’i shtypim protestuesit

Pas qetësimit të situatës drejtori i policisë kërkon të hakmerret 11 policët që u është plotësuar fleta e arrest[it?] nuk ... në Shkodër ...

Berisha: Kushtetuta, peng i koalicionit qeveritar

Kryetari i PD-së flet mbi takimin me delegacionin e parlamentarëve europianë Në gazetë ekziston një vullnet nga koalicioni qeveritar që s’është më mazhorancë, por thjesht një koalicion, mund të them se vendi mund të bëhet me kushtetutë NË FAQEN 3

Ballshi solidarizohet me gjyqtarët

Zgjerohet gjeografia e grevave të urisë në mbështetje të juristëve Një përfaqësi e shoqatës së përndjekurve antikomunistë demokratë e Ballshit është futur dje në grevë urie në përkrahje të juristëve grevistë. Shtohet kështu numri i përkrahësve të juristëve që sot futen në ditën e 20 të grevës së urisë. Përfaqësia e përbërë nga të përsekutuarit janë futur në grevë urie edhe në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier ndërkohë që kanë mbërritur paralajmërime për grevë edhe në qytetet e tjera të vendit. Gjyqtarët e grevës në të gjithë vendin janë solidarizuar me juristët grevistë duke ndërprerë herë pas here gjykimin e çështjeve. Opozita shqiptare bën thirrje dhe që shqiptarët të ngrihen në protesta në mbështetje të juristëve.

Juristët kërkojnë mbështetjen e Fisherit

Gjyqtarët 20 ditë të ngujuar, në mbrojtje të pavarësisë së pushtetit gjyqësor

Durrësi, Shijaku dhe Kavaja - 7 ditë pa ujë

Apostoli dhe Ceka “terrorizojnë” 470 mijë banorë NË FAQEN 5

Bllokohet rruga nacionale

Qytetarët e Mamurrasit solidarizohen me grevistët e urisë NË FAQEN 4

Familjarët kërkojnë djemtë e arrestuar

Ministri Ceka fsheh adresën e policëve të ndaluar në Shkodër

Berisha dhe Fisher mbrëmë në Rogner Foto: Albes Fusha Berisha dhe Fisher mbrëmë në Rogner. Foto: Albes Fusha

Nesër, miting në sheshin “Skënderbej”

Ditën e shtunë, datë 24 janar 1998, ora 12.00, në sheshin “Skënderbej”, Partia Demokratike, Dega e Tiranës organizon tubim proteste paqësore në mbështetje të grevistëve të urisë, gjyqtarëve dhe të të përndjekurve politikë të cilët po vetëflijohen në mbrojtje të pavarësisë së gjyqësorit dhe kundër abrogimit të ligjit “Antigjenocid” që lejon futjen e personave të inkriminuar të ish-sigurimit në administratën shtetërore. Të gjithë në shesh në mbrojtje të demokracisë dhe vlerave të saj. Kryesia e Partisë Demokratike

Trojka evropiane në Tiranë. Takim i frytshëm me Berishën në Rogner. Pack:Ky parlament ka shumë probleme

11 policët që u është plotësuar fleta e arrestit njihen në Shkodër si ruajtësit e rendit në ditët e vështira të marsit

njihen në Shkodër si ruajtësit e rendit në ditët e vështira të marsit NË FAQEN 4

Kuri i varen ujkut, mëlçitë në qafë

Lajm i orës së fundit Parlamenti shqiptar, i shqetësuar nga ngjarjet e fundit në vendin tonë, ngriti një sërë komisionesh, me të cilat do të zgjidhen të gjitha problemet. Në krye të tyre janë vënë njerëzit më të përshtatshëm. Komisioni i Kontrabandës Kryetari: Bashkim FINO Komisioni i Antikrim-it Kryetari: Gafurr MAZREKU Komisioni i Kontrollit të Shtypit dhe Medias Kryetari: Femi ABDIU Komisioni i Riorganizimit të Doganave Kryetari: Gramoz PASHKO Komisioni i Kontrollit të Firmave Piramidale Kryetari: Arben MALAJ Komisioni i Antidrogës dhe Antialkoolit Kryetari: Fatos NANO Komisioni për Trajtimin e Opozitës Kryetari: Neritan CEKA Komisioni për Eliminimin e Bandave në Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër Kryetari: Zabit BROKAJ Komisioni për Zbardhjen e Masakrës së Cërnikut Kryetari: Rexhep MIDANI Komisioni i Rihapjes së Dosjes së 2 prillit, Shkodër Kryetari: Fadil CANI Komisioni i Miqësisë Turqi-Shqipëri Kryetari: Vasil MELO F.C