27/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 janar 1998

Ramiz Alia në reanimacion

Parainfarkti mbërthen ish-udhëheqësin komunist NE FAQEN 4

VEFA: Qeveria po na grabit

Vehbi Alimucaj nuk i njeh rezultatet e transparencës NE FAQEN 5

Prokurorët në Shkodër

Shteti hakmerret ndaj protestuesve NE FAQEN 4

Grevisët drejt vdekjes

Paketa e Trojkës, dokumenti antikrizë

PD fton partitë të modelojnë qëndrimet politike. Koalicioni qeveritar të heqë dorë nga bllokimi Partia Demokratike e Shqipërisë vlerëson vizitën në Tiranë të delegacionit të Trojkës Parlamentare, të OSBE-së dhe të KE-së të kryesuar nga zonja Leni Fisher, Kryetare e Asamblesë Parlamentare të KE-së dhe paketën e këshillave të saj si një angazhim dhe mbështetje të Europës dhe të perëndimit në tërësi ndaj demokracisë shqiptare. Partia Demokratike mendon se paketa e këshillave të Trojkës Parlamentare Europiane përbën një dokument të rëndësishëm për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë që përjeton nga mungesa e shtetit ligjor për shkak të thyerjes sistematike të ligjeve kushtetuese dhe ligjeve institucionale në Shqipëri, cënimit të rëndë të pavarësisë së sistemit gjyqësor si rrjedhojë e amendimeve politike të ligjeve të këtij sistemi, bllokimit të institucioneve e reformave nga kombinatet masive qeveritare, mosvënies në dosje të rendit publik që ka patur si rezultat tragjik humbjen e jetës mbi 700 shqiptarë dhe plagosjen e mbi 2000 të tjerëve gjatë këtyre muajve si dhe punësimin në polici, institucione qeveritare dhe shërbimin informativ i vrasësve, grabitësve, etj., dhunuesve të Sigurisë së Shtetit etj. Partia Demokratike konstaton me kënaqësi se paketa e Trojkës Parlamentare Europiane përmban një paketë të shlirmore shumë të rëndësishme për demokracinë shqiptare. Në këtë paketë renditen përmbi mbarë dhe të gjithë forcat politike shqiptare për të rregulluar vendin nga kriza, si janë angazhimi i PD-së në jetën parlamentare, garantimi i të drejtave e opozitës në parlament, respektimi i procedurave parlamentare dhe monitorimi i parlamentit shqiptar, dialogimi konsensual për kushtetutën, vendosja dhe garantimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe zgjidhja e konfliktit të krijuar nga parlamenti me Gjykatën Kushtetuese, zbatimi i amendamenteve dhe reforma nëpërmjet përballimit e zgjidhjes së krizës dhe të rikthimit të përgjegjësive dhe detyrave të institucioneve dhe organeve përkatëse, si dhe largimi nga detyra e ish-oficerëve të sigurimit e të mafias dhe e personave të inkriminuar. Partia Demokratike e vendosur të mobilizojë qëndrimet e saj për paketën e këshillave të Trojkës Europiane ion të gjitha forcat politike shqiptare të modelojë qëndrimet e tyre për përputhjen me çdo paketë me interes të konsolidimit të demokracisë në Shqipëri. Partia Demokratike konstaton me kënaqësi se në këtë paketë përfshihet vlerësimi i saj dhe angazhimi për zbatimin e këtyre të dhënave të përbashkëta për garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe përmendjen e të drejtave në parlament, si dhe ruajtjen e paanshmërisë së gjyqësorit. Në këtë paketë gjendet një referim edhe për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, zbatimi i amendamenteve dhe reforma nëpërmjet përballimit e zgjidhjes së krizës dhe të rikthimit të përgjegjësive e detyrave të institucioneve dhe organeve përkatëse, si dhe largimi nga detyra e ish-oficerëve të sigurimit e të mafias dhe e personave të inkriminuar. Partia Demokratike e vendosur të mobilizojë qëndrimet e saj për paketën e këshillave të Trojkës Europiane fton të gjitha forcat politike shqiptare të modelojnë qëndrimet e tyre për përputhjen me çdo paketë me interes të konsolidimit të demokracisë në Shqipëri. Partia Demokratike konstaton me kënaqësi se në këtë paketë përfshihet vlerësimi i saj dhe angazhimi për zbatimin e këtyre të dhënave të përbashkëta për garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe përmendjen e të drejtave në parlament, si dhe ruajtjen e paanshmërisë së gjyqësorit. Në këtë paketë gjendet një referim edhe për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, zbatimi i amendamenteve dhe reforma nëpërmjet përballimit e zgjidhjes së krizës dhe të rikthimit të përgjegjësive e detyrave të institucioneve dhe organeve përkatëse, si dhe largimi nga detyra e ish-oficerëve të sigurimit e të mafias dhe e personave të inkriminuar.

Luftë në Elbasan

Armë të të gjitha kalibreve në lagjen “Qemal Stafa” Njoftimet e para flasin për një të vrarë dhe disa të plagosur Një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën mbrëmë në Elbasan, pas një shkëmbimi të rëndë zjarri që terrorizoi për një kohë të gjatë lagjen “Qemal Stafa” të qytetit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20.30 kur gati për një orë e orë lagja ku ka kandiduar ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, u përfshi nga të shtënat e armëve të të gjitha kalibreve. Një person u vra nga Elbasani, ende të pa-konfirmuara mirë, flasin për një 30 vjeçar të vrarë dhe për disa të plagosur. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjeve, lufta në lagjen “Qemal Stafa” ka pasur të bëjë me larje hesapesh të vjetra mes dy bandave rivale të qytetit të Namazgjasë. Dëshmitarë okulare thanë se segmenti i rrugës që të shpje nga Sporti i Vjetër tek Shtëpia e Kulturës, ku mungon drita prej dy ditësh, ndriçohej nga flakët e armëve. Krisma dhe gënjime armësh ka pasur mbrëmë edhe tek kryqëzimi i qytetit të Elbasanit me rrugën nacionale, morën edhe rrugën që të shpje në Cërmic. Familjarë të ndryshëm nëpërmjet telefonit, shprehën tmerrin e papare të të shtënave të armëve nga klikimi i bandave në qytetin e tyre. J. JARANI

Tiranë Kavajë Fier Fotot: Albes Fusha Tetë juristët në ditën e 21 të grevës së urisë, si dhe ish-të përndjekurit në Tiranë, Kavajë dhe Fier. Fotot: Albes Fusha

SHBA përkrah Gjykatën Kasacionit

Qendra për Demokraci mbështet pavarësinë e gjyqësorit në Shqipëri Allen Weinstein i shkruan kryetarit të gjykatës, Avni Shehu Gjykata e Kasacionit mori javën e kaluar një mesazh përkrahjeje nga Presidenti i Qendrës për Demokraci në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Allen Weinstein. Kryetari i gjykatës Avni Shehu mori një letër nga zoti Weinstein ku thuhet se Qendra për Demokraci “është shumë e impresionuar” nga përpjekjet e tij për të zhvilluar një gjyqësor të pavarur dhe shtet ligjor në Shqipëri. Zoti Weinstein shpreh gjithashtu gadishmërinë për bashkëpunim dhe për hartimin e programeve të përbashkëta për pavarësinë e gjyqësorit në Shqipëri. NE FAQEN 3

Partia Demokratike vlerëson mbështetjen e SHBA-së

Qeveria të kalojë nervozizmin dhe të përmbushë detyrimet PD është e vendosur të rikonsiderojë qëndrimin e saj në parlamentin dhe të angazhohet në një dialog të frytshëm për Kushtetutën NE FAQEN 3

Nano, Pavllovi i Lubonjës dhe Bejtes

Vehbi Velija sponsorizon editorialet e “Koha Jonë” Shkrime proqeveritare në këmbim të kontrabandës së cigareve të VEVE Grup NE FAQEN 3

Gjyqtarët mbyllin dyert e grevës së urisë: “Po vetëflijohemi për pavarësinë e drejtësisë”. Rëndohet më tej shëndeti i juristëve dhe ish-të përndjekurve politikë

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë gazetarët se më dt. 27 janar, ora 11.00 Forumi Rinor i partisë “Bashkimi për Demokraci” dhe Forumi Rinor i Ballit Kombëtar japin konferencë për shtyp tek peza e ansës së të përndjekurve politikë.

Lajm i orës së fundit

Gjakftohtësia e policëve Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme njofton se, dje në mesditë ministri Ceka thirri komandantin e togës së policëve të Gjykatës së Faktit dhe i përgëzoi në emër të qeverisë për gjakftohtësinë që ruajtën në ngjarjen e pak orëve më parë, kur dy palët në gjyq u zunë me njëri-tjetrin, me grushte e mjete rrethanore dhe policia me gjakftohtësi qe e karakterizuar me heqjen përsheshit, duke mos lejuar të tjerët nga jashtë e ndërhyrjen në kacafytjen e tyre. Madje policia nuk mbajti anën e askujt në këtë ndeshje në mes të gjykatës, por me korrektësi mori të përgjegjshmit nga të dy palët dhe i coi në spital. Me këtë akt, theksoi ministri Ceka, dëshmohet se policia është e depolitizuar dhe nuk ndikon vend e pa vend, siç e akuzon opozita. Kjo gjakftohtësi vazhdon të dëshmohet dhe me karakterizuar policinë tone edhe kur është me këmbë në ajër apo me bajduje. Të jetë ajo vërtet se nuk do që të vrasë shqiptarët.