Qeveria falimenton firmën VEFA
Mesazh sekret i firmës Deloitte & Touche
NË FAQEN 5
Mesazh sekret i firmës Deloitte & Touche
Qeveria falimenton firmën VEFA
NË FAQEN 5
Bezhani, vegël e verbër e klikës
Sektori i përgjatjes së dosjeve të falsifikuara në SHIK vazhdon punën
NË FAQEN 4
Sektori i përgjatjes së dosjeve të falsifikuara në SHIK vazhdon punën
Bezhani, vegël e verbër e klikës
NË FAQEN 4
Kriminaliteti dëbon investimet e huaja
Investitorët italianë denoncojnë: Shqipëria ende me zona të nxehta
NË FAQEN 4
Investitorët italianë denoncojnë: Shqipëria ende me zona të nxehta
Kriminaliteti dëbon investimet e huaja
NË FAQEN 4
Alarm për jetën e grevistëve
Kërkesat e grevistëve janë të njëjta me ato të paketës së Trojkës Europiane
Rritet shqetësimi ndërkombëtar për grevistët e urisë. OSBE medi ator[e?] për zgjidhjen e krizës. Evert takohet me përfaqësues të grevës
Të juristë u bënë 24 ditë në grevë unie. Përbëjnë një shtet të paemër? [?] cipuar, përballë një logjike totalitare që sundon mbi hierarkët e sotëm të shtetit shqiptar, përballë një shurdhërie shtetërore ndaj kërkesave të tyre të drejta, ata kanë zgjedhur rrugën e vetflijimit. Tetë juristë janë shembulli i qartë se si neokomunistët shqiptarë janë përcaktuar për të ardhmen e demokracisë në vend e konkretisht për një nga shtyllat e demokracisë, sistemin e pavarësisë së drejtësisë. Neokomunistët janë po aq të vendosur në parimet e tyre të dhunimit të drejtësisë dhe pavarësisë së saj aq sa edhe juristët e grevës 24 ditëshe për të ruajtur të paprekur inde- pendencën e pushtetit juridik. Të parët nuk lëshojnë asgjë përveçse falsifikimeve të ligjit për organizimin e drejtësisë së çënon rëndë drejtësinë ndërsa të dytët po ashtu nuk kanë asnjë mundësi të lëshojnë asgjë për shkak të parimeve të larta që i mësuan në shkencat juridike bashkëkohore krejt të pastruara nga ideologjia. Këta janë juristët e vërtetë shqiptarë. Pa një mbrojtje të tillë të drejtësisë ajo do të kish pak ndryshim nga koha e diktaturës, pak ndry- shim nga koha e diktaturës, pak ndry- bashkëpunëtorët e shtetit në radhët e drejtësisë që janë gati të vënë edhe minat këtij sistemi si në 1954. Në mungesën e kolegjialitetit kombëtar për një pushtet që nuk ka asnjë lidhje me politikën, duke patur përkundrejt një President plotësisht të përkushtuar me mënjanë se si drejton shtetin, një kryeministër që është pa ndjeshmërinë e njëriut që qeveris vendin, një kryetar Parlamenti me fytyrë e veprime rrugaçi, grevistët e urisë, juristët idealë të një vendi po shkojnë drejt vdekjes. Dje OSBE ka ndërmarrë një nismë për zgjidhjen e konfliktit. Tre grevistë urie janë gjendur në zyrat e misionit të kësaj organizate në Tiranë, ndërsa diplomatët e lartë evropianë kanë shprehur domosdoshmërinë e zgjidhjes. Duke Evropaa të mendonte për atë që është sot më emergjente se kurë në vend, paqja e drejtësisë shqiptare me drejtësi dhe paanësi, ashtu siç edhe është ideali i të ngujuarve në grevë urie për bashkë të lënguar antidemokratike të qeveritarëve. Gjendja e grevistëve juristë është mjaft e rëndë. Mjekja nga qasti në qast presin të terrorizuar se si do të shkojnë fati juristëve. Për ata është një rast i papara, qoftë edhe për shkak se kanë refuzuar ndihmën mjekësore. Ndërkohë që situata në një ambient të thjeshtë ku ata janë ngujuar po shkon gjithnjë e më keq, fjalor terror. Ist dhe i paskrupull i qeveritarëve shqiptare guxon dhe shkel mbi sakrificën e tyre. Prepotenca, refuzimi i sakrificës së juristëve dhe heshtja ndaj kërkesave të tyre demokratike janë akte më i rëndë që po bëjnë qeveritarët e sotëm e bashkë me ta edhe lëpirësit e kazanëve të shtetit në Ministrinë e Drejtësisë. Sot në Shqipëri janë ngujuar në grevë uri mbi 100 veta. Të gjithë grevistët nuk kanë kërkesa materiale, as probleme bukë, as mirëqenie. Ata kanë probleme ligjore, probleme që lidhen me faktin nëse Shqipëria do të vazhdojë të ecë në rrugën e demokracisë, apo do të kthehet në anormalitet në mos në Evropë. Ata kërkojnë përkundër dëshirës së shtetit që Shqipëria të ecë në rrugën e demokracisë.
OSCE; fotografi e grevistëve të urisë
Berisha: Juristët kërkojnë pavarësinë e drejtësisë
Bashkimi për Demokraci: Indiferenca dhe cinizmi i qeverisë ndaj kërkesave të grevistëve rrezikon stabilitetin e vendit
Bashkimi për Demokraci i bëri thirrje SHBA, qeverive të vendeve perëndimore dhe institucioneve ndërkombëtare që të ushtrojnë ndikimin e tyre pranë autoriteteve të Tiranës
NE FAQEN 3
Qeveria dyfishon rrogat e veta
Shqiptarët pa të ardhura dhe me taksa të larta
Qeveria rriti dje rrogat e saj duke i dyfishuar ato, ndërkohë që rreth 400 mijë familje, pensionistë, të papunë, njerëz në asistencë, familje pa përkrahje sociale, shtresa të tjera të varfëra shqiptare sot përjetojnë një mjerimin total ekonomik. Qeveria e Nanos rriti rrogën e Nanos dhe Meidanit 100 për qind si dhe të gjithë ministrave të tjerë.
Nanao rriti fillimisht taksat ndaj qytetarëve dhe tani rrit rrogën e tij e cila do të paguhet prej shqiptarëve.
Varfërisë dhe mjerimin që ka pallakosur vendin me rritjen e çmimeve dhe taksave, qeveria i shton edhe rritjen e rrogave të saj. Antihumanizmi dhe cinizmi i qeveritarëve dhe pushtetarëve socialiste u manifestua edhe njëherë me politikën e pagave. Ndërkohë që në Shqipëri shumica e qytetarëve mendojnë se si të sigurojnë mbijetesën, Nano dhe ministrat e tij mendojnë se si të shtojnë të ardhurat personale. Me këtë shtim pagash për vetveten qeveritarët dhe Nano tregohen të pangopur për para. Paratë e kontrabandës, tenderave, pisllëqeve të tjera, korrupsionit, zhvatjes së njerëzve për vende pune, zhvatjes për viza, punësime sezonale, bursa, licensa dhe aktivitete të tjera i shtohet dhe grykësia për të grabitur sa më shumë me ligj nga buxheti i shtetit dhe taksapaguesit. Qeveria e Nanos me makutërinë e saj për të përfituar sa më shumë lekë qoftë edhe me rroga, merr vendimin për dyfishimin e pagave të saj, ndërkohë që 400 mijë familje në mbarë vendin nuk kanë asnjë të ardhur për të blerë edhe bukën.
Qeveria cinike, hipokrite dhe antihumane që thotë se është socialiste me veprimin e fundit është shndërruar në qeveri grabitëse me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të zhvaturr nga taksapaguesit shqiptarë.
KE kërkon zgjidhje për grevistët
Nënkryetari i PD-së, Genc Pollo flet nga Strasburgu. Pallati i Europës miraton një rezolutë për Kosovën
“Priten reagimet nga forcat politike shqiptare, por në mënyrë të veçantë nga qeveria”
NE FAQEN 3
Hajdari do të takohet me Brandenburg-un
Ushtarët grekë dhe gjendja në ushtri temat kryesore të bisedimeve të sotme
Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Azem Hajdari dhe deputeti Ferdinand Xhaferri do të takohen sot me delegacionin e NATO-s të kryesuar nga zoti Brandenburg.
Sipas burimeve mësohet se Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Hajdari do t’i bëjë prezent delegacionit të NATO-s shqetësimet për praninë e ushtarëve grekë në Shqipëri pa mandat ndërkombëtar dhe do të kërkojë largimin e tyre. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes gjithashtu do të shprehë edhe shqetësimet për pastrimin në ushtri, rikthimin e komisarëve në strukturat e mbrojtjes dhe shkarkimin që po i bëhet ushtrisë shqiptare si aktual drejtues të bashku me qeverinë socialiste.
L. M.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Evert dhe juristët në ditën e 22 të grevës së urisë
Bajrami, dita e faljes, respektit dhe tolerancës
Mesazh urimi i Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, drejtuar besimtarëve myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Madh
Besimtarëve myslimanë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, diasporë dhe kudo që janë u uron nga zemra: “Gëzuar për shumë mot ditën e Bajramit të Madh, festën e sakrificës së njeriut në shërbim të Zotit, faljes e mëshirës”.
Muaji i Ramazanit është muaji i përjetësimit të njerëzve në sakrificën e tyre i ndarjes së vuajtjes së përbashkët dhe mëshirës, është muaji i sproves e përgjithshme në atë që për një pjesë të botës është realitet i lidhur i përdorimit, është muaji i mirëkuptimit nëpërmjet ndarjes së vuajtjes në përbashkët dhe bamirësisë. Dita e Bajramit të Madh, është gjithashtu dita e ngadhënjimit të individit, qëndresës së tij ndaj vuajtjeve të këqija, është dita e faljes, tolerancës, respektit, dashurisë dhe shpirtmadhësisë së njeriut për njeriun.
Këtë vit ne festojmë Bajramin jo ashtu siç e meritojmë, por në të bashkuar dhe me ndihmën e Zotit, Bajramin tjetër edhe më mirë dhe me të fuqishëm.
Zoti e bekoftë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Edhe njëherë Gëzuar të gjithë me bashku festën e bekuar të Bajramit të Madh.
Lavdi Zotit!
Redaksia e gazetës RD uron të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh