PD ngre në këmbë Gjirokastrën
Miting madhështor në qytetin e gurit. Gjirokastritët kundër Nanokratëve
Brohoritje të fuqishme për Boden, Hajdarin dhe Bukën. Kërkohet qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Atmosfera e Gjirokastrës mbartet edhe në Lazarat
Grevistët mundin qeverinë
Qeveria që ka arritur të shpallë si fitore edhe humbjen e vet, në mënyrë të tillë sa që vetëm pas një jave kryeministri Nano ta quajë gjendjen në bujqësi “katastrofike”, është e po asaj dite që deklaron se situata e krijuar nga ngujimi i fshatarëve për shkak të skemave piramidale nuk është asgjë e pazakontë dhe çmimet e produkteve bujqësore po pësojnë rënie “si pasojë e mbingopjes së tregut”. Kjo propagandë, për të bindur shqiptarët se gjërat “po ecin si duhet”, pavarësisht se nuk e ka më forcën e demagogjisë së djeshme, po vazhdon ende. Kjo vazhdimësi e së njëjtës gjendje mendore, në një kohë kur papërgjegjshmëria e saj po e bën gjendjen në vend gjithnjë e më alarmante, është dëshmi se socialistët nuk i nxjerrin mësime as nga rastet kur humbja e tyre është e dukshme.
OBSE ka dhënë mendimin e vet se qeveria Nano duhet të largohet. Po aq e rëndësishme është se edhe opinioni shqiptar po e kupton gjithnjë e më tepër se qeveria në fuqi jo vetëm që po dështon, por është bërë një rrezik për fatet e vendit. Kjo frymë dominuese e ngjarjeve politike, e cila i bën sot shqiptarët më të vendosur për të larguar nga qeverisja përgjegjësit e katastrofës së skemave piramidale, po ndikon edhe në zhdukjen e frikës për të protestuar kundër saj.
Mundësitë e socialistëve për ta zgjatur edhe për një farë kohe mbijetesën e pushtetit të tyre janë reduktuar edhe nga faktorë të tjerë, po kryesor është zgjimi i frymës demokratike të vendit. Si rezultat i tij, tani është shumë më e lehtë që humbësit e zgjedhjeve të majit të njihen si të tillë dhe të largohen nga qeveria. Të gjitha shenjat e tregojnë këtë gjë. Kështu protesta e grave të Lushnjës dhe e fermerëve të Vlorës kundër qeverisë së tyre socialiste, të cilën e votuan para ca muajsh, bëhet për shkak se ajo nuk po është e aftë të zgjidhë as krizat e rënda ushqimore. Greva e pedagogëve në Tiranë po aq sa edhe protestat e arsimtarëve dhe nxënësve në shumë qytete e zona të vendit, po tregojnë se politizimi i institucioneve të dijes është duke rritur pakënaqësinë e qytetarëve ndaj politikës qeveritare. Mbi të gjitha po vërtetohet, se me gjithë përpjekjet e dështuara të qeverisë për të asgjësuar opozitën, në Shqipëri është krijuar një opozitë e vërtetë. Kjo opozitë po merr përmasat e një lëvizjeje popullore paqësore antikomuniste e antikriminale, e cila nëse vazhdon me ritmet e sotme do t’i japë shumë shpejt fund qeverisë Nano.
Mënyra si e ka pritur Gjirokastra z. Bode dhe z. Hajdari në qendër të saj, është një dëshmi për klimën e re politike në vend dhe një shenjë e asaj se Shqipëria e jugut po e lë pas frikën e diktuar nëpërmjet armëve dhe po e sheh tashmë veten edhe në përfytyrimin e saj politik, si pjesë të Shqipërisë së lirë demokratike. Nën brohoritjet “Poshtë qeveria Nano”, “Nano ik”, “Hajdari, Hajdari”, “Bode, Bode”, “Poshtë anarkia”, u pritën në Gjirokastër kryetari i grupit parlamentar të PD z. Ridvan Bode, deputeti Azem Hajdari, si dhe drejtuesi politik i qarkut të Gjirokastrës Sulejman [B]uka[?].
Në tribunën e mitingut përveçse profesor Edmond Isufi e kryetari i seksionit të PD të qytetit, Riza Tare, folën në emër të gruas gjirokastrite, nëna [N]azmiye Golemi, përfaqësuesi i [i]ntelektualëve [A]gim Llapashtica, në emër të fshatit shqiptari nga Lazarati Bledar [T]rëndafili, nxënësja Elona [M]ataj dhe studenti i [F]akultetit [J]uridik, Redion [S]hme. Fjalën përshëndetëse e mbajti edhe veterani i [P]D-së [D]erhemi [M]ullai, i cili tha se Gjirokastra ishte dhe mbeti simbol i qëndresës demokratike. Duke kritikuar qeverinë e sotme socialiste ai tha se “si më 1944 [k]omunistët që shkatërruan Shqipërinë, edhe tani neokomunistët po e shkatërrojnë [a]tdheun”.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Ridvan Bode duke përshëndetur këtë tubim madhështor falënderoi gjirokastritët për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike. “Ky besim dhe kjo mbështetje e çoi PD-në në [f]itoren e vitit 1996. Sot ju e keni kuptuar se për kë keni votuar dhe çfarë [r]egjimi po rikthehet. Socializmi sot është varfëri dhe mjerim”. Ai foli edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në vend duke thënë se nëse gjatë viteve [’92]-[’96] të ardhurat vjetore të [ç]do [f]amilje [shqiptare] u shtuan mesatarisht me 68 për qind, këtë vit ato pësuan uljen e parë. “Qeveria Nano na premtoi se do të [h]amë me lugë floriri, por ajo sot ka zbritur [a]fërsisht 350 mijë shqiptarë poshtë kufirit të varfërisë, pra nën 2 dollarë në ditë. Zbutja e skamjes dhe [v]arfërisë ishte në fokus të politikës sonë dhe ne e [r]ealizuam këtë premtim. Ndërsa sot numri i të [v]arfërve nuk është 350 mijë por 1 milion e 250 mijë. [T]ë gjitha këto duhet t’i keni parasysh [t]ë dielën për të votuar në referendumin kundër [k]ushtetutës së tyre. Në të kundërt ne do të [j]emi të gjithë njëlloj të vdekur politikisht e [n]jerëzisht…”
Duke iu drejtuar gjirokastritëve në emër të rinisë studentore demokratike foli edhe studenti i [J]uridikut Redion [S]hme, i cili i [f]toi ata të shkëputen nga mendësitë e [g]rupeve të [n]gushta shoqërore e të [v]otojnë për veten dhe jo për të tjerët. Mitingu i [m]brëmshëm i [P]artisë [D]emokratike krijoi në Gjirokastër një atmosferë entuziaste e mjaft pozitive. Këtë e tregonte edhe [d]ielli i [r]rezeve të të cilit u shtuan e s’u [z]behën nga qindra duartrokitje e ovacione, [u]niversaliteti i të cilave tregon se [g]jirokastritët nuk mund ta durojnë më [k]ëtë qeveri [p]rimitivësh.
Mbrëmja e [djeshme] në [G]jirokastër po [m]bartet [edhe] në fshatin [L]azarat nga ku pritet të [d]ëshmohet pasdite një tubim i [m]adh kundër [q]everisë. Në qendër [d]o të [j]enë problemet [e] [f]ermerëve të [n]gujuar si [p]asojë [e] falimentimit [t]ë [s]kemave [p]iramidale.