08/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 shkurt 1998

Nano në sulm kundër Rugovës

Kryeministri shqiptar flet si Millosheviçi NË FAQEN 3

Meidani injorohet edhe në avion

Stjuardesat njohin kukullën shqiptare NË FAQEN 2

VEFA: Malaj do paratë e mia

Alimuçaj kërkon hetim mbi pushtetin NË FAQEN 5

Policia arreston deputetët e PD

Vazhdon persekutimi i opozitës. Shteti policor i Nanos nuk njeh mandatet e ligjvënësve Merren forcërisht në komisariatin 2 Ylli Vejsiu dhe Xhevdet Mehmeti Vazhdon persekutimi i opozitës. Shteti policor i Nanos nuk njeh mandatet e ligjvënësve Policia arreston deputetët e PD Merren forcërisht në komisariatin 2 Ylli Vejsiu dhe Xhevdet Mehmeti Tirana e maskave Tirana mund të konsiderohet sot, pa as më të voglin hezitim, si kryeqyteti i maskave. Në Tiranë kanë selinë e tyre Presidenti Meidani, Kryeministri Nano e qeveritarët e tjerë, të cilët kanë marrë përsipër rivendosjen e rendit dhe të qetësisë. Por siç paradoks, vetëm tre ditët e fundit maskat ordnere e kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal, në mënyrë të veçantë në lagët që të shpinë në Presidencë e Kryeministri. Kronika e zezë e kësaj jave në kryeqytet ka numëruar dhjetëra të vrarë e të plagosur. Tashmë pasiguria ka zbiritur në qendër të Tiranës. Persona të paidentifikuar, të veshur me “imunitetin” e maskave, nuk kanë më frikë nga mbrojtësit e rendit të veshur me imunitetin e ligjit. Madje këto të fundit janë në listën e njerëzve të kërcënuar. Prijeti zhdukja e bandave dhe eliminimi i maskave. Për më tepër titullarët e lartë të shtetit shqiptar me krenari kishin deklaruar me pompozitet edhe afate kohore. Të vetmit që mbajtën “premtimet” ishin maskat, e kjo e vërtetë sado e hidhur që mund të tingëllojë duhet pranuar. Aktivitetin e tyre e nisën në fillim në akset mugore, në periferitë e qyteteve e në autobuzët që transportonin refugjatë. Sot janë bërë padrónë të kryeqytetit dhe nuk dihet se çdo të ndodhë më tej. Ai që dikur dreqi...? me tej. Ajo që dihet, madje me siguri, është mefshtësia e krerëve të rendit dhe e atyre që i ngjitën ata në pushtet. Gjithkush ka sot të drejtë të flasë jo për grabitës ordinere me maska por për grabitës politikë me maska. Kjo, pasi ishin krerët aktualë të pushtetit ata që ngjallën maskat dhe më e keqja, e ndoshta dëmi më i pariparueshëm, është se krijuan premisat për lindjen e krimininalitetit të organizuar. Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur nepotizmi dhe militantizmi politik ka qenë kriteri bazë i emërimeve në drejtoritë e policisë, komisariateve, në pikat doganore e kudo ku fjala punë, mund të zëvendësohej me fjalët korrupsion e fitime të jashtëligjshme. Përfundimi është tronditës; tre ditë më parë vitit një person në Bllokun e udhëheqësave, tre të tjerë janë plagosur dje në parkun Rinia, ndërkohë që mbrëmë një vajzë 20 vjeçare, prane ish-kinemase Partizani, është goditur nga plumbi i një grabitësi me maskë. Këto kanë ndodhur në zemrën e kryeqytetit, pa rënë ende errësira e natës. Askush nga ata që merren përsipër sigurinë e jetës së qytetarëve nuk jep sot llogari e është me tragjikja kanë gjetur cënimin si armë për të mbrojtur paaftësinë apo amullinë e tyre. Vritet një alfarist Italian e thuhet se janë gjëra që ndodhin, vriten shtetas shqiptarë e jepen njoftime se po punohet për kapjen e kriminelëve. Dhe fars nuk mbaron këtu. Pushtetarët e sotëm vazhdojnë të masin për hollësi të plota të situatës e për goditjet vëzhguese që i kanë dhënë krimit. Banorët kryeqytetas gjëjnë pak qetësi vetëm pasi mbyllin gjëpër shtëpitë e tyre. Tirana sot nga krismat, të vrarë, të plagosurit dhe grabitjet nuk mund të krahasohet as me Bagdatin. Nuk jemi në muajin e tetë të qeverisjes së socialistëve dhe koalicionit - kurrsesi dha partisë. Duhej të ishin mbledhur armët e grabitura gjatë rebelimit ndërsa maskat duhej të përmendeshin si dikur që në fletoret të kalaures, gjithmonë nëse do ishin realizuar premtimet pas marsit… Masat ordinere vazhdojnë, terrorizohet e kërcënojnë, maskat pushtojnë çdo milimetër, bëjnë demagogji e kryejnë udhëtime jashtë shtetit. Mëfrezët e thjeshtë, të pamasuar e të palodhur kërkojnë siguri për jetën e tyre. Ndoshta kjo është pak. Gjith shume maskave me pushtet. Ndoshta ata mendojnë se më mirë është ta asfaltojnë gjithë rrugën e cila mund t’i shërbejë edhe lashtësisë mbretërore kundër paaftësisë. Jetohet në pushtetin e maskave dhe para reziduar të tyre mund të qaro pa ngajin si në … [e palexueshme] femëresh. Altin NDROQI Tirana me grevistët e urisë Dje në sheshin “Skënderbej” Foto: Albes FUSHA

Gjermania mbështet demokracinë në Shqipëri

Përfaqësuesit e të gjitha grupimeve politike gjermane kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkeljen e rregullave të lojës nga qeveria komuniste Pollo dhe Bushati: Kritika gjermane për qeverinë dhe Gjinushin NE FAQEN 3

Telemazi censuron opozitën

Telemazi vazhdon manipulimin dhe falsifikimin e aktiviteteve të opozitës. Dje përsëri u manipulua mitingu i opozitës në përkrahje të grevistëve ishte i përndjekur. Sekuencat e transmetuara me mitingjet e vjetra dhe të dështuara të PS që u nxorën edhe dje nga arkivi dhe u montuan në fillim të transmetimit, janë bërë të rëndomta në studiot e TV. Sa herë që opozita organizon mitingje proteste, televizioni ose nuk i transmeton fare ato, ose i censuron dhe falsifikon me montime të ulëta. Për fat të mirë qytetarët shqiptarë kanë edhe mjetet e tjera televizive private të cilat përcjellin aktivitetet e opozitës ashtu siç ndodhin pa bërë manipulime dhe falsifikime. Mbi të gjitha lajmet e TVSH i ndjekin aq pak njerëz sa ai është bërë për t’u mëshiruar.

Berisha: Nano, eja në debat

Është e papranueshme që në një debat televiziv, qeveritarët e sotëm në vend të argumentave dhe alternativave sjellin rrugaçërinë e tyre 200 ditët e qeverisjes së majtë, elegji e një dështimi të plotë NE FAQEN 3

Bujqësia shqiptare në rrugë pa krye

Socialistët i rikthehen centralizimit të ekonomisë NE FAQEN 6

Prela denoncon inskenimin e TV

Burime nga demokristianët thonë se një skenar i tillë është vepër e ish-sigurimsave të kthyer në SHIK Dështon skenari i turpshëm shtetëror kundër PDK dhe kryetarit të saj, Zef Bushati. Në këtë qeveri nuk janë të sigurt as partitë NE FAQEN 3

Tellallët e deklaruar dhe kasnecët e fshehtë

Uroj që të mos dëgjohen gveç. Pasi venë veç në foletë e zogjve të tjerë që t’ua ngrohin, predikojnë se ky popul duhet “rindërtuar” Interviste me shkrimtarin Teodor Laço, deputet dhe kryetari i PBSD NE FAQEN 7

Nano hap dosjet e PAD-it

Kërkohet djegia e Perikli Tetës, Preç Zogajt dhe Daut Gumenit Fillon sulmi i fshehtë për spastrime brenda koalicionit Kryeministri Nano po vë në lëvizje rrezikshme me dosjet, për këtë radhë për të goditur të padëshiruarit brenda koalicionit qeveritar. Kryetari i Komisionit të Verifikimit të Figurave, Nafiz Bezhani, është urdhëruar që të zbardh dosjet e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Perikli Teta, si dhe të këshilltarëve të Presidencës, Daut Gumenit dhe Preç Zogajt. Burime nga komisioni i “verifikimit” bëjnë të ditur se këto ditë ka filluar shqyrtimi i dosjeve të tre politikanëve të njohur, të cilët duket se kanë hyrë në listën e zezë të Nanos. Që të tre ata kanë pasur probleme, madje Zogaj e ka dëshmuar publikisht bashkëpunimin e tij me Sigurimin e Shtetit. Ata arritën të shpëtojnë damkën vetëm nëse fushatën e fundit elektorale, kur u ngrit shumë lart steka e postbllokut të dosjeve, për shkak të situatës së nderë politike dhe kaosit që përf-shiu vendin. Duke shfrytëzuar pozitën e mjegullueshme të Bezhanit, për shkak të kaluares së këtij të fundit, Nano po e përdor atë për të mbuluar me zjarr goditjet ndaj njerëzve që i konsideron si jashtë klanit të tij. Ndërkohë, duke përdorur kryetarin e Komisionit të Verifikimit të Figurave, Nano ka menduar që të hedhë gurin e të fshehë dorën, duke e paraqitur këtë si një prej trillimeve të pavarësisë së Bezhanit. Sipas pazareve me Bezhanin, ky i fundit do të deklarojë se në qeveri ka ende njerëz të inkriminuar që me lidhje nuk dihet të punojnë në strukturat e larta të shtetit, duke mos marrë parasysh faktin që të sipërpërmendurit kanë përfituar falje nga gjykata në një kohë të trazuar. Loja e Nanos kundër dy prej figurave më të njohura të PAD-it është fillimi i sfidës së tij për ndryshime në kabinetin qeveritar. Duke i goditur Zogajn dhe Cekën ai në një farë mënyre hakmerret edhe ndaj deklaratave fodulle të Cekës, i cili është shprehur se ministrat nuk janë të punësuarit e Nanos. Ndërkohë ai largon prej administratës dy prej njerëzve më të padëshirueshëm, ndërsa Daut Gumenit i shkretë do ta hajë kot, duke u përdorur si garantues, që të mos mbetet vetëm Zogaj dhe Teta. L.M.

Dje në sheshin "Skënderbej" Foto: Albes FUSHA Dje në sheshin "Skënderbej" — Foto: Albes FUSHA

Njerëzit e thjeshtë për buxhetin

Lajm i orës së fundit Njerëzit e thjeshtë për buxhetin Për të parë efektin entuziast që pati miratimi i buxhetit të qeverisë Nano në parlament, televizionin shqiptar, intervistoi njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Një burrë: “I kam ndjerë efektin tek lekët: menjëherë të nesërmen e ardhjes së Berishës, shtuan 300 gram qumësht.” Një nënë që lindi binjakë në maternitet: “Falënderova qeverinë Nano që më dha mundësinë të lind dy fëmijë të shëndetshëm. Do t’i shpërblej kësaj qeverie me fëmijë të tjerë.” Një mësues: Pyetjes se ç’mendonte për buxhetin ai iu përgjigj. Rrofsh, Gaqo Apostoli!