Spiunë në Presidencë dhe Kryeministri
Bezhani i jep ultimatum Presidentit “hiq spiunët brenda 15 ditëve”
NE FAQEN 3
Çupi, këshilltari politik i Zanit
“Die Presse”/ Pesë ministra nga qendra e mafias
NE FAQEN 3
Ceka gjunjëzon Kryeministrin
Koalicionin e mbajnë në këmbë “të fshehtat” e Nanos
NE FAQEN 3
Otranto 3. Mbyten 6 shqiptarë
Tragjedi e re në Adriatik. Përmbyset gomonia me klandestinë e nisur nga Vlora
Mbijetojnë 8 burra, 3 gra dhe 3 fëmijë
Tragjedi e re në Adriatik. Përmbyset gomonia me klandestinë e nisur nga Vlora
Otranto 3. Mbyten 6 shqiptarë
Mbijetojnë 8 burra, 3 gra dhe 3 fëmijë
NE FAQEN 4
Kriminelët në festë për rebelimin
Sot në Vlorë do të përkujtohet fillimi i rebelimit komunist, një ndër rebelimet më të renda që ka parë vendi, më shkatërruesi dhe më fatkeqi për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
Një grup shoqatash fantazmë të komunistëve dhe sigurimsave të Vlorës kanë marrë përsipër të festojnë shkatërrimin e qytetit të tyre, djegien dhe vrasjen, dhunimet dhe mbytjen e qindra njerëzve, më së shumti të bashkëqytetarëve të vet. Në vend që të fshihen sa më thellë e të mos i shihte njeri, organizatorët e kobit të madh kanë vendosur të dalin në shesh duke përdorur me hipokrizën më të madhe viktimën e tyre të parë, të riun Artur Rustemi, vrarë një vit më parë, prej një ish-sigurimsi nga Kuçi me urdhërin e klanit Brokaj. Në shesh do të mungojnë vetëm viktimat pasi vrasësit mundësisht do të mblidhen të gjithë. Ndryshe kjo mund të thirret edhe si festa e gjakut. Do të mblidhen të gjithë nga janë e janë, doganierë, ministra, gjeneralë, oficerë, kriminelë ordinerë të veshur policë dhe gjithfarë lloj monstrash të lidhur me klanet më të ndryra të politikës shqiptare tani në pushtet dhe mafias rajonale e qarqeve antishqiptare. Është mirë të mos mungojnë mungojë as qeveritarët e lartë të Tiranës, Nano, Gjinushi, Brokaj, Malaj, Ceka. Duhet të marrin pjesë edhe sa shigjetorë të tjerë si Fror Cupi, Daut Gumeni etj. Kjo për arsye se secili prej tyre ka ven e vet të krimit. Secili prej tyre ka viktimat e veta. Në garën e madhe të shkallërrimit të vendit dhe vrasjes së të pafajshmëve secili prej tyre mund të shpallet fitues. Në përvjetorin e shkatërrimit nuk duhet të marrin pjesë vlonjatët normale. Ata e kanë në dorë të bëjnë ndarjen e tyre me kriminelët dhe fatkeqësisht i pati qyteti i tyre. Por gjithsesi ata nuk duhet të harrojnë fytyrat e vrasësve që ende shëtisin të lirë mbi kufomat e të afërmve të tyre. Ata janë kudo sot. Që nga posti i ministrit të Mbrojtjes e deri tek ai i Financave, që nga drejtori i Doganës së Vlorës e deri tek Parlamentit shqiptar ku rrallë një deputet që pi gjak të vërash. Ata kanë zënë fill në shkollën e vagabondave për t'u vjedhur votat me gjak dhe plumba. Vlonjatët kanë në mes tyre ende të pandëshkuara nga ligji, njerëzit që i dogjën bashkinë, që i vranë rreth 300 djem të këtij qyteti, që i mbytën tetëdhjetë të tjerë në det e Oranto. Pas rebelimit komunist që do të festohet sot nga kriminelët, Vlora doli prej tij me një të tretën e banorëve më pak. Kurse në pranverën e 97 qyteti nuk është bastisur prej barobave të tij ndërsa mijëra të tjerë për muaj të tërë nuk i panë rrugët e qytetit. Pikërisht në këtë tragjedi, kryeministri aktual shqiptar bëri megamashtrimin më të madh, premtoimin për kthimin e parave 100 për qind. Ai zgjodhi vendin e dramës për të mbajtur për të vënë në jetë hipokrizinë dhe talljen e tij me qindra të vrarët nga banditët që i rrinë rreth e rrotull në sheshin e Flamurit. Edhe sot qyteti që u zgjodh si poli gon drejtëbërja e qeverisjes nga skafistët, nga njerëzit që i tmorën njerëzit Vlorës nga bandat që i fusin fëmijët në det. Sot vlonjatët kanë një arsye të kërkojnë llogari ndërsa kriminelët e veshur me pushtet kanë një arsye të mos rrinë më në karriget e okupuara me kallashnikovë. Festa e festuar nga disa shoqata është vazhdim i dramës me Vlorën. Komunistët dhe qeveritarët e sotëm po tregojnë se ende nuk u kanë mbaruar ale loje që nisi në vit më parë, dhe ku më të humburit e më humburit e dolën pikërisht vlonjatët.
Të përndjekurit mbështin hanxharët e diktaturës
Foto: A. RUSHA
Ish të përndjekurit mundin Sigurimin
Mbyllet greva e të përsekutuarve politikë
Grevistët ish të përndjekur përfunduan mbrëmë me sukses, në ditën e 25-të, grevën e urisë. Mëse 60 grevistë në qytete të ndryshme të vendit në një gjëndje mjaft të rëndë shëndetësore, mes jetës dhe vdekjes i dhanë fund grevës.
Presidenti i republikës, Rexhep Meidani pranoi mbrëmë vonë pas ndërhyrjes të Ambasadorit të OSBE-së, në Tiranë, Daan Everts të mos dekretogjë ligjin për Kontrollin e Figurave dhe t’ia rikthejë atë për rishqyrtim parlamentit. Më parë se ligji të mbërrinte në Parlament ekspertë të OSBE-së, përfaqësues të partive politike si dhe një përfaqësi e specialialiste, ish-të përndjekur duhet të bien dakort për draftin e ligjit të ri mbi Kontrollin e Figurave ku domosdoshmërisht do të rikthehen nenet e ligjit të mëparshëm.
Në mëngjesin e ditës së djeshme, këshilltari politik i Presidentit Meidani, Zogaj i tha grevistëve se presidenti do të pranonte në takim një përfaqësi të vistët ish-të përndjekur kanë pranuar të ndërpresin grevën gjithnjë duke pasur si garant të plotësimit të kërkesave, Ambasadorin e OSBE-së.
Të zhvendur në fytyrë dhe krejtësisht të pafuqishëm, grevistët janë qetësuar kur përfaqësia e grevistëve pas takimit u ka deklaruar se protesta konsiderohet e përfunduar pasi garant për plotësimin e kërkesave të tyre do të ishte në ditët e ardhshme OSBE. Grevistët kanë deklaruar triumfin e përpjekjes së tyre si dhe nuk e kanë konsideruar të përfunduar konfliktin me komunistët në pushtet. “Ne fituam një betejë të rëndësishme, por lufta jonë me përpjekjen demokratike do të vazhdojë deri në mposhtjen përfundimtare të këtij regjimi” u shprehën grevistët pas përfundimit të grevës.
Vetëm pak minuta pas daljes nga greva, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha si dhe liderët e tjerë të partive “Bashkimi për Demokraci”, janë gjendur pranë grevistëve ish-të përndjekur. Berisha garantoi grevistët se garancë për plotësimin e kërke
Kriza shqiptare kapërcehet me zgjedhjet e reja
Fischer: Socialistët duhet ta shohin politikën nga perspektiva e një partie opozitare
Bashkimi për Demokraci takohet me delegacionin parlamentar austriak
NE FAQEN 3
Kreditë në lekë, kthehen me dollarë
Urdhëri për kthimin e kredive nga borxhinjtë në valuta dhe jo në lekë, shkel ligjet e shtetit dhe paralajmëron një situatë makro-ekonomike gri
Dollarizimi shfaqet në banka, INSIG dhe Entin e Banesave
NE FAQEN 5
Alois Mock: Parlamenti është vetëm i pranueshëm
Topalli: PD u lagua nga parlamenti me plumba
Nënkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, takohet me delegacionin austriak
NE FAQEN 3
Apostoli favorizon ndërtimtarët grekë
Katër tendera një pas një për firmën e ndërtimit “SARANTO-POULOS”
Komiteti i Sipërmarrësve të Ndërtimit proteston
NE FAQEN 5
Ministri i Punës: “Papunësia?! Shifrat zyrtare mashtrojnë”
Qëndresa e të rinjve, shpresë për shpëtimin e shpejtë të Shqipërisë
U zhvillua konferenca e katërt e FRPD-së së Tiranës në të cilën mori pjesë edhe Kryetari i PD, Sali Berisha
NE FAQEN 2
Qeverisja numëron ditët e saj të fundit
Takim i hapur i PD në Elbasan. Marrin pjesë Bode dhe Hajdari
Foto: A. FUSHA
Njoftim
Çmimet fituese të shortit të datës 08 shkurt 1998 të TELE-BINGO Kombëtare
Për këtë short tërhequr në treg 100 seri, nga 01-100.
Fituese e çmimit LINJA me vlerë 5.000 lekë dolën biletat: Nr. 2401 dhe Nr.3130.
Secila biletë fiton nga 2500 lekë.
Fituese e çmimit MINI-BINGO me vlerë 30.000 lekë doli bileta Nr. 1063.
Fituese e çmimit STAR-BINGO me vlerë 400.000 lekë doli bileta Nr.1063
me Nr. serie 90 shtitur në Elbasan.
Fituese e çmimit MAGIC-BINGO me vlerë 700.000 lekë doli bileta Nr.1063
me Nr. serie 54 shtitur në Vlorë.
Fituese e çmimit TELE-BINGO me vlerë 4.000.000 lekë doli bileta Nr.1063
me Nr. serie 67 shtitur në Vlorë.
Çmimet LINJA dhe MINI-BINGO mund të tërhiqen pranë pikave të shitjes së Toto-Futbollit, ndërsa fituesit e çmimeve të mëdha mund t’i tërheqin ato në zyrën qendrore të TELE-BINGOS Kombëtare në Pallatin e Kulturës Tiranë ditën e enjte datë 12.02.1998 ora 11.00.
Për shortin e ardhshëm të datës 15 shkurt janë hedhur në treg 100 seri të tjera nga seria 101-200.
ZYRA QENDRORE E TELE-BINGOS KOMBËTARE