Raporti i Komisionit Ngjela, apologji e krimit të ish-komunistëve shqiptarë. Opozita hedh poshtë rezultatet e “Makarit”
Bashkimi për Demokraci disponon dokumente të plota për ata që kanë projektuar organizuar dhe ekzekutuar këto akte. Disa prej tyre sot janë ministra, drejtues parlamenti apo edhe bodigardë të tyre. Ne do të propozojmë shpalljen dëshmorë të të gjithë djemve me uniformë që u vranë gjatë vitit të kaluar, gjatë rebelimit komunist dhe gjatë këtyre muajve nga bandat e qeverisë.
NE FAQEN 3
Kavaja në rrugë kundër Nanos
Mijëra protestues në qytetin antikomunist paralajmërojnë qeverinë: Ndalni revanshin dhe varfërinë, ose do të radikalizojmë protestat
Rritja e pagave të shkojë me shifrat reale të inflacionit. Të ndalet revanshi në administratë për bindje politike. Të ulen taksat dhe të ndalohen flakjet e njerëzve nga puna
NE FAQEN 2
Meidani duhet të japë dorëheqjen
Pas mashtrimit për takimet në SHBA
Një president që mashtron shtetasit e vet edhe për një vizitë private, kuptohet se çfarë papërgjegjshmërie ka për detyrën e tij ndaj shtetasve në çështje të tjera konkrete që i cakton ligji dhe Kushtetuta
Presidenti Meidani duhet të japë dorëheqjen pas mashtrimit që u bëri shqiptarëve rreth vizitës në SHBA dhe takimeve të tij të imagjinuara. Televizioni shtetëror për 5 ditë rresht gënjeu nëpërmjet Fiqiri Sejdisë rreth vizitës private të Presidentit në SHBA dhe takimeve të zhvilluara me Presidentin Klinton, Zëvendëspresidentin Al Gor dhe Sekretaren e Shtetit Olbrajt. Këtë mashtrim publik e përforcoi në Tiranë zëdhënësi zyrtar i Presidentit në një konferencë shtypi duke mashtruar këtë radhë zyrtarisht shqiptarët në emër të Presidentit Ambasada amerikane dhe Departamenti i Shtetit pas konferencës së Presidentit përgënjeshtruan atë dhe sqaruan opinionin rreth së vërtetës së takimeve të Meidanit në SHBA. Presidenca shqiptare në një përgënjeshtrim të sforcuar tejkaloi të gjitha parashikimet duke deklaruar se “Takimi i Meidanit me Presidentin Klinton ishte kofidencial.” Presidenca kështu bëri një tjetër gafë këtë radhë diplomatike duke bërë publik një takim kofidencial i cili quhet i tillë pikërisht për të mos u bërë publik. Mashtrimi i shqiptarëve nga Meidani për vizitën e tij private në SHBA është arsye e mjaftueshme që Presidenti edhe për një vizitë private, kuptohet se çfarë përgjegjshmërie tjera konkrete që i cakton ligji dhe Kushtetuta. Meidani nuk kishte asnjë arsye që të mashtronte rreth vizitës së tij private në SHBA, sepse askush, përveç Figiri Sejdisë në këtë vend dhe jashtë tij nuk do të kërkonte atë se pse nuk u takua me Klintonin, Al Gorin dhe Ollbrajtën. Të gjithë ata që dinë se çfarë është Mëngjesi i Lutjeve në SHBA, kanë minimalisht logjikën e arsyeshme për të mos u marrë me kortezi si dhënia e dorës kryetarëve të vendit nga Presidenti i SHBA-së. Aq më tepër që shqiptarët kanë arsye shumë më madhore për t’i kushtuar pak interes faktin nëse Meidani i dha dorën apo jo Klintonit në SHBA apo ka takuar privatishte dhe çfarë punësh kreu për interesat e tij. Ata përballen problemeve të tij. Ato përballen çdo ditë do të kishin më shumë interesa për veprimet, qëndrimet dhe angazhimet e Presidentit. Fatkeqësisht Presidenti jo vetëm që nuk manifeston as vullnetin minimal rreth këtyre problemeve, por mashtron publikisht edhe për vizitën e tij private. Kjo është arsye që ai duhet të japë dorëheqjen, madje sa më parë aq më mirë. Sepse kur ai mashtron edhe për një vizitë private, kuptohet lehtë se çfarë mund të bëjë për gjëra të tjera serioze.
Njerëzit e Nanos bastisën Bendon
Zbardhet enigma e dhunimit të shtëpisë së gjykatësit
Jepen emrat e dhunuesve dhe targa e huaj e makinës së SHIK-ut
Zbardhet enigma e dhunimit të shtëpisë së gjykatësit
Njerëzit e Nanos bastisën Bendon
Jepen emrat e dhunuesve dhe targa e huaj e makinës së SHIK-ut
Burime të sigurta publikuan dje emrat e autorëve dhe të dhënat e makinës së atyre që e bastisën shtëpinë e gjykatësit të njohur Agim Bendo. Një telefonatë anonime, për arsye që merren lehtë me mend, në studion qendrore të radios Kontakt, gjatë një emisioni të drejtpërdrejtë, ua se personat e implikuar në krim janë njerëz të afërt të kryeministrit Nano. Telefonuesi tha se i riu që hyri në shtëpinë e Bendos është i moshës 21 - 22 vjeç dhe quhet
Dëshmitari dha në telefon edhe mjaft hollësi për makinën që dispononin autorët e sulmit ndaj gjykatësit Bendo, i cili këtë vjet më parë u drejtua gjyqin që e dënoi me burg Fatos Nanon për grabitjen e ndihmave humanitare dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. Burimi tha se makina me ngjyrë gri ishte e tipit benz 320 SE, me një targë gjermane të Karlsruhes. Në vijim të dëshmisë së tij zbulohen se makina që kishte edhe një xham trekëndësh të thyer
Dorëheqja e vonuar e Ngjelës
Avokati kërcënon socialistët: Mund të prononcohem publikisht
Avokati mund t’u thotë shqiptarëve se cili ka qenë kontributi i opozitës së atëhershme në sh-katërrimin dhe djegien që i bënë vendit. Mund t’u tregojë për rolin e të ashtuquajturave “komitete të jugut” në rebelim. Mund dhe të tregojë emrat e udhëheqësve realë të rebelimit
Gjykatësi Bendo dje para gazetarëve
Foto: A. FUSHIA
Avokati mund t’u thotë shqiptarëve se cili ka qenë kontributi i opozitës së atëhershme në sh-katërrimin dhe djegien që i bënë vendit. Mund t’u tregojë për rolin e të ashtuquajturave “komitete të jugut” në rebelim. Mund dhe të tregojë emrat e udhëheqësve realë të rebelimit
Gjykatësi Bendo dje para gazetarëve. Foto: A. FUSHIA
Nano të ndërpresë hakmarrjen ndaj gjyqësorit
Ish-Presidenti Berisha kërkon gjetjen e autorëve të aktit kriminal ndaj gjykatësit Bendo
Bastisja e shtëpisë së gjykatësit Bendo në mesditë dhe goditja e nënës së tij, përbëjnë një akt të të shëmtuar dhune me shkaqe tejet të dyshimta dhe të papranueshme. Gjykatësi Bendo është një ndër gjyqtarët më kompetentë, seriozë dhe të përkushtuar të vendit.
Kontrolli i shtëpisë së tij nga persona të panjohur, mosprekja e sendeve me vlerë, por kontrolli i imët në të gjitha qoshet e shtëpisë dhe objektet e saj, gjykimet e zhvilluara më parë nga zoti Bendo dhe veçanërisht gjykimi i çështjes së ndihmave italiane në vitin 1991, ngjallin dyshimin e fortë dhe tejet shqetësues se prapa këtij akti të paprecedent në historinë e Shqipërisë pas rënies së diktaturës qëndrojnë qëllime politike dhe interesa të caktuara.
Gjithashtu krahas serisë së sulmeve politike kundër sistemit gjyqësor, shkarkimit të kryegjyqtarit të Apelit Martini, që denoi ish kryeministrin shqiptar, sulmet e paprincipta në shtyp kundër kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, akuzat për agjenturë të huaj ndaj gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, të bëjnë të besosh se sulmi dhe bastisja e banesës së gjykatësit Bendo është një element tjetër i kësaj platforme që synon të shkatërrojë pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri dhe të vendosë kontrollin politik mbi të.
Duke dënuar me forcë këtë akt të neveritshëm, ish Presidenti Berisha kërkon nga Qeveria identifikimin dhe gjetjen e menjëhershme të autorëve të tij dhe dërgimin e tyre në organet e drejtësisë. Ai kërkon nga kryeministri aktual të ndërpritet hakmarrja primitive ndaj sistemit gjyqësor që e dënoi atë brenda të gjitha standarteve europiane, siç kanë pohuar ekspertë të shumtë të shquar europianë, që kanë shqyrtuar dosjen e tij dhe t’i kërkojë Parlamentit amnistinë që i përket.
Durrësi pushtohet nga Fino
Bodiguardi i zv/kryeministrit emërohet drejtor policie në qytetin bregdetar
Shkarkohet drejtori i policisë së Durrësit
Zëvendëskryeministri, Bashkim Fino ka emëruar dje në postin e drejtorit të policisë së Durrësit bodigardin e tij Hasan Rama. Pas veprimit të fundit kryetari i Komisionit antikontrabandë duket se ka marrë një hap vendimtar në kontrollin e plotë të trafiqeve të paligjshme. Rama njihet si shoqëruesi i Finos para dhe gjatë trazirave të marsit të kaluar i cilësuar si njeriu më besnik i ish kryeministrit të qeverisë së partisë kombëtare. Në shtypin e përdorshëm dhe nga opozita shqiptare, Fino është akuzuar disa herë si kreu i kontrabandës së cigareve dhe i trafiqeve të paligjshme. Emërimi i shoferit të zv/kryeministrit shqiptar në postin e drejtorit të policisë së Durrësit implikon së tepërmi Finon dhe qeveritarët e tjerë në trafikun e paligjshëm. Porti i Durrësit njihet si një nga pikat më të prekura nga trafiku i paligjshëm dhe vënia në krye të kontrollit të këtyre trafiqeve e shoqëruesit të Finos do të thotë një kontroll i plotë i qeveritarëve mbi kontrabandën. Sipas ish drejtorit të policisë së Durrësit, Hasanbelliu kohët e fundit ka pasur kontradita mes tij dhe disa qeveritarëve për zhdukinimin e sasirave të konsiderueshme mallrash.
V. ELBASANI
Polici fyen qytetarin që lexonte RD-në
Pardje në mëngjes disa policë që ruajnë Bankën Italo - Shqiptare, fyen një qytetar që po lexonte gazetën “Rilindja Demokratike”.
Polici që tha se quhej Pellumb Sina i tha qytetarit se nuk lejohej të lexojë gazeta “RD” në atë ambient ku ruante ai dhe e zboi atë! Disa qytetarë të tjerë që gjendeshin për punë ose kalonin rastësisht përballë Bankës Italo - Shqiptare u habitën nga një veprim i tillë i policit i cili këmbëngulte që kjo nuk duhej lexuar gazeta RD ose qytetari ta lexonte atë në shtëpi.
Konceptimi i shtypit nga opozita si një fenomen i ndaluar të kujton kohën e Hoxhës kur nuk lejoheshin të lexoheshin libra dakordunet që binin ndesh me vijën e partisë. Aq më tepër, këto koncepte i manifeston policia e “depolitizuar” e Neritan Cekës.
Sikur të mos mjaftonin një varg presionesh me telefonata, kërcënime, mbyllje të informacioneve shtetërore, ndaj gjyqësore dhe plagosje me plumba kundër gazetarëve të RD, tani shtypi i opozitës gjendet nën agresionin e policisë për të mos u lexuar publikisht dhe ndoshta shpatajshëm edhe për të mos u treguar në mënyrë legale. Policia e Çekës para se të merret me qytetarët që lexojnë gazetën RD bën mirë të merret me kriminelët dhe bandat që po mbajnë peng vendin. Policët e Çekës para se të merren gazetarët për shkrimet që botohen në RD, nuk do të bënin keq të ndiqnin kriminelët e jo gazetarët!
Pritet që pas kësaj vepre të guximshme të policit në shërbim të vendit duke fyer qytetarët që lexojnë RD, ai të gradohet dhe të rritet në përgjegjësi nga Çeka.
RD
Njoftim
Sot, më 14.02.1998, në orën 11.00, në selinë qendrore të PDSH-së do të bëhet një takim pune i kryetarëve, nënkryetarëve, sekretarëve dhe sekretarëve për marrëdhëniet publike të degëve të PD në rrethe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Pjesëmarrja është e domosdoshme.
Gjinushi përdor Sigurimin kundër Drejtësisë
Nafiz Bezhani, i rekrutuar spiun nga babai i Mago Lakrorit, vazhdon shërbimin
NE FAQEN 2
Nafiz Bezhani, i rekrutuar spiun nga babai i Mago Lakrorit, vazhdon shërbimin
Gjinushi përdor Sigurimin kundër Drejtësisë
NE FAQEN 2