Zani masakroi ish-shefin e krimeve
Qeveritarët urdhërojnë torturimin e kundërshtarëve politikë
NE FAQEN 4
Qeveria zhvesh nga prona 5 bosët
“Deloitte & Touche” tani administruesja e vetme
NE FAQEN 5
Aksion i dështuar i policisë
Kryepolici Ceka mban nën terror Lazaratin
NE FAQEN 4
Qëndresë ndaj bllokmenëve të rinj
Dhjetra mijëra banorë të kryeqytetit demonstrojnë në sheshet dhe rrugët e Tiranës. Mitingje madhështore në sheshin “Skënderbej” dhe sheshin “Demokracia” në përvjetorin e shtatë të rrëzimit të bustit të diktatorit. Mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Kombëtar të PD-së
Qeveria teknike normalizon situatën
Deklaratë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Këshilli Kombëtar i PD-së shqyrtoi në një mbledhje të jashtëzakonshme me datë 20.02.1998 krizën politike në vend, valën e re të terrorizmit dhe dhunës shtetërore, ndaj PD-së, strukturave dhe drejtuesve të saj, pushtetit lokal si dhe rrugët për të ndaluar terrorin qeveritar kundër opozitës. Në këtë mbledhje Këshilli Kombëtar i PD-së diskutoi lidhur me deklaratën e Trojkës Parlamentare Europiane.
Në mbledhje diskutuan 36 anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Këshilli Kombëtar i PD-së;
- dënon dhunën dhe vendosjen e qeverisë Nano për të goditur e asgjësuar PD dhe përfaqësuesit e saj,
- shpreh indinjimin më të ashpër për atentatin qeveritar kundër Z. Hajdarit, familjes së tij dhe grupit që e shoqëronte,
- konsideron se kërkesa për heqjen e imunitetit parlamentar të Azem Hajdarit është një masë krejtësisht politike dhe shoqërohet me akuza të fabrikuara nga Sigurimi i Shtetit,
- denoncon manipulimin qeveritar të prokurorisë dhe të drejtësisë për këtë çështje,
- kërkon që në këtë çështje të ketë hetim dhe gjykim të pavarur me praninë e hetuesve dhe gjykatësve ndërkombëtarë për të siguruar një proces të ndershëm,
- konsideron të burgosur politik ish-ministrin e brendshëm, anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Z. Alik Z, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij,
- vlerëson se në 13 të arrestuarit e kurthit qeveritar të Milotit, aktivistë të shquar të PD-së, mbahen në burg për motive politike dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre,
- dënon arrestimin dhe torturimin në qeli të ish-shefit të policisë kriminale të Shkodrës, Gjergj Deda, i cili i përndjekur politik dhe njëri nga oficerët më të dalluar të policisë shqiptare në luftën kundër krimit,
- gjykon se sulme të tilla mbi politikanët e opozitës bëhen mbi plat-formën e shpallur nga kryeministri Nano që e cilëson opozitën si grupim terrorist politik,
- dënon shkarkimin e paligjshëm nga ana e Qeverisë së kryetarit të Këshillit të rrethit Korçë dhe atij të Gramshit, e konsideron atë si një provokim shumë të rëndë qeveritar ndaj opozitës, shkelje të renda ligjore e dhunim të institucionit dhe kërkon rikthimin e tyre në detyrë sipas ligjit,
- përshëndet vizitën dhe deklaratën e Trojkës Parlamentare Europiane si një angazhim i sinqertë i Perëndimit për zgjidhjen e krizës së thellë dhe ecuninë e demokracisë në Shqipëri,
- konstaton se Qeveria Nano përpiqet të shmangë me të gjitha mënyrat zbatimin e rekomandimeve të Trojkës Parlamentare Europiane,
- këmbëngul që Qeveria Nano të përmbushë konkretisht kërkesat e Trojkës mbi garantimin e të drejtave të opozitës, respektimin e pavarësisë së drejtësisë, zbatimin e marrëveshjes trepalëshe të arritur me gjykatësit grevistë, monitorimin e Parlamentit, largimin e ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit nga administrata publike, sipas marrëveshjes së arritur me ish të përndjekurit politikë, zbatimin e përpikët të amendamentit Arbnori dhe marrëveshjes së 28 tetorit të partive politike parlamentare për ngritjen e komisionit të monitorimit të mediave, etj.
- thekson se PDSH është një parti besnike e parimeve të parlamentarizmit,
- mirëpret rekomandimin e Kryesisë qendrore të PDSH për të marrë pjesë në parlament, dhe për t’u angazhuar në një dialog të frytshëm kushtetues,
- vlerëson se hyrja e deputetëve demokratë do të varet nga plotësimi i kushteve të mësipërme,
- vendos që të ndërmarrë një diskutim të gjerë në aktivet e degëve të PD në frymën e kësaj deklarate,
- vendos që vendimi për parlamentin të merret në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar e cila duhet të thirret pas dy javësh dhe të vendosë mbi bazë të konkretizimit të kërkesave të mësipërme,
- vendos që për të frenuar revanshin e emontimit të demokracisë dhe terrorin ndaj opozitës të kërkojë Nano që PD-ja të angazhohet në qëndresë, protestë dhe manifestime të gjera,
- konsideron se Qeveria Teknike përbën një zhvillim politik që do të kontribuonte në ndërprerjen e krizës dhe në normalizimin e situatës politike në vend dhe se vetëm zgjedhjet e reja parlamentare do të rikthejnë Shqipërinë në rrugën e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit në Europë.
Tiranë, më 20.02.1998
FRPD: Zgjedhjet e reja, zgjedhje reale
Gent Strazimiri, kryetari i ri i FRPD-së. Kuvendi i pestë i të rinjve demokratë përfundoi dje punimet
Berisha: "Në Europë nuk do të shkojmë me banda e komitete, por me zgjedhje të reja"
NË FAQEN 2
Gjata: Mbrojta kreditorët. Shteti po hakmerret
"Parlamenti nuk mund të shkarkojë asnjë anëtar të Gjykatës Kushtetuese"
NË FAQEN 4
Fatos Nano kërcënon Sadam Hyseinin!
Lajm i orës së fundit
Në mbledhjen e fundit të qeverisë shqiptare, kryeministri Nano i ka dërguar një ultimatum Hyseinit, ku i kërkon të pranojë pa kushte inspektorët e OKB-së.
Në rast të kundërt - deklaroi Nano ashpër - ne do t'i shpallim luftë Irakut!
Pas kësaj deklarate, ministri i Mbrojtjes Brokaj, ka kërkuar një plan të hollësishëm mbi mbival viktimave presidenciale të Sadamit për të cilat dyshohet se kanë armë kimike.
Ndërkohë, siç bëjnë të ditur burime të sigurta pranë presidentit iraken, ky i fundit ka kërkuar Qago Apostolin, në këmbim të dhënies leje inspektorëve të OKB-së.
Ende nuk dihet ç'qëndrim do të adoptojë qeveria shqiptare, por në konferencën Nano pask të jetë se ky është një pazarllëk jo pa leverdi.
Dje, në Sheshin "Skënderbej"
20 shkurti, ditë kundër tiranëve
Përshëndetja e kryetarit të PD-së, Sali Berisha
NË FAQEN 4
Njoftim
Kreditorët të dielën në Sheshin "Skënderbej"
Shoqata kombëtare e kreditorëve njofton se ka marrë leje në drejtorinë e policisë për një tubim paqësor në sheshin "Skënderbej", Tiranë ditën e diel, datë 22.02.'98 ora 11.30 deri 13.00.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë anëtarët e shoqatave të kreditorëve dhe të gjithë qytetarët që kanë depozituar në firmat rentiere.
Pjesëmarrësit në miting janë të lutur të zbatojnë të gjitha kërkesat që sanksionon ligji për tubimet dhe protestat paqësore.