Qeveria i vë flakën Shkodrës
Grusht shteti brenda shtetit. Nano sposton Meidanin dhe vesh kompetencat presidenciale
Pushteti hakmerret dhe provokon qytetin antikomunist. Digjen dhe shkatërrohen komisariati, bashkia, bankat, biblioteka “Marin Barleti” dhe universiteti. Qytetarët evitojnë gjakderdhjen
Të dielën në Shkodër ndodhi ajo që kishte paralajmëruar ministri i Brendshëm Neritan Ceka. Ai ka filluar të përgatisë një ngjarje të tillë me parashikimet e saj, të cilat herë drejtpërdrejt e herë nuk deshtuan. Sulmi kriminal ndaj qytetit të Shkodrës do të mbahet mend si nata e Shën Bartolomeut të qytetit më me tradita e demokratike edhe qytetit më të dhunuar. Shkodranët vete do ta kujtojnë si vitin 1967 kur u mbyllën apo u shkatërruan kishat dhe xhamitë e qytetit, apo sakatimin dhe shkatërrimin përfundimtar të pazarit të qytetit që ndër më të vjetrit dhe më të mëdhenjtë e Ballkanit. E gjithë kjo i ndodhi qytetit emblemë të Shqipërisë prej qeverisë socialiste e më konkretisht prej ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Neritan Ceka. Papërgjegjshmëria e këtij ministri dhe inati i qeverisë aktuale me qytetin antikomunist, janë dy nga pikat ku mund të hidhet çdo kush për të kuptuar atë që ndodhi përgjatë mbasdite së të dielës dhe natës së 22 marsit. Shteti kundër Shkodrës. Por kësaj radhe me skemën inkuizitore, atë të eleminimit të frymës qytetare nga antikomunizmi i këtij qyteti. Pikërisht ndarja në dy linja e asaj që është vetëm një linjë ka qenë verdikti i këtij akti kriminal që u kryen ndaj institucioneve të rëndësishme të qytetit. Dje në një konferencë shtypi të PD-së u tha se përpara se të shkatërrohet SHIK të gjitha dosjet me dokumenta janë nxjerrë prej andej dhe janë fshehur. Kjo është një parapërgjigje e dijes së tij. Por nëse kjo zyrë pati fatin e mirë të kujdesit qeveritar, ndërkohë që dikush ishte i bindur për djegien e tij nuk e patën këtë fat bibliotekа “Marin Barleti”, po ashtu para të bankat e kurseve apo në bankën e qytetit. Të gjitha këto objekte nuk u prekën edhe në ditët më të tmerrshme të rebelimit kombëtar. Askush nuk ruante ato ditë në bibliotekë, as në universitet, as në objektet të tjera që u kërcënuan, u plaçkitën apo u dogjën nga nata e “Çekës dhe Havarit”. Por nuk u dogjën, plaçkitën edhe pse në ato ditë kishte edhe të dielа. U desh të vijë e diela e Çekës dhe Havarit, Nanos apo Gjinushit, që Shkodra t’i vihet zjarri si kurrë ndonjëherë. Ndryshe nuk mund të shpjegohet deklarata e ministrit të Brendshëm se për punën e mirë që ka bërë Drejtori i Policisë së Shkodrës do të emërohet në një detyrë tjetër. Rasti më i keq i konfliktit të qeverisë me një popull është kur një qeveri përpiqet të mërmojë një qytet. Kësaj radhe nuk u mërmën përfshirë apo thoshët të mbylleshin në burgj, por u tretën në lumë eshtrat e Gjergj Fishtës, për nuk harruan të arrestonin njerëzit e njohur në Shkodër. Por, kryesisht kësaj radhe u tërbuа tek heqja e emblema së qytetit, e tërëpërimti të tij. Pa këtë qytetërim dhe me këtë harbutërinë që përshkon regjimi i Nanos le të mbetet antikomunist. Një antikomunizëm pa vlera nuk ka vlerë. Këtu bën “diversantët” që ministri Çeka i solli nga Mali i Zi. Ua dorëzoi komisariatin, ua dorëzoi forcat speciale, ua dorëzoi policët dhe ato pak armë që ata kishin. Për këtë skemë u emërua në këtë qytet një provokator siç ishte Drejtori i Policisë së Shkodrës. Askush nuk mund ta bëjë këtë me mirë dhe me lehtë djegien e Shkodrës se sa një person që nuk ka asnjë kredibilitet në qytetin ku punon, nuk ka asnjë mbështetje nga askush dhe përkundër përfuzet e përgjithshme nga qytetarët. Qeveria socialiste atenton Shkodrën. E atenton atë në verbim të të gjithëve. Ministri i Brendshëm duhet të përgjigjet pse në Shkodër gjendja ishte jashtë çdo kontrolli të plotë, duke u lënë. Pse kur ai deklaronte se qyteti ishte plotësisht i qetë, zjarri niste dhe shtrihej dhe dilnin shtëpiat. Ku quan qetësi ministri i Brendshëm dhe kush ishte ai që e lidhte kontrollin Shkodrën. Ku kishte Çeka një forcë e kontrollit të qytetit. Kush është kontrolli dhe kushte gjatë gjithë natës. Ose ata që drejtojnë janë njerëz të këtij sistemi dhe i kanë sytë digjall. Shteti ka dënuar shënimin e tij të këtij qyteti që është një nga qendrat e qytetërimit në këtë vend. Aq më keq kur një qytet digjet për shkak të qeverisë.
Laçaj kundër Nanos dhe Vranickit
Prefekti i Shkodrës hedh poshtë akuzat e papërgjegjshme të qeverisë
Prefekti i Shkodrës, Ali Laçaj, përgënjeshtroi dje kryeministrin Nano dhe shprehet se qeveria shqiptare ia atribuон ish-kancelarit austriak, Franc Vranicki.
Prefekti i Shkodrës, Ali Laçaj, përgënjeshtroi dje kryeministrin Nano dhe shprehet se qeveria shqiptare ia atribuon ish-kancelarit austriak, Franc Vranicki. Në një takim me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, dhe drejtuesit e tjerë të PD-së që shkuan në Shkodër, prefekti Laçaj tha se gjitshcka ka ndodhur në qytetin verior nuk ka të bëjë fare me forcat politike. Ndërkohë, sipas tij, ngjarjet e rënda të së dielës dhe të hënës janë provokuar nga veprimet e fundit të qeverisë, duke filluar nga emërimi i Havarit si drejtor policie.
Laçaj citohet të ketë thënë se Havari nuk duhet të shkele më kurrë në Shkodër, duke theksuar se prania e tij ka qenë fitili për dramën që ndodhi në Shkodër. Ndërkohë prefekti ka deklaruar se qeveria nuk e njeh suahet gjendjen në Shkodër, duke lënë të kuptoje se ajo ka bërë gjeste të pamatura.
Deklaratat e prefektit të Shkodrës, Ali Laçaj, hedhin poshtë deklaratat e papërgjegjshme të qeverisë dhe të kaolicionit të majtë, të cilat synojnë për ta kaluar barrën e rëndë të përgjegjësisë së tyre mbi shpinën e opozitës. Por ndërkohë, ato hedhin poshtë edhe të ashtuquajturat deklarime të ish-kancelarit austriak, Franc Vranicki, të cilat u lexuan mbrëmë nga televizioni shtetëror. Duke pasur parasysh se tele-turpi i Nanos mund të fabrikojë gjithçka, ashtu siç ka bërë deri tani, shpresohet që ajo që u dha mbrëmë në edicionin e lajmeve të orës 20.00 si deklaratë e Vranickit, të mos jetë e vërtetë. Nëse ish-kancelari austriak i ka thënë vërtetë ato gjëra në një bisedë telefonike me Nanon, kjo do të kompromentojë rëndë diplomatin në pension jo vetëm për të tashmen, por sidomos për misionin e tij gjashtë vjet ti kaluar në Shqipëri. Në rast se ish-mediatori i komunitetit ndërkombëtar për Shqipërinë mendon si Fatos Nano, që opozita është një grupim politiko-terrorist, vihet në dyshim të madh neutraliteti shumë i diskutuar i Vranickit gjatë vitit të kaluar. Kjo do të thotë se ai ka pasur një qëndrim tepër të dyshimtë dhe ka pasur një rol protagonist në dramën shqiptare të vitit të kaluar.
Ne urojmë që kjo të mos jetë e vërtetë, por në rastin më të mirë te jetë një dezinformim i zakonshëm i televizionit shqiptar, sepse në kohën që përfaqësuesi i shtetit në Shkodër dhe duhanë e shkaktori qeveria me emërimin e Havarit dhe me provokimet e tjera mbi qytetin antikomunist, nuk ka asesi të shpjegohet që mediatori Vranicki të jetë më radikal se Nano në përcaktimin e tij për opozitën shqiptare.
A.Gj.
Pollo: Haxhi Qamilët kundër Kushtetueses
Një qeveri e dhunës nuk mund të ndërtojë shtet ligjor
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka reaguar ashpër dhe ndaj një vendimi të Kryesisë së Kuvendit Popullor për ta futur në rendin e ditës problemin e Gjykatës Kushtetuese me qëllimin për ta pezulluar atë.
Janë Haxhi Qamilët e sotshëm në pushtet që kanë ndërmarrë sulmin ndaj një institucioni plotësisht legjitim dhe mjaft të rëndësishëm, siç është ai i Gjykatës Kushtetuese.
Kryesia e Kuvendit Popullor mund të vendosë për rendin e ditës të mbledhët në seancë plenare, por në asnjë mënyrë të pezullojë një institucion tjetër siç është Gjykata Kushtetuese, tha Pollo. Këto gjëra mund t’i bëjnë vetëm Haxhi Qamilët. Gjykata Kushtetuese funksionon në bazë të ligjit. Konflikti i fundit midis qeverisë Nano dhe Gjykatës Kushtetuese erdhi për shkak të një ligji që u ndryshua, por që Gjykata Kushtetuese natyrshëm e quajti të pavlefshëm.
Me pas, Pollo tha se me ndërhyrjen e dobishme të OSBE-së u krijua një bazë e kompromisit që parashikon një rotacion të kësaj gjykate brenda disa javëve. Sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese tregon edhe një herë se ato që kanë ardhur në pushtet në mënyrë të paligjshme dhe në dhunë e kanë shumë të vështirë të ndërtojnë shtetin ligjor dhe demokracinë.
Konflikti Parlament - Gjykatë Kushtetuese ka lindur pas një ndryshimi në ligjet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për anë e Parlamentit. Ku ligji u anulua dhe u konsiderua jokush-tetues nga kjo gjykatë për shkak se përbënte një cenim serioz të të drejtës së pavarësisë së qytetarëve. Media e ka çmuar një ligj të tillë antikapitalist dhe që synon të drejten e shtetit për të sekuestruar apo ndryshuar pronat, ndaj pasurise së individit, gjë që bie në kundërshtim me kartën e të drejtave të njeriut për pronën.
Tanket dalin në rrugë
Elbasan- Luftë në bazën e armatës
Disa persona të maskuar e të armatosur kanë sulmuar natën e së dielës bazën e armatës në Elbasan.
Ka qenë ora 12.30 e natës kur janë shkrehur breshëritë e para mbi magazinat e kësaj armate. Tetë rojet e tjera dhe oficeri i rojës së kësaj baze më pas duke u detyruar të vetëmbrohen, janë kundërpërgjigjur ndaj tyre po me zjarrin e armëve. Mes errësirës pus, shpjegojnë për BD, njëri prej rojeve e pamë veten pisk. Do të kishim braktisur depot plot barot e municion e do të kishim ikur në pas pus dy orësh luftimi s’do të kishin ardhur tanket djegëse.
Dy orë luftimi mes dy palëve ka përfunduar, sipas burimit në fjalë pa viktima e dëme të konsiderueshme materiale. Digaçët kanë patrulluar më pas gjatë gjithë natës jo vetëm zonën përreth bazës së armatës, por edhe përgjatë rrugës nacionale. Sulmi mbi këtë bazë është bërë me paramendim grabitjeje municioni, baruti e pajisjesh ushtarake. Të armatosurit që kanë sulmuar bazën, duke patur këtë qëllim, kishin kombinuar qartë sulmin me favorin që jep errësira dhe mesnata, shton burimi në fjalë.
Daja e digaçëve për patrullim ka tmerruar banorët e zonës përreth, duke e futur tmerrin e një lufte, që në fakt përfshiu zonën përreth dy orë.
Ky ka qenë momenti kulmor që ka shpallur panikun dhe domosdoshmërinë e gatishmërisë dhe dubimit të rojëve.
Sidogofte sulmi mbi këtë bazë, që konsiderohet ndër më të mëdhatë në vend, edhe pse u urdhëb gjatë trazirave, ka detyruar patrullimin me tanke, që të kujton kohën e gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur në vend pas shpërthimit të depove të armatimit në Vlorë, në kohën e trazirave të fajdeve.
I. H.
OSBE përgjegjëson Nanon
Zyra e OSBE-së në Tiranë në një deklaratë të publikuar mbrëmë përgjegjëson kryeministrin Fatos Nano lidhur me ngjarjen e Shkodrës i cili e ka quajtur atë politike.
OSBE e quajti një problem rendi dhe u bëri thirrje forcave politike të distancohen nga aktet e dhunës dhe terrorit, akt që forcat politike shqiptare e kanë bërë gjatë gjithë kohës dhe dhe për arsyje.
Qeveria shqiptare fajësoi opozitën për ngjarjet e Shkodrës, ndërkohë që Havari e ka komisaritë në duart e grupeve të armatosura dhe iku nga një së këmbën kur ishte në hyrje të ndërtesës. Forcat politike dhe pushteti lokal i kishin kërkuar qeverisë të largonte Havar’in nga detyra por për qeveria e qëllimisht atë për të provokuar qytetarët dhe për të lënë komunikimin me shpresë apo si sulm.
Zyra e OSBE-së në Tiranë në deklaratën e saj nuk fajëson forca politike duke hedhur poshtë pretendimet dhe akuzat e qeverisë se ushtruar
Policia bllokon radion Kontakt
Oficerë të Sigurimit të Shtetit dhe ATSH kërkojnë arrestimin e gazetarëve
NE FAQEN 2
Foto: Armando BABANI
Prefektura e Shkodrës gjatë trazirave të muajit të kaluar