OSBE, konsultime për ligjin “Mbi organizimin e drejtësisë”
NË FAQEN 3
OSBE, konsultime për ligjin
“Mbi organizimin e drejtësisë”
Ministri Kondi braktis takimin
NË FAQEN 3
Nga Shqipëria do të ikin qeveritarët
Gradohen atentatorët e deputetit të PD-së. Pas emërimit të Havarit, ish-shefi i komisariatit të Lezhës, Pjerin Ndreu, caktohet drejtor policie në Shkodrën e djegur nga sigurimsat
Azem Hajdari denoncon skenarët për likuidimin e opozitës: “Unë dhe familja ime nuk lëvizim prej këtu, sepse nuk kemi frikë nga Nano dhe bandat e tij”
Sot, një vit nga vrasja e Lekë Qokut dhe Besnik Hidrit. Shtatë të tjerë u vranë nga komunistët shqiptarë në shkurt të ’91
Pollo: Nano pjellë e kënetës
PD i përgjigjet deklaratave dhe kërcënimeve të kryeministrit paranojak
Kryeministri dhe partia e tij janë frymëzues të atentateve politike që janë kryer ndaj PD-së, anëtarëve dhe veprimtarëve të saj. Nano, tha nënkryetari i PD-së, ka përgjegjësi direkte për masakrën e shkurtit ’91, 2 prillit ’91, katastrofën e marsit të vitit të shkuar, atentatet ndaj Berishës, Hajdarit, drejtuesve dhe anëtarëve të tjerë të PD-së
NË FAQEN 3
Shkurt…
Shkurti, muaj gjaku për Nanon
Sot, një vit nga vrasja e Lekë Qokut dhe Besnik Hidrit. Shtatë të tjerë u vranë nga komunistët shqiptarë në shkurt të ’91
shkurt të ’91
Shkurti, muaj gjaku për Nanon
Besnik Hidri
Lekë Qoku
Më 28 shkurt, një vit më parë, u vranë nga bandat komuniste në qytetin e Vlorës dy oficerë të SHIK-ut, Besnik Hidri dhe Lekë Qoku. Të dy u morën nga banditët e Vlorës, u masakruan, u dhunuan përpara të ashtuquajturve grevistë të urisë. Në sy të tyre u torturuan deri sa vdiqën dhe po në sy të tyre dy vampirë pinë gjakun e oficerëve të SHIK-ut. Një skenë të tillë makabre nuk kishin parë as sytë e filmave të neveritshëm dhe në një skenë të tillë makabre filloi edhe revolucionin e komunistëve shqiptarë, produkti i të cilit janë qeveritarët e sotëm dhe kryeministri Fatos Nano. Pas kësaj ngjarjeje fillon totalisht me armë të Partisë Socialiste kundër shtetit shqiptar, pasojat e të cilit ishin rreth 3000 të vrarë, 6000 të plagosur, një dëm ekonomik me vlerë mbi një miliardë dollarë, rrënim total i besimit të njerëzve, bllokim i reformave demokratike në Shqipëri dhe për më keq solli si pasojë politike restaurimin e klasës së vjetër politike, rrëzuar shtatë vjet më parë.
Vrasja e dy prej punonjësve shtetërorë me dinjitet, që qëndruan në krye të detyrës deri në vdekjen e tyre ishte edhe dëtyrë e autoritetit shtetëror që do të vazhdojë edhe më gjatë në këtë vend. Ky ishte edhe çmimi që duhet të paguajë njëri i hijeshte shqiptar për hir të rikthimit të komunistëve, banditëve, sigurimsave në kar- riget shtetërore.
Shkurtimi ka hyrë në historinë e vendit si muaji i vrasjeve të partisë së Fatos Nanos dhe klanit të tij mbi demokratët e parë. Edhe shtatë vjet më parë në ditët e muajit shkurt ndersa Nano ishte në drejtim të PS dhe të qeverisë u vranë Artan Lenja, Artur Daka, Spartak Deliu, Pellumb Tahiri, Mikel Laro, Ismail Copani, Lulezim Barzha. Por muaji shkurt i ’97 e pasuroi këtë kronikë të zezë edhe më sulmin më të rëndë atë kundër shtetit dhe vrasjen e nëpunësve të tij.
Përgjithësisht shkurti i është faturuar njerëzve që qëndron sot në krye të qeverisë, si muaji i gjakut që demokratët e Shqipërisë derdhin nga plumbat e komunistëve shqiptarë. Është pikërisht, Fatos Nano që dy netë më parë ashtu si në ’91 shqiptoi përsëri nga karrigia e kryeministrit urdhrin për ndëshkimin e opozitës dhe likuidimin e saj. Të vrarët e shkurtit janë ndërgjegja që thërret për të larguar sa më shpejt komunistët dhe banditët nga pushteti. Pikërisht vrasësit e Lekë Qokut dhe Besnik Hidrit janë thirrur sot në polici dhe SHIK, janë vendosur në pozicione të rëndësishme të shtetit ndërsa urdhërdhënësit kanë marrë poste ministrash. Por, po këta janë vrasësit e Lenjes, Dakës, Deliut, Tahirit, Laros, Copanit, Barzhës në vitin ’91.
Për njerëzit normale të Shqipërisë 28 shkurti është një apel për rikthimin e dinjitetit të vendit, shtetit, për rrëzimin e komunistëve dhe banditëve nga pushteti, vendosjen e idealeve demokratike edhe njëherë në themel të demokracisë së kërkuar shoqërisë.
Bandat që vranë shkurti sot janë të veshur me pushtet. Ata kanë shekelur mbi trupat e njerëzve të rinj në Shqipëri. Si të tillë ata janë thika në trupin e plagosur të vendit. Këto thika do të derdhin gjak për sa kohë Shqipëria do të mbajë në trupin e saj. Idealet e të vrarëve të shkurtit kanë qenë krejt ndryshe nga se është sot.
S. NEZA
Fshesë mbi demokratët
Spastrime në Bankën e Shqipërisë. Pushohen 30 punonjës të tjerë
Punonjësit e shkarkuar kanë kryer mbi 40 vjet specializime jashtë shtetit, dhe janë hedhur në rrugë vetëm për motive politike
që punojnë në sistemin bankar të Shqipërisë. Me urdhër të Shkëlqim Canit janë pushuar dhe nga puna mbi 30 specialistë të shquar të Bankës Qëndrore dhe financierë të njohur në sistemin bankar të vendit. Ata njihen si ndër punonjësit më të kualifikuar në Bankën Qëndrore dhe të gjithë sebashku kanë kryer më shumë se 40 vjet specializime brenda dhe jashtë vendit. Urdhëri i Shkëlqim Canit vjen menjëherë pas deklarimeve të kryeministrit shqiptar kundër PD-së dhe në vazhdën e spastrimeve politike që janë ndërmarrë përgjatë qeverisjes shtatëmuajore të ish-komunistëve. Të gjithë punonjësit e shkarkuar njihen për kompetencë dhe korrektesë në punë po aq sa edhe përbëjnë pjesën më të talentuar të Bankës Qëndrore. Vetëm motivi politik ka qenë arsyeja që i nxorri në rrugë njerëzit për të cilët ka investuar jo vetëm shteti shqiptar, por edhe bashkësia ndërkombëtare.
Për pesë vjet Shqipëria mori asistencë teknike në shumë rreth 200 milionë dollarë nëpërmjet të cilave u përgatit tre infrastruktura e reformave ekonomike në vend. Dhe tani qeveria e Nanos ka arritur të hedhë në rrugë rreth 170 milionë dollarë të investuara për infrastrukturën shqiptare. Pjesa e mbetur mund të zhduket brenda një muaji. Revanshi komunist nuk po ndalet ndërkohë që zëvendësit e tyre vinë nga periferia me përvojën e ish kooperativave bujqësore.
LS
NE FAQEN 5
Fshesë mbi demokratët që punojnë në sistemin bankar të Shqipërisë.
Vritet kryeplaku i Kaçinarit
Plumba mbi opozitën
NË FAQEN 2
Laço: PS të paguajë faturën 2 miliardë dollarë
Socialdemokratët kundër Nanos: Deklaratat inkriminojnë ata që i bëjnë
NË FAQEN 3
Qeveria, dhunë mbi grevistët
Kreditorët rrihen nga policia para Televizionit të kompanisë. Qeveria akuzon kreditorët - grevistë si mashtrues
NË FAQEN 5
Shou televiziv kryeministror
Lajm i orës së fundit
Dy-tre javë më parë në një mbledhje qeverie dhe drejtorëve nga TV shtetëror, Nano mbajti një fjalim programatik ku vuri me shpatulla për muri disa nga ministrat e tij.
“Që sot e tutje, për çdo dështim tonin nuk do t’i akuzojmë më Berishën dhe opozitën, por vetën tonë”. tha Nano publikisht duke i ftuar shqiptarët me këtë qëndrim të tij.
Po ja, mbrëmë përsëri mbledhje televizive transmetuar nga televizioni shtetëror - Papë Nano thërrim programak, “Për të gjitha dështimet tona lajm e ka Berisha me shokë”, deklaroi solemnish Nano, duke harruar ç’tha pak ditë më parë.
Për shqiptarët që e dëgjuan të ishte mbledhje e paparë. Nuk i dëgjua asnjë fjalë në kohë ka qenë i mirë, rahati e për një apo tani?
Kësaj radhe ta vërtetojë amnisti [?]
Sot, miting i madh i Opozitës
Protestë e fuqishme ndaj Qeverisë
Sot, më datë 28.02.1998 ora 12.00 në aneksin e stadiumit “Selman Stërmasi”
Bashkimi për Demokraci, shoqata antikomuniste e ish-të përndjekurve politikë,
forumet Rinore, Lidhja Demokratike e Gruas, Sindikata e Pavarur e Minatorëve
organizon tubim proteste paqësore:
Ftohen të gjithë protestuesit që të mblidhen para selisë së Partisë Demokratike
në orën 11.45, nga ku do të bëhet nisja.
Kundër terrorit dhe burgosjeve politike që po i bëhen opozitës.
Kundër masakrimit dhe varfërisë ekstreme që po sjell qeverisja e koalicionit.
Kundër mos indeksimit nga qeveria të pagave të gjithë punonjësve buxhetorë
dhe të pensionistëve.
Kundër censurës dhe mashtrimit të madh që qeveria po i bën popullit shqiptar
nëpërmjet teleturpit.
QYTETARË TË TIRANËS
Të gjithë të më në mbrojtje të demokracisë dhe kundër rivendosjes të neokomunizmit.
BASHKIMI PËR DEMOKRACI