01/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 mars 1998

Mjekë psikiatër për zotin Ceka

MAPE ndihmon policinë shqiptare NE FAQEN 4

Specialët i japin hov kontrabandës

Shpërthejnë trafiqet e paligjshme në veri NE FAQEN 4

Revolta fsheh vjedhjen e ndihmave

Rebelimi i të burgosurve skenar nga Ministria e Drejtësisë NE FAQEN 6

Marshim i demokratëve në Tiranë

Të mërkurën, mitingu i madh i “Bashkimit për Demokraci” do të zhvendoset në sheshin “Skënderbej” Opozita sfidon terrorin policor të pushtetit. Mijëra protestues mbushin rrugët e kryeqytetit dhe sheshin e stadiumit “Selman Stërmasi”

Nano privatizon pronat e pesë kompanive

Vdes edhe shpresa e fundit e kreditorëve të mashtruar nga kryeministri Pronat e pesë kompanive më të mëdha huamarrëse në Shqipëri do të kalojnë në duart e qeveritarëve. Operacioni i grabitjes së kursimeve të kreditorëve është mbyllur tashmë në pjesën e tij teorike, pasi firma “Deloitte & Touche” ka publikuar raportin, sipas të cilit kompanitë nuk zotërojnë më asete për të shlyer detyrimet. Që sot e tutje, shteti dhe firma fima an-gloze do të kenë dorë të lirë për të tjetër-suar atë që ka mbetur nga paratë e futura me fajde të shqiptarëve, gjë që u përdor si pretekst për rebelimin e armatosur të vitit të kaluar. Pjesa e dytë e operacionit përf- Rëndohet shëndeti i grevistëve të urisë

Vriten pesë shqiptarë nga policia serbe

Shkallëzohet terrori serb në Kosovë. Luftë në Drenicë Mësohet se janë vrarë dy policë serbë dhe plagosur tre të tjerë Shkallëzohet terrori serb në Kosovë. Luftë në Drenicë Vriten pesë shqiptarë nga policia serbe Mësohet se janë vrarë dy policë serbë dhe plagosur tre të tjerë Terror në Kosovë. Të paktën pesë shqiptarë janë vrarë dje dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë një ekspedite të forcave policore në Drenicë. Sipas burimeve informative nga Prishtina, trupa të mëdha policore kanë depërtuar në thellësi të Drenicës duke bastisur, plaçkitur dhe dhunuar dhjetëra familje. Pesë të vrarët mendohet se janë ekzekutuar në postblloqe e ngritura nga policia përgjatë rrugës që lidh Pejën me Prishtinën, vend ku edhe ndodhet zona e trazirave më të mëdha, Drenica. Po ashtu burimet nga Prishtina bëjnë të ditur për dy policë serbë të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur. Kjo është një nga ditët më të përgjakshme midis forcave policore serbe dhe qytetarëve shqiptarë të Kosovës. Drenica është pjesa e Kosovës me përqendrimet më të mëdha të policisë serbe. Pak javë më parë aty u vra nga policët serbë shqiptar dhe u plagosën disa të tjerë. Ndërkohë që dhuna policore në Kosovë është shkallëzuar shumë, janë shtuar edhe lëvizjet diplomatike në lidhje me zgjidhjen e problemit të Kosovës. Një javë më parë, i dërguari i posaçëm amerikan Gelbart e vizitoi Prishtinën, ndërsa një rezolutë e BE për Kosovën është aprovuar tre ditë më parë. Gelbart ka kritikuar politikën e Kosovës për pritshmërinë, ndërsa ka ushtruar një presion të madh ndaj Beogradit që të fillojë menjëherë së pari zbatimin e marrëveshjes për arsimin.

Teleturpi manipulon

Televizioni i Nanos dhe i Mazit dhanë mbrëmë një shembull tjetër të manipulimit të turpshëm që po i bëjnë ekranit të vogël shqiptarët e klikës në pushtet. Me një gjuhë të pëshpirtë dhe me plane filmike që të kujtojnë kohërat e dhomës së kontrollit të kohës së Hoxhës, shërbëtorët e bindur të Nanokraturës u përpoqën që të zbëhnin protestën e demokratëve të Tiranën në ndeshjen e stadiumin “Selman Stërmasi”. Pamjet e manipuluara, që televizioni i përdoruesit Mazi dha mbrëmë janë një fyerje për mijëra qytetarë të Tiranës që morën pjesë në mitingun e Bashkimit për Demokraci, por njëkohësisht për ekranin e mijëra të tjerë në të katër anët e Shqipërisë që mendojnë si ata, për krizën ku e ka futur Shqipërinë klika e Fatos Nanos. Tashmë të mësuar me pamjet e filmuara nga helikopteri, shumë kohë para se të fillojnë mitingjet e opozitës, shqiptarët do mësohen të peshojnë çdo ditë mbi pamjet e manipuluara, që u servirin laketë e Nanos dhe të Mazit në ekranin e vogël.

Terrori që vjen nga Ministria e Brendshme

Pavarësisht lajmërimeve të Ministrisë së Brendshme, mediat qeveritare dhe shtypi i majtë, për akte terroriste në mitingun e PD-së asgjë e tillë nuk ndodhi. Protecia qeveritare e lidhur me dëshirën e tyre që një gjë e tillë të ndodhte u fik shpjet. Mjaftoi që demokratët të dilnin në rrugë të përfshatonin qetësisht që fantazia me krime e Cekës të mbetej e tillë. Ndërkohë pak qytetarë të Tiranës kanë harruar skenat e mitingjeve të opozitës së vjetër ku 400 militantë socialistë mbushnin xhepat me gurë dhe qëllonin kë gjinin përpara. Jo më larg se në shkurtin e vitit të kaluar një pjesë e mirë e këtyre u përplasën “Rinia” u gjakosën nga nervat e prishura të socialistëve kur guxuan me gurë të mbare e prapshi. Nuk ka ndodhur që socialistët të bëjnë një miting dhe mos të vraponin nepër rrugët e Tiranës duke ngjallur frikë tek mijëra qytetarë normalë të kryeqytetit. Opozitarët e rinj nuk kishin gurë, veçse qetësi e shoqëruar me thirrjet më të natyrshme për këto ditë “Poshtë qeveria”. Edhe sot socialistët nuk i kanë hequr gurët. Ata ende i mbajnë në xhepat e tyre. Frok Çupi që sanksionon në agjencinë shtetërore të lajmeve të gjitha idetë e mbrapshta të Neritan Cekës, i mban vetë Neritanit me zëdhënësin faqek e tij, i mban drejtori i TV, Eduart Mazi, drejtuesi e shtypit të majtë qeveritar dhe proqeveritar. Qeveritarët të tronditur nga mitingjet e PD-së nxorën armatë me njërëzore atë e të terrorit për të trembur njerëzit. Është e njëjta skemë që u përdor në fushatën e vitit të kaluar në Elbasan, Lushnje, Durrës, etj. Një gjë e tillë u përsërit para katër ditësh në Lushnje dhe Berat. Terrori dy netë më parë doli i përçel-lur pikërisht nga godina që duhet të luftojë atë, Ministria e Brendshme. Kjo do të thotë se policia shqiptare e me sakët drejtuesit e saj kanë ndryshuar destinacion. Njerëzit nuk duhet të frikësohen kur bëhen presionet të Partisë Demokratike, por nga segmentet e kriminalizuara të Ministrisë së Brendshme, nga ish-banditët e graduar dhe ish sigurimsat e thirrur në zyra e tyre të vjetra. Janë pikërisht ata që një vit më parë guanin me gurë kalimtarët rrugëve të Tiranës e vranë me plumba në qytetin e Vlorës. Njerëzit janë shumë më të sigurtë në mitingjet e PD-së se sa në shtëpitë e tyre, në kafë, se në rrugë, ku natyrshëm terrorizojnë e Ministrisë së Brendshme mund të vijë për kontrollë, mund të instalojnë përgjues, mund të të qepin pas operativët, mund të të qëllojnë me ndonjë plumb dhe në darkë Cupi, Mazi dhe zëdhënësi faqek e Ministrisë së Brendshme të lajmërojnë për ndejshë bandash. Kujtoni Shkodrën që në natën e 22 shkurtit ishte plotësisht nën kontrollin e Cekës.

Avokati Spartak Ngjela bashkohet me grevistët

Në ditën e pestë të grevës së kreditorëve të VEFA-s NE FAQEN 5 mbyllja ... firma “Deloitte & shteti dhe firma fina anglexe shqiptarëve, gjë që e kaluar. Pjesa e dytë e operacionit përfshin kalimin e pronave të kompanive në duart e qeveritarëve të lartë të kabinetit Nano. Pasuria e kompanive do të tjetërsohet, duke përdorur emra të rremë investitorësh të huaj, prapa të cilëve do të fshihen qeveritarët shqiptarë. Tashmë ka humbur çdo shpresë për kreditorët e dëshpëruar, që prisnin kthimin e parave të tyre, sipas premtimit të kyeministrit, në qershor të vitit të kaluar. Lajmi i zi për ta vjen në një kohë, kur dhjetëra kreditorë të VEFA-s janë pështirë prej disa ditësh në një grevë urie, e cila nuk ka zgjuar as vëmendjen më të vogël të qeveritarëve, të cilët po grabisin edhe atë që ka mbetur nga kompanitë huamarrëse.

Laco: Partia Socialiste, universiteti i krimit

Socialdemokratët përsërisin kërkesën për qeveri teknike Qeveria e sotme njësoj si ajo e Hoxhës nuk afron dot investime të huaja. Ceka nuk kontrollon dot as kriminelët që ka të prangosur në burg NE FAQEN 3

Mëkat - goditja e Gjykatës Kushtetuese

Drejtori i Institutit të Gjermanisë Lindore, Bruner, kritikon autoritetet ... por gjykata ... PS, Maksut ...

Venecia hap “gjiqin” për dhunimin e kushtetutës nga parlamenti dhe Meidani Pollo: Pozita të vijë në tryezë për kushtetutën “Dialogu, kompromisi dhe konsensusi për procesin kushtetues nuk arrihen as në Venecia, as në Nju Jork, por në Tiranë” NE FAQEN 3

Rëndohet shëndeti i grevistëve të urisë

Ç’është opozita konstruktive

Lajm i orës së fundit Qeveria shqiptare i paraqiti parlamentit këto ditë një projektligj për opozitën konstruktive. Çfarë duhet të plotësojë opozita sipas këtij ligji që të mos jetë destruktive. Neni 1. Opozita caktohet nga mbledhja e nivelit të lartë të partive të koalicionit qeveritar. Në këtë mbledhje vendoset edhe zgjidhet edhe kryetari i opozitës. Neni 2. Opozita duhet të miratojë çdo vendim qeverie. Neni 3. Opozita zhvillohet aktivitetin vetëm në mbrojtje dhe përkrahje të qeverisë. Neni 4. Opozita edhe kur kritikon, akuzohet e burgoset nga policia, duhet ta kuptojë që kjo bëhet për të mirën e saj. Neni 5. Përjashtohet nga opozita çdo njeri që bën kryeministrin, presidentin e vendit dhe ministrin e Brendshëm.