03/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 mars 1998

Protestë kundër shtetit klanor

Nesër, të gjithë në sheshin "Skënderbej" Ditën e mërkurë më datë 4 mars 1998 ora 16.30 në sheshin "Skënderbej" formacioni Bashkimi për Demokraci si dhe shoqata e sindikatat që mbështesin këtë grupim politik do të organizojë tubim paqësor për të protestuar: Kundër rivendosjes së shtetit klanor Kundër burgosjes politike Kundër mashtrimit të qeveritarëve për kthimin e parave të lëna në fajde Kundër varfërisë absolute që po sjell qeverisja e koalicionit Kundër mashtrimit të pushtetarëve për indeksimin e pagave dhe pensioneve Të gjithë në shesh në mbrojtje të demokracisë dhe kundër rivendosjes së komunizmit. Aktiviteti zhvillohet me lejen e policisë. BASHKIMI PËR DEMOKRACI

Grevishtet e VEFA-s drejt vdekjes

Dita e shtatë e grevë së urisë, Rëndohet shëndeti i kreditorëve NË FAQEN 5

Masakër e policisë serbe në Drenicë. Vriten 30 shqiptarë dhe plagosen dhjetra të tjerë. Milosheviçi nxjerr ushtrinë për të shtypur shqiptarët. Komuniteti ndërkombëtar paralajmëron Beogradin: “Ndalni dhunën për të shmangur luftën”

Kosova mbytet në gjak

Partia Demokratike dënon terrorin serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe thërret një tryezë urgjente të partive politike në Shqipëri E gjithë Kosova përfshihet në protesta. 300 mijë protestues në rrugët e Prishtinës, kundër terrorit serb. Policia e Milosheviçit përdor tanket, armët, shkopa gome dhe gazin lotsjellës. Vritet një demonstrues dhe plagosen qindra të tjerë. Protesta shtrihet edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Qeveria e Kosovës bën thirrje që shqiptarët të mbrohen me të gjitha mjetet. Mbetet e ndezur gjendja në Drenicë dhe në qytetet e tjera në Kosovë. Rugova shpall ditë zie për të nderuar viktimat e terrorit serb. Sot varrimi i viktimave në Drenicë. Reagime të menjëhershme nga BE, KE, SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia etj. SPECIAL NE FAQET 2, 3, 4 Foto: Reuters

Tritol në bingo

Masakër në Lushnje, 15 të plagosur Të paktën 15 persona u plagosën mbrëmë nga shpërthimi i një sasie të konsiderueshme tritoli në një bingo në qendër të Lushnjes. Tritoli shpërtheu rreth orës 19.00 kur bingoja ishte e mbushur me klientë. Nga të dhënat e para rezulton se një nga të plagosurit është në gjendje mjaft të rëndë, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar autorët e krimit. Qytetarët kanë nxituar të kthehen të tmerruar në shtëpitë e tyre. Burimet spitalore thanë se janë vënë në shërbim të plagosurve disa prej të cilëve priten të transferohen në spitalet e kryeqytetit. Situata në vend po përkeqësohet çdo ditë dhe shpërthimet e eksplozivit nuk po kursejnë tashmë edhe ambientet publike duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve të pafajshëm. Situata në shumicën e territorit shqiptar ka dalë jashtë kontrollit të policisë dhe qytetarët duhet të kujdesen vetë për fatin e tyre, pasi policia ende nuk po jep shenja në ndryshosen e rendit. Në jug të vendit ka pasur disa shpërthime eksplozivi dhe policia në asnjë rast nuk ka kapur autorët e krimeve. Nga shpërthimet në Gjirokastër janë dëmtuar rëndë ndërtesa e bashkisë dhe disa banesa private.

Nga Kreta në Drenicë

Nano, bashkëautor në vrasjen e shqiptarëve Parashikimet e bëra nga opozita shqiptare pas takimit Nano-Millosheviç, po dalin pikë për pikë. Këto ditë në Drenicë të Kosovës ushtria serbe ka vrarë dhjetra shqiptarë të pafajshëm dhe po vazhdon terrorin ndaj popullsisë shqiptare. Nuk ka nevojë të jesh vëzhgues i mirë që të shohësh se që mbas takimit të Kretës midis dy krerëve socialistë të Tiranës dhe Beogradit në Kosovë është shtuar repre[?]... Takimi i Kretës midis Nanos dhe Millosheviçit u kontestua mjaft jo vetëm nga opozita në Shqipëri, por edhe nga politikanët e Kosovës. Kontestimet nuk kishin të bënin thjesht me takimin që një kryeministër shqiptar po kryente me një kriminel të Kosovës, por edhe me atë që ishte dhanë takimin me Millosheviçin përpara mbledhjes së 27 marsit. Millosheviçi e refuzoi fillimisht takimin me Nanon megjithëse ishte përpara javës zhvillimit të takimit diplomacia e Nanos kishte bërë lëshime nga më të ultat ndaj Beogradit. Përpara se Nano të shkonte në Kretë kishte deklaruar se dëshironte zgjidhjen e çështjes shqiptare në Beograd dhe se i jepej e ndryshme nga ai i qeverisë demokratike. Duke përmendur tolerancën Nano arriti deri atje sa t'i premtonte Beogradit se edhe në një rast konflikti të armatosur qeveria e tij nuk do të ndërhynte duke e konsideruar këtë si çështje të brendshme të Serbisë. Ndërkaq “diplomatët” e Nanos, por edhe vetë Presidenti Meidani, dilnin përbet të flisnin për “komunitetin e shqiptarëve në Serbi”. Megjithatë edhe pas këtyre “lëshimeve” të Nanos ndaj Beogradit, Millosheviçi nuk pranoi fillimisht ta takojë Nanon. Kanë qenë disa heshtjeme të fshehta dhe drep[?]time që kurë nuk janë bërë publike, ato që pas Nanos nga “zbutur” Millosheviçin dhe përfundimisht ka pranuar të takohet me Nanon si duket vetëm që ato premtime t'i merr në gojë e Nanos. Menjëherë pas Kretës, faktet tregojnë që represioni serb në Kosovë është shtuar. Përderisa dhunë e egër ndaj studentëve protestues, arrestohen dhjetra shqiptarë në Plavë, Shkodër, Nikshiq kryeministri shqiptar del e bën deklarata ku ve në të njëjtin nivel kriminelët serbë dhe viktimat që janë shqiptarë. Deklarata e qeverisë Nano që dënonte “terroristët shqiptarë” në Kosovë mund të merret plotësisht si aprovim paraprak i sulmit serb ndaj Drenicës. Fakti është se kjo sulm ka filluar pikërisht pas pozicionit që mori qeveria shqiptare ndaj UÇK, apo ndaj atyre që udhëhejnë i qeverisë i quajti terroristë shqiptarë. Edhe tani pas vrasjes së dhjetra shqiptarëve në Kosovë qëndrimi i qeverisë shqiptare mbetet qëndrimi i vasalit. Tonet e qeverisë shqiptare janë tonet e skllevërve të lule padronit të mos e trajtojë dhe as që po bën më të tjerët. Kështu, pra duke parë këtë seri faktesh dhe mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet, Nano mund të quhet me plot gojën bashkëautor me Millosheviçin në vrasjen e shqiptarëve në Kosovë. E. PALOKA

Qeveria ka hedhur poshtë paketën e trojkës

Kryetari i Partisë Demokratike Berisha priti dje ekipin e Qendrës “Carter” kryesuar nga drejtori i projektit për Strategjinë Kombëtare Shqiptare të Zhvillimit e iniciuar nga kjo qendër z. Tom Forbord. Forbord falënderoi për pritjen dhe tha se ekipi i tyre është për t'u njohur e identifikuar për problemet e shqiptarëve për t'u ardhur në ndihmë atyre të përballojnë vështirësitë e mëdha të tranzicionit. Pasi i dorëzoi z. Berisha një tjetër letër nga Xhimi Karter i cili i kërkonte angazhimin dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në këtë projekt, z. Forbord parashtrroi konkretisht projektin për këtë strategji. Më tej u diskutua për zhvillimet e fundit dhe krizën që po përjeton Shqipëria në tërësi. Bashkëbiseduesit amerikanë kërkuan të njihen me pikëpamjet dhe qëndrimin e PD-së për problemet madhore. Berisha theksoi se Shqipëria po përballet me një krizë që po thellohet çdo ditë e më shumë. Lidhur me kthimin e PD-së në parlament ai u përgjigj se nuk kemi për bojkot të përhershëm sepse ne jemi parti e bazuar në parlamentarizmin dhe bojkoti është kundër funksionimit dhe të ardhmes së demokracisë. Por qeveria nuk ka përmushur asnjë nga rekomandimet e Trojkës bërë sipas pari 1990 në Shqipëri ka të bëjë politikë, heqje të mandatit të deputetëve për motive politike, dhunime e pushtetit lokal të zgjedhur me votë të lirë siç ishte rasti i kryetarit të rrethit Korçë. Dhuna dhe brutaliteti i përgjithshëm ndaj opozitës. Në vend po zhvillohet një kontrabandë masive qeveritare në të gjitha nivelet. Kthimi i ish oficereve të Sigurimit në të gjitha strukturat e ministrisë së Rendit dhe policisë ka sjellë radikalizimin e përgjithshëm të shoqërisë. Berisha mbështeti iniciativën e Qendrës “Carter” si të dobishme për Shqipërinë. Ai falënderoi për letrën e z. Karter dhe i kërkoi z. Forbord t'i përcjellë përshëndetjet e tij duke shprehur mirënjohjen ndaj interesimit të Presidentit Karter për Shqipërinë. Bashkëbiseduesit amerikanë vlerësuan gatishmërinë e z. Berisha dhe të PD-së për të bashkëpunuar me Qendrën “Karter” në realizimin e projektit të tyre për Shqipërinë. Xhimi Karter i shkruan Berishës Ish Presidenti amerikan Xhimi Karter i dërgoi z. Sali Berisha një letër në të cilën i bën të ditur për angazhimin e Qendrës “Karter” të ndihmojë Shqipërinë në përparimet në procesi shumë pjesëmarrësh Shqipëria të mund të ndërtojë një strategji kombëtare të zhvillimit. Karter mendon se ky proces dhe strategjia e dalë prej tij do të jenë një kontribut pozitiv në zhvillimin ekonomik, në konsolidimin e demokracisë dhe aftësinë drejtësues të shqiptarëve. Në letrën e tij Karter angazhohet të z. Berisha që PD-ja të bëhet pjesë e një bashkëpunimi, të vëzhdosh të këtij projekti.

Meidani reklamon mallrat e Finos

Presidenti viziton fabrikën e zëvendëskryeministrit Presidenti shqiptar, Rexhep Meidani, shfrytëzoi vizitën e tij në Gjirokastër për reklamimin e biznesve të nënkryeministrit Fino. Presidenti shqiptar, Rexhep Meidani, shfrytëzoi vizitën e tij në Gjirokastër për reklamimin e bizneseve të nënkryeministrit Fino. Gjatë qëndrimit në Gjirokastër Meidani bëri një vizitë në fabrikën e ujit të Glinës duke u vënë në shërbim të Finos për ecurinë e veprimtarisë së zëvendëskryeministrit në bizneset e shumta. Ky nuk është rasti i parë që Presidenti shqiptar shfrytëzon postin për reklamimin e bizneseve të qeveritarëve, pasi në çdo vizitë të tij në qytete të ndryshme nuk ngurron të bëjë shëtitje në ndërmarrjet e qeveritarëve duke reklamuar mallrat e klaneve të caktuara. Ka mbetur të merret vesh nëse këto reklama i bën falas apo përkundrejt një honorari të mirë të zëvendëskryeministrit apo ndonjë qeveritari tjetër.