Ceka hedh në gjyq Palokën
Gazetari i “RD” në ndjekje penale
NE FAQEN 2
Në burg kryetari i kreditorëve
Policia merr në komisariatin 1 Misret Sahitin
NE FAQEN 5
Qeveritarët vjedhin dyfish shqiptarët
Kapet një gomone me 15 shqiptarë. Vritet një klandestin
NE FAQEN 4
Ceka firmos terrorin në Shkodër
Zbardhet e vërteta e sulmit tjetër mbi komisariatin në qytetin antikomunist
Ministri i Brendshëm kërkon djegien e zyrave të OSBE-së
NE FAQEN 4
Tirana në sheshin e protestave
“Të ikë qeveria e varfërisë!”
Tirana në sheshin e protestave “Të ikë qeveria e varfërisë!”
Shqiptarë! Gati për mbrojtjen e Kosovës
Tetëmbëdhjetë parti dhe nëntë shoqata shqiptare i kërkojnë bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë një prani ushtarake civile në Kosovë dhe të organizojnë një “Dejton” për zgjidhjen e çështjes shqiptare
Të ruhen sanksionet ndaj regjimit të Millosheviçit dhe autoritetet shqiptare të krijojnë lehtësira për ... trupat e NATO-s dhe BEP-it që të garantohet stabiliteti në rajon NE FAQEN 3
Qeveria rrit krizën
Vendi është përfshirë nga një krizë e madhe ndërkohë që nuk shihet në fund të tunelit. FMN ka shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes ESAF-2 për dy muaj të tjerë, ndërsa e gjithë ekonomia shqiptare po shkon drejt kolapsit të plotë. Taksat e larta kanë izoluar biznesin, inflacioni po shkon gjithnjë e më shumë në rritje ndërsa çmimet lëvizin jo më nga dita në ditë por nga ora në orë.
Papunësia në vend nuk ka bërë asnjë ulje por përkundrazi është rritur në tej mase masa njerëzish po rreshqasin nën nivelin e varfërisë ku ndodhen tashmë edhe mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë.
Refuzimi i nënshkrimit të marrëveshjes nga FMN në këto ditë më të zeza nën qeverisjen e Nanos. Ekspertët e FMN-së nuk mund të nënshkruajnë një marrëveshje të tillë në një situatë të rënduar të rendit publik dhe sigurisë, ndërkohë që Nano nuk ka asnjë strategji për kthimin e parave të trembura kreditorëve shqiptarë dhe kushtet social - ekonomike ndodhen në një nivel më të ulët se kurrë ndonjëherë në vend. Për shtatë muaj qeveria Nano vetëm ka rritur pesimizmin e shqiptarëve pa u ngjallur asnjë fije shprese, me përjashtim të qeveritarëve që i ka inkuadruar në një kontrabandë të pafund.
Pas mashtrimit të madh për paratë e lëna në fajde, dje policia politike e Nanos çeku arrestoi kryetarin e shoqatës së kreditorëve. Dhjetëra grevistë u rrethuan nga policia dhe dështën në selinë e kompanisë VEFA, ndërsa shteti bashkëhelizhonte e tyre që janë jashtë ligjërimit, i rreh dhe i arreston.
Fytyra e qeverisë është bërë aq shumë armiqësore për njerëzit dhe tregues më i qartë i kësaj gjendje të mjeruar politike të qeveritarëve shqiptarë është konflikti me shtypin. Dy ditë më parë një tufë policësh kanë vënë prangat mbi gazetën e përditshme të pavarur “Bulevard”, një tufë tjetër kanë mbyllur në të njëjtën ditë kanalin televiziv privat “VEFA”, qeveria ka hedhur në gjyq dy gazetare të “Rilindja Demokratike” dhe një gazetare të radiokomunikatës.
Përveç burgosjes së dhjetëra e dhjetëra veprimtarëve të opozitës dhe në disa raste edhe vrasjes së tyre, qeveria Nano po inspiron krimin dhe terrorizmin. Një ditë më parë ministri Çeka paralajmëroi terrorizëm në Shkodër vetëm dhjetë ditë pasi e dogji atë. Kësaj radhe jo mbi institucionet shtetërore por mbi zyrat e institucioneve ndërkombëtare në këtë qytet si ajo e OSBE-së. Në ftesë qeveria shqiptare funksionon vetëm si formë e antiligjit që shkon në favor të pasurimit të kupolës ish-komuniste në kurriz të miliona shqiptarëve të tjerë. Thyerja permanente e ligjeve, amendimi i ligjeve kushtetuese, ndërhyrja dhe shkelja flagrante e pavarësisë së drejtësisë, e kanë kthyer vendin në një parajsë për krimin, duke filluar nga ai ordiner e deri tek ai politik. Askush nuk është i sigurt nën qeverisjen Nano. Një sondazh i bërë nga institucionet e pa varura, e publikuar vetëm pak ditë më parë, paraqiste të frikësuar më shumë se gjysmën e shqiptarëve, një rast i paprecedent në historinë e shteteve.
Edhe pse një situatë e tillë, qeveritarëve shqiptarë nuk u shkon në mendje të japin dorëheqje e të krijojnë pak fymëmarje për shqiptarët. Ata kanë vërë shpërdorim për demokraci dhe zhvillim, kanë vrarë optimizmin e njerëzve dhe besimin si tek shteti ashtu edhe tek e ardhmja.
Natyrisht që FMN duhet të mbyllte sytë dhe veshët për të nënshkruar një marrëveshje me qeverinë Nano. Nuk mund të gjendet një institucion në botë që të marrë bashkëpërgjegjësi me këtë qeveri që dënon sot Shqipërinë.
BPSH, në prag të grevës së përgjithshme
Qeverinë e presim deri më 20 mars
NE FAQEN 2
VEFA: Raporti ishte i falsifikuar
Presidenti i VEFA-s akuzon segmente të caktuara shtetërore për falimentimin e kompanisë
NE FAQEN 5
Delfinët janë të ngopur
Kush heshti për mbylljen e “Bulevard-it”?
Shtypi qeveritar heshti dje në unison për mbylljen nga pushteti të gazetës “Bulevard”. E gjithë radha e njerëzve që kanë tundur për pesë vjet rresht prangat e përkohshme të Alekandër Frangajt dhe Martin Lekës, si simbol të persekutimit kolektiv...
NE FAQEN 3
Nano dhe Meidani të papërgjegjshëm
FRPD dënon qëndrimin e autoriteteve shqiptare për reagimin ndaj Kosovës
Forumi Rinor i Partisë Demokratike dënon me ashpërsinë maksimale qëndrimin e kryeministrit Fatos Nano, i cili i obliguar nga qeveria e tij shpreh “shqetësimin...”
NE FAQEN 2
400 minatorë në grevë urie
Në Selenicë fillon protesta ndaj qeverisë Nano
Nesër, miting i madh në Tiranë
18 parti dhe 9 shoqata, në shesh për Kosovën
Nesër, më datë 06.03.1998, ora 12.00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, 18 parti dhe 9 shoqata atdhetare - politike organizojnë një miting të madh në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe, për të protestuar kundër masakrës serbe që u zbatuan kundër shqiptarëve në Drenicë. Mesazhi që do të përcillet nga ky miting do të jetë: “Një komb, një qëndrim”. Për mitingun është marrë leje nga policia.
Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Balli Kombëtar, Partia Lëvizja Legalitetit, Partia Demokristiane, Partia Bashkimi Socialdemokrat, Partia Bashkimi Demokrat, Partia Lëvizja për Demokraci, Partia Konservatore, Partia Bashkimi Demokratik, Partia e të Drejtave Kombëtare, Partia Lidhja Popullore Demokratike, Partia Mbrojtja e të Drejtave Kombëtare, Partia e Djathtë, Partia Lidhja Fshatare, Partia Universale, Partia e Blerit, Partia Besëlidhja Kombëtare.
Shoqatat:
“Kosova”, “Lidhja e Prizrenit”, “Atdheu”, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, “Çamëria”, “Të Përndjekurit Antikomunistë”, Shoqata Shqiptare e Atlantikut, Unioni i Pavarur Studentor, “Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës”.
Fondi Monetar Ndërkombëtar vendos si kusht kthimin e parave të fajdeve
ESAF-2 i kthehet tryezës së kushteve
Është hera e tretë që FMN tërhiqet mbrapsht për nënshkrimin e marrëveshjes ESAF-2 për Shqipërinë, duke lënë të nënkuptohet se qeveria shqiptare mund të ndëshkohet përsëri me nënshkrimin e një marrëveshje post-konfliktuale gjashtë mujore
NE FAQEN 5
FMN e pakënaqur nga reformat
Flet ish - zëvendësministri i Financave, Robert Çejku pas kthimit nga SHBA