08/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 mars 1998

Në Kosovë nuk kanë frikë nga lufta

RD FALAS Vazhdojnë masakrat serbe në Drenicë. Burimet shqiptare mohojnë vrasjen e Adem Jasharit Në Kosovë nuk kanë frikë nga lufta “Një komb, një qëndrim”, pushton të gjithë pjesët e globit ku ka shqiptarë. Protestat e shqiptarëve në Shkup dhe Tetovë, trondisin shtetin maqedon. Rritet presioni ndërkombëtar për kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË SPECIALE NË FAQET 2-3-4-5

Dërgohen trupa në kufirin verior

Misioni i parë i forcave speciale është të ruajnë kufirin e Shqipërisë nga sulmet, por nëse masakrat serbe vazhdojnë, ato mund të ndërhyjnë, thanë burime të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes Serbët kanë hapur llogore në zonën kufitare me Shqipërinë. Tirana përgatitet për luftë

“Kasapi” i Ballkanit nuk do të tolerohet

Berisha ripërsërit thirrjet ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare për ndërprerjen e dhunës serbe në Kosovë

Dejton për Kosovën

“Bashkimi për Demokraci” dënon masakrat dhe spastrimin etnik në Drenicë Bashkimi për Demokraci dënon ash-për masakrat dhe terrorin e ushtrisë dhe policisë serbe dhe spastrimin etnik që po vazhdon në Drenicë. Në kërkojmë, theksoi z. Berisha: - ndërprerjen e menjëhershme të këtyre masakrave dhe të spastrimit etnik - vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Serbisë - hetim ndërkombëtar për krimet e kryera në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe - çmilitarizimin e plotë të Kosovës - vendosjen e pranisë civile ose ushtarake të OSBE-së në Kosovë - lehtësinë aeroportuale nga Shqipëria për NATO-n dhe BE-në për mbrojtjen nga ana e tyre të popullsisë civile të paarmatosur në Kosovë - organizimin e një konference ndërkombëtare për Kosovën në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet SHBA-së dhe BE-së. NE FAQEN 3

PD e vendosur për ç’tensionimin e situatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, priti Senatorin italian Xhulio Andreoti Mik i shqiptarëve e ka cilësuar dje lideri i PD-së, Sali Berisha, senatorin Andreoti gjatë një takimi që kishte dje Kryetari i PD-së me politikanin e njohur italian. “Jam i kënaqur që ju takoj juve në Shqipëri, një mik për shqiptarët”, i tha Berisha Senatorit Andreoti, në fillim të takimit të djeshëm. Nga ana e tij Andreoti, duke shprehur kënaqësinë për këtë takim i tha Berishës se ne kemi bashkëpunuar mirë në kohë të vështira për vendin tuaj. Për fat të keq aktualisht tha Berisha, Shqipëria po përjeton vështirësi edhe më të mëdha dhe kësaj here në kushte të veçanta. Por, unë shpresoj se shqiptarët do të arrijnë t’i përballojnë. Pa dashur të predikoj, tha Andreoti, paqësimi i jetës politike do të kontribuojë në kapërcimin e situatës tejet të vështirë. Unë nuk i njoh vështirësitë e opozitës, por mendoj se veprimtaria e saj në parlament do të pengonte disi shkeljet e parlamentarëve dhe koalicionit qeveritar. Berisha theksoi se kemi qenë dhe jemi kundër bojkotit përfundimtar, por mosprania jonë është kushtëzuar me respektimin e të drejtave tona. Unë isha i pari që e përshëndeta dhe mbështeta deklaratën e delegacionit parlamentar europian dhe së pari u angazhuam, për të zbatuar rekomandimet e saj. Por, nga ana e koalicionit qeveritar nuk ka asnjë konkretizim në zbatimin e kërkesave ndaj tyre në këtë deklaratë. Ndërsa situata mbetet e ndërë, kemi të vendosur të japim ndihmesën tonë për ç’tensionimin e saj. Dëshmi e këtij qëndrimi ishte edhe tubimi i djeshëm i të gjitha forcave politike për çështjen e Kosovës. Takimi ishte i hapur, miqësor dhe me mirëkuptim.

Vetëm Liria e Kuqe parandalon konfliktin

Berisha përshëndet qëndrimin e vendosur të Ollbrajt Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti dje qëndrimin e vendosur të Sekretares së Shtetit zonjës Madlen Ollbrajt, e cila dënoi ashpër operacionet ushtarake dhe policore të ndërmarra nga Millosheviçi në Kosovë dhe përgjegjësisë së tij direkte për këto masakra, si dhe vendosmërinë e Qeverisë Amerikane për të ndëshkuar me sanksione Serbinë në rast të vazhdimit të masakrës kundër popullatës civile të paarmatosur në Kosovë. Berisha u shpreh se ka besim të madh se linja e kuqe e deklaruar nga Presidenti Bush dhe më vonë nga Presidenti Klinton përbën një qëndrim të palëkundur të Administratës së SHBA-së si mjet për parandalimin e përhapjes së konfliktit në jug të Ballkanit.

Refuzimi i sanksioneve, inkurajim për serbomëdhenjtë

Reagim i Berishës ndaj deklaratave të zyrtarëve rusë Shqiptarët janë kombi më i vjetër i Perëndimit dhe Perëndimi duhet t’i mbrojë ata Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha theksoi se deklaratat e zyrtarëve rusë se Rusia do të kundërshtonte sanksionet kundër Serbisë dhe ndërhyrjen perëndimore në mbrojtje të popullatës civile të paarmatosur në Kosovë janë një inkurajim direkt për serbomëdhenjtë për të vazhduar masakrat në Kosovë dhe për të zbatuar në Kosovë skenarin e Bosnjës, çfarë i shërben destabilizimit të Jugut të Ballkanit. Këto deklarata nuk përputhen me ro-lin që duhet të luajë Rusia në paqen dhe stabilitetin e kontinentit. Shqiptarët janë kombi më i vjetër perëndimor dhe është në detyrë të Perëndimit t’i mbrojë ata kur përballen të paarmatosur me barbaritë e shovinistëve serbomëdhenj. Unë kam besim të plotë, theksoi z.Berisha, se vendet perëndimore nuk do të tolerojnë boshësinë e Kosovës për të mbrojtur popullsinë shqiptare të paarmatosur në Kosovë.

Kreditorët, gjyq për Deloitte & Touche

Grevisët e VEFA-s: “Malaj na ngatërron me komitetet e shpëtimit që i ngriti vetë” Grevisët i kujtuan ministrit Malaj se në raportin e tij duhet të bëheshin prezente të gjitha dëmet që pësoi kompania VEFA gjatë trazirave të vitit të kaluar NE FAQEN 7

Nënat përcjellin shpresën dhe të ardhmen

Kryetari i PD-së, Berisha uron 8 marsin Me rastin e ditës së 8 Marsit, dëshiroj t’i uroj të gjitha nënave, motrave dhe grave shqiptare “Gëzuar festën”. Ndërsa më shumë se kurrë tjetër nënat janë ato që po mbajnë peshën e vështirësive të jetës dhe të kushteve të veçanta që po kalojmë aktualisht, ato me kurajo po i përballojnë ato duke përcjellë pa reshtur tek fëmijët e tyre dinjitetin dhe virtytet më të mira të kombit tonë, si dhe shpresën për të ardhmen. Unë jam i bindur se nënat dhe motrat shqiptare në Shqipëri së bashku me gratë shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo në diasporë ndodhen në këtë ditë më pranë se kurrë nënave dhe motrave shqiptare në Kosovë dhe ndajnë me to shqetësimet dhe hidhërimin e agresionit por edhe urimin që kjo gjendje e rëndë në vatrat e tyre të kalojë sa më shpejt.

Qeveritarë të lartë inspektojnë forcat ushtarake të dislokuara në Kukës

Thirrje

Organizatat e grave që bëjnë pjesë në partitë e “Bashkimit për Demokraci” më 8 Mars 1998, ditën e diel, në orën 11.00, në sheshin “Skënderbej” në ditën ndërkombëtare të grave do të organizojnë një tubim paqësor në mbështetje të nënave dhe fëmijëve kosovarë dhe njëkohësisht për të protestuar ndaj dhunës barbare të ushtruar kohët e fundit në Kosovë nga serbët. Ftojmë të gjitha gratë dhe nënat e Tiranës të bashkohen me ne në thirrjen “Një komb, një qëndrim”.

Njoftim

Nesër, më datë 9.3.1998, ora 11.00, zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar se mbledhja mbahet në Selinë qendrore të PDSH-së. KRYESIA E PDSH-së