Ceka ushtron terror ndaj deputetit të PD-së
NE FAQEN 6
Biznesmenët bëjnë gati valixhet
Qeveria shqiptare i krijon terren terrorizmit
NE FAQEN 6
VEFA çon në gjyq administratorin
35 mijë firma nuk e njohin Deloitte & Touche
NE FAQEN 5
Protesta edhe në parlament
Dhjetë ditë afat Millosheviçit
Shtëpi të shkatërruara në Drenicë. Ollbrajt dhe Kuk (lart)
Lino vlerëson qëndrimin e opozitës
Liderët e Bashkimit për Demokraci takohen me ambasadoren amerikane
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe liderët e tjerë të Bashkimit për Demokraci u takuan dje pasditë me selinë e Ambasadës Amerikane me ambasadoren, Mariza Lino, me kërkesën e kësaj të fundit.
Në takim u diskutua gjerësisht për gjendjen e tensionuar në Kosovë, ku liderët e Bashkimit për Demokraci theksuan se shqiptarët atje po përballen me masakra të pabesueshme nga makina e dhunës së Sllobodan Millosheviçit, e cila nuk po kursen as gratë dhe fëmijët. Ndërkohë, zoti Berisha dhe liderët e tjerë të Bashkimit për Demokraci vlerësuan lart angazhimin e drejtpërdrejtë të shefes së diplomacisë amerikane, Madelen Ollbrajt, e cila në mënyrë të qartë dhe të prerë i ka bërë të qartë Beogradit që të ndërpresë dhunën e egër kundër shqiptarëve të Kosovës.
Linja e kuqe do të ishte rruga e vetme e zgjidhjes së situatës së rëndë në Kosovë dhe parandalimi i një konflikti të mundshëm që po rrezikon të gjithë rajonin.
Në vend të veçantë në takim zuri tema e Kosovës, ku u vlerësua qëndrimi i diplomacisë amerikane për të detyruar Beogradin që të heqë dorë nga dhuna ndaj shqiptarëve, theksuan në takim liderët e Bashkimit për Demokraci. Berisha dhe të tjerët vlerësuan ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake nga Beogradi, mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, si dhe ripërtëritjen e institucioneve legjitime të saj, si mjetin e vetëm për t’i dhënë fund konfliktit, rreziku i të cilit i kalon edhe përmasat e rajonit të Ballkanit.
Ambasadorja amerikane, Mariza Lino, tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe se ato janë të vendosura për të mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit në rajon, i cili mund të ketë pasoja tepër të rënda. Në funksion të kësaj linje, tha ajo, ka qenë edhe turni diplomatik i zonjës Ollbrajt në kryeqytetet e Europës Perëndimore.
Në takim u diskutua gjerësisht për gjendjen e rëndë në vend dhe liderët e Bashkimit për Demokraci theksuan se grupimi i tyre politik është i gatshëm që të marrë të gjithë përgjegjësitë që i takojnë si opozitë konstruktive, por dalja e Shqipërisë nga kriza varet shumë nga qëndrimi i pozitës, sidomos në përmbushjen e kushteve të trojkës europiane. Zonja Lino përshëndeti vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për t’u rikthyer në jetën parlamentare të vendit, duke shprehur vlerësimin e saj për këtë akt, ndërkohë që theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar mbeten të vendosur për të kërkuar qeverisje shqiptare të plotësimit e të gjitha pikave të paketës së trojkës europiane.
Londra nis kushtet
Mbledhja e Grupit të Kontaktit dha sinjalin e një vendmendjeje jo të zakonshme të komunitetit ndërkombëtar ndaj trazirave në Kosovë.
Pavarësisht faktit se në thelb konkluzionet e Grupit të Kontaktit janë sugjerime ato nuk përbëjnë asnjë shenjë që ndaj Beogradit dhe Millosheviçit nuk do të shkaktohen rrufe të tjera edhe me të rënda nëse nuk merren parasysh vendimet e mbledhjes së djeshme në Londër.
Më e rëndësishmja nga të gjitha është kërkesa ultimative e gjashtë më të mëdhenjve për të formuar një formacionet ushtarake dhe vendosja brenda dhjetë ditëve e dialogut mes Millosheviçit dhe Rugovës për dhënien e statusit të autonomisë së zgjeruar, Kosovës. Po ashtu në deklaratën e Grupit të Kontaktit janë shënuar një varg masash sanksioniste që përbëjnë paralajmërimin për një izolim të mëtejshëm të Beogradit nga komuniteti ndërkombëtar, që pavarësisht faktit se nuk u nënshkruan nga Rusia, mosbazimi i kërkesave të mësipërme do të çojë në firmosjen e këtyre masave edhe nga aleatja e madhe e serbëve.
Në përgjithësi deklarata e Grupit të Kontaktit përbën një realzim të madh në vendosjen e konkluzioneve ashtu si edhe vendos shinat se nga duhet të lëvizë çështja e Kosovës. Grupi i Kontaktit ka identifikuar terroristet që janë në Beograd ndërsa sugjeron edhe mënyrën se Beogradi të ndërshëmojë shqiptarët. Për këtë ajo kërkon ofrimin të shqiptarët e Kosovës mundësinë e procesit politik të besueshëm dhe ndërtimin e një ideje tek shqiptarët për vetëadministrimin real. Pikërisht kjo pjesë përbën edhe parathënien e zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe në një konkluzioni të tillë nga të mëdhenjtë e diplomacisë do të thotë se taksht për shqiptarët është plotesuar edhe në versionin ndërkombëtar kërkesa dhe mundësia për një vetëqeverisje që është edhe dharmi i pavarësisë.
Siç mësohet nga burimet diplomatike do të thotë se largësia nga grupi i Kontaktit ka qenë mjaft i madh për shkak të këmbënguljes së përfaqësuesit të Rusisë, gjë që duket edhe në tekstin e deklaratës ku ka zënë vend masa duket për nevojë kompromisi disa kërkesa të tjera. Të tilla janë një pjesë e pikës 2 ku flitet menjëherë shkakër për moratorium të terrorizmit nga pala tjetër, qofte dhe për faktin se ende nuk është identifikuar asnjë terroriste kryer nga shqiptarët. Të vrarët e Drenicës janë fëmijë, gra dhe pleq të cilët nuk kanë se si të bëjnë kurfarë terrorizmi po aq sa dhe shtypjet e shëmburara. Përçarja e summit ushtarak ndaj Drenicës së sulmuar ishte i shëmtuar dhe më shumë kondensë dhe protestës paqësore që kanë zgjedhur shqiptarët dhe armëve e masakrave që kanë zgjedhur serbët.
Afati dhjetëditor i theksuar në Deklaratën e Grupit të Kontaktit është një vijë e ultimatumit ushtarak ndaj Millosheviçit. Edhe pa e besueshmë që brenda dhjetë ditëve Millosheviçi të përgjigjet deri në një. Kjo kohë e tillë reflektimi është ende shumë i interesuar të besojë se Millosheviçi dhe shteti i tij terrorist mund të ndryshojnë karakter. Realiteti i Ballkanit që nga 1989 ka treguar se njërta i Beogradit nuk ka asnjë rast të tërheqje nga dhuna dhe lufta ndërsë momentet e pushtimit janë ndekur vazhdimisht nga momentet masakrave të tê reja.
Diplomacia e vendeve të forta ka shpeshherë rastin ngurrimi. Edhe ajo që ka përmendur pavarësisht një numri të madh kërkesash dhe kushtesh drejtuar Beogradit. Pas dhjetë ditësh mbaron dhe prita. Mbetet të mbarojë ngurrimi, kjo shmangie kronike e diplomacisë se të fortëve.
Sami NEZA
“Seancë parlamentare për grevën tonë”
Grevisët: Politikanët dhe qeveria kanë vjedhur paratë tona
“Kemi fakte, thanë kreditorët. Në kompjuterat e kompanisë VEFA janë faktuar gjithë emrat e politikanëve dhe qeveritarëve bashkë me kushërinjtë apo mbesat, nipat që i kanë vënë në emër të tyre”, thanë kreditorët.
NE FAQEN 5
200 mijë protestues në rrugët e Prishtinës
Protesta paqësore në të gjithë Kosovën
NE FAQEN 2
Komisioni i Venecias, shigjeta ndaj Nanos
Venecia e quan të papranueshëm pezullimin e Gjykatës Kushtetuese. Pollo flet për mbledhjen e komisionit të rëndësishëm
NE FAQEN 2
Viktima, 14 gra dhe 12 fëmijë
Masakruar në Drenicë nga pushtuesit serbë
NE FAQEN 2
Mbështetje me Kosovën. Ndal terrorit serb
Shqiptarët protestojnë në Londër, Stamboll, Athinë, Romë, Oslo etj.
NE FAQEN 2
Këshilli Kombëtar i PD vendos: “Çështja kombëtare dhe garancitë ndërkombëtare që pozita do të përmbushë kushtet e trojkës europiane kthejnë deputetët demokratë në parlament”