Grekët “pushtojnë” qytetin e Shkodrës
Trupa të ushtrisë greke instalohen në Vau i Dejës
NE FAQEN 2
Shpërthën në jug trafiku i klandestinëve
27 klandestinë kurdë kapen në Kakavijë
NE FAQEN 2
Infektimi, aty ku lexohet kriza e mjekësisë
Konfliktet në Ministri, mbi kurriz të pacientëve
NE FAQEN 5
Nano: Burgjet për opozitën
Në Shkodër dhe gjetkë po goditen antikomunistët e vendosur. Policia bastis shtëpinë e atij që mbrojti Tiranën në mars të vitit të kaluar
Qeveria Nano hap burgjet për kundërshtarët politikë të drejtpërdrejtë, si dhe për të gjithë njerëzit që konsiderohen si të tillë prej saj. Të ndaluarit e pritës së Milotit, të cilët u arrestuan me akuza nga më absurde, vetëm për faktin se ndodheshin me Azem Hajdarin, nuk u lejuan dhe që të shkojnë në shtëpitë e tyre, megjithëse vendimin e Gjykatës së Kasacionit, që vendosi për ta vetëm arrest shtëpie. Kryegardiani i burgjeve të qeverisë, Mithat Havari nuk ka lejuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës së Kasacionit, duke i shkuar deri në fund skenarit të turpshëm të Milotit, që pati në qendër jetën e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Megjithëse vendimi i Gjykatës së Kasacionit, ishte sërish absurd, Të arrestuarit janë gati të gjithë të besimit katolik, të njohur në të gjithë Shqipërinë për bindjet e tyre të palëkundura antikomuniste. Në listën e të arrestuarve të parë në Shkodër ishte edhe Zef Gjoni, një ndër antikomunistët më të vendosur, pjesëmarrës në mitingjet e para kundër diktaturës dhe një prej protagonistëve të rrëzimit të bustit të Stalinit në vitin 1990. Por terrori shtetëror nuk është ndalur këtu, por ka vijuar në qelitë e burgjeve, ku të ndaluarit u janë nënshtruar torturave nga më çnjerëzoret. Fran Vocit, të arrestuar rreth dy javë më parë, i kanë thyer kafkën dhe e kanë katandisur në një gjendje të atillë, sa mezi e ka njohur e shoqja. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me të ndaluarit e tjerë të këtyre ditëve. Ndërkohë policia e kryeqytetit ka bastisur natën e së enjtes shtëpinë e Sali Shehut, ish-shef i komisariatit 2 të Tiranës, i njohur si mbrojtësi më i vendosur i Tiranës në ditët e vështira të marsit të vitit të kaluar. Policët kanë pasur në dorë një urdhër arresti për zonin Shehu, por që nuk është zbatuar për shkak se ai nuk ndodhej në shtëpi. Nuk dihet ende se cili ka qenë akuza me të cilën është motivuar urdhëri i arrestit për Sali Shehun, por me siguri që duhet të jetë diçka e ngjashme me të ndaluarit e Milotit dhe Shkodrës. E përbashkëta e të gjithë këtyre ngjarjeve të rënda është se po kërkohet të goditen njerëzit më të vendosur në bindjet e tyre antikomuniste. Burime nga kryeministria bëjnë të ditur, se kjo është vendosur kohët e fundit nga vetë Nano, i cili ka urdhëruar masa të forta si mësime treguese, për të vënë në presion demokratët dhe opozitën në përgjithësi. Tashmë po bëhet çdo ditë e më e qartë se ky shtet i drejtuar me gjitha bateritë e aparatit represiv, jo kundër kriminalitetit në mëtje, por kundër kundërshtarëve politikë, të cilët po arrestohen, po bastisen dhe po torturohen nëpër burgjet e Nanos. A.GJ.
Havari nuk zbaton vendimin e Kasacionit. Mbahen sërish në qeli të ndaluarit e Milotit. Gjykata kishte vendosur arrest shtëpie pafajshmit e Milotit. Që pas marrjes së vendimit të Kasacionit për ndryshimin e masës së arrestit për të burgosurit politikë, prokurori i çështjes dhe prokurori i Kasacionit, duhet që tani në procesverbalin me dispozitivin e vendimit dhe drejtorinë e Burgjeve dhe repartin 313 për lirimin e tyre. Deri mbrëmë në orët e vona ata ndodheshin në qelitë e burgut të Tiranës dhe të Durrësit, ndërkohë që të afërmit më kot prisnin zbatimin e vendimit gjyqësor. Kjo histori tronditëse, pason bastisjet dhe arrestimet e shumta në Shkodër, të cilat kanë pasur në qendër vetëm njerëz të njohur me bindje antikomuniste. Operacioni i policisë së Cekës në Shkodër, ndodhi vetëm disa orë pasi Majko dhe Gjinushi kërkuan gjyqësore në selinë e Partisë Demokratike të qytetit antikomunist, për ato që kishin ndodhur më parë. Deputetët shkodranë të Partisë Demokratike reaguan menjëherë pas dhunës policore në qytetin e tyre, duke e quajtur atë si thikë pas shpine të Majkos dhe Gjinushit.
Burgut i Tiranës
Media zyrtare shpik refugjatë nga Kosova
ATSH: Rreth 50 refugjatë kosovarë në Kukës
Në një lajm të Agjensisë shtetërore të lajmeve janë shpikur refugjatë e parë nga Kosova.
Njoftimi thotë duke iu referuar shefit të Komisariatit se 50 vetë kanë hyrë në Kukës dhe janë përcjellë për në brendësi të vendit. Lajmi i Agjensisë shtetërore të Çupit synon të japë doemos idenë e refugjatëve nga Kosova të cilët megjithatë terrorin serb nuk dëshirojnë dhe nuk kanë ndërmend të braktisin shtëpitë e tyre. Faktin se në Kukës nuk ka ndonjë refugjatësh nga Kosova e pranon edhe një vartës i Çekës, shefi komisariati në Kukës, i cili pohon këtë fakt për agjencinë shtetërore që kanë ardhur ditët e fundit nuk përbëjnë refugjatë por lëvizje normale të shqiptarëve të Kosovës nga vendi i tyre. Masat e autoriteteve lokale të rretheve veriore për të pritur shqiptarët të Kosovës që ndoshta nga terrori serb mund të lënë shtëpitë e tyre, janë të plota me të gjithë elementët e kampeve të refugjatëve. Por, ndërkohë deri tani dhe mendohen që edhe në të ardhmen shqiptarët e Kosovës nuk do të braktisin lehtë vatrat e tyre. Spastrimi etnik i Kosovës është një nga qëllimet e terrorit shtetëror serb, por shqiptarët e Kosovës nuk kanë ndërmend të Ngjarjet e Drenicës e kanë provuar përfundimisht këtë fakt. L.M.
Bashkësia ndërkombëtare po shqyrton gjithë opsionet ndaj Serbisë
Al Gor: Mund të zbatohet edhe opsioni ushtarak
NE FAQEN 6
Gjendja në Drenicë vazhdon të jetë shumë e rëndë
Rugova: Pavarësia zgjidhja më e mirë
Shteti të njohë borxhin ndaj shqiptarëve
Strategjia e qeverisë për privatizimin, strategji e korrupsionit dhe e grabitjes së pasurisë kombëtare
Procesi i privatizimit në Shqipëri nuk mund të vazhdohet pa njohur, respektuar të drejtën e pronës, borxhin e shtetit ndaj ish-pronarëve, ish-të përndjekurve, ish-kulakëve, ish-të përmbyturve, institucioneve të kultit, poseduesve të letrave me vlerë. Çdo akt që shpërfill këtë borxh, që nuk njeh dhe shlyen atë, nuk do të njihet si i ligjshëm nga PD, së shpejti në pushtet
NE FAQEN 3
Opozita: Pronat kreditorëve
Shtatë parti parlamentare të opozitës në tryezë për zgjidhjen e problemit të fajdeve. Koalicioni qeveritar dhe zyrtarët e kabinetit Nano refuzojnë tavolinën e dialogut ndërpartiak
Partitë e opozitës njëzëri: Kthimi i parave, një premtim që duhet mbajtur. Kreditorët janë të vetmit pronarë të VEFA-s. Avokati Ngjela: Pronat e kompanisë do të shiten sa për një kafshatë. Kreditorët palë në transparencë
NE FAQEN 5
Pollo: Të shqyrtohen kërkesat e opozitës
Dështon sërish treza e Komisionit për hartimin e Projektkushtetutës. Godo gjunjën koalicionin qeveritar
Bashkimi për Demokraci ka kërkuar që të rishikohet përbërja e komisionit, mënyra e punës së komisionit dhe procedura të tjera që kanë të bëjnë me përgatitjen e projektit të kushtetutës
Balli Kombëtar braktis Komisionin e Godos
Selfo: Janullatos nuk përfaqëson kishën
NE FAQEN 3
Ende të bllokuar telefonat e radio Kontakt
Vazhdon dhuna mbi median e lirë
Vazhdon dhuna mbi telefonat e Radio Kontakt. Që prej tre javësh asnjë nga telefonat e kësaj radioje nuk funksionojnë për shkak të bllokimit që i është bërë atyre me urdhër të kryeministrit Nano.
Megjithëse kërkesat dhe kontaktet me drejtuesit e telekomit nuk kanë munguar, përsëri telefonat mbahen të bllokuar. Shteti po ushtron një dhunë të përgjithshme ndaj kësaj radioje duke përdorur me këtë rast edhe median zyrtare dhe shtypin pro-qeveritar. Para një muaji qeveria urdhëroi një skuadër policie për të bastisur ambi- entet e kësaj radioje ndërsa një nga gazetarët më të njohura të Kontaktit u hodh në gjyq nga Kryeministrit.
Mbi radion janë saj uar lajme nga zyrat e shërbimeve sekrete të cilat kanë tentuar uljen e kredibilitetit të saj, ndërsa gazetarët e majtë, të njohur si ushtarë të qeverisë kanë ndërmarrë lajme të rreme mbi financimet e kësaj radioje.
Dhuna e përditshme mbi këtë radio të pavarur përbën një pjesë në strategjinë e eliminimit të fjalës së lirë, praktikë e qeverisë aktuale neokomuniste.
Burgut i Tiranës
NE FAQEN 5