15/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 mars 1998

Në kirurgji fiton logjika e rrugës

Spitalet, vend ku mungon mbrojtja nga krimi NË FAQEN 5

Qeveria Nano, pret vdekjen e grevistëve

“Nuk jemi dakort me grevën por mund...” NË FAQEN 5

Sot, kreditorët protesta para VEFA-s

Gjendja e grevistëve kreditorë është shumë e rëndë. Dega e Tiranës së Shoqatës Kombëtare të Parave të Lëna në Fajde, njofton gjithë kreditorët se sot ora 10.00 mbahet tubim proteste para selisë së VEFA-s në mbështetje të grevistëve.

Kasacioni dënohet me vdekje

Policia del mbi vendimin e Gjykatës. Mbahen në burg të ndaluarit e Milotit

Vlora: Qeveria të mbajë premtimin për fajdet

Aktive të zgjeruara të PD-së në Vlorë dhe Lushnje. Kërkohet qeveri teknike NË FAQEN 2 Lushnja: Qeveria e zhytur në

Parlamenti shkel sërish kushtetutën

Shkarkohet në mënyrë të paligjshme Rustem Gjata Parlamenti shkel sërish kushtetutën Kuvendi Popullor nuk ka të drejtë të shkarkojë Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese NË FAQEN 2

Qeveria ka injoruar kushtet e trojkës

Delegacioni parlamentar europian i KE-së në selinë e PD Anëtarët e parlamentit të KE-së, deputetët Van der Linden, Soletura dhe anëtari i Këshillit Europian zoti Hartlan, raporteri të ngarkuar për monitorimin e Shqipërisë, në takimin me liderët e PD-së përgëzuan pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në parlament e cila qëndroi, si u shprehën ata, me vizitën e tyre në Shqipëri. Në këtë takim delegacioni i Këshillit të Europës shprehu interesimin e tij për të njohur mendimet e PD-së për situatën në Shqipëri. Situatën politike, gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, lirine e shtypit, zhvillimet në Kosovë dhe probleme të tjera. Kriza, theksoi Prof.Dr. Berisha, po thellohet dhe faktorët e thellimit të saj lidhen me qeverisjen e koalicionit të majtë, me arrestimet e opozitarëve për qëllime politike, me luftën kundër shtypit të lirë, me kontrabandën masive qeveritare, me krimin e organizuar. Të gjitha këto, tha Berisha, janë probleme madhore të saj. Në u rikthyem në parlament, theksoi Berisha për parlamentarët e Këshillit të Europës, për të përmbushur detyrimet tona lidhur me kështillat e trojkës europiane, kurse qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga rekomandimet e adresuar asaj nga trojka europiane. Në këtë qëndrojnë edhe mekanizmat e thellimit të krizës në Shqipëri. Përsa i takon gjendjes në Kosovë, zhvillimeve dramatike në Drenicë, dëshmojnë qartë, dëshmuan liderët e PD-së, se Millosheviçi është i vendosur të realizojë skenarin e Bosnjes në Kosovë. Ne kemi përshëndetur reagimin e shpejtë të Grupit të Kontaktit. Konsiderojmë shumë të rëndësishme praninë e trupave të NATO-s dhe BEP-it në mbrojtjen e 2 milionë shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë. Vlerësojmë shumë qëndrimin e SHBA dhe konsiderojmë shumë të rëndësishëm faktin që së bashku me përfaqësuesin e BE-së zotin Felipe Gonzales, të marrë pjesë dhe përfaqësuesi i SHBA. Delegacioni parlamentar i KE-së tregoi interes të veçantë për zhvillimet e fundit në Shkodër, gjendjen e rendit, procesin kushtetues dhe vlerësoi opinionet e pikëpamjet e lidershipit të Partisë Demokratike.

Snajperat serbë vrasin dy shqiptarë

Brojë, 90 banorë të Drenicës mbahen peng Policia serbe vrau dy shqiptarë të tjerë në Kosovë, duke mbajtur ndërkohë të rrethuar fshatrat në rajonin e Drenicës në perëndim të Prishtinës. Banorët e fshatrave të prekur janë në gjendje të dëshpëruar, pa energji elektrike, pa ushqime e pa medikamente, njoftoi dje Komiteti Shqiptar i të Drejtave të Njeriut. Dëshmitarët tregojnë se snajperët hapen zjarr kundër fshatarëve të pambrojtur, ndërsa 28 gra e fëmijë shqiptarë janë mbajtur peng nga policia në fshatin Brojë, bëjnë të ditur burime shqiptare në Prishtinë.

Vdekja në “filozofinë e gjithëpërfshirjes”

Nga Bardhyl LONDO Qysh prej foshnjërisë së njerëzimit ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë një ligj, i cili ndonëse është i pashkruar, ua pasur dhe ka fuqi më të madhe vepruese se gjithë ligjet e aprovuara deri tani nga parlamentet që njeh historia botërore. Në çastet kur jeta njerëzore është vënë në rrezik, palët kundërshtare kanë ngritur gjithmonë flamurin e bardhë, kanë harruar kështu armiqësitë që deri në këtë çast dukeshin të papajtueshme dhe kanë ndihmuar njëri-tjetrin. Edhe në luftërat botërore, në këto kasaphana njerëzore, të horrorizuara e plagosura nuk janë pushkatuar, por janë nisur për në spitale për t’u kuruar. Ka 20 e ca ditë që në ngjarjet në grevën e urisë në mjediset e firmës VEFA kanë ngritur flamurin e bardhë dhe i janë dorëzuar vdekjes. Kundër të gjitha rregullave të humanizmit shekullor, qeveritarët shqiptarë vazhdojnë t’i trajtojnë ata si armiq. Asnjëri prej tyre nuk do ta shikojë flamurin e bardhë të grevistëve paqësorë. Asnjëri prej pushtetarëve të sotëm nuk ka marrë mundimin ta kalojë pragun e derës ku janë ngujuar grevistët dhe të bëjë minimumin e asaj që mund të bëjë njeriu në këto raste: të përpiqet të shpëtojë dhjetëra jetë njerëzore. Janë pleq 80-vjeçarë, janë burra 40-50 vjeçarë, janë gra, janë fëmijë. Ka pa vlerë gen-gramin për moshatarët e sotëm? Kushdo që merr përsipër grevën e urisë e njeh dhe do të diskutohet gjithmonë në dy plane: i qeveritarit, por edhe si njeri. Në 9 muaj e qeverisjes së tyre pushtetarët e sotëm e treguan veten plotësisht se ç’mund të bëjnë: Shqipëria u kthye në një fushë ku mbinë frytet e hidhura të grevave të urisë. Historia njeh një Kamboxhia të genocidit e pamëshirshëm popullik, mesa duket do të njohë edhe një Shqipëri të grevave të urisë. Por, e keqja më e madhe është se qeveritarët e sotëm, u demaskuan edhe në planin moral. Për ta vija e grevës janë Vjetër Arbnori, vdiqën juristët, vdiqën të përndjekurit, dhe tani po vdesin edhe kreditorët e VEFA-s. E ndërsa qeverisjen e keqe vjen në të dhe e paguan duke qenë pushtetin me mekanizmin e vlerës së lirë, genocidin e pajustifikueshëm njerëzor (a s’është genocid kur nuk merr të paktën mundimin të shkosh t’i sqarosh grevistët ku ata dergjen?) nuk do të ketë lum në botë që do ta lajë. Kabineti i sotëm qeveritar qysh tani është i ulur në bankën e akuzës morale: Pjetër Arbnori i ftoi të takohesh me ata, ata e rrethuan me ushtarë; juristët provuan të bisedojnë me ta, ata i lanë 20 e ca ditë në Saharën e shpërfilljes, deri sa fytyrat e tyre u bënë jeshile nga uria dhe vuajtjet; të përndjekurit politikë provuan të merrreshin me qeveritarët, ata i rrethuan me akuza e shpifje nga më banalët. Tani pleq, gra, fëmijë janë në prag të vdekjes, qeveritarët vetëkënaqen me cinizmin e tyre. Kush e ka radhën pas këtyre viktimave? Kushdo mund të bëjë një pyetje: me ta takohen qeveritarët kur s’pranojnë t’i dëgjojnë ata që janë në prag të vdekjes? Me tëtën, me njëri-tjetrin dhe ndoshta me militantët e tyre? Po pjesa tjetër e popullit ç’duhet të bëjë? Të vdesë, thonë veprimet e qeveritarëve. Por, historia e së kaluarës rezultante e pushtetareve vetëkurrë. Dhe historia ka një mësim të madh për këto raste: përderisa për qeveritarët populli e bëjnë vetëm militantët e tyre, populli pajjetër duhet të zgjedhë një qeveri tjetër. Mesa duket “filozofia e gjithëpërfshirjes”, togfjalësh që sapo doli nga buzët e kryeministrit e përsërisim tani si papagaj të gjithë ministrat, në shumicën rasteve pa ja ditur fare kuptimin dhe, duke u bërë kështu qesharakë, për pjesën më të madhe të shqiptarëve është filozofia e përfshirjes në vdekje, në harresë, në përbuzje, në genocid moral. Dhe e gjithë kjo mund t’i provohë shumë lehtë: mjafton të mos jesh i një ngjyre me qeveritarët, mjafton të mos jesh militant i tyre. Kështu, pra, grevistët e VEFA-s, ashtu si të tjerë para tyre dhe të tjerë pas tyre, kanë vdekur për qeveritarët e sotëm. Këta të fundit s’kanë ndërmend ta kalojnë pragun ku janë ngujuar ata njerëz që s’kanë ndodhën në krahët e ftohtë të vdekjes. Filozofia e qeverisë së re demokratike është shpallosur plotësisht. Dimensioni kryesor i kësaj filozofie është: vdekja për të gjithë ata që s’janë militantët e mi, për të gjithë ata që dal të propozojnë të më kundërshtoj një.

Meidani trillon dhe shpif

Zëdhënësi i PD-së: Pushteti manipulon fjalët e Berishës Duke komentuar deklaratën e Blushit dhe më pas atë të Meidanit në Elbasan, sikur gjoja Berisha i ka bërë thirrje investitorëve të huaj për të mos investuar në Shqipëri zëdhënësi i PDSH deklaroi se: Kjo deklaratë paraqet formatin e trillimit dhe të shpifjes që Blushi përfaqëson me dinjitet të madh, i cili si gjithnjë në pozitat e një ordineri që falsifikon dhe deklaratat e Prodit dhe Vranickit, dëshmon t’i atribuojë liderit të opozitës, deklarata të paqena, dëshmiton e tij të plotë. Kurse Meidani provon më të sa është një Haxhi Llesh i dytë, e asgjë më tepër. Për të qartësuar po citojmë këtu deklaratën e zotit Berisha në Parlament. “Duke përfunduar, edhe një herë dëshiroj të deklaroj këtu se procesi i privatizimit në Shqipëri nuk mund të vazhdohet pa njohur, respektuar të drejtën e pronës, borxhin e shtetit ndaj ish pronarëve, ish të përndjekurve, ish kulakëve, ish të përmbysurve, institucioneve të kultit, poseduesve të letrave me vlerë. Prandaj edhe përfitimi nga rasti i të angazhohemi në një dialog konstruktiv për të hartuar me konsensus një strategji të firmosur nga të gjitha partitë parlamentare dhe më gjerë. Kjo do të ishte vërtet një kontribut madhor për të ndaluar rrokullisjen e ekonomisë në Shqipëri dhe stabilizuar ecurinë e ekonomisë së tregut. Në rast se ju nuk bini dakord më duhet të deklaroj se Partia Demokratike në pushtet do të konsolidojë të paqenë çdo akt shitblerje të pasurisë kombëtare, pasurisë kombëtare, dhe do të kërkojë dhe do të kompensojë me pasuritë e tjera qeverie dhe do të shkel mbi të drejtat e shqiptarëve. Të ardhmen e tyre mbi bazën e platformës së pranuar nga gjithë partitë, ose së paku nga ato parti që nuk pranojnë njohjen e shtypjen të drejtave njerëzore dhe hijnore të popullit shqiptar”.

Kryeprokurori Rakipi dhe kryepolici Ceka paralajmërojnë vrasje politike të gjykatësve

Lushnja: Qeveria e zhytur në korrupsion

fajdet NE FAQEN 2 Lushnja: Qeveria e zhytur në korrupsion

Klinton: nuk përjashtohet edhe opsioni ushtarak

Kërcënim i rreptë amerikan NE FAQET 6-7

Ndjekje penale për Arapin

Kreditorët grevistë, thirrje publike kundër qeverisë NE FAQEN 5

Minarolli: Opozita nën terrorin shtetëror

PD kërkon lirimin e të burgosurve politikë. Arrestimet politike në Shkodër, hakmarrje politike Të ndalen presionet politike dhe psikologjike ndaj Edi Palokës, gazetarit të “RD”-së PD kërkon lirimin e të burgosurve politikë. Arrestimet politike në Shkodër, hakmarrje politike Minarolli: Opozita nën terrorin shtetëror Të ndalen presionet politike dhe psikologjike ndaj Edi Palokës, gazetarit të “RD”-së NE FAQEN 3