7 mijë sindikalistë në sheshe kundër varfërisë
NË FAQEN 5
Punëtorët në varfëri absolute
BSPSH: Pushtetarët më të fituar
NË FAQEN 5
Studentët zvarriten në pisllëk dhe stres
Varfëria dhe bursat e ulëta i çojnë pranë krimit
NË FAQEN 5
280 milionë për Xhevat Koçiun
Po zhduken edhe paratë e fundit të kreditorëve
Cameron nëshkruan për transfertën bankare. Paratë e VEFA-s për kreun e Komitetit të Shpëtimit të Sarandës
NË FAQEN 3
Cameron, (majtas) dhe një nga protestat e kreditorëve (djathtas)
Mbledhja në Presidencë e një pjese të qeveritarëve ngjall grindje brenda qeverisë
Komisioni i jashtëm vendos për zgjedhjen e mandatit të trupave greke në Shqipëri
Kosova, çelësi i stabilitetit të Ballkanit
Përkujtohet 85 - vjetori i betejës historike në Macukull të Matit, të forcave popullore kundër pushtuesit serb. Merr pjesë lideri i opozitës, Sali Berisha
Dhjetëra makina dhe banorë të Komunave të Marian e Macukull shoqëruan dje Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të PD gjatë gjithë rrugës deri në qendrën e komunës së thellë të Macukullit. Banorët e kësaj Komune dhe të zonave përreth morën pjesë në përkujtimoren e organizuar me rastin e betejës historike kundër pushtuesve serbë 85 vjet më parë
Evidentohen dy linja të kontrabandës qeveritare
Mbledhja në Presidencë e një pjese të qeveritarëve ngjall grindje brenda qeverisë
Takimi i Presidentit Meidani me një grup qeveritarësh që mendohej se duhet të luftojnë kontrabandën të paktën ka identifikuar se kontrabandistët qeveritarë ndodhen ndër ata që kanë munguar në këtë takim.
Në fakt ata nuk janë thirrur në takim nga Presidenti e midis tyre ka qenë edhe vetë zëvendëskryeministri Bashkim Fino i cili ndërkohë kryeson edhe komisionin qeveritar të kontrabandës. Po ashtu deklarimet e zëvendëskryeministrit lidhur me një takim të tillë të njëanshëm organizuar nga Presidenti Meidani lënë të kuptohet se kontrabanda ndodhet pikërisht në mesin e atyre që morën pjesë në tavolinën e Presidentit.
Fino nuk ka hezituar të akuzojë Presidentin Meidani për ndërtimin e strukturave paralele me qeverinë të cilat do të mermin bekimin nga Presidenca por nëpërmjet i qeveritarit të lartë ka shkuar edhe me tej duke akuzuar indirekt se një pjesë e qeverisë së koalicionit përbën një kanal të kontrabandës në Shqipëri.
Mjaftoi vetëm një përplasje e tillë që brenda qeverisë të shfaqen hapur linjat e kontrabandës qeveritare të cilat në fakt nuk përjashtohen asnjëherë brenda saj ndërkohë që evidentohen së qeveria shqiptare jo vetëm që nuk ka bërë luftë për të eliminuar kontrabandën siç është shprehur edhe vetë Presidenti i Republikës por për më shumë është shfaqur një terren ku kalojnë kontradiktat e palëve të ndryshme për të përfituar fitime sa më të mëdha.
Kjo është edhe arsyeja që ka filluar një grindje e brendshme në qeverinë e koalicionit e cila nuk është thjesht as një çështje qëndrimor por thjeshtë një përleshje për treg dhe përfitime.
Këto ditë janë vënë re qarqe të caktuara e të vogla në koalicion e veçanërisht PAD-së që të sigurojë sa më tepër fushë veprimi në linjat e kontrabandës që mbulohen nga policia. Ndryshe të njëanshme të komisareve të policisë evidentojnë pikërisht një betejë të tillë mes krerëve të ndryshëm në qeveri, betejë që së shpejti pritet të ketë edhe viktimat e veta. Me sa duket deri tani është ruajtur ekuilibri por ka qenë mbledhja në presidencë që ka prishur këtë ekuilibër duke nxjerrë zbuluar një pjesë të segmentit të krimit ekonomik brenda qeverisë.
Çfarë viktima që të ketë brenda qeverisë ajo nuk do të ndodhet në favor të largimit dhe elementin kontrabandë por do të jetë vetëm një ndëshkim për të rritur disenten e manovrës në dogana në favor të ndonjë pale më të fortë në qeveri.
Largimi i plotë i qeverisë do të jetë e vetmja mundësi e eliminimit të kontrabandës.
Socialistët dhe Godo votojnë pro ushtrisë së huaj
Komisioni i jashtëm vendos për zgjatjen e mandatit të trupave greke në Shqipëri
Dje në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit me votat e socialistëve dhe të Sabri Godos u vendos të mbështetet propozimi i qeverisë për zgjatjen e një muaji të mandatit të trupave greke në Shqipëri.
Genc Pollo, anëtar i këtij Komisioni u shpreh në favor të bashkëpunimit ushtarak me Greqinë, bashkëpunim që ka filluar me qeverinë e Partisë Demokratike, por zoti Pollo e quajti të pamotivueshëm dhe të pajustifikuar praninë e një njësie operative të armatosur të Ushtrisë Greke në Shqipëri.
Ai propozoi që mandati i trupave greke të ndërpritet këtu, por ky propozim mori vetëm votën e tij dhe zotit Selfo të Ballit Kombëtar.
Zoti Pollo e quajti të papranueshëm dhe të gënjeshtërt shpjegimet e ministrit Brokaj, i cili asistoi në punimet e komisionit, sipas të cilit këto trupa janë në miratimin e NATO-s.
Trupat e NATO-s do të vendosen me vendim të këshillit të Atlantikut të Veriut, gjë që nuk ka ndodhur në rastin konkret.
Ky është një vendim bilateral që zakonisht merret në konsensus me opozitën, gjë që qeveria nuk e ka bërë.
Qeveria e paaftë për menaxhimin e krizës
Dollarët fallso dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë shtojnë pasigurinë në treg. Ekspertët: Valuta e injektuar është e pakontrolluar
“Kriza që ka përfshirë ekonominë shqiptare, sot në formën më të ashpër të saj. Në Shqipëri ka një pasiguri të lehtë, të konvertimit, të ekonomisë në tërësi, të besimit tek institucionet, veçanërisht tek ato bankare”
NE FAQEN 3
Europa kundër qeverisë shqiptare
Bruksel: Rezolutë e ashpër e Partive Popullore ndaj qeverisë dhe parlamentit
Parlamenti Europian: “Të rikthehet pavarësia e gjyqësorit dhe të rishikohen procedurat e përbërjes e komisionit kushtetues”
NE FAQEN 3
Përgatitet pushtimi i Kasacionit
Kleanthi Koçi synon rikthimin në krye të Gjykatës
Fehmi Abdiu, që për muaj me radhë qe bërë pengesë për kalimin e këtij projekti, i është premtuar posti i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese
NE FAQEN 4
Nano sulmon Bukoshin, pas vakancave
Kryeministri Nano sulmoi dje kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit, pas vakancave në Paris.
Nano, i cili mori pjesë si i ftuar në mbledhjen e Grupit të Kontaktit, sipas shtypit la Bukoshin për të pushuar më shumë se një ditë e gjysmë në Paris me familjarët e tij. Pas vakancave në kryeqytetin francez, Nano u përpoq të kapërcente vëmendjen mbi rolin e tij negativ në mbledhjen e Bonit, duke iu vërsulur kryeministrit të Kosovës me një barrë fyerjesh të rënda, që më shumë se personale drejtoheshin kundër institucioneve.
Bukoshi kishte kritikuar një ditë më parë pozicionin e mbajtur nga kryeministri Nano në mbledhjen e Grupit të Kontaktit, duke theksuar se qëndrimi i këtij të fundit nuk ka lidhje me vendimin e shqiptarëve të Kosovës.
Nano tha dje se Bukoshi është vetëm një anëtar i thjeshtë i delegacionit të emëruar nga presidenti Rugova për të kryer bisedime me serbët, duke injoruar faktin që ai është ende kryeministër i Republikës së Kosovës, të njohur zyrtarisht nga parlamenti shqiptar. Ndërkohë, ai tha se Bukoshi thotë vetëm tre përqind të së vërtetës, duke u tallur në mënyrën më vulgare me atë pjesë të të ardhurave të tyre që shqiptarët kanë paguar në perëndim për të siguruar mbështetjen e institucioneve të tyre të brishta në Kosovë.
Nano e akuzoi në mënyrë të tërthortë për terrorizëm dhe barbarizëm kryeministrin aktual të Kosovës, Bujar Bukoshi.
Nano tha dje në Rinas se shqiptarët zgjedhoh[in?] drënjën e antiterrorizmit dhe kundër barbarisë, duke lënë të kuptohet se kryeministri i Kosovës ka qenë pikërisht një prej tyre.
Sulmet e Nanos për kryeministrin e Kosovës duket se nuk janë vetëm një bizantinizëm, pas kritikave të motivuara të Bukoshit, por një linjë konstante e tij kundër institucioneve të shqiptarëve të Kosovës. Vetëm dy muaj më parë Nano sulmoi drejtpërdrejt Rugovën dhe të gjithë politikanët e tjerë shqiptarë të Kosovës, duke theksuar se ishte kundër institucioneve paralele. Në takimin me Sefias, e diplomacisë gjermane, Klaus Kinkel, Nano i habiti të gjithë kur deklaroi se Shqipëria është kundër institucioneve paralele, kudo qofshin ato. Në tezë të tillë deri atëherë nuk e kishin quajtur me vend ta shprehnin edhe aleatët e hapur të Beogradit, por ajo kishte mbetur e izoluar vetëm në gojët e serbëve. Në sulmet e tij kundër Bukoshit, Nano i kthehet tezës së tij anti-shqiptare, duke paralajmëruar se në rast se sot po ben sikur mbështet Rugovën, nesër mund t’i kthehet këtij të fundit me të njëjtin trim, me të cilin po godet sot kryeministrin e Republikës së Kosovës.
A.P.
Taksa të larta për biznesin e vogël
Falimentimi masiv rrezikon ekonominë private
Gjana: Dyfishimi i tatimeve për biznesin e vogël nga parlamenti do të sjellë një rritje të re çmimesh
NE FAQEN 3
Këtë javë, në menu vetëm perime
Ministria raporton: Mishi dhe bulmetrat më shtrenjtë
Gjatë kësaj jave mishi vici dhe prodhimet e bulmetit janë shitur më shtrenjtë se prodhimet e tjera ushqimore në të gjitha tregjet e rretheve të vendit tonë.
Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit një kilogram djathë kaçkavall është shitur me çmimin
NE FAQEN 5