Rroga e Nanos sa e 120 pensionistëve
Pagat e qeveritarëve në qiell, leku poshtë e më poshtë
Zëvendëskryeministri merr sa marrin 103 pensionistë së bashku, një ministër paguhet sa 78 të moshuar, kurse një zëvendësministër sa 74 të tillë
NE FAQEN 5
Qeveria e koalicionit të majtë po e zbyt çdo ditë e më tepër vendin në krizën e thellë ekonomike, por si për ironi varfërimi i shqiptarëve kon- trastон me luksin e qeveritarëve. Në kohën që leku po bën çdo ditë e më poshtë dhe çmimet po bëhen të papërballueshme, zyrtarët e lartë të shtetit kanë dyfishuar rrogat e tyre. Presidenti, kryeministri dhe brigada e ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve dhe drejtorëve të “gjithëpërfshirjes” së Nanos kanë që prej disa kohësh rroga bashkëkohore, në disa raste mëse 100 herë më të larta se pensionistët e vendit të tyre. Këtë rrugë po ndjekin edhe zyrtarë të tjerë, si guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe drejtorët e bankave të tjera, që nuk po duan të mbeten pas qeverisë në babëzinë e tyre për të qenë të shumëpaguar. Fakti që kryeministri dyfishon rrogën e tij në kulmin e krizës për ta bërë atë të barazvlefshme me atë të 120 pensionistëve, nuk ka nevojë për koment. Shqiptarët nuk kanë më mendshje në etiketimet e tyre për qeverinë e varfërisë dhe mashtrimit.
Guvernatori dhe drejtorët dyfishojnë rrogat
Drejtuesit e sistemit bankar ndjekin hap pas hapi qeverinë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe drejtorët e bankave të tjera në vend do të paguhen dyfish më shumë, duke ndjekur hap pas hapi qeverinë e Fatos Nanos.
tjera në vend do të paguhen dyfish më shumë, duke ndjekur hap pas hapi qeverinë e Fatos Nanos. Dhe është marrë vendimi që e çon në 800 mijë lekë rrogën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, nga 400 mijë që merrte deri dje. E njëjta skemë rritjeje drastike është ndjekur edhe për drejtorët e bankave, për të cilat po shtohen dyshimet lidhur me garantimin e depozitave të qytetarëve.
Ky vendim është një tjetër shembull i zellit të panginjur të zyrtarëve të lartë të koalicionit qeveritar, të cilët po dyfishojnë dhe trefishojnë pagat e tyre, ndërkohë që pensionistët dhe shtresat e tjera të popullsisë jetojnë nën minimumin e varfërisë. Sipas shifrave zyrtare të publikuara edhe nga Shoqata e Konsumatorëve, 900 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin minimal të varfërisë, por shifra reale mendohet të jetë më e lartë.
2 prill 1991 - 2 prill 1998
Shtatë vjet më parë Sigurimi i Shtetit dhe policia politike komuniste shtinë mbi drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e PD-së në Shkodër duke vrarë katër vetë dhe plagosur rreth 60 prej tyre. Dora komuniste vrau një ndër drejtuesit kryesorë të PD-së, Arben Broci, si dhe demokratët e njohur në Shkodër Bujar Beshanaku, Nazmi Kreziu dhe Besnik Ceka.
Fatkeqësisht sot pas shtatë vitesh në Shqipëri janë instaluar në pushtet po të njëjtit njerëz. Kryeministri i 2 prillit 1991 është edhe Kryeministri i 2 prillit 1998, ministri i Brendshëm i 2 prillit 1991 është sekretari i Koordinimit të Partisë Socialiste, në pritje për t’u bërë shumë shpejt ministër i Brendshëm. Po ashtu në strukturat e policisë dhe shërbimit sekret janë thirrur ata njerëz që ishin shtatë vjet më parë, kur ndodhi masakra e Shkodrës. Ideatorët dhe organizatorët nuk janë ndryshuar. Janë kthyer aty ku kanë qenë sërishku me Kryeministrin e tyre të asaj periudhe.
Plumbat mbi protestuesit shkodranë më 2 prill të ’91 ishin parathënia dhe paralajmërimi i revolucionit leninist të ndodhi në parlamentin e vitit 1997. Ata plumba që ranë katër demokratë të plumbosën në kryengritjen e komunistët asgjë… [?] nuk do të pranonin humbjen e pushtetit dhe se ishin gati të përmbysnin gjithçka qoftë edhe me armë. Armët e tyre nuk u ftohën që atë ditë. Ato dolën në skenë pikërisht atëherë kur Shqipëria e kishte marrë veten dhe po ecte me hapat e saj drejt demokracisë perëndimore, kur pothuajse ishte integruar në të gjitha infrastrukturën e vendeve të zhvilluara. Për komunistët kjo gjë do të ishte krejt e papranueshme. Ata morën armët dhe i kthyen ato pikërisht kundër njerëzve demokratikë. Dogjën, shkatërruan, dhunuan gjithë Shqipërinë në një varg të paprecedentë shkatërrimesh edhe sot fatkeqësisht të ndërsjellta.
[shteti i kontrabandës, krimit, dhunës e më keq]
Pas vrasjeve makabre kundër përfaqësuesve të shtetit demokratik, komunistët dhe sigurimsat inkurajuan një rritje të lëvizjeve të të gjithë shqiptarëve. Disi herë me rrahje gjate pranverës së vjetshme u tentua jeta e liderëve demokratë. Dy ditë pas ardhjes së tyre në pushtet në qershor të ’97, ashtu si në prill të ’91 në Shkodër, në Tiranë u vra një anëtar i PD-së, Agim Gjonpalaj i cili mori pjesë në një protestë paqësore kundër manipulimit të votave. Po ashtu në mes të Parlamentit në vjeshtën e vitit të kaluar një deputet i Partisë Socialiste tentoi jetën e liderit të Dhejtorit, Azem Hajdari. Partia Socialiste dhe shteti i inkriminuar kanë sulur dhe vënë në veprim sigurane të likuidimit fizik të opozitës, gazetërëve opozitarë, veprimtarëve të PD-së dhe drejtuesve të pushtetit lokal. Përgjatë dhjetëra muajve qeverisja atë e kanë provuar disa herë një gjë të tillë.
Por ish-diktatura nuk harroi edhe hakmarrjen ndaj Shkodrës. Dy muaj më parë duke sjellë në provokatorë në krye të policisë së qytetit, organizoi dhe zbatoi skenarin e djegies së Ujës [?]. Kjo po bëhet e nënshtruar shpirtin demokrat në Shkodër, për të dhunuar demokratët e saj dhe për të radhitur qytetërimin shkodran në të njëjtin nivel me barqet e sigurimit do të justifikonte një ndër më pas dhunën policore të papare që u bë ndaj qytetarëve të pafajshëm. Mbi 30 veta u arrestuan ndërsa dhjetëra shtinë u bastisën nga specialët e dërguar nga Sigurimi i Shtetit.
Tani pas shtatë vitesh, Shkodra dhe gjithë Shqipëria e ka të qartë se kush janë pushtetarët e sotëm që ishin edhe në ditën e përgjakshme të 2 prillit ’91. Është detyrë për qytetarët dhe domosdoshmëri për vendin largimi i tyre sa më shpejt.
Opsioni i SHBA, më i sigurt për Kosovën
Në faqen 3
NE FAQEN 3
Berisha kundërshton Papuliasin. Në gjirin e BE-së shfaqen herë pas here qëndrime atavike
Ruqçi në vend të Cekës
Ish-ministri i 2 prillit, aktualisht sekretar në PS pretendon postin e Cekës. Edhe Gjergj Zefi pretendon për një karrige ministri
NE FAQEN 3
Artisti i shquar, Devole shkarkohet si i paaftë
Drejtuesi i Televizionit realizon subjektin më të mirë humoristik të viteve të fundit
Le të shpresojmë se drejtori i Televizionit, Mazi do thotë se kemi të bëjmë me një lapsus e se ai nuk ka rrahur deri në atë masë sa të ndërmarrë një veprim të tillë
NE FAQEN 3
Ushtarët grekë dislokohen në Tiranë
Mazhoranca në parlament vendos shtyrjen e mandatit të qëndrimit të një kompanie ushtarake greke
NE FAQEN 3
Mazhoranca në parlament vendos shtyrjen e mandatit të qëndrimit të një kompanie ushtarake greke
Ushtarët grekë dislokohen në Tiranë
NE FAQEN 3
Ministria e Financave përkrah partitë fantazma
Lojë e qeverisë me buxhetin për partitë politike
NE FAQEN 3
Lojë e qeverisë me buxhetin për partitë politike
Ministria e Financave përkrah partitë fantazma
NE FAQEN 3
Mashtrimi Nano dhe e vërteta mbi pagat
Partia Demokratike denoncon politikën e pagave të qeverisë socialiste
“Të ndalim mjerimin tonë ekonomik”
Unioni i Pavarur Studentor thërret studentët
NE FAQEN 5
Gestapo bllokon Azem Hajdarin
Klika kriminale vë barrikada për liderin e Dhejtorit
“Unë do të jem sot në Shkodër për të vënë lule në varret e katër Martirëve të Demokracisë”
Shteti kriminal nuk lejon liderin e lëvizjes së Dhejtorit, Azem Hajdari që të marrë pjesë në ceremonitë që Partia Demokratike do të organizojë në Shkodër në nderim të viktimave të 2 prillit, vrasje shtatë vjet më parë nga e njejta klikë që ka hipur sot në pushtet. Gestapo komuniste e detyroi dhe Hajdarin që të mos mungojë në seancën e pyetjeve me prokurorin, në bazë të një vendimi të marrë javën e shkuar nga gjykatësit e vënë nën varësinë e qeverisë. Kështu, ata janë të vendosur që të ndalojnë Hajdarin të bëjë homazhe në varret e Nanos [?] ku hapi demokratikë shtatë vjet më parë kur vota e popullit e detyroi të linte karriget bashkë me sistemin komunist.
Deputeti Hajdari tha se do të zbatojë vendimin e gestapos, për të mos i dhënë shkak shtetit për të krijuar incidente. Megjithatë, shtoi ai, ky akt policor nuk do të më ndalojë që të jem prezent në një pjesë të ceremonive që janë parashikuar të zhvillohen sot në qytetin e Shkodrës. Unë, tha Hajdari, në varret e katër Martirëve të Demokracisë.
Eshësë greke, me tortura e vrasje
Refugjatët e dëbuar nga Greqia kapin shifrën 12 mijë
NE FAQEN 5
Tërhiqen zvarrë nga policia 40 kreditorë
Kreditorët protestojnë kundër Arapit dhe Deloitte & Touche
NE FAQEN 5
Në një javë 12 udhëtarë të vrarë
Bandat rivënë nën kontroll rrugët nacionale
NE FAQEN 4
Partia Demokratike denoncon politikën e pagave të qeverisë socialiste