15/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 prill 1998

Qeveria vret policë e qytetarë

Masakër në Levan. Tre të vrarë dhe një i plagosur NE FAQEN 4

Prona vret tre persona

Shuhet një familje në Karpën të Kavajës NE FAQEN 4

Për ministrat e larguar gati dosjet

Prokuroria ose çekani në duart e Nanos NE FAQEN 4

Nano mban 25 spiunë të UDB-së

Informacionet për implikimin e tyre kanë ardhur jo vetëm nga Shërbimi Informativ Kombëtar, por edhe nga shërbime të huaja që bashkëpunojnë me shërbimin sekret shqiptar Ushtarakë të Divizionit të Kukësit në shërbim të serbëve. Kryeministri refuzon shkarkimin e tyre NE FAQEN 4

Ndryshimet nuk çënojnë kapot e kontrabandës

PS mbetet nën kontrollin e klaneve të vjetra komuniste Largimi i Sherifit, Dades, Vukajt, Xhuvelit, Përpalit, Legisit, Lakrorit, Tetës, Kondit është çështje e orësh NE FAQEN 3

Islami më pranë Nanos

Ndryshimet në qeveri lënë jashtë autorët kryesorë të krizës

K

Brokaj nuk firmosi për tenderat e Nanos

Dueli i ashpër në KPD. Rivalët i nxjerrin sytë njëri-tjetrit Nano: “E ke filluar shkatërrimin e ushtrisë para se të vije ministër”. Brokaj: “Po të mos isha unë, dhe dhjetë e mi, ti do të kaloje në burg” Ndriçohet plotësisht e vërteta mbi konfliktin e ashpër Nano-Brokaj. Replika të ashpra mes tyre në mbledhjen maratonë të KLD, të cilat mes të tjerash kanë nxjerrë në shesh edhe të fshehtat e zeza të dy rivalëve të egër të Partisë Socialiste. Kryetari i PS, Fatos Nano, e ka akuzuar kolegun e tij për destruksion të qëllimshëm në ministrinë e tij. Në atë e sipër Nano i ka thënë Brokajt që ai e kishte nisur shkatërrimin e ushtrisë, që para se të bëhej ministër, duke e akuzuar terrorizuar për aktivizimin e ministrit të Mbrojtjes në ngjarjet e mars-qershorit të vitit të kaluar. Por ka qenë e rrëptë dhe e menjëhershme përgjigjja e ministrit Brokaj. Po të mos isha unë dhe oficeri e mi, ti do të kaloje në burg, bashkë me këta të tjerët që të rrethonjë i ka thënë Brokaj i xhindosur Nanos. Pas kësaj të dy kundërshtarët e kanë humbur kontrollin dhe vetëm sa kanë shkëmbyer duke zgjedhur plotësisht. konflikti i degjeneruar në luftë të egër Nanos dhe Brokajt ka nisur disa muaj më parë dhe arsyet janë shumë më pragmatike sesa janë thënë në mbledhjen e KPD-së. Njërezit e Nanos kanë fituar disa tenderë me shuma të mëdha nga ministria e Mbrojtjes, por Brokaji i ankesuar nga fitimet nuk ka pranuar që t’i firmosë ato. Kjo ka shkaktuar ftohjen që më pas është shndërruar në konflikt, për të ardhur më tej te beteja e mbledhjes së të hënës, ku dy grupimet figurave më të errëta të Partisë Socialiste kanë nxjerrë syte njëri-tjetrit, duke pohuar në atë sipër të vërtetat tronditëse të rebelimit të vitit të kaluar. T. Ç…

Kushtetuta nën mëshirën e dy agronomëve

Komisionit i mbeten vetëm bashkëkryetarët. Godo i ankohet Gjinushit NE FAQEN 3

Korçë. Vritet një shtetas me armë zjarri Dy të vrarë në Koplik Vetvaret një 30 vjeçar në Berat Një grua mbytet në Shkumbin

Vrasjet kthehen frikshëm në Shqipëri - Korçë. Vritet një shtetas me armë zjarri - Dy të vrarë në Koplik - Vetvaret një 30 vjeçar në Berat - Një grua mbytet në Shkumbin NE FAQEN 4

SHBA t’i përmbahet vijës së kuqe

Pozita kthehet tek qëndrimet e opozitës. Komisioni i jashtëm miraton projekt-rezolutën për Kosovën Pas debatit të së enjtes pritet që parlamenti të kërkojë vendosjen e trupave të NATO-s në Kosovë, si hap i parë për ndalimin e represionit serb dhe për parandalimin e shtrirjes së konfliktit NE FAQEN 3

Pollo: Shqipëria ringjallet përmes zgjedhjeve të reja

Lezha injoron qeverinë “Nano”. Pritë e bojardëve të PS kundër, Pollos e Hajdarit “Ndryshimet në qeveri nga Nano, si i mbyturi që e kërkon shpëtimin duke u kapur pas fijes së kashtës” NE FAQEN 2

Arbnori në SHBA

Ish kryetari i Parlamentit në 50 personalitetet e shekullit të përzgjedhur nga Instituti Amerikan i Biografisë NE FAQEN 2

Meidani: Kreditorët nuk janë popull

Tre javë rresht këshilltarët kanë mbajtur me shpresë kreditorët Berisha mbështet kërkesat e kreditorëve të kompanisë VEFA. Kreditorët: Nano të mbajë premtimin. Bordi në kërkim të Gjinushit NE FAQEN 5

Shqipëria humbi një personalitet të shquar

Berisha ngushëllon për Imzot Robert Ashën, Arkipeshkvi i Pulës Në një telegram ngushëllimi dërguar Monsinjor Rrok Mirditës, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Monsinjor Anxhelo Masafra Arkipeshkvi i Shkodrës, Provincial, alit, kryetari i PD-së, Sali Berisha shpreht hidhërimin e tij për lajmin e trishtueshëm se ndërroi jetë Imzot Robert Ashën, Arkipeshkvi i Pulës. Me humbjen e Imzot Robert Ashës, thuhet në ngushëllimin e Berishës, Kisha Katolike Shqiptare humbi një prej meshtarëve të saj më të përkushtuar dhe më të mëdhenj, ndërsa kombi shqiptar, Shqipëria humbën një nga personalitetet e shquar të kulturës sonë kombëtare. Uroj që shpirti i tij të prehet i qetë në mbretërinë e zotit, përfundon telegrami i Berishës.

Puka zhytet në papunësi dhe vobektësi

Rikthimi i ndërmarrjeve, mashtrim tipik i qeverisë Jo vetëm që ndërmarrjet janë mbyllur në vend që të hapen, por dhe 90 për qind e punëtorëve nuk marrin prej 4 muajsh asistencën NE FAQEN 5

Viti VIII i botimit Nr.85 (1906) E MËRKURË 15 prill 1998 Çmimi: 20 lekë 1000 lireta 250 dhrahmi

BIBLIOTEKA KOMB... [?] TIRANË

RD FALAS