Gjirokastra me Berishën
Mijëra qytetarë gjirokastritë përshëndesin opozitën. Mbi 300 makina i bashkohen Berishës deri në Gjirokastër. Takime spontane në Ardencë, Ballsh, Memaliaj, Tepelenë. Jugu kërkon zgjedhje të reja
Pj[?]e, në podium e sportit të Gjirokastrës
PD njeh gabimet dhe shpall alternativën e re
Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha në Gjirokastër
Partia e ndershmërisë! rrugën e fitores, dhe e përkrahës solidarë dhe mesazhi tone të Shqipërisë kudo në botë. Seçili[?] të vetë pyesin, të gjithë bashkarisht,
është më mirë të qeverisim me meritë dhe të jemi të ndershëm për të gjithë shqiptarët, apo të qeverisim me mashtrim, të ndërtojmë karriera politike duke gënjyer njerëzit? Shqiptarë,
Që nga sheshi i Gjirokastrës, secili prej nesh kërkon me shpirt rrugën e së vërtetës, përgjegjësisë dhe të ndryshimit. Për një vit të tërë vendi ynë ka kaluar nëpër një sprovë të rëndë, dhe sot ne jemi këtu për të thënë se Partia Demokratike i njeh gabimet e saj, i analizon ato me ndershmëri dhe shpall një alternativë të re për Shqipërinë.
Ne nuk kemi ardhur këtu për të ndezur urrejtje, por për të ftuar qytetarët në një rrugë të re besimi, lirie dhe zhvillimi.
Ne kemi ardhur të dënojmë krimin, korrupsionin, varfërinë dhe mashtrimin politik.
Sot ne jemi në Gjirokastër për të thënë se demokracia nuk mund të mbijetojë pa institucione, pa zgjedhje të lira, pa drejtësi të pavarur dhe pa ekonomi të ndershme.
Ne duam një Shqipëri ku ligji të jetë mbi të gjithë dhe ku shteti të mos përdoret kundër qytetarit.
Partia Demokratike ngrihet përsëri jo për hakmarrje, por për shërbim ndaj qytetarëve.
Ne ftojmë gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë, të bashkohen në idealin e një Shqipërie europiane.
Vetëm kështu do të mund të fitojmë besimin e humbur dhe të ndërtojmë të ardhmen.
Kjo është alternativa jonë.
(Faqe ne 3)
Shqipëria, pa institucione
Aksioni i një dite i Sali Berishës në qytetin e Gjirokastrës solli në dritë edhe një herë mungesën e plotë të institucioneve të shtetit shqiptar. Nga asnjë institucion i Prefekturës nuk ngrihej asnjë shqetësim rreth asaj që po ndodhte, madje dhe Ministria e Rendit ktheu në të kundërt premtimet e saj të bëra më parë për të mos lejuar grumbullime, ndërsa të gjitha postblloqet e policisë në rrugën për në jug ishin lënë të lira dhe pa asnjë njeri. Kjo situatë u vu re qartë nga skuadra e “RD”-së, e cila nga ora 6 e mëngjesit deri në mesditë përshkoi itinerarin Tiranë-Lushnje-Fier-Levan-Tepelenë-Gjirokastër. Mungesë totale e shtetit edhe në qytetin e Gjirokastrës ku në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me ligjet e vendit, prefekti i Qarkut të Gjirokastrës së bashku me kryetarin e Bashkisë së qytetit drejtuan një miting kundër opozitës, në të cilin morën pjesë zyrtarë të lartë të administratës shtetërore, punonjës policie me uniformë, ushtarakë, si dhe mjaft civilë të nxjerrë nga radhët e të papunëve, qytetarë të kërcënuar ose të joshur me para etj. Fillimisht, në mesditë kryetari i Bashkisë së qytetit qëndroi i fshehur si struci, por kur përfaqësuesit e opozitës hynë në pallatin e sportit “Asim Zeneli” organizatorët u tronditën dhe për afro 10-15 minuta askush nuk pipëtiu. Më pas, të tmerruar nga slogane të tilla si “Largohu! Nano ik!” organizatorët e kundërmanifestimit u solidarizuan në një kor me banditët e tyre derisa Berisha i qetësoi gjakrat. Ajo që bënte përshtypje ishte fakti se në tribunë dhe në sallë kishte mjaft fëmijë dhe gra, të cilët përmes altoparlantëve mbusheshin me urrejtje, me lloj-lloj ofendimesh dhe sharjesh kundër opozitës. Vetë kryetari i Bashkisë Fatmir Çelaj me një urrejtje primitive përdori gjithë arsenalin e sharjeve të fjalorit të kafeneve për të fyer Berishën dhe opozitën. Në këtë mjedis ndodhi një incident që flet mjaft për natyrën e kësaj qeverisjeje. Një grup personash të revoltuar nga sharjet e kryebashkiakut të Gjirokastrës, kryesisht të rinj demokratë, iu afruan tribunës dhe kapën për fyti kryebashkiakun. Forcat e policisë që ishin vendosur rreth tribunës, nuk ndërhynë të mbronin kryetarin e Bashkisë, por më pas erdhën forca speciale të policisë dhe e nxorën atë me vrap. Sidoqoftë, qetësia u rivendos sërish dhe sipas disa dëshmitarëve, prefekti i Gjirokastrës u largua nga pallati i sportit i tmerruar dhe i përhumbur. Ndërkaq, në po këtë kohë prefekti i Policisë së Gjirokastrës me një grup civilësh po bllokonte rrugën nacionale në hyrje të qytetit. Kanë qenë vetëm qytetarët e shumtë të Gjirokastrës të cilët po futeshin në sallë, ata që e bindën prefektin e Policisë të linte rrugën e lirë. Pasi arriti në hyrje të qytetit, dr. Berisha dhe protesta e opozitës drejtuar nga kryetari i degës së PD-së Genc Ruli përshkoi rrugën kryesore të qytetit mes qindra e qindra qytetarëve, që përshëndesnin dhe brohorisnin pareshtur opozitën, në një kohë që kundërshtarët e saj ishin ngujuar të tmerruar në sallën e pallatit të sportit, duke sharë me histeri dhe duke tundur flamurë grekë. Mungesa e shtetit në Gjirokastër u pa qartë gjithashtu edhe gjatë largimit nga ky qytet, ku asnjë forcë policie nuk u duk askund për të mbrojtur autobusët, mjetet e shumta të opozitës dhe qytetarët që shoqëronin dr. Berishën, megjithëse në rrugë grupe njerëzish të armatosur me gurë e shkopinj dhe me flamurë grekë shkaktonin incidente serioze me pasoja të rënda. Tek ura e Kardhiqit tri makina dhe një autobus u sulmuan me gurë nga disa qindra vetë, të cilët kishin zënë pritë në krahët e urës. Në këtë sulm barbar mbetën të plagosur 5 veta, mes tyre dhe një fëmijë 11-vjeçar, i cili ka marrë goditje të forta në kokë. Pas dëmtimeve të shumta, autobusët, mjetet private dhe njerëzit e plagosur u larguan dhe policia mbërriti në vendin e ngjarjes vetëm 2 orë më vonë. Eshtë e qartë se askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për këto ngjarje të rënda dhe për këtë klimë urrejtjeje dhe gjakderdhjeje të nxitur nga kupola e shtetit shqiptar, nëse nuk ekzistojnë institucionet e tij.
(Faqe ne 8)
Një vit pas rebelimit, demokratët demonstrojnë ringritjen e fuqishme
Kjo metra[?] bujë në jug të Shqipërisë
Kjo[?]metra[?] bujë në jug të Shqipërisë
Aksioni i PD-së dhe aleatëve në qytetin e Gjirokastrës, i organizuar me moton “Mjaft”, qe një sukses i padiskutueshëm dhe dëshmoi se opozita shqiptare po fiton dita-ditës terren në jug të vendit. Ky aksion i rëndësishëm politik zhvillohet po në një ditë simbolike, një vit pas mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike në Gjirokastër. Pikërisht ky kongres dhe vendimet e tij, për të cilat mediat e majta u tallën me ironi dhe përçmim, me kalimin e kohës rezultuan si vendime korrekte dhe historike. Si rrjedhim, kongresi pasionant dhe mobilizues i Gjirokastrës në 18 prill 1997, i cili vendosi piketat dhe orientimet e Partisë Demokratike për ringritjen e saj të fuqishme, rezulton sot një ngjarje me rëndësi historike. Pikërisht këtë ringritje të fortë të partisë dhe të opozitës shqiptare në tërësi e vërtetuan demokratët dhe qytetarët e Gjirokastrës. Nën thirrjet “Opozita! Opozita!”, “Berisha! Berisha!”, “Nano ik”, “Largohu”, “Poshtë qeveria e krimit”, “Poshtë Fino” etj., mijëra simpatizantë dhe mbështetës të opozitës, jo vetëm nga Gjirokastra, por dhe nga rrethet e tjera të jugut të vendit, përshkuan rrugët e qytetit në një demonstrim të rrallë force e vendosmërie. Në këtë kuadër, në Gjirokastër u përsërit me tjetër pamje demonstrata madhështore e opozitës, e zhvilluar pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit. Një vëzhgim i thjeshtë i asaj çfarë ndodhi dje në Gjirokastër krijon përshtypjen se Berisha dhe opozita nuk po kryejnë më thjesht një aksion demonstrativ me mitingje e fjalime, por po ndërmarrin gjithmonë e më shumë një lëvizje të fuqishme politike dhe popullore antiqeveritare. Kësisoj, opozita e drejtuar nga Berisha po shndërrohet dita-ditës në shpresën dhe në alternativën e vërtetë qeverisëse për shqiptarët dhe vendin.
A. N.
Berisha uron të gjithe besimtarët ortodoksë
Berisha uron të gjithë besimtarët ortodoksë
Besimtarëve ortodoksë dhe qendron[?], zemër shqiptarë sot është një ditë gëzimi, ditë gëzimi dhe paqeje, zemër uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë Gëzuar Pashkët. Zoti u bekoftë ju dhe familjet tuaja! Uroj që kjo ditë e bekuar të forcojë tek ju dhe mbarë qytetarët shqiptarë ndjenjat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe të dashurisë njerëzore. Të gjithë ne kemi nevojë për më shumë paqe në shpirtrat tanë, për më shumë mirësi e respekt për njëri-tjetrin. Shqipëria do të ecë përpara vetëm nëse qytetarët e saj do të dinë të jetojnë në paqe, në tolerancë dhe në besim tek e ardhmja.
Gëzuar Pashkët!
(Faqe ne 3)