Ish - oficerët: Qeveri, na jep bukë ose ik
Policia shpërndan me dhunë protestuesit
NE FAQEN 5
Nano - Brojkës : “Lëri hallet e Tiranës”
Kryeministri: Qytetarët janë qylaxhinj
NE FAQEN 5
Lirohet presidenti Vehbi Alimuca
Kreditorët shpresojnë në realizimin e marrëveshjes
NE FAQEN 5
Burg me kusht për Boden
Protestat e opozitës marrin ndëshkimin nga qeveria. Mafia sundon mbi ligjin
Dje në Gjykatën e Tiranës. Gjykatësi kërcëllur lexon vendimin që dënon Boden
Foto: Albes FUSHA
Nga varfëria në ferrin e urisë
PD jep shifrat e mjerimit. Aventurierët zëvendësojnë politikanët dhe shqiptarët vuajnë për bukë
Përballë shtimit të numërimit të familjeve të varfëra me 54 % kundrejt vitit ’97, fondi i ndihmës ekonomike është ulur me 30 %. Përballë rritjes zyrtare 52 % të çmimeve (dhe rritjes reale 80 %) të tyre, kufiri maksimal i ndihmës së plotë ekonomike ka mbetur i njëjtë me atë të vitit ‘96, vetëm 5375 lekë në muaj për familje, pavarësisht nga numri i personave që përballojnë jetën me të; përballë strukturës së shpenzimeve familjare me mbi 80 % për ushqim dhe banesë, ndihma mesatare pjesore në komuna 1600 lekë / në muaj ose 2 kg mish në muaj dhe në bashki 2000 lekë / në muaj ose 2.5 kg kaçkavall për familje; janë fakte që vetëm konfirmojnë se varfëria është zëv-
Rreth 47 për qind e popullsisë së fshatit dhe 32 për qind e popullsisë së qytetit kanë hyrë në ferrin e mjerimit
Vendim i turpshëm
Gjykata e Tiranës nënshkroi dje falimentimin përpara presionit të shtetit. Dënimi i Bodes me një muaj burg me kusht do të futet në historinë e kësaj gjykate si një vendim i turpshëm përpara të cilit do t’u skuqet faqja çdo juristi që do të punojë në këtë gjykatë.
Dënimi i gjykatës së Tiranës është dënim i dhënë ndaj protestës demokratike, pikërisht asaj proteste që këtë vjet më parë solli mundësinë e lirimit të gjykatësve nga ideologjia dhe sundimi i politikës, asaj proteste, e cila solli ndër të tjera dinjitetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri e shndërroi ata nga punëtorë partie në profesionistë, nga punëtorë institucionesh dhe mundësitë për të qenë njerëz të lirë si në jetë ashtu edhe në profesion.
Kur gjykatësit ngrihen kundër protestës demokratike atëherë gjykata nuk është më. Ajo nuk është më një instrument i të drejtës dhe mbrojtës i saj, por një dhunues i së drejtës dhe shtypës i saj. Që dje tek ata gjykatës që morën pjesë në trupin gjykues ndaj Bodes, qytetarët e lirë shqiptarë do të shohin hijen e ekzekutimeve pa gjyq, burgosjeve politike, do të shohin pa mundësinë për të kërkuar të drejtën e tyre, qofshin nëpërmjet protestës e qofshin nëpërmjet bangës së gjyqit.
Procesi ndaj Bodes ishte i inkurajuar nga klasa e sotme politike që qeveris, bijtë dhe nipërit e administratës mbytëse të diktaturës. Ajo u ekzekutua pikërisht nga ata njerëz që udhëheqën trupat e sigurimit kundër pluralizmit politik në Shqipëri, njerëzve që izodhën armet ndaj demokratëve të Shqipërisë, vrasësve të 2 prillit apo shkrutit të vitit 1991.
Shteti i duke kryer protestat gjyqësore, e mendimit dhe demonstrimit, rykoi dhe denoi me burg me kusht të drejtën tjetër dhe të mospranimit të mafies, kontrabandës, klaneve me pushtet, varfërisë, dhunës.
Dënimi i djeshëm ndaj opozitës. Dënimi i djeshëm ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode është një dënim i shpërndarë tek të gjithë shqiptarët që aspironë të drejtën e tyre përkundrejt sistemit aktual qeverisës.
Akuza e pabazuar mbi liderin demokrat shton pasigurinë dhe mosbesimin për të gjitha akuzat që janë ndërmarrë nga ky shtet dhe prokuroria e shtetit tek shteti dhe interesat e klaneve që përfaqësojnë atë. Prokurorët shqiptarë kanë gjetur kohë për të ndërtuar një skemë të tërë kundër një proteste paqësore, mbi të gjitha të ligjshme ku kanë marrë pjesë mijëra vetë, duke lënë pas vjedhjen, kontrabandën, krimin e organizuar. Çështja ndaj vrasësve e është bërë gjyq apo hetim deri tani. Gilli kon-berr? është he bërë një qeveritar shqiptar është në ndjekje penale. Kush mafiozë janë vendosur në banë e akuzës, ata mafiozë që lëmojnë edhe nga një ministër i rëndësishëm i qeverisë aktuale. Kush trafikant droge, femrash apo segmente të shtetit lidhur me ta janë vendosur përpara akuzës. Asnjë. Sepse Prokuroria e vendit është e zënë me përndjekjen e opozitës. Ajo ka kohë të shpikë akuza, por nuk ka kohë të reflektojë mbi akuzat që ju zënë sytë. Ajo ka kohë të përndjekë opozitën, por jo mafien. Aherë duhet menduar se akuza shqiptare, përfaqësuar nga prokuroria e Përgjithshme është vetëm një aparat krimi që 501 është vendosur këmbëkryq edhe mbi qeverinë, edhe mbi policinë, e mesa duket ka luftar përpjekjet në vendet edhe mbi gjykata.
Dënimi i djeshëm ndaj Bodes dhe dënimi që i është dhënë dje ati është sinjal për demokracinë shqiptare dhe qytetarët që aspironë në ndjehen të lirë se janë të kërcënuar pikërisht në të drejtën e tyre themelore, të drejtën e individit, në mundësitë e tyre për të reflektuar, reaguar, vepruar demokratikisht ndaj një qeverisje të egër, të keqe dhe mafioze.
Shqipëria nyje kalimi për drogën
Zbulohet një rrjet ndërkombëtar trafikantësh
NE FAQEN 2
Berisha: "Qeveria është e mafias"
PD do të zgjerojë aleancat e saj me parti joparlamentare që kanë autoritet sa katër partie qeveritare të marra sëbashku. Ai mohoi fantazitë e shtypit proqeveritar se PD po bën tratativa për të ofruar PAD-in
PD kërkon nga shteti respektimin e pavarësisë së mediave. RTV po nxit intolerancën
NE FAQEN 3
Fillojnë seancat kundër Zogajt
PAD drejt limonit të shtrydhur
Shtypi i afërt me qeverinë ka paralajmëruar largimin e PAD nga koalicioni, jo më me dëshirën e tyre, por me urdhërin e Nanos. Sinjali e para janë dhënë nga Gazeta Shqiptare e cila e ka interferuar në shkrim të gjatë rreth një deklarate të Zogajt për një aleancë të mundshme të PAD me PD.
Është e qartë se nuk flitet për një aleancë të tillë, por se është duke u përgatitur terreni tek opinioni shqiptar i dëbimit të aleancistëve nga koalicioni. Fillimisht një gjë e tillë do të bëhet me Sekretarin e Përgjithshëm të PAD-it, Prec Zogaj i cili është edhe këshilltar i Meidanit për të vazhduar pas dy muajsh me ministrin e Brendshëm Teta e kështu me radhë. Gazetat pranë qeverisë duan ta ekspozojnë atë artificialisht si njëri të Berishës brenda koalicionit dhe si të tillë ta shamangin atë me lehtë.
Mosmarrëveshjet mes Nanos dhe Meidanit i janë atribuar nën zër liderit aleancist, ndërsa duket se roli i PAD në koalicion është zhdukur mjaft. Veta Nano mbledhjen e KPD së PS-së ka urdhëruar aleatët të mos bëjnë shumë fjalë si dhe ka lënë të kuptohet se disa prej aleatëve edhe nuk janë më të domosdoshëm në qeverisjen aktuale.
Klika në gjurmët e etërve
PD dënon rritjen e dhunës ndaj gazetës “Rilindja Demokratike”
“Nesër të gjithë autorët e krimeve ndaj përçuesve të fjalës së lirë do të përballen me drejtësinë”
NE FAQEN 3
"I dhatë nder dhe emër Shqipërisë"
Berisha, uron mjeshtrin e madh të pikturës, Kodra për 80-vjetorin e lindjes
I nderuar z. Ibrahim Kodra!
Ju sot mbushët 80-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, kam kënaqësinë e madhe t’ju uroj shëndet e jetë të gjatë ju, shqiptarit të madh që me gjeniun tuaj krijues i dhatë nder e emër shqiptarít të Shqipërisë në Europë dhe në Botë.
Ju ngjitëni sot në piedestalin e 80-vjetorit tuaj krenar para vetes e miqve të të gjithë kombit shqiptar, sepse ju me gjeniun tuaj krijues përfaqësoni me dinjitet të madh visaret e mëdha të kombit tonë, në Itali dhe kudo në Botë.
Kombi shqiptar krenohet me ju, ambasador i shkëlqyer i shpirtit tonë krijues dhe kultures suaj përëndimore në Itali mike, dheun tuaj të dy-të.
Unë dhe Lili ju përshëndesim në këtë 80-vjetor dhe ju urojmë nga zemra jetë të gjatë dhe krijimtari të bukur si qenì dhe shpirtin.
Betejë protokollare mes Nanos e Meidanit
Dje, në ambientet e Hotel Rognerit
Ka rënë në sy mbrëmë beteja protokollare mes Kryeministrit Nano dhe Presidentit Meidani.
Përgjatë festimit të pesëvjetorit të daljes në Shqipëri të “Gazetës Shqiptare” është evidentuar këmbëngulja e Meidanit për të ardhur gjithsej pas Nanos në këtë ceremoni, ndryshe nga të gjitha rastet e tjera.
Nano ka arritur në ambientet e Rognerit ku edhe zhvillohej festa 45 minuta pas fillimit të ceremonisë, mesa duket pas një pritjeje të gjatë që atë ta arrijë më përpara Meidani. Por, kësaj radhe ka dështuar. Njerëz të afërt të Meidanit kanë qëndruar stoik në hyrje të hotelit për të lajmëruar shefin e tyre për momentin kur ai duhet të vijë. Rreth 20 minuta pas ardhjes së Nanos, Meidani është lajmëruar me celularin e tij dhe kështu për të pati një eskortë e gjatë bodigardësh dhe makinash e kanë shoqëruar atë në rrugën prej 50 metrash nga Presidenca në Rogner.
Këmbëngulja e tij për respektimin e protokollit shtetëror sipas rëndësisë kësaj here ishte e admirueshme. Në ceremonitë e tjera gjatë Nanos ka arritur pas Meidanit duke u shfaqur kështu me hijen e njeriut më të rëndësishëm të shtetit.
Rreth 47 për qind e popullsisë së fshatit dhe 32 për qind e popullsisë së qytetit kanë hyrë në ferrin e mjerimit
Lajmërim
Departamenti i Politikave të Sigurimit Publik
Sot, më datë 23 prill 1998 në ora 12.00, kryesia e Departamentit të Sigurimit Publik organizon një mbledhje të gjithë anëtarëve të departamentit në sallën e konferencave të shtypit.
Dje në Gjykatën e Tiranës. Gjykatësi kërcëllur lexon vendimin që dënon Boden