Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 prill 1998

Mejdani: Unë (nuk) jam kukull

Sinjale të ashpra nga Presidenca. Parlamenti mund të shpërndahet. Presidenti: Kemi ndërtuar një shtet autokrat, jo civil dhe partiak Sinjale të ashpra nga Presidenca. Parlamenti mund të shpërndahet. Presidenti: Kemi ndërtuar një shtet autokrat, jo civil dhe partiak Mejdani: Unë (nuk) jam kukull Brokaj: kryeministri saboton ushtrinë Prokurorët e pakënaqur për vendimet e Sofokle Koçit dhe vreri i Berndshit[?] “Naño eshte i papërgjegjshëm” Ministri i Mbrojtjes i tep dorëheqjen Mediaini, viktima e parë e autoritarizmit Mesazhi kryesor që jep me nënshtrimin përfundimtar të kryetarit të shtetit është se Shqipëria dhe ardhmja e saj nuk mund të ndërtohet duke patur shpresë tek institucionet dhe jo tek pushteti. Në një atmosferë ankthi dhe terrori policiak, të krijuar nga pushtetarë me probleme të mprehta legjitimiteti, i vetmi shqetësim i opinionit publik sot është të njohë qoftë edhe pjesërisht të vërtetën për procesin politik, në kushtet kur shumica e mjeteve të informimit kontrollohen nga qeveria. Ajo që ndodhi me Meidanin nuk është një histori rozë e intrigave politike me prapaskenë. Kjo ngjarje përmban në vetvete kuptimin dhe thelbin e të sotmes dhe të nesërmes sonë. EDUARD SELAMI NE FAQEN 4 Ministri i Mbrojtjes i jep dorëheqjen
Van Der Linden Brokaj Sofokle Koçi Astrit Patozi Nañ[o][?] Shqipëri

Mejdani, viktima e parë e autoritarizmit

Mesazhi kryesor që jep me nënshtrimin përfundimtar të kryetarit të shtetit është se Shqipëria dhe ardhmja e saj nuk mund të ndërtohet duke patur shpresë tek institucionet dhe jo tek pushteti. Në një atmosferë ankthi dhe terrori policiak, të krijuar nga pushtetarë me probleme të mprehta legjitimiteti, i vetmi shqetësim i opinionit publik sot është të njohë qoftë edhe pjesërisht të vërtetën për procesin politik, në kushtet kur shumica e mjeteve të informimit kontrollohen nga qeveria. Ajo që ndodhi me Meidanin nuk është një histori rozë e intrigave politike me prapaskenë. Kjo ngjarje përmban në vetvete kuptimin dhe thelbin e të sotmes dhe të nesërmes sonë. Zgjidhja që i dhanë krizës grupi parlamentar i PS-së dhe kryesia e saj, me dërgimin e një mesazhi qetësues në drejtim të presidentit, nuk duhet parë me shumë si një kapërcim i përkohshëm i konfliktit të fundit në familjen socialiste, sesa si një nënshtrim i tij para imponimit të qeverisë dhe kryeministrit për të legalizuar uzurpimin e prerogativave kushtetuese të presidentit të republikës. Në një moment kur shumëkush ende shpresonte se Meidani do të rezistonte si një garanci e fundit kundër rrokullisjes së vendit drejt një diktature të re socialiste, lëshimi i tij i rrugës praktikisht i lë shumicës në fuqi dorë të lirë për të realizuar në terren çdo skenar të planeve të saj. Nëse mund të nxirret një kuptim real nga përfundimi i kësaj beteje, ai përkon me dështimin e një iluzioni të ushqyer gjatë gjithë kësaj kohe, se me qetësimin e krizave politike do të hapej rrugë për funksionimin e mekanizmave normalë të demokracisë në Shqipëri. Përkundrazi, zhvillimi i situatës i këtyre javëve dhe orëve të fundit i bën tashmë të qartë opinonit publik se edhe në kushtet e kapërcimit paqësor të krizave, spirali i përgjithshëm i krijuar nga revanshi i socialistëve do të vazhdojë të veprojë me të njëjtën logjikë. Kjo është logjika e një pushteti, i cili në emër të stabilitetit dhe normalizimit të vendit kërkon vetëm nënshtrimin e institucioneve të pavarura kushtetuese ndaj kontrollit të ekzekutivit. Nuk mund të vihen në dyshim shkaqet dhe arsyet serioze që e shtynë Meidanin në këtë tërheqje. Presioni i bashkërenduar politik dhe mediatik, i ushtruar me mjete brutale gjatë këtyre ditëve, arriti deri në kufirin e linçimit të figurës së presidentit, duke e shndërruar funksionin e tij në objekt agresiviteti dhe urrejtjeje. Tërheqja e Meidanit ka padyshim edhe shkaqe të tjera të natyrës partiake, por cilatdo qofshin arsyet e saj, efekti i pashmangshëm që ajo sjell është krijimi i një precedenti më tepër të rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Si rezultat i kompromisit të imponuar këto ditë, presidenti nuk do të përballet vetëm me një reduktim të prerogativave të tij kushtetuese, por edhe me humbjen e rëndë të autoritetit politik dhe moral. Kjo do t'i japë praktikisht dorë të lirë ekzekutivit që të vendosë në të ardhmen raporte gjithnjë e më të nënshtruara me institucionin e presidentit. Aq më tepër që bëhet fjalë për një president, të cilit nuk i ka ardhur asnjëherë mandati si pasojë e një mbështetje të drejtpërdrejtë popullore. Që nga fillimi ai ka qenë një president i imponuar nga logjika e hesapeve politike dhe jo nga nevoja për ekuilibrat dhe kohezionin e nevojshëm kombëtar. Prandaj tërheqja e tij e tanishme është fare normale dhe e kuptueshme për këdo që ka njohur natyrën dhe limitet e figurës së tij. Nga kjo pikëpamje ngjarja e sotme përmban edhe elementët e një komedie të shpallur. Ajo hedh dritë jo vetëm mbi dështimin e figurës së Meidanit si një protagonist i pavarur dhe i denjë i politikës shqiptare, por edhe mbi krizën e thellë dhe pa rrugëdalje ku është zhytur sistemi politik shqiptar. Sistemi politik që doli nga zgjedhjet e 29 qershorit është në thelb një model i papajtueshëm me shtetin ligjor dhe me demokracinë. Thelbi i tij është uzurpimi i pushteteve, i pluralizmit dhe lirisë së medias nga një grusht njerëzish që kanë marrë peng jetën politike të vendit. Kjo është arsyeja pse stabiliteti i krijuar gjatë kësaj periudhe është vetëm një fasadë e rreme qetësie, që nuk zgjidh asnjë nga problemet e mëdha të shoqërisë shqiptare. Në plan më të gjerë, ajo që po ndodh me presidentin është edhe një provë e qartë se qendra e gravitetit politik në Shqipëri ka rrëshqitur në mënyrë përfundimtare drejt pushtetit ekzekutiv. Çdo iluzion se kriza politike mund të zgjidhet duke rivendosur raportet e balancuara mes pushteteve apo duke respektuar ndarjen klasike kushtetuese të tyre, është tashmë i rrëzuar. Parlamenti, i dominuar nga një shumicë që nuk njeh limite ligjore dhe as morale, është shndërruar në një instrument formal për të legalizuar vendimet e ekzekutivit. Gjykatat, të pafuqishme dhe të nënshtruara, nuk kanë as vullnetin dhe as mjetet për të garantuar kontrollin e ligjshmërisë. Kurse presidenti, që në teori duhej të ishte pika e fundit e ekuilibrit institucional, u tërhoq para presionit dhe e pranoi faktin e kryer. Pas kësaj ngjarjeje, shqiptarët duhet ta dinë se shpresa për të ndërtuar një rend demokratik nuk mund të mbështetet më tek kompromiset e improvizuara të elitës politike. Demokracia nuk mbijeton nëse institucionet e saj e humbasin autonominë dhe nëse rregullat zëvendësohen nga vullneti arbitrar i një grupi pushtetarësh. Ajo që ndodhi me Meidanin është një kambanë alarmi për të gjithë ata që ende besojnë se tranzicioni shqiptar mund të mbyllet pa një përballje serioze me deformimet e pushtetit. EDUARD SELAMI
Van Der Linden Astrit Patozi Shqipëri

Avionat luftarakë bëhen gati

22 shqiptarë të Kosovës strehohen në hotelet e Kukësit Shutbi i Përgjithshëm i ministrive së Mbrojtjes ka patur te dhëna nga vëzhguesit e kufijit se hapesira ajrore eshtë shkelur por u munën nga shqiptarë ushtarakë. U ndezën dhe u ngritën në ajër shqiptarë kete ditë nuk e ka demaskuar NE FAQEN 4
Kosovë Kukës

Van der Linden: i vetëm Këshilli i jashtëm i kushtet e Trojkës?

Brenda javës pritet të diskutohet në KE mundësia së të ridigjimin në Shqipëri të muajti qershor të Trojkës para- lamenteve europiane Van der Linden: i vetëm Këshilli i jashtëm i kushte e Trojkës? Brenda javës pritet të diskutohet në KE mundësia së të ridërgimit në Shqipëri në muajin qershor të trojkës parlamentare europiane NE FAQEN 3
Nano Shqipëri

Ps nuk pranon të lexojë mesazhin e Mejdanit e Medianit[?]

Konmisioni Ngjela, ankuështetjes[?] qe ka ndërgjegjësuar dhe të një një deke terroriste mbrapa[?] Ps nuk pranon të lexojë mesazhin e Mejdanit e Medianit[?] PP nuk do të depologe[?] para maskave të qeverisë Komisioni Ngjela, ankuështetjes[?] 'konsiston në një e përvojave të një krime ndërgjyqësore duke terroriste mbrapa'[?] NE FAQEN 3
Van Der Linden Ngjela

Parlamenti uzurpon kushtetuesen

Parlamenti uzur- pon Kushtetuesen Opozita provokon përsëri NE FAQEN 2

Milisurta: Nuk kemi para të bëjmë apartamentet

Milisurta : Nuk kemi para te bëjmë apartamentet NE FAQEN 5
Milisurta

Teta ekzekuton miksin një projekt çarmatosek kabineti i ministrive të Berishës[?]

Teta ekzekuton m[k]it- imin një projekt çarmatosek kabineti i ministrive të Berndshit[?] NE FAQEN 4
Berndshit[?]