I maj, sindikalistët në sheshin e protestës
Konfederata e Shqipërisë dhe BSPSH-ja : Qeveria nuk na përfill
NE FAQEN 5
Protestë kundër mjerimit dhe mashtrimit
Sot në Elbasan sindikal-istët dhe qytetarët :
NE FAQEN 5
Kreditorët barrikadë për kryembikëqyrësin
Arapi nuk mund të hyjë dje në pronat e kompanisë VEFA
NE FAQEN 5
Nano: Kufinjtë s’i kemi nën kontroll
Një deklaratë të tillë Nano e ka bërë tre javë më parë në Bon ndërsa dje është publikuar për herë të parë nga Ministri i Jashtëm gjerman, Kinkel
Deklaratë e rëndë e kryeministrit shqiptar. Në rrezik integriteti i Shqipërisë. Qeveria shqiptare nuk zotëron situatën
Berisha takon Schussel, Atkinson, Berluskonin, Kazinin, Jilmaz, Mock, Segal
Berisha së shpejti në Itali dhe Turqi
Ftesa për kryetarin e PD-së nga Berlus-koni dhe Jilmaz
NE FAQEN 3
23 shqiptarë të vrarë
Masakër e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit
NE FAQEN 2
Ushtarë serbë dezertojnë në Kosovë
Ka filluar rënia morale e pushtuesve. Në Pejë shërbet flakin rrobat ushtarake
Kanë filluar dezertimet në masë nga ushtarët serbë në Kosovë. Sikurse bëri të ditur dje radio gjermane Dojçe Welle, po tronditet gjendja morale e efektivave të ushtrisë që ka mobilizuar Beogradi në fushatën shtypëse të dhunës ndaj shqiptarëve në Kosovë. Dje janë parë në Pejë një numër i madh ushtarësh serbë të cilët duke mos pranuar të bëhen mish për top, për politikë drithëruese të Beogradit, kanë flakur uniformat ushtarake dhe kanë dezertuar nga operacionet ndëshkuese ushtarake. Pas aktit të dezertimit, të cilin e kanë kryer në mënyrë publike, një numër i konsiderueshëm ushtarësh, këta janë parë të largohen me shpejtësi nga fronti me gjithë automjetet. Burime të mirëinformuara për moralin e tronditur të efektivave të ushtrisë, bëjnë të ditur se këto akte të dezertimit pritet të shtohen edhe më shumë në të ardhmen dhe do u kthejnë në një erozion të vërtetë. Paralajmërimet e deritanishme të ushtarëve nga Mali i Zi apo ata nga Vojvodina për të mos shkuar në fushatat ndëshkuese ndaj shqiptarëve në Kosovë, duket se po përkrahen edhe nga vetë ushtarët serbë që, siç po shihet nuk duan të përzihen në lojërat e fëlliqura politike të presidentit Millosheviç.
dhe Turqi
NE FAQEN 3
Kush ruan kufijtë?
Kryeministri Fatos Nano ka deklaruar se qeveria e tij nuk ka nën kontroll kufijtë e vendit. Ky është një nga deklarimet më të rënda të cilat evidento-jnë faktin se nën qeverinë Nano, Shqipëria është e pasigurt nga ana territoriale.
Një gjendje e tillë bëhet alarmante ndërkohë që në kufijtë afër Shqipërisë janë instaluar një numër i madh repartesh të ushtrisë serbe dhe numri i ushtarëve arrin deri në 13 mijë. Forca të tilla janë vendosur brenda një segmenti përgjatë kufirit të Kosovës me Shqipërinë jo më të gjerë se 30 kilometra sfare [?] e bëjnë serioze gjendjen e sigurisë për vendin.
Nano e ka deklaruar një gjë të tillë gati tre javë më parë në Bon, gjatë bisedimeve me Ministrin e Jashtëm Kinkel. Është ky i fundit që e ka bërë publik një deklarim të tillë gjatë bisedës që ka zhvilluar dje me ministrin e Jashtëm maqedon Hanhshinski.
Ndërkohë që pasiguria e kufijve shqiptarë është bërë publike në një vend tjetër, Nano përballet tre javëve provo-kim në Shqipëri një krizë qeveritare e cila u shtri pothuajse në të gjitha institucionet e vendit. Shqipëria qëndroi pa ministër të Mbrojtjes për më shumë se dhjetë ditë, duke realizuar kështu një destabilizim të menjëhershëm të sigurisë në vend. Ndërsa në Tiranë ndërtoheshin apo kryheshin rrahjet sheshit me gra lakuriq në zyrat e ministrave, në veri të Shqipërisë u vendosën mijëra ushtarë serbë me armatime nga më të rëndat. Ka me shumë se dhjetë ditë që disa metra larg kufirit shqiptar pelca-sin minakëderi serbe ndërsa copate [?] predhave kapërcenin disa herë në dhe brenda territorit tonë. Bombardimet me disa raste janë kryer edhe disa metra nga kufiri shqiptar, kurse një avion luftarak domosdoshmërisht shekull hape [?] sirenë ajrore shqiptare për 400 metra.
Pavarësisht nga situata të tilla kërcënuese jo vetëm për fatin e shqiptarëve në Kosovë, por edhe për vetë fatin e Shqipërisë, Kryeministri shqiptar dendet [?] lokalet dhe ndërton afarë politike me varësit e tij.
Një qeveri që nuk është në gjendje të ruajë kufijtë e vet çfarë i mbetet më të bëjë. Tek kush duhet të kthejnë sytë shqiptarët në një moment të tillë kur i ka braktisur kryeministri, Presidenti, Ministri i Mbrojtjes. Apo u duhet të ndërtojnë çeta të pavarura dhe të ruajnë kufijtë me radhë si në periudhën e luftës së parë Botërore.
Natyrisht që shqiptarët janë të qartë se kufijtë e tyre nuk mund t’i ruajë një kompani greke që është instaluar në Tiranë. Shumë-shumë një kompani e tillë mund të sigurojë largimin shëndosh e mirë të qeveritarëve nga Tirana, por nuk mund të bëjë asgjë për pjesën tjetër. Me fakt një pjesë e tillë ushtarake mjaft e diskutueshme deri tani tregon se pasiguria nuk është vetëm në kufijtë shtetërorë, por edhe brenda në kryeqytetin shqiptar.
Pasojat e rebelimit komunist nuk janë rinaruar përgjatë qeverisjes së socialistëve e për më shumë një qeverisje e tillë po nxjerr të krijojë edhe me shumë elementë të kësaj pasigurie. Nëse në marsin e vitit të kaluar njerëz në Sariandë, sot njerëz [?] flasin shqip në mes Tiranës dhe në postën e njeriut të lartë të shtetit po vehen mëna mbi sigurinë e vendit.
Askujt nuk dyshon në vend se Nano mund të sigurojë kufijtë. Qeveria e tij mund të sigurojë vetëm munale dhe kalime të paligjshme të kufirit, trafik ilegal njerëzish, duhani apo narkotikësh. Ajo nuk i ka vënë vetes qëllim që të shpërndajë sigurinë e qytetarëve, por inkurajon edhe tek qytetarët e vet. Sot shqiptarët e kanë mësuar nga kryeministri tyre se janë të pasigurt, të vjedhur, të pasiguruar fizikisht e për më tepër edhe territorialistë.
S.NEZA
PD deklaron se nuk do të njohë asnjë nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Xhaferri: I afërt, fundi i kësaj legjislature
Caktimi i Abdiut në Gjykatën Kushtetuese tregon konceptin e pozitës për pavarësinë e pushtetit gjyqësor
NE FAQEN 3
Kinkel shqetësuar për deklaratën Nanos
TIRANE, 24 PRILL /ENTER/ Ministri i jashtëm gjerman Klaus Kinkel tha të premten se kryeministri shqiptar Fatos Nano i ka thene se nuk i kontrollon dot kufijtë, bëri të ditur radio Deutche Welle.
Në nje takim ne Bon me ministrin e jashtëm maqedonas anhxinski, Kinkel i tha thene ministrit maqedon se ndryshe nga hipëria, Maqedonia është në gjendje të siguroje kufijte me Kosoven dhe te kujdeset per menjanimin e kontrabandes se armeve.
“Ne Shqiperi gjendja eshte pak me e veshtire, ka pohuar Kinkel i cili ka shtuar se edhe kryeministri Nano ne takimin e fundit i “ka thene se nuk eshte ne gjendje te siguroje absolutisht kufijte me Kosoven” dhe ne “duhet te mendojme se cduhet te bejme me shume ne rastin e Shqiperise”, ka thene Kinkel.
Kinkel i ka kerkuar Hanhshinkit te ndihmoje ne kthimin e azilkerkuesve shqiptare nga Gjermania. Kinkel ka theksuar ne takimin domosdoshmerine e fillimit te dialogut midis Serbise dhe shqiptareve te Kosoves.
Kazini-Berisha: Gjendja në Shqipëri do të diskutohet në Komisionin e Jashtëm italian
Qeveria bashkëjeton me krimin
SALCBURG /ANSA/ Lideri i CCD-së italiane, Pier Ferdinando Kazini shfaqi shqetësimin e tij për alarmim e lëshuar nga ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha, lidhur me situatën në Shqipëri dhe njoftoi se do t’i kërkojë kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Dhomës, Akile Oketo, ta përfshijë këtë problem në rend të ditës. Lideri i CCD-së, në një takim me gazetarët gjatë kongresit të EDU-së që po zhvillohet në Salcburg, bëri të ditur se ish-presidenti shqiptar Sali Berisha, gjatë një mëngjesi pune, i kishte thënë se gjendja në vendin e tij ishte “përkeqësuar shumë” dhe se ka “një lloj bashkëjetese mes kriminalitetit të organizuar dhe qeverisin vendin”.
“Pikërisht për këtë, tha Kazini, do t’i kërkojmë Oketos, gjatë orëve të ardhshme, që të përfshijë në rendin e ditës të punimeve të Komisionit të Jashtëm këtë çështje, me qëllim që të organizohet një mision lidhur me Shqipërinë, që, shpresoj, të jetë kolegjial nga ana e forcave politike italiane.”
Nga një takim i mëparshëm Berisha-Kazini
Berisha takon Schussel, Atkinson, Berluskonin, Kazinin, Jilmaz, Mock, Segal
Situata e krijuar ndan patriotët nga tradhëtarët
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes, Azem Hajdari, prononcohet pas ngjarjeve të fundit në kufirin verilindor dhe në Kosovë
Sot, agjentiura jugosllave është e aktivizuar më shumë se kurrë, në tre pika penalizimi i shqiptarëve si terroristë, fragmentalizimin e politikave shqiptare në Kosovë dhe aktivizimin e kontigjenteve të spiunazhit në Shqipëri në organet më të larta shtetërore.
NE FAQEN 2
Teta, tani me çelësat e kashtës
Ministri i Rendit nuk do të hedhë më firmën mbi urdhërat për emërimet dhe shkarkimet në strukturat e policisë
NE FAQEN 2
Zgjedhjet e reja zgjidhin krizën
Drejtues të lartë të PD-së takohen me banorë të Rrëshenit
NE FAQEN 4
Presidenti i sapozgjedhur i EDU-së Ninisto (majtas) dhe Alois Mock ish president (djathtas)