26/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 prill 1998

Sindikalistët: “Poshtë qeveria”

Sindikalistët elbasanas në shesh kundër qeverisjes së dështuar NE FAQEN 2

Maskat grabisin makinën e postës

Bandat e armatosura mbajnë nën kontroll rrugët nacionale NE FAQEN 4

Paratë e firmave nuk kthehen këtë vit

Republikani Çeku: Përfaqësuesit e qeverisë inkompetentë NE FAQEN 5

PD siguron mbështetje të fuqishme në Salzburg. Kryetari i Partisë Demokratike zhvillon bisedime me kryetarin e Komisionit Parlamentar gjerman, Kohaus dhe me kryetarin e Partisë Konservatore të Anglisë

Europa, goditje tjetër Nanos

Të djathtët e Europës miratojnë një rezolutë ku dënojnë arbitraritetin e qeverisë Nano. Socialistët të respektojnë shtetin ligjor. Rrezikojnë marrëdhëniet me Europën NE FAQEN 3

Berisha, takim me Nikolson, kryetar i PR së SHBA-së

Rezolutë e mbledhjes së EDU-së për situatën në Shqipëri

- I bëjmë thirrje - Qeverisë socialiste (ish-komuniste) shqiptare të respektojë shtetin ligjor dhe parimet demokratike, të respektojë të drejtat e opozitës dhe të zbatojë rekomandimet e trojkës evropiane të janarit 1998. - Theksojmë se në rast dështimi për të zbatuar sa më sipër, do të dëmtojnë marrëdhëniet e ngushta socialiste shqiptare me Evropën; për të bërë të gjithë forcave politike të bëjnë të pamundurën për të vendosur dhe për të zhvilluar demokracinë, shtetin ligjor, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zbatimin e reformave ekonomike. NE FAQEN 3

Bombë tek nëntëkatëshët

Rikthehen shpërthimet në qendër të kryeqytetit Një e shtunë me pistoletë dhe më pas një shpërthim bombe tronditi mbrëmë rreth orës 21.40 qendrën e kryeqytetit. Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se nga një makinë që ecte me shpejtësi është qëlluar mbi njëri nga kolonat dhe më pas një granatë dore ka thyer xhamat e dyqanit privat. Banorët e tmerruar për një çast kujtuan ngjarjet dhe mërret e një viti më parë ku pushtetëtarët e sotëm hoqën në vendin bandat për marrjen e pushtetit me dhunë. Një shpërthim i ngjashëm ndodhi në qendër të kryeqytetit shqiptar policia ishte e fundit që shkoi në vendngjarje. Kallimtarët e rastit, të më shumtë të këtij lloji, kanë nxituar t'i afrohën objektit të krimit për të parë pasojat. Policia e qarkullimit rrugor, dhe konkretisht shefi i saj, mbërriti rreth 30 minuta para forcave të komisariatit 1 dhe Shërbimi 19. Mungesa e forcave të rendit në mugët e qyteteve po i lë terren të përshtatshëm përhapjes së krimit. Policia në vendngjarje nuk kishte më se të merrrej përveç grumbullimit të provave që nuk ishin asgjë më shumë se disa copa xhamash. Një nga shpërthimet e mbrëmshme në Tiranë

Meidani mbledh Këshillin e Mbrojtjes

Situata e tensionuar në kufi vë në lëvizje ushtarakët shqiptarë Një burim nga ministria e Mbrojtjes tha dje se trupa të tjera ushtarake janë dërguar në verilindje për të mbrojtur kufirin dhe për të përballuar situatën në rast të ardhjes së refugjatëve të tjerë nga Kosova NE FAQEN 4

Berisha ngushëllon Stefanopullos

Karamanlis, personalitet i shquar i popullit grek

Me hidherim të madh mësuam vdekjen e ish-presidentit të Republikës Greke z. Kostandin Karamanlis, personalitet i shquar i shtetit grek dhe një kontribues të jashtëzakonshëm në njësimin dhe konsolidimin e demokracisë në Greqi. Populli grek humbi një nga bijtë më të shquar të tij. Me këtë rast në emrin tim dhe të PDSH-së u dërgoj juve z. President dhe përmes jush popullit grek dhe familjes Karamanlis ngushëllimet më të sinqerta.

ENTER, qendër sulmesh të shtypit qeveritar

NE FAQEN 4

Mediu: Nano të ndiqet penalisht

Republikanët gjejnë në qeveri hajdutë dhe psikopatë NE FAQEN 3

Kukës, rikthehet legjenda e Mirit

Buka, problemi më i madh i banorëve në verilindje Kryeplaku Lutfi Begiri kërkon dritë në natyrë, sepse fshatarët e kanë të pamundur ta blejnë atë NE FAQEN 2

Ndryshime apo spastrime?

Nano - 4, klani që qeveris Shqipërinë NE FAQEN 8

Atashetë, këta anonimë të harruar

A i ka Shqipëria atashetë e saj kulturore? NE FAQEN 11

Policët malazezë paralajmërojnë tërheqjen nga policia serbe në Decan

NE FAQEN 4

Roma, mundësi për Kosovën apo Millosheviçin?

Katër javë kohë për Millosheviçin, përcaktuar nga mbledhja e Grupit të Kontaktit në Bon si shërbënyet atij për të realizuar instalimin e mbi 20 mijë trupave ushtarake në kufi me Shqipërinë. Ndërkohë ai realizoi disa masakra të reja në Kosovë, shkatërroi dhjetëra fshatra që rrënojnë Gjakovën dhe Deçanin e po ashtu nuk ndaloi për asnjë çast bombardimet mbi fshatrat e Prishtinës. Përgjatë këtij vëllai ai pati kohë të projektonte e realizonte edhe referendumet për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë, ku fitoi një jo mbi 90 për qind, çfarë i dha atij atributet e përsëritura për të lidhur me shqiptarët e Kosovës. Për më tepër, në referendumin e Europës bëhet një referendum nga një popull lidhur me fatin e një populli tjetër, dëshmitë e kombinuara për fatet e një kombi tjetër, çfarë është precedent ende në marrëdhëniet primitive mes njerëzve me këto të kohëve moderne. Përgjatë katër javëve Millosheviç nuk krijoi asnjë frymë mbrujtje për dialog, mes shqiptarëve dhe serbëve duke e mbyllur atë brenda në një rreth vicioz ku ky zëvendëskeqministri serb bëri përpjekje që të përligjë si të pamundur bisedimet së Kosovës. Ndërkohë Veçe Gjingji Kontakti nuk ka bërë ndonjë hap përvesh atë të vërtetë që duhet lënë në meshen e ftohtë rreth 2 milionë shqiptarë. Me përjashtim të SHBA, anëtarët e tjerë nuk kanë lënë të kuptohet se qëndrojnë të qartë do të jetë shumë më i ashpër se sa mbledhjen e parë të këtij grupi në Londër. Mbi vendet evropiane qëndron kërcënimi sidomos i Bosnjës duke i kujtuar barbareve të Ballkanit se në luftë tjetër do të shkakundë përserit vete i. Po ashtu disa vende fqinje me Serbinë por edhe me Shqipërinë u mbodhën dhe bënë një deklaratë kundër sanskionëve ndaj Serbisë. Kjo fill pas një projekti financiar dhe pa asnjë perspektivë, për ndërtimin e një force ushtarake ballkanike në të gjitha iniciativat e disa vendeve të Amerikës Latine në vitet '60 apo ato të Azisë në vitet '70. As Bullgaria, as Rumania, as Greqia nuk e kishin të gatshme as nuk kanë patën dëshirën për t'u garantuar se në rastin e një konflikti në Kosovë, reforma dhe tregu në këto vende do të demostra... het. Një ndër shkakat e jo ishte deklarata e tyre kunder sanksioneve ndaj Serbisë tek e cila cuditërisht shikon edhe arsye tregtare. Ndërsa përsëri e përcaktuar në forcë ushtarake ballkanike ajo kudo që të mblidhet fillimisht duhet të ruhet nga vetja. E vetmja shpresë mbetet ofensiva diplomatike amerikane e cila e ruajti dinamizmin e saj për gjatë katër javëve. Nënsekretari Talbot u bëri të qartë evropianëve edhe njëherë se qëndrimi amerikan përkon me një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit të Kosovës dhe se nuk mund të tolerohet për asnjë moment komunizmi serb Millosheviç. Nga mbledhja e para dy ditëve të qeverisë italiane mësohet se qëndrimi amerikan është aksepatuar edhe nga Italia, çfarë është një hap i madh nëse shikohet pozicioni i këtij vendi në parë nga ky vend. Por kontradiktat në Grupin e Kontaktit ende janë prezente dhe që mund të bllokojë iniciativat e duhura të cilat do të çojnë në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe ndërprerjen e luftës atje. Kjo bëhet e qartë pas deklarimit amerikan se SHBA mund të largohet nga Grupi i Kontaktit dhe të vazhdojë nisjen e një përpjekjet aleate të vetë. Në qendrimin e tij nuk është i mbështetur nga evropianët e veçanërisht francezët të cilët kanë deklaruar se nuk do të përligjen një lëvizje të SHBA nga Grupi i Kontaktit. Gjithsesi një deklarim i tillë i SHBA tregon se pa ashtë lëvizjen nga vendet evropiane liderët me një qendrim më të ashpër ndaj Millosheviçit. Fare pranë vendeve të tjera Bosnja u dogj për rreth tre vjet dhe u desh ndërhyrja amerikane që të japë një zgjidhje të përnueshme për të gjitha palët. Grupi i Kontaktit që do të mblidhet më 29 prill në Romë ka në dorë për të prerjen e një luftë. Millosheviçi nuk ka zbatuar asnjë prej kërkesave të mbledhjes së Londrës apo Bonit. Ndërkohë që variant i San Edigos për ndërmjetësit në bisedime mes Beogradit dhe Prishtinës është rastësi më e keqe që ndodh që nuk vjen kurrë. Kjo do të ishte zgjidhja për të bërë luftë dhe jo zgjidhja për të bërë paqe. Për rastin e Kosovës duhet të bëhet paqe. Për rastin e Kosovës duhet të bëhet paqe. Sami NEZA