Dosjet e kontrabandës katër muaj në zyrën e Malajt dhe Prokurorit
NE FAQEN 5
Vlora pret sot demokratët
Partia Demokratike do të demonstrojë sot në Vlorë vitalitetin dhe ringritjen e saj, me moralin dhe potencën e forcës politike më të rëndësishme të vendit.
Vlora do të presë sot demokratët në një takim, më i madhi që nga viti i kaluar, i cili ka më shumë se një javë që pritet me një interesim të jashtëzakonshëm jo vetëm në qytet por edhe në zonat përreth.
Disa nga drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike do të zbresin sot në Vlorë, për të bashkëbiseduar me demokratët vlonjatë. Genc Pollo, Jozefina Topalli, Leonard Demi, Azem Hajdari, Ylli Vejsiu janë disa nga drejtuesit e Partisë Demokratike që do të flasin nesër para publikut të Vlorës për krizën politike që ka mbërthyer vendin dhe për rrugët e zgjidhjes së saj.
Takimi, i cili pritet të fillojë në orën 11.00, do të zhvillohet në Pallatin e Sportit të qytetit.
Grupi organizator i mitingut ka shpërndarë rreth 3 mijë ftesa për qytetarët, ndërkohë që shumë të tjerë demokratët e rretheve fqinje, të cilët pritet të marrin pjesë në këtë manifestim të forcës së Partisë Demokratike. Ndërkohë, kanë shprehur dëshirën për të përshëndetur Vlorën edhe shumë drejtues dhe aktivistë të Partisë Demokratike që nga Shkodra deri në Korçë, të cilët kanë paralajmëruar mbërritjen e tyre në Vlorë.
Atmosfera tepër entuziaste e këtyre ditëve premton për një miting model për nga organizimi, pjesëmarrja dhe cilësia e tij. Vlora ka kohë që e ka treguar se nuk ka asgjë të përbashkët me komunizmin dhe se ajo do të mbetet në jetë të jetëve simbol i atdhetarisë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Bashkë me Vlorën do të jenë sot jo vetëm drejtuesit e Partisë Demokratike, fjala e të cilëve pritet me një interesim të jashtëzakonshëm, por edhe demokratë nga e gjithë Shqipëria. Vlora ka vendosur që ta shndërrojë në një festë të vërtetë mbledhjen dhe mitingun e demokratëve në qytetin e flamurit dhe të patriotizmit kombëtar.
Vlonjatët do të presin sot
Ushtarakët e liruar: Bukë dhe status
[Shenja në pankartë:] USHTARAKËT E LIRUAR NUK KËRKOJNË PRIVILEGJE AS LËMOSHË, POR DREJTËSI
[Shkrim në pankarta, pjesërisht i dukshëm:] ... MOSH ... DREJTËSI
... TARAKËT ... STATUS
Fino kalon 12 maune
Kontrabandë e madhe në pikën doganore të Kakavijës
Kontrabandë e madhe nëpërmjet doganës së Kakavijës. 12 maune të ngarkuara me mall kontrabandë, shoqëruar nga njerëzit e Finos, kanë kaluar doganën pa bërë asnjë procedurë zhdoganimi.
Kjo u bë e ditur nga qytetarë nga Gjirokastra të cilët kanë mundur të njohin dhe njerëzit që i shoqëronin ato. Burime nga Kakavija thanë se asnjë prej tyre nuk ka paguar taksën doganore ndërsa kanë udhëtuar të qeta përgjatë rrugës nacionale. Të 12 maunet nuk kanë hasur në asnjë kontroll policie, ndërkohë që njerëz publikë në Gjirokastër e kanë denoncuar një vjedhje të tillë përpara shtypit. Shefi i komisariatit të policisë, së Gjirokastrës, se Gjirokastrës, Dida, është shprehur se nuk ka parë gjë duke e deklaruar më pas edhe politikisht. Zëvendëskryeministri Fino është akuzuar në mënyrë të vazhdueshme nga shtypi dhe media se është një nga krerët e kontrabandës në vend. Por pavarësisht akuzave të tilla ai është caktuar nga Nano edhe në krye të komisionit qeveritar të antikontrabandës. Kështu kontrabanda ka marrë një fuqi të madhe shtetërore ndërkohë që vet institucionet ndërkombëtare në Tiranë e shohin si një nga plagët më të rënda të ekonomisë tashmë të rrënuar shqiptare. Në Gjirokastër brenda një kohe të shkurtër janë ndërtuar disa shefa komisariati, kuptohet që të gjithë qeveritarët kanë dëguar nga pak njeriun e tyre.
Serbët bombardojnë deri 2 km afër kufirit
Ministri i Mbrojtjes inspekton kufirin verior
NE FAQEN 4
Arbnori: Diaspora ngrin investimet
Administrata amerikane e shqetësuar për Shqipërinë e pas rebelimit. Shqiptarët në SHBA presin largimin e ish-komunistëve nga pushteti
“SHBA ka një predispozitet të madh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në rrugë paqësore”
Klod Heg: Pavarësi e plotë pushtetit lokal
Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KE, i shqetësuar për mungesën e prezencës së KE në Shqipëri
KE do monitorojë zgjedhjet e pjesshme lokale
NE FAQEN 2
Dje, protesta e ushtarakeve të liruar në sheshin "Skënderbej"
Përgatitet skenari për shkarkimin e Shehut
Shteti kërkon shkafërrimin përfundimtar të pushtetit gjyqësor
NE FAQEN 4
Republika kërkon burg për monarkun
Mbërrin në Gjykatë dosja e Mbretit Leka I
NE FAQEN 4
Qeveria, paratë ose dorëheqjen
Shoqata e kreditorëve të VEFA-s dega Tiranë shkruan
NE FAQEN 5
DELOITTE & TOUCHE
LARG NGA VEFA
Tritoli hedh në erë Bar-Restorantin “Klajbin”
NE FAQEN 4
Kërkohet dorëheqja e Fehmi Abdiut
Mbërrijnë peticionet e para për kreun e Kushtetueses: Shkeli ligjet e Hoxhës kur dënoi me varje Havzi Nelën më 1988
NE FAQEN 3
Meidani: Unë i shtyva zgjedhjet
Presidenti pranon publikisht akuzat e opozitës
Presidenti Meidani pranoi dje publikisht përgjegjësinë e tij për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale. Gjatë një takimi me presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale...
NE FAQEN 3
Minarolli: Monitorimi të shkruhet në ligj
Së shpejti, parlamenti do të ligjërojë lejet për televizionet private
Sekretari i Marrëdhënieve Publike të PD-së shpreh rezerva për projektin e Ulqinit
NE FAQEN 3
Deputeti socialist kërcënon Lukën
Qeveritarët kërkojnë shkarkimin e kryetarit të komunës Orenjë
Kryetari i komunës Thekëludin Luka Koka në Ndërthurje është bërë zgjedhja në këtë komunë, prapë fiton PD-ja, ka qenë me vota edhe kandidaturat socialiste
NE FAQEN 2
Opozita është lënë jashtë procesit
Bushati: Gjinushi, Majko dhe Godo mbajnë peng hartimin e kushtetutës
NE FAQEN 3
NATO, jo në kufirin Shqipëri - Kosovë
Thirrje e Organizatës së Atlantikut të Veriut në Shqipëri
NE FAQEN 2