08/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 tetor 1998

Nano të nxjerrë 100 milionët!

Ndriçohet historia e zhdukjes së parave të kompanive nga depozitat e BKT-së. Malaj ka tërhequr para nga Cenaj & Co në emrin Bledar Shamo Ndërmjetësim i suksesshëm i Ricard Hollbruk. Shqiptarët dhe serbët në tavolinën e bisedimeve Paratë e zhdukura nga kompanitë janë shumë herë më të mëdha se vetë zhurma që po bëhet për kthimin e tyre. Që nga shkurti i vitit 1997 e deri më sot paratë e kompanive të depozituara në bankat e nivelit të dytë janë tretur si kripa në ujë. Nga 107 milionë të depozituara në BKT sot janë vetëm 7 milionë dollarë Ndërmjetësim i suksesshëm i Ricard Hollbruk. Shqiptarët dhe serbët në tavolinën e bisedimeve

Nesër, takimi Rugova - Millosheviç

Dejtoni i ri do të sjellë paqen në Jugun e Ballkanit

Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha Përkundrejt dobësive të mëdha të Grupit të Kontaktit për të mbajtur qëndrimin që Millosheviçi merition, përkundrejt dhunës, masakrave, terrorit që ky i fundit po ushtron në Kosovë në tërësi dhe në mënyrë të veçantë në linjën Deçan-Skënderaj-Klinë-Mitrovicë për të ndarë Kosovën, depërtuar edhe një herë trojet shqiptare, spikati iniciativa e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila mund të jetë dhe nisma drejt një Dejtoni të ri. Duke përshëndetur këtë iniciativë si edhe tonet e qarta të bisedimeve Klinton-Prodi, si besëbisedimeve Klinton-Prodi, si dëshmi dhe vendosmëri e madhe të SHBA për të zgjidhur problemin e Kosovës, mendoj se angazhimi i Richard Holbruk, i këtij arkitekti të Dejtonit, negociatorit të vendosur dhe me njohuri të mëdha mbi skenaret ballkanike, është shumë premtues për një Dejton të ri. Angazhimi i Hollbrukut në një Dejton të ri, i këtij negociatori që ka jo vetëm vendosmërinë dhe kthjelltësinë, por edhe modestinë e zgjedhjes, po të kemi parasysh faktin se arriti në Veri një model që nuk ekzistonte, por që mundi lufën, do të mund të bëjë këtë edhe në jugun e Ballkanit. Përshëndes gjithashtu edhe deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes të Gjermanisë për angazhimin e NATO-s në sigurimin e zonës së …ndalim-fluturimeve në Kosovë. Qeveria shqiptare duhet të heqë dorë nga llojrat e fjalëve dhe t’i ofrojë menjëherë NATO-s portet dhe aeroportet, në mbrojtje dhe në kursimin e jetës së shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë. I pyetur për takimin e mundshëm Rugova-Millosheviç, Berisha u përgjigj se as nuk kishte informacion të hollësishëm për këtë, por PD mban të njëjtin qëndrim. PD mbështet Rugovën dhe Lidhjen Demokratike, sikundër vlerëson si pozitive çdo hap që do të çonte drejt një Dejtoni të ri.

Vedrin do të takohet me Berishën

Të enjten, ministri i jashtëm francez në Tiranë Gjatë kësaj vizite, Vedrine do të ratifikojë një traktat miqësie

Vendim për paqen

Marrëveshja për një takim Rugova-Millosheviç përbën një pikë kyçe drejt zgjedhjes paqësore të krizës së rëndë në Kosovë. Pas një parade të fortë të emisarëve amerikanë, Hollbruk dhe Gelbart në segmentin Prishtinë-Beograd, duket se u çel rruga për fillimin e negociatave që do të luhen të shpien domosdoshmërisht në një marrëveshje. Thënë ndryshe po shihen konturimet e para të një Dejtoni të ri, tani me subjekt Kosovën. Rugova me vendimin për të takuar kundërshtarin e tij Millosheviç hap një mundësi të re që deri dje dukej e pamundur. Duke i qëndruar korrekt edhe më shumë se duhet qëndrimit të tij pacifist duket me se e natyrshme që njerëz që ka predikuar zgjedhjen paqësore për këtë vite rresht të nisë në një tryezë bisedimesh. Tashti në të prezentes është një gruprove më shumë se sa për Rugovën, për Millosheviçin. Presidenti serb, Millosheviç ka dërguar në Kosovë trupa ushtarake, tanke dhe po hedh raketa çdo ditë mbi fshatrat e Kosovës, ndërsa Kosova po dergon në Beograd njerëzit për paqen. Një dallim i tillë është thelbësor dhe shkonë për përgjegjësinë tek shefi i gurë serb, ndërkohë që një situatë e rënduar në Kosovë do të lerë gjurmë edhe saj në tavolinën e bisedimeve. Vetë Rugova e di është i përballojë frustimet politike që i vijnë nga krahu politik në Prishtinë etj. dhe nuk e lehtë ndikimet e saj dhe elasticitetin e Rugovës. Qëllimi dhe agjenda në shkallë kombëtare e paqes në Kosovë nga kolegët e tij shqiptarë për traditën, po ashtu edhe ka të njëjtë që pështjellë që mundë për një zgjedhje paqësore dhe me dialog e problemit të Kosovës. Komentari i Kosovës, Bujar Bukoshi, e quajti një hap të hap-sedha për liderët e Partisë Parlamentare të Kosovës, Adem Demaçi, e dënoi vendimin e Rugovës për një takim me Beogradin pa praninë e palës së tretë. Duket se të dy krerët politike shqiptare kanë të drejtë për mënyrën se si kanë menduar ta zgjidhin ata problemin e Kosovës dhe kanë po aq të drejtë sa edhe është përgjegjësia se cili, Rugova është treguar i matur; por ata që besojnë në zgjedhje paqësore dhe për këtë ka marrë një mandat të madh për herë të dytë, me 22 mars. Ai nuk shkon më tutje nga sa ka perdikuar dhe nuk kthehet më pas nga sa i është dhënë besimi. Duket se kompleksi i palës së tretë është shfaqur pak më herët se sa duhet tek disa politikanë të Kosovës, megjithatë historia e marrëveshjeve me Millosheviçin ka renalizuar për vite të tëra ngarkesë të madhe negative. Ai nuk është as njeri i paqes, e aq më pak edhe njeriu konsekuent në marrëveshje. Por nëse Rugova ka pranuar momentin, Millosheviçi i ka mbetur të vendosë të njëjten kryemënishtin e Serbisë në tavolinë. Jaçko që ai paraqiti për nisë me mua. Natyrisht që një gjë e tillë nuk mund të kalonte pa u kalkuluar nga financier-mediala Hollbruk. Lëshime procedurale janë bërë nga të dy palët dhe se është e pakapërcyeshme të paragjykojnë në tërësi bisedimet të tilla ende para fillimit të tyre. Për lëshime procedurale mund të bësh deklarata proceduriale. Ne ende nuk e dimë faktorët politik në një takim të tillë, e dimë fjalorin politik të një takimi të tillë. U desh iniciativa amerikane, kësaj rradhe mjaft e shpejtë, që të ndërtohet edhe pse ende është pamja e një negociatori që mund të shmang një luftë që nuk i dihet fundi. Përshëndetja e djeshme e Klintonit për një takim të tillë është një sinjal sigurie se kështu do të marrë rrugën e zgjidhjes. Mbetet për t’u besuar se rezultatet e bisedimeve që sapo kanë nisur të mos mbeten në nivelin e forcës së mbani në këmbë Millosheviçin por në nivelin e paqes që e mban në këmbë Rugovën. Sami NEZA

Mazhoranca e majtë hedh poshtë rekomandimet e KE dhe OSBE

Parlamenti çënon pluralizmin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Socialistët miratojnë variantin e qeverisë Opozita kërkon pozita të barabarta juridike mes kryetarëve dhe nënkryetarëve të komisioneve zgjedhore në të gjitha nivelet Parlamenti çënon pluralizmin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Socialistët miratojnë variantin e qeverisë Mazhoranca e majtë hedh poshtë rekomandimet e KE dhe OSBE Opozita kërkon pozita të barabarta juridike mes kryetarëve dhe nënkryetarëve të komisioneve zgjedhore në të gjitha nivelet NË FAQEN 3

Opozita është përjashtuar me qëllim nga Kushtetuta

Ish - kryetari i Parlamentit, deputeti Abnori, i bën thirrje qeverisë të mos përjashtojë opozitën nga hartimi i Kushtetutës së vendit Nuk e mohoj që edhe një komision i papërfaqësueshëm mund të bëjë një Kushtetutë në dukje me fjalë të mira e të bukura. NË FAQEN 2

Kurt Kola, ikën fshehtas

Dësh ton takimi i kryetarit me të përndjekurit e Shkodrës Pasi ka qëndruar me më pak se 10 vetë, “për të çuar mbledhjen deri në fund”, Kurt Kola i ka kërkuar forcave të policisë që të afrojnë autoveturën e tij deri tek hyrja e Universitetit që t’i shpëtonte imazhit të turmës që e priste përjashta, duke e cilësuar atë ndër kontribuesit kryesorë për rikthimin e komunizmit NË FAQEN 2

Opozita u përjashtua nga Kushtetuta

Berisha: Qeveria nuk iu përgjigj kompromisit të ofruar nga PD NË FAQEN 3

Kavaja dhe Shijaku pa kandidatë

Koalicioni qeveritar cakton 11 prej 16 kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale Asnjë nga partitë qeveritare nuk pranonte të jepte njerëzit e saj për të humbur në mënyrën më të turpshme Koalicioni qeveritar cakton 11 prej 16 kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale Kavaja dhe Shijaku pa kandidatë Asnjë nga partitë qeveritare nuk pranonte të jepte njerëzit e saj për të humbur në mënyrën më të turpshme NË FAQEN 3

ROJTER

Nis sulmi politik mbi Kasacionin / Apeli: Burg pa afat për Alimuçajn / Plumbat marrin jetën e Bashës

Socialistët po përpiqen të uzurpojnë edhe të vetmen Gjykatë të pavarur në Shqipëri / Policia rreh kreditorët para Gjykatës së Apelit / Vrasje misterioze në mes të Tiranës Socialistët po përpiqen të uzurpojnë edhe të vetmen Gjykatë të pavarur në Shqipëri Nis sulmi politik mbi Kasacionin NË FAQEN 4 Policia rreh kreditorët para Gjykatës së Apelit Apeli: Burg pa afat për Alimuçajn NË FAQEN 4 Vrasje misterioze në mes të Tiranës Plumbat marrin jetën e Bashës NË FAQEN 4

Njoftim

Njoftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH-së, nënkryetarët dhe sekretarët e degëve se ditën e dielë më d. 17 maj 1998, në orën 11.00, organizohet në Tiranë mbledhja e Këshillit Kombëtar me rend dite: 1. Funksionimi organizativ i strukturave të PDSH-së dhe programi i atën për përmirësimin dhe gjallërimin e veprimtarisë politike të tyre (Raporton Sekretari Organizativ: 2. Fatos Beja në emër të grupit të kontrollit të Kryesisë dhe diskutime rreth tij) 2. Diskutimi dhe miratimi i projektit rezolutës rreth gjendjes së krijuar dhe vend pas vendimeve antikushtetuese për Gjykatën Kushtetuese. 3. Diskutimi dhe miratimi i projekt rregullores të funksionimit të forumeve qendrore të Partisë. (Shënim: Kopje të materialeve që do të diskutohen ndodhen pranë Sekretorit të Organizimit)