Historia e rebelimit, nga Fatos Nano tek Zani Çaushi
Në numrat e ardhshëm do të lexoni:
- Si u dogj dhe kush ishin zjarrvënësit e Bashkisë së Vlorës;
- Vrasja misterioze e Artur Rustem[it?];
- Ku e kishte rezidencën e luftës, Gramoz Ruçi;
- Cili ishte plani i luftës së bandave;
- Përse në vilën e Sabit Bokajt ishte një radiotransmetuese, e cila kushtonte 26 mijë dollarë;
- Kush shkatërroi bazën detare të Pashalimanit;
- Cilët ishin politikanët e parë, që shkelën Vlorën para rebelimit;
- Të gjithë emrat e studentëve të grevës së urisë si dhe aktivistët e tyre etj.
RD FALAS
Lista e plotë e komitarëve të vdekjes. Askush i rastësishëm. Çfarë roli kishin në organizimin e masakrave dhe ku janë tani?
Krimi, dy pëllëmbë larg Nanos
Cili është hija e komiteteve të vdekjes në Kryeministri? Reagon Ministria e Jashtme. Kush janë të shpërblyerit e pas 29 qershorit. Çfarë kishin për detyrë Brokajt.
Lista e plotë e komitarëve të vdekjes. Askush i rastësishëm. Çfarë roli kishin në organizimin e masakrave dhe ku janë tani?
SPECIALE NË FAQEN 5 Kjo foto, që botohet për herë të parë, është një dëshmi tjetër e dramës tronditëse që do të përfshinte disa ditë më vonë plotësisht Vlorën. Policë që mbrohen me dësh-përim dhe sykuqë historikë që qëllojnë mbi ta, sikur të ishin në gjak prej qindra vjetësh. Kush i ekzekutoi këta njerëz dhe cilët ishin protagonistët që më vonë do të urdhëronin vrasjet dhe djegiet e pafundme, kur qyteti u zhyt i gjithë në flakët e rebelimit, hiri i të cilit ende djeg
Shqipëria hidhet në protesta
Malësi e Madhe, Kavajë, Elbasan, Gramsh, Lushnjë, Delvinë, Librazhd, Peqin dhe pjesërisht në Tiranë arsimtarët pushuan për një orë së dhëni mësim. Paralizohet sistemi shëndetësor për një orë. Naftëtarët drejt grevës së përgjithshme. Më 26 maj protestë e madhe e Sindikatave të Pavarura
Dje në të gjithë vendin kanë pezulluar punën në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë Nano arsimtarët, mjekët, naftëtarët
NË FAQEN 4
Grevat, lajmë për protestat e mëdha
Greva të shumta janë regjistruar dje në të gjithë Shqipërinë. Për herë të parë në historinë e pluralizmit në vend, nuk janë parë kaq shumë njerëz të lënë punën në të njëjtën orë, në profesione të ndryshme dhe me gjeografi tërë vendin. Numri i grevistëve dje i ka kaluar mijërat dhe kërkesat e tyre nuk shkojnë më larg se sa kushtet e jetesës, pagat, çmimet dhe nevoja e madhe për qeverinë. Pra në vend po luhet me jetën, pikërisht me gjërat themelore, pikërisht tek njerëzit, që janë themelorë në shoqërinë shqiptare. Ata që kanë bërë grevë dje janë mësuesit dhe mjekët. Dy nga profesionet më të rëndësishme me lidhje shumëmë me jetën e secilit prej nesh ndodhen edhe më të rrezikuarit në “shoqërinë civile nga lart poshtë” të Rexhep Meidanit dhe “shoqërinë shumëdemisionale” nga kryeministria në Rogner të Fatos Nanos. Ndërkohë që janë prekur interesat themelore të tyre dhe profesioneve, të vetëm në shërbimin ndaj ne të gjithëve, në pjesën tjetër të shoqërisë interesat janë dërrmuar. Albpetroli ka filluar grevën dhe paralajmëron ashpërsimin e saj pikërisht për shkak të rrezikut të lënies nga mungesa e bukës, ushqimit, sigurisë dhe qeverisë. Sindikatat e Blerës Kande dhe të vetëm rrugëve të qytetit në kërkim të zgjidhjeve, por nuk ka zgjidhje sepse qeveri ka vetëm në kryeministri. Më tej ajo e avullon si vesa. Sindikatat e pavarura të vendit më 26 maj kanë paralajmëruar një grevë të përgjithshme kushtëzuese ndaj qeverisë së qeveria është duke dhënë dhe dua të treguar. Ky numër i madh grevash dhe numri i situuar i grevistëve është shenjë që tregon se qeveria ka humbur lidhjen me pjesën tjetër. Ajo nuk është e qartë se çfarë bën dhe duket se nuk është e qartë ende se duhet të ikë. Qeveria që ndjell greva çdo ditë e më shumë mund të ndjellë edhe gjëra më të rënda. Por është edhe gjëra munguese? Në Shqipëri shumë gjëra mungojnë që grevat janë prezente edhe kur nuk shpallen. Rreth 200 mijë të papunë janë në grevën e tyre të përditshme, po ashtu edhe mijëra të tregtarë të vegjël që po grumbullohen nga qindrat e mauneve që mbajnë larg e qeverisë. Mijëra e njerëzve që i drejtohen tregut çdo ditë e kujtojnë se po zbresin me të shpejtë kilet e shtatura në pesë vitet e qeverisë demokratike. Një numër i madh njerëzish veshur me rrobat e “gabit” nuk kanë mundësi të blejnë po të njëjtën gjë edhe me ushqimin pasi nuk ka ushqim “gabi”, ashtu siç u kuptua dje nuk ka as mësues “gabi” dhe as mjekë “gabi”. Për njerëzit e kam marrë vesh se vetëm qeveritarët shqiptarë janë të vetmit që kanë në rrugë “gabi”. Kur mijëra mbeten në rrugë pa ndihma, pa bukë, pa rroga, pa mundësi, qeveritarët shqiptarë nuk kanë kuptim tjetër veç mallt të lirë, apo rrugëve me kilt. Grevat që u shfaqën dje dhe ato që do të rilindojnë në ditët pasardhëse do të tenë përsëri fëmijët pa shkollë, të sëmurët pa shërbim, paset e naftës pa punë, minierat pa funksion, tregtarët pa shitur dhe dyqanet pa blerës. Do të na mbeten vetëm kondicionerët e zyrave të qeveritarëve tanë, vetë qeveritarët që janë gjithnjë njëj, që nuk dinë se për kë punojnë, me përjashtim të rasteve kur u bien celularëve për të thurrur në mënyrë doganare apo postbllok policie. Edhe në këtë gjendje ata janë të aftë të mendojnë se janë ministra, të të për të çuar poshtërrimin e njerëzve deri në fund.
S.NEZA
Policët e Nanos masakrojnë kundërshtarët politikë
Viktor Muçi: Unë i ftova policët në shtëpi për kafe, ndërsa ata më masakruan barbarisht
NE FAQEN 2
Rikthimi në stabilitet është i ngadalatë
Prodi shpreh shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar për Shqipërinë e pasrebelimit
NE FAQEN 3
Terror policor në Këlcyrë
Vijon skema e likuidimit fizik të opozitës. Plagosen dy aktivistë demokratë
Robert Muçeni: Më plagosën me dy plumba sepse jam vëllai i kryetarit të Degës së PD-së Përmet
NE FAQEN 3
Kërçënimi i Mejdanit, skandaloz dhe qesharak
PD: Presidenti dhe kryeministri kërkojnë shkatërrimin e KQZ-së
Kërçënimi i Presidentit Mejdani se do të përjashtojë përfaqësuesit e PD nga Komisioni Qendror Zgjedhor është njëkohësisht skandaloz e qesharak.
Qesharak, pasi ai merr shkaq nga një vonesë formale prej 16 orësh ndërkohë që vetë ka vonuar për 6 muaj dekretimin e këtyre zgjedhjeve duke thirrë ligjin kushtetues.
Qesharak, pasi kërkesa e presidencës ndaj PD-së për të paraqitur kandidatët për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë e paligjshme në përmbajtje dhe se ajo është bërë në kohën që ligji ende nuk ishte miratuar në parlament.
Ne, jemi shprehur se ndryshimi i ligjit për KQZ nga qeveria Nano, dhunon përmanencën e këtij institucioni, që që u kërkua me insistim nga organizmat ndërkombëtare si Këshilli i Europës dhe OSBE, si dhe shumë organizma të tjera qysh nga viti 1996 me dokumente të shkruara. Kjo është vendosur në tryezën e partive politike të zhvilluar midis zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjeve lokale të vitit 1996.
Shënojmë se edhe IFES (International Foundation of Electoral Systems) e ka kritikuar shumë ashpër ndryshimin e ligjit. Gjithashtu, jemi kundra, pasi partitë e vogla nuk sigurojnë më atë përafësi që kanë patur në KQZ në të gjitha zgjedhjet e mëparshme.
Këto shqetësime i janë bërë të qarta përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, Z. Gumeni më 14.05.1998 nga Partitë e Bashkimit për Demokraci e partitë e tjera opozitare, vërejtje që ai i pranoi si të drejta dhe se do t'i përcillte përpara.
Është skandaloze që reagimi i Z.Mejdani ndaj këtyre shqetësimeve është kërcënimi për të përjashtuar PD. Detyrë e tij kushtetuese është të reagojë kur cënohen institucionet dhe baza e tyre. Në vend që të kthente ligjin në parlament, Z.Mejdani i shkon deri në fund punës së nisur nga Nano dhe sulmon hapur PD duke shpallur përjashtimin e saj. Gjithashtu, presidenca në stilin e vjetër, shpërndan disinformacion në mediat private, se gjoja PD e ka dërguar listën dhe më të do të përfaqësohet në institucionet zgjedhore. Pengesë për pjesëmarrjen e PD në KQZ, po bëhen masat e Nanos e Mejdanit për shkatërrimin e këtij institucioni.
Protestë kundër mjerimit, taksave dhe kontrabandës
Të shtunën, miting i madh në sheshin “Skënderbej”
Qytetarë të Tiranës
Dëllen e shtunë datë 23 maj 1998 ora 18.30 në sheshin “Skënderbej” - “Bashkimi për Demokraci”, sindikatat dhe shoqatat që mbështesin këtë formacion politik, do të organizojnë një tubim të madh për të protestuar:
- Kundër vrasjeve politike dhe luftës së pushtetit për të eliminuar opozitën.
- Kundër mjerimit dhe varfërisë që sjell qeverisja e koalicionit të majtë.
- Kundër ngritjes galopante të çmimeve.
- Kundër ngritjes së taksave që po shkatërrojnë biznesin dhe tregtinë.
- Kundër kontrabandës të qeveritarëve.
- Kundër mashtrimit të qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe për indeksimin e tyre.
- Kundër mashtrimit për kthimin e parave të lena në fajde.
Vëllezër dhe motra
Qeverisja e koalicionit të majtë e ka zhytur vendin në krizë e thellë ekonomike, politike e sociale, psikologjike dhe morale e cila po thellohet çdo ditë.
Të gjithë do shesin “Skënderbej” ditën e shtunë datë 23 maj ora 18 e 30 për t'i dalë zot të ardhmes së vendit dhe të familjeve tuaja!
Nesër do të jetë tepër vonë
“BASHKIMI PËR DEMOKRACI”
Grabitën 43 milionë lekë të kambistëve
Rrugët nën pushtetin e maskave
Pasi dorëzoi shumë prej 43 milionë lekësh, maskat kërcënojnë kambistin tjetër nga Korça, që për fat me ardhjen e një furgoni nga Elbasani shpëton pa u grabitur prej maskave
NE FAQEN 7