Krijimi i Zonës së Parë Operative dhe Skenari i vdekjes së qytetit
Në numrat e ardhshëm do të lexoni:
-Si u dogj dhe kush ishin zjarrvënësit e Bashkisë së Vlorës;
-Cila ishte veprimtaria e Aleks Andonit gjatë rebelimit, sot shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë;
-Ku e kishte rezidencën e luftës, Gramoz Ruçi;
-Përse në vjesën e Sabit Brokajt ishte një radiotrans metues, e cila kushtonte 26 mijë dollarë;
-Kush shkatërroi bazën detare të Pashalimanit;
-Të gjithë emrat e studentëve të grevës së urisë si dhe aktiviteti i tyre etj.
Plani i luftës së bandave
Sulmi mbi godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe urdhëri i Gazidedes
Fillon reaksioni qeveritar ndaj orës së të vërtetës. Bodigardët e Nanos dhe të Meidanit djegin “RD-në”
Zbardhet masakra e Cërrikut. Dëshmi dhe fakte për vrasjen dhe djegien e gardistëve
Rene Monori fton Berishën
Në qershor, lideri i opozitës do të vizitojë Francën
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha po përgjigjej dje pozitivisht ftesës së Presidentit të Senatit të Francës, Rene Monori, për të zhvilluar një vizitë në Francë. Vizitën me ftesën e personalitetit të dytë shtetëror të Republikës Franceze, Berisha do ta realizojë javën e tretë të muajit qershor.
Burime pranë selisë së Partisë Demokratike, thanë dje se Berisha e ka pranuar me kënaqësi ftesën e mikut të tij. Për PD-në dhe “Bashkimin për Demokraci”, ftesa dhe vizita e Berishës në Francë konsiderohet dëshmi e interesit të madh dhe direkt të Francës për të mbështetur “Bashkimin për Demokraci” dhe opozitën shqiptare.
Gjatë qëndrimit në Francë, delegacioni i PD-së, i kryesuar nga z.Berisha, do të zhvillojë takime me përfaqësues të forcave politike, zyrtarët të niveleve të larta të Republikës së Francës si dhe me liderat dhe shtypin francez.
“Kryeministri i bën marrëveshjet me klanet e kontrabandës”
Berisha: Po debatit me Nanon
NE FAQEN 3
Nënkryetari i PS-së udhëhoqi operacionin ndëshkimor
Pllangjet e gjakut, duken ende në rrugët e qytetit, ndërsa qytetarët e llahatarisur nga ai tmerr, kurrë nuk do të kenë qetësi shpirtërore!
NE FAQEN 8
Goditja e përhershmërisë së KOZ-së, krim elektoral
PD fton pushtetin të reflektojë ndaj kërkesave për përmirësimet e ligjit të zgjedhjeve lokale. “Nuk do të bëjmë lojën e pushtetit”
PD fton pushtetin të reflektojë ndaj kërkesave për përmirësimet e ligjit të zgjedhjeve lokale.
“Nuk do të bëjmë lojën e pushtetit”
Goditja e përhershmërisë së KOZ-së, krim elektoral
Berisha: Në mungesë të mbështetjes tek bandat dhe komitetet, klika në pushtet kërkon të grabisë votat me ligji dhe komisione
NE FAQEN 3
Tryezë për rekomandimet e Komisionit të Venecias
Parlamentarët e opozitës injorojnë korrigjimin e dispozitave kushtetuese
Në këtë tryezë, opozita fton edhe përfaqësues të komisionit të Venecias me status këshillimor, ndërsa do të vendoset për riparimin e amendamenteve antikushtetuese për Këshillin e Lartë të Drejtësisë (Gusht 1997). Amendamenti për ndryshyrjen dhe shpronësimin nga qeveria.
NE FAQEN 3
Propozimet e opozitës për procesin kushtetues, të arsyeshme
Berisha takohet me presidentin e Komisionit të Venecias, Antonio La Pergola
Kryetari i PD-së, Berisha, priti dje në selinë e Partisë Demokratike delegacionin e Komisionit të Venecias të kryesuar nga presidenti i këtij komisioni Antonio La Pergola.
Takimi u përqëndrua në problemet e hartimit të Kushtetutës, për të cilën bashkëbiseduesit biseduan gjerësisht. Kryetari i PD-së, Berisha, analizoi situatën për këtë problem dhe vuri në dukje se në Shqipëri, nën qeverisjen socialiste, është krijuar një terren ku zotëron revanshi politik shtetëror ndaj njerëzve, ligjeve dhe institucioneve. Berisha vuri në dukje gjithashtu se vazhdimi i mëtejshëm për bashkëpunim nga ana e opozitës demokratike dhe shefit të saj me kapacitetet që bashkëpunojnë i komisionit kushtetues të zgjedh nga opozita, dhe ajo të jetë në një pakt politik bllokues si mjet korrektivi i vendimeve me konsensus dhe në këtë rrugë të cekë përparalizimi i Kushtetutës.
Presidenti i Komisionit të Venecias, Antonio La Pergola, i vlerësoi si të arsyeshme propozimet e opozitës duke nënvizuar se respektimi i të drejtave të opozitës është normë për një demokraci. Profesor La Pergola tha se është spekulluar mbi një të ashtuquajtur deklaratë të tij se opozita është e pakënaqur; sqaroi në Komision, deklaratë e cila nuk është e vërtetë. Ai shprehu mirëkuptimin për qëndrimet e opozitës si dhe theksoi gadishmërinë e tij dhe të Komisionit të Venecias për të ndihmuar në zgjedhjen e problemeve ekzistuese për hartimin e një Kushtetute sa më demokratike.
Kryetari i PD-së deklaroi se kemi qenë dhe jemi të vendosur të punojmë për të bërë vendin me Kushtetutë, me kusht që të zbatohen sovraniteti i opozitës dhe të respektohet kompromisi. Duke folur për qëndrimet restriktive të pushtetit ai bëri të ditur se koalicioni qeveritar për të rënduar komisionet dhe për një numërim të tyre, zgjedhjet për zgjedhjen e 21 qershorit në kundërshtim me ligjet ekzistuese përdor rrethanat e dy niveleve të fundit për të fituar pjesën e PS-së për zgjedhjet kushtetuese nuk i jep “Bashkimit për Demokraci” 34% të Komisionit nga megjithëse ka marrë një të tretën e votave.
Profesor La Pergola shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë takim dhe për besimin e frytshëm me kryetarin e PD-së dhe theksoi dëshirën e tij për t’u takuar përsëri.
Grevat sindikale nuk ulin kryet
Federata Sindikale e Minierave, Gjeologjisë dhe Energjetikës paralajmëron grevë
NE FAQEN 4
Dy të vrarë në Sheshtufinë
Tirana përgjakat përsëri
Dy të vrarë në Sheshtufinë
Po të tregojë e gatshme policia ky krim mund të ishte evituar lehtë
NE FAQEN 7
Malaj, 500 mijë USD nga Global Food
Padi në prokurori për Drejtorin e BKT-së: Pse ke lejuar rrjedhjen e parave
Avullojnë si në përrallë paratë e një kompanie që fillimisht u konsiderua nga qeveria si piramidale. Kështu rreth 500 mijë dollarë, para të kompanisë “Global Food” kanë përfunduar në xhepat e një ministri të qeverisë Nano. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se është vënë në padi drejtori i Bankës ku rrinin të depozituara paratë e kompanisë humbarrëse. Gjithashtu e hetimit kanë qenë në emrin e një prej ministrave të qeverisë Nano, i cili vetëm në trashin e fundit ka marrë 50 mijë dollarë nga llogaria e kësaj kompanie. Arben Malaj, eksperti i njohur i piramidës Cenaj & Co dhe Global Food është poseduesi i 500 mijë dollarëve të kompanisë së sipërmarrjes. Për 17 muajt e fundit ai ka tërhequr nga kjo bankë 300 mijë dollarë, ndërsa në tërheqjet e fundit i ka kryer disa ditë para fluturimit të drejt Amerikës. Kështu në xhepin e ministrit, 150 mijë dollarë të kësaj kompanie kanë përfunduar me datën 10 maj të këtij viti dhe me 30 mijë USD tërhequr më 14 maj pa përpara se ministri të kapet në Amerikë.
Global Food Company, në të cilën vetë ministri ka pranur se ka marrë honorare me detyrën e ekspertit kontabël, u fllimisht në procesin e transparencës bashkë me 5 kompani të tjera. Pas kontrollit të kësaj kompanie nga 5 milionë USD që kishin në fillim janë gjetur vetëm 3 milionë USD por dallangadalë kjo kompani nuk u përmend më nga kryeministri Arapin. Me një vendim qeverie i ka bërë publik ndonjëherë në emrin e Nanos kjo kompani ka përfituar “pafajësi” dhe nuk i është nënshtruar kontrollit të transparencës.
Pas sulmit mbi godinën e Shërbimit Informativ qyteti u vu nën kontrollin e bandave të armatosura, të cilat i shumëfishuan armët që kishin në fillim, me ato që u grabitën në depot e ushtrisë. Në këtë kohë, spitali i Vlorës u kthye në një kasaphanë, ku viktimat më të shumta se kudo tjetër në Shqipëri luftonin çdo ditë me vdekjen. Fotografia tregon pikërisht një moment të tillë, që të kujton skena të ngjashme në Ruanda
SPECIALE NE FAQEN 5
Protestë kundër mjerimit, taksave dhe kontrabandës
Të shtunën, miting i madh në sheshin “Skënderbej”
Qytetarët e Tiranës
Ditën e shtunë datë 23 maj 1998 ora 18 30 në sheshin “Skënderbej”, “Bashkimi për Demokraci”, sindikatat dhe shoqatat që mbështesin këtë formacion politik, do të organizojnë një tubim të madh për të protestuar:
- Kundër rritjes politike dhe luftës së pushtetit për të eliminuar opozitën.
- Kundër mjerimit dhe varfërisë që sjell qeverisja e koalicionit të majtë.
- Kundër ngritjes galopante të çmimeve.
- Kundër ngritjes së taksave që po shkatërrojnë biznesin dhe tregtinë.
- Kundër kontrabandës dhe qeveritarëve.
- Kundër mashtrimit të qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe për indeksimin e tyre.
- Kundër mashtrimit për kthimin e parave të lena në fajde.
- Vëllezër dhe motra
Qeverisja e koalicionit të majtë e ka zhytur vendin në krizë të thellë ekonomike, politike e sociale, psikologjike dhe morale e cila po thellohet çdo ditë.
Të gjithë në sheshin “Skënderbej” ditën e shtunë datë 23 maj ora 18 30 për të dalë zot të ardhmes së vendit dhe të fëmijëve tuaj.
Nesër do të jetë tepër vonë
“BASHKIMI PËR DEMOKRACI”