Dosja e zezë e Vlorës (5)
Historia e rebelimit nga Fatos Nano te Zani Çaushi
Në numrat e ardhshëm do të lexoni:
- Gjithçka mbi sulmin ndaj godinës së SHIK-ut
- Si u dogj dhe kush ishin zjarrvënësit e Bashkisë së Vlorës;
- Ku e kishte rezidencën e luftës, Gramoz Ruçi;
- Të gjithë emrat e studentëve të grevës së urisë si dhe aktiviteti i tyre etj.
Si u sulmua Pashalimani
Shkatërrimi i reparteve ushtarake dhe një prej bazave detare më të mëdha të Mesdheut
Përgjegjësit e hapjes së depove të armëve dhe mbajtësi i flamurit grek
SPECIALE NË FAQEN 5
Koha e ndarjes historike
Nga Astrit PATOZI Më shumë se një vit pas ngjarjeve rrënqethëse të 1997-ës, shqiptarët po mbajnë frymën për të njohur detajet dhe protagonistët e dramës, që zhyt vendin përapitur në kaos dhe në lumenj gjaku. Kur shumë nga emocionet e këndërta të vitit të kaluar janë fashitur dhe në rrugë mungojnë nxënësit e institucioneve më të egra njerëzore, kur shumë prej barbarëve kanë veshur kostume të shtrenjta dhe kanë hipur në makina qeveritare, njerëzit e kanë më të lehtë të mësojnë të vërtetën për atë që ka ndodhur me të tjerët dhe me veten e tyre gjatë vitit të mbrapshtë 1997. Askush të mos mendojë se gjatë tragjisë mund të ketë qenë fshehur kokën në rërë dhe u ka shpëtuar syve të dëshmitarëve, kur ka vrarë, grabitur apo djegur. Për t’u shkruar historia është dashur pak kohë, aq sa njerëzit të çlirohen nga traumatizimi që u kanë shkaktuar pamjet e tmerrshme, ku në mos kanë qenë viktima të drejtpërdrejta, kanë qenë dëshmitarë. Kuptohet që në një histori krimi, ai që shkruan të rrëfehet është i dëmtuari apo dëshmitari që ka qarë në heshtje nga pamundësia për të ndalur dorën vrastare. Nadaj dhe nuk është aspak rastësi që dosja e zezë e rebelimit po zbardhet nga opozita e sotme dhe nga shtypi opozitar, për faktin e thjeshtë se ato kanë qenë një tyta e kallashëve të rev[?]olucionit që goditi shtetin. Po si po përjetohet publikimi i fakteve tronditëse, që opozita e ka quajtur “ora e së vërtetës”? Hapat e dosjes të re ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm dhe një çlirim tek shumica e shqiptarëve, ndërkohë që demonët po reagojnë me dëshpërim. Ndërsa në redaksinë tonë kanë ardhur çdo ditë letra, të cilat na janë tutuar për të siguruar një kopje të gazetës që nuk kanë mundur ta gjejnë në treg, një grup bodigardësh të qeveritarëve dërguan në mes të Tiranës, një pirg me më shumë se 200 kopje të “Rilindjes Demokratike”. Ndërkohë që çdo ditë na vijnë qindra mesazhe përshëndetëse dhe dëshmi të reja, pas zbardhjes së dëshmive të vërteta të rebelimit, nuk kanë munguar edhe kërcënimet si të kujtojnë skenat makabre të vitit të kaluar. “Ata të SHIK-ut nuk i kemi pjekur, por juve do ju pjekim në hell”, na u drejtua dje në telefon një zë mashkulli me akcent të rëndë lab. Por të maske me akcent të rëndë lab? … (Vijon në faqen 3)
Diskutohet për krizën shqiptare
Berisha takon ambasadoren e SHBA-së, Mariza Lino
Kryetari i PD-së, Berisha, u takua dje me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Mariza Lino, me kërkesën e kësaj të fundit.
Në bisedën e gjatë prej një ore e gjysëm, u bisedua në mënyrë të veçantë për situatën aktuale të rënduar në Kosovë. Në këtë kontekst u fol dhe për probleme të sigurisë dhe stabilitetit në rajon, dhe për zhvillimet më të reja në raportet midis Malit të Zi dhe Serbisë, dhe më gjerë.
Kryetari i PDSH-së, Sali Berisha dhe ambasadorja
Berisha: Pendesa nuk mund të refuzohet
“Një ndihmë të madhe në grumbullimin e fakteve dhe dëshmive, po japin të penduarit e Komiteteve dhe të implikuarit e tjerë në ngjarjet e vitit të shkuar”
MIRËPRITEN DËSHMITË E TË PENDUARVE TË BANDAVE DHE KOMITETEVE
NE FAQEN 3
Faji ynë. Jemi demokratë
Robert Muçen[i] dhe Abdul Lili rrëfejnë terrorin policor në Këlcy[r]ë. Bodigardët e Kërbaçit nuk duronin demokratët në lokalin e orgjive të tyre
NE FAQEN 2
Nano, 1,2 miliardë USD nga fajdet
Kryesia e shoqatës së kreditorëve: Nano, Fino, Malaj para gjyqit
NE FAQEN 4
Vintonjak: Duhet zgjidhje e re politike
Debat për Shqipërinë në Komitetin Ekonomik të EDU
NE FAQEN 3
Krimi godet sërish shtetin
Banditët vrasin 2 punonjës policie në qytetin e Burrelit
Krimi godet sërish uniformat blu në qytetin verior të Burrelit. Dy punonjës policie, pikërisht oficeri i policisë Sabri Neli, 33 vjeç dhe shoferi i automjetit të policisë...
NE FAQEN 7
Krizën shqiptare
fundit.
Në bisedën e gjatë prej një orë aktuale të rënduar në Kosovë dhe për alternativat e rrugët e zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme për gjithë rajonin. Bashkëbiseduesit u ndalën në format dhe mjetet më efikase të angazhimit ndërkombëtar, të Grupit të Kontaktit, të NATO-s, OSBE-së etj., për të ndihmuar në zgjidhjen e drejtë dhe paqësore të çështjes së Kosovës. gjerë.
Kryetari i PDSH-së, Sali Berisha dhe Ambasadorja e SHBA-së, Mariza Lino, biseduan edhe për gjendjen e përgjithshme aktuale në Shqipëri, për problemet që lidhen me rendin publik dhe sigurinë, krimin, për gjendjen ekonomike e sociale, për qëndrimet ndaj opozitës demokratike dhe për rrugët e kapërcimit të kësaj gjendjeje.
Ali Kazazi, i dënuar politik
96 ditë nga burgosja e ish-ministrit të Brendshëm
Ish-ministri i Brendshëm në Qeverinë e Pajtimtarit Kombëtar, Ali Kazazi vazhdon të mbahet i burgosur, për arsye qesharake. Ai është ndaluar më 14 shkurt 1998 në Urën e Milotit, pas pritës policore që iu bënë të Djetorit, Azem Hajdarit, si një përpjekje e dukshme e shtetit të sotëm për të inkriminuar opozitën. Më 17 shkurt ndaj tij është vendosur masa e arrestit pa afat. Kazazi rrjedh nga një familje me tradita të njohura antikomuniste dhe është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Bundo merr 50 mijë dollarë nga Silva
Drejtori i INSIG-ut, kumbara tjetër i piramidave
Drejtori aktual i INSIG-ut, Sherif Bundo ka futur duart deri në bërryl në skemat piramidale të vendit. Përveç Arben Malajt është i dyti ekonomist i rëndësishëm i Partisë Socialiste i cili ka shërbyer si këshilltar i lartë i kompanisë huamarrëse gjatë vitit 1996. Pikërisht në këtë vit Bundo ka marrë nga kompania Silva shumën e madhe prej 50 mijë dollarësh për të falsifikuar një akt vlerësues të kompanisë. Kështu nga drejtuesit e Silves i është kërkuar Bundos që të vërtetojë se kjo kompani zotëron një vlerë prej 8 miliardë lekësh e barasvlershme kjo me 80 milionë dollarë.
Ekonomisti Bundo pa pasë asnjë të drejtë dhe asnjë diplomë si ekspert vlerësimi, ka pranuar të firmosë një falsifikim të tillë përkundrejt shpërblimit që i është dhënë.
Sherif Bundo është një nga hartuesit e atij farë programi ekonomik që ka Partia Socialiste dhe vetë kjo parti e ka trajtuar atë me postin e rëndësishëm të Drejtorit të Përgjithshëm të INSIG-ut, një nga minierat e parave në vend.
Bundo para pak kohësh ka botuar edhe një libër me titull “Enciklopedia Ekonomike” në krye të së cilës bën edhe një akt vlerësimi për veten, natyrisht edhe ky i falsifikuar. Ai shkruan se e hoqën nga pedagogu në Fakultetin Ekonomik pikërisht sepse ishte kundër skemave piramidale, ndërkohë po ky njeri ndërton me manipulime ekonomistësh pamjen e sigurtë mbi një nga këto kompani.
Sot drejtori i INSIG-ut ka në dorë shumë më tepër për të falsifikuar dhe vjedhur, ndërkohë që i duhet të mbajë edhe një numër të madh bodigardësh, një prej të cilëve ka sharë e qëlluar edhe Arben Malajn. Falsifikimi që ka bërë si dhe mashtrimi publik lidhur me motivet e largimit të tij nga puna ndërsa shkruan për 50 mijë dollarë nga një firmë rentiere, tregon edhe njëherë moralin e socialistëve që drejtojnë në institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar.
Në kohën që shqiptarët i drejtoheshin detit nën tyta e kallashëve të kriminelëve
Së afërmi në "RD" do të lexoni:
Dosja e zezë e Tepelenës
180 ditë nën terrorr dhe banda
Protestë kundër mjerimit, taksave dhe kontrabandës
Të shtunën, miting i madh në sheshin “Skënderbej”
QYTETARË TË TIRANËS,
Ditën e shtunë datë 23 maj 1998, ora 18.30 në Sheshin “Skënderbej”, “Bashkimi për Demokraci”, sindikatat dhe shoqatat që mbështesin këtë formacion politik, do të organizojnë një tubim të madh për të protestuar:
- Kundër vrasjeve politike dhe luftës së pushtetit për të eliminuar opozitën.
- Kundër mjerimit dhe varfërisë që sjell qeverisja e koalicionit të majtë.
- Kundër ngritjes galopante të çmimeve.
- Kundër ngritjes së taksave që po shkatërrojnë biznesin dhe tregtinë.
- Kundër kontrabandës të qeveritarëve.
- Kundër mashtrimit të qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe për indeksimin e tyre.
- Kundër mashtrimit për kthimin e parave të lëna në fajde.
VËLLEZËR DHE MOTRA,
Qeverisja e koalicionit të majtë e ka zhytur vendin në krizë të thellë ekonomike, politike e sociale, psikologjike dhe morale e cila po thellohet çdo ditë.
Të gjithë në Sheshin “Skënderbej” ditën e shtunë datë 23 maj, ora 18.30 për t’i dhënë zër[?] të ardhmes së vendit dhe të fëmijëve tuaj.
Për këtë tubim është marrë leje nga policia.