Sindikalistët e Uzines Ushtarake Mjekës rifilluan grevën pa afat
Edhe 500 sindikalistë të Ferrokromit në grevë një orëshe.
Grevë paralajmëruan dje edhe punëtorët sindikalistë të duhan-cigareve në Librazhd
NE FAQEN 4
Rebelimi mes djegjeve dhe grabitjes së armëve
Kontrabanda dhe krimi, shqetësim për amerikanët
Drekë pune e Berishës me të dërguarën e qeverisë amerikane, Soderberg. Bisedohet për Kosovën dhe gjendjen në Shqipëri
E dërguara e qeverisë amerikane, ambasadorja Nensi Soderberg, e cila ndodhet për një vizitë në Shqipëri në kuadrin e një turneu në rajon, ftoi dje për një drekë pune Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Berisha.
Gjatë drekës, e cila zgjati rreth tre orë dhe në të cilën merrte pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Mariza Lino, u bisedua për interesimin në rritje të qeverisë amerikane për zhvillimet më të fundit në krizën e Kosovës, për alternativat konkrete të angazhimit ndërkombëtar dhe të SHBA-së në këtë çështje dhe format efikase të këtij angazhimi, për probleme të dinamikës dhe të përmbajtjes së dialogut shqiptaro-serb dhe qëndrimet e forcave të ndryshme politike në Kosovë, dhe për rëndësinë e bashkërendimit të përpjekjeve të atyre forcave dhe shteteve në rajon, që janë të interesuara për paqen e stabilitetin dhe integrimin europian.
E dërguara e qeverisë amerikane Nensi Soderberg dhe Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ndalën gjatë në gjendjen aktuale të brendshme në Shqipëri, në problemet konkrete të tërësisë politike e të partive politike, të situatës ekonomike, financiare, juridike, dhe në opsionet e rekomandimet e Partisë Demokratike. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe tema të zgjedhjeve, të transparencës, të kushtetutës, të krimit e të kontrabandës së organizuar, të çarmatimit të popullsisë etj., si dhe për problemet të tjera me interes të veçantë.
Bisedimet ishin të hapura dhe u zhvilluan miqësisht, me një frymë të ngrohtë mirëkuptimi.
“Pafajësia” e Nanos pas spastrimeve në Kasacion
Kryeministri përgatit farsën e rigjykimit të tij
Sanhaku ka deklaruar se së shpejti do të nisë kërkesën për rigjykimin e çështjes Nano, pasi ka marrë garanci se ligji për ndryshimet në Gjykatën e Kasacionit do të miratohet në Parlament
NE FAQEN 4
Komisionet sa për emër
Të drejtat e njeriut, dhe Komisionet për mbrojtjen e tyre
Nga Pjetër ARBNORI
NE FAQEN 2
Lëvizja studentore, themel i emancipimit kombëtar
Kryetari i Forumit zgjidhet pedagog Kreshnik Çollaku
U krijua “Forumi Demokrat Studentor”. Në mbledhjen themeluese morën pjesë edhe Kryetari i PD, Berisha dhe drejtues të tjerë të kësaj partie
NE FAQEN 2
Qeveri hajdute, largohu
Mijëra qytetarë fierakë manifestojnë kundër qeverisë së mjerimit dhe kontrabandës
FIER - Miting madhështor i Bashkimit për Demokraci në Fier.
Dje pasdite, mbi pesë mijë qytetarë në sheshin qendror të qytetit kanë manifestuar kundër varfërisë, mjerimit ekonomik, rritjes së çmimeve, papunësisë eversisë së kontrabandës dhe krimit, qeveritarëve hajdutë, qeverisë së mashtrimit të Fatos Nanos. Në këtë tubim morën pjesë edhe Rridan Bode, sekretari Përgjithshëm i PD-së, Leonard Demi, Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Lideri i Dhjetorit Azem Hajdari, drejtues të Partisë Demokratike, Gasper Mani, Kryetarja e Lidhjes së Gruas Demokratike, Antoneata Luli, etj.
Pas fjalës së hapjes nga drejtuesit lokale të PD-së Fierit, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Rridan Bode duke përshëndetur takimin tha se protesta kundër varfërisë, mjerimit dhe kontrabandës, qeverisë së krimit dhe mashtrimit është shprehë në të gjithë vendin. Drejtuesi i lartë i PD tha se kjo qeveri që premtoi rroga të larta dhe rritje pensionesh, premtoi kthimin e parave dhe hapjen e vendeve të punës, premtoi vendosjen e rendit dhe të qetësisë, ka realizuar grabitjen edhe të atyre depozitave që u kishin mbetur qytetarëve, rritjen e papunësisë, uljen e pagave dhe të pensioneve duke i zhytur shqiptarët në mjerim të plotë e katastrofë ekonomike. Bode më pas u ndal në shqakët e krizës dhe theksoi se kapërimi i saj mund të arrihet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të reja të lira e të përgjithshme politike. Bode tha se opozita mbështet grevat dhe kërkesat e sindikalistëve, mësuesve, nëpunësve të administratës, pensionistëve, punonjësve të shëndetësisë dhe gjithë sindikalistëve të tjerë protestojnë për mashtrimet e qeverisë dhe kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre.
Pas tij, sekretari i marrëdhënieve ndërkombëtare, Leonard Demi përshëndeti mitingun duke u ndalur në çështjen e madhe që i ka sjellë qeveria Nano me qëndrimin dhe politikën e saj që është komëbëtare. Demi tha se qeveria Nano me qëndrimet e saj ndaj opozitës, ligjeve kushtetuese, institucioneve, vrasjen politike të aktivistëve të opozitës, çensimin e drejtësisë, është shndërruar në një problem të madh ndërkombëtar. Ai tha se komunitetin ndërkombëtar mbështet atë që zgjedh vetë shqiptarët dhe bëri thirrje për protesta të vazhdueshme për të çuar vendin në zgjedhjet e reja të domosdoshme.
Lideri i dhjetorit Azem Hajdari duke përshëndetur takimin dhe në fjalën e tij në protestat politike, ekonomike dhe grevat e të gjitha llojeve janë rruga më e mirë dhe demokratike për të hequr qeverinë nëpërmjet dhunës së organizuar dhe antipopullore që ka njohur Shqipëria. Ai bëri thirrje që qytetarët të bashkohen dhe në solidaritet të plotë të manifestojnë deri në përmbysjen e qeverisë dhe e krijimin e vlerave të demokracisë. Lideri i Dhjetorit tha në fjalën e tij se në të gjithë vendin që nga Saranda dhe deri në Tropojë shqiptarët po kërkojnë çdo ditë largimin e qeverisë së bandave dhe krimit të organizuar, qeverinë e mjerimit politike dhe qeverinë që vret kundërshtarët politikë, qeverinë që ka mashtruar shqiptarët dhe vazhdon të mashtrojë ata. Ai i garantoj qytetarët e Fierit se PD dhe Bashkimi për Demokraci do të jetë në ballë të protestave dhe manifestimeve për përmbysjen e qeverisë.
Më pas takimin e përshëndetën edhe drejtues të tjerë të Bashkimit për Demokraci, pjesëmarrës në miting.
Gjatë gjithë mitingut për asnjë moment nuk pushuan papallat antia qeveritare kundër regjimit të Nanos, brohoritjet për PD dhe Berishën, si dhe thirrjet për zgjedhje të reja.
Korresp. i “RD”-së
Bundo: Sulmet më vijne nga Arben Malaj
Konflikte të mëdha në kupolën financiare. Historia nisi në dhjetor 1997
Bundo mohon të ketë përfituar para nga kompania “Silva”. “Akuzat vijnë nga pavarësja e shtetit që duan licenca private sigurimesh. Unë i njoh ata dhe kompanitë ku janë shtruar”
NE FAQEN 3
Sot, tryeza e gjerë e opozitës
“Bashkimi për Demokraci” në përfundim të përgatitjeve për fushatë. Përçaktohen shumica e kandidaturave
Katërmbëdhjetë parti, sindikata dhe shoqata politike do të mbështesin koalicionin e opozitës në zgjedhjet e pjesshme lokale
NE FAQEN 3
Ish - sigurimsi Beqiraj kërcënon sindikalistët
Në Durrës, Drejtori i Arsimit hakmerret për grevën
Drejtori i Arsimit të rrethit të Durrësit, Lavdosh Beqiraj, ka kërcënuar dje dy kryetarë të sindikatave të arsimit të shkollave të mesme për largim nga puna. Shkak për këtë ka qenë përfshirja e tyre në grevën kombëtare të mësuesve që u bë tre ditë më parë. Ai u ka bërë presion sindikalistëve duke u deklaruar se do t’i transferonte në Ishem ose Manzë që janë skajshmëri e rrethit të Durrësit.
Beqiraj është emëruar në postin e Drejtorit kohët e fundit për shkak të devotshmërisë së tij enversiste. Ai është një ish-sigurimsi dhe i njohur në qyft si ekstremist i majtë.
Kontrabanda e kromit ka autor shtetin
Ura e Bunës rrezikon të shembet nga pesha e mjeteve të transportit
NE FAQEN 7
Ali Kazazi, i dënuar politik
103 ditë nga burgosja e ish-ministrit të Brendshëm
Ish-ministri i Brendshëm në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Ali Kazazi vazhdon të mbahet i burgosur, për akuza qesharake. Ai është ndaluar më 14 shkurt 1998 në Ulenë në Miloti, pas një prite policore që u bë ditën e Dhjetorit, Azem Hajdari, si një përpjekje e dukshme e shtetit të sotëm për të inkriminuar opozitën. Më 17 shkurt ndaj tij është vendosur masa e arresti pa afat. Kazazi u arrestua nga një familje me traditë të njohura antikomuniste dhe është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Dosja e zezë e Tepelenës (2)
Luftë, mitingje dhe viza kundër demokracisë
SPECIALE NË FAQEN 5
Nesër në "RD" do të lexoni:
- Kush i dogji zyrat e PD?
- Kush dhe pse i thirri ushtarët specialistë me forcë?
- Si dhe nga kush u dogj komisariati dhe gjykata e Tepelenës? Ku përfunduan dosjet e këtyre institucioneve?
- Si realizohej lëvizja e popullatës brenda e jashtë rrethit?
- Çfarëqen bandat e rrugës, nisën plaçkitjet e udhëtarëve e të familjeve.
Dokle dhe Malaj grabitën 2 milionë USD
Durrës: Skandal me rezervat e shtetit. Qeveritarë të lartë në lojën e korrupsionit
NE FAQEN 3
Sindikatat padisin në prokurori grabitjen e qeveritarëve