Flakë, grabitje e maska në emër të revolucionit
Në numrat e ardhshëm të "RD" do të lexoni:
Paskal Milo, ndihmësi i Gjolekë Malajt
Redaksia zotëron kasetën ku Ministri i Jashtëm përkthente Gjolekën, që mburrej se do të sulmonte shtëpinë e Sali Berishës. Përgatitja e mësymjes mbi Tiranën, roli i shtyptit grek dhe “heronjtë” e tij me kallashnikovë.
SPECIALE NË FAQEN 5
Vlora ndan më dysh PS-në
Opozita bashkon forcat për të fituar zgjedhjet e pjesshme lokale
Zgjedhjet lokale shtojnë grindjet mes të majtëve. Shtohet numri i kandidatëve në qytetin bregdetar
NË FAQEN 3
Qeverisja për inerci
Nga Astrit PATOZI Kur kanë kaluar shumë kohë që nga promovimi i bujshëm i Nano 4, shqiptarët po konstatojnë të tronditur se vendi po rrëshqet me shpejtësi drejt kaosit, për shkak të një papërgjegjshmërie të pashembullt në qeverisje të ish-komunistëve. Me një kryeministër që edhe kur nuk është pjesë e skandaleve, është thjesht një soditës i tyre, administrata e armuar e të majtëve po rrethohet jo vetëm nga grevat, protestat dhe pakënaqësia në rritje, por edhe nga apatia e brendshme apo lufta brenda llojit. Më se një muaj pas ndryshimeve në kabinet, Fatos Nano po mundohet të zhvendosë vëmendjen ndaj hapjes së kutisë së Pandorës, që fillon tek publikimi i dosjes së zezë të rebelimit që e solli në pushtet, dhe mbaron tek skandali më i fundit qeveritar, ku në mes vend të një patologjiku që shante gjithë ditën opozitën, ka ardhur ministër një njeri që shquhet deri tani vetëm si përgjumës pas derës së Përoja, kjo nuk mund ta sfajësojë Nanon për qytetarët dhe policët që janë bërë përja më e lehtë për krimin shtetëror dhe atë të rrugës. Disa drejtues policie në Burrel dorëzuan uniformat dhe lanë detyrën, sepse u ndjenë totalisht të braktisur nga qeveria, e cila i ka lënë në duar të kriminelëve dhe të kontrabandistëve. Por kontrabanda e kromit dhe e mineraleve të tjera nuk është kurrsesi torturë vetëm e kontrabandistëve të provincës, pasi dihet që asgjë nuk bëhet pa marrë pjesën “pecot” nga Tirana. Kjo që ka ndodhur në Burrel, do të ishte e mjaf-tueshme për dorëheqjen e një qeverie normale, por sigurisht një gjë e tillë nuk mund të pritet prej Nanos dhe dishepujve të tij. Nderkohë, ndarja e zonave të in- influencës po shndërrohet në një luftë të egër mes klaneve rivale në qeveri, kontratat e të cilave po qartësohen çdo ditë e më shumë. Konflikti mes Ministrisë së Financave dhe INSIG-ut është vetëm një shembull i asaj që peshkaqenët po shqyejnë njëri-tjetrin. Nëse Farudin Arapi, njeri i afërt me Malajn, nuk e pati fare të vështirë të fajësonte direkt për grabitjen e 50 mijë dollarëve Sherif Bundon, më e rëndësishmja në këtë histori është prononcimi i tij se dosja e fajdeve ka shumë emra të tjerë. Dhe nuk është fare problem për të nënkuptuar se ata janë të gjithë socialistë të padëshirueshëm, pasi po të kishin qenë të PD-së askush nuk do të kishte ngurruar t’i publikonte. Në një klimë mospranimi në rritje, jo vetëm tek demokratët, por edhe tek vetë elektorati i majtë, Nano a po qeveris gati si për inerci, me apatinë e një rut që e ka pranuar vdekjen, por mundohet të zgjasë sa më shumë agoninë e saj. Artificet që po përdor Nano, jo për të shpërqendruar vëmendjen janë si lojërat me kukulla, që nuk sjellin ndonjë ndryshim thelbësor, madje as ruajtjen e statuskuosë së kaosit, sepse disha është e pandalshme. Opozita ka për detyrë të shkurtojë sa më shumë qeverisjen për inerci, e cila jo vetëm përkeqëson situatën, por edhe vret shpresat e shqiptarëve për daljen nga kriza.
… lufta brenda lojit.
Me të vendosë publikimi i dosjes së zezë të rebelimit që qeveritar, ku në mos është protagonist, është thjesht rentier me përqindje. Sajimi i historive me atentate të mbetura në tentativë apo rikthimi tek “pafajësia” në korrupsionin e provuar me ndihmat italiane, janë disa nga manovrat e fundit të Nanos dhe të stafit të tij të ngushtë për të shpërqendruar sadopak vëmendjen e shqiptarëve nga problemet e rënda ku e kanë zhytur vendin.
Nano po kërkon të flasë pafajësinë për një njëri që e ka bërë në vitin 1991, ndërkohë që po i kërkohet të përgjigjet për krime dhe mëkatet e vitit të fundit, të cilat janë shumëfish më të rënda. Ai duhet të shprehet qartë se ku shkuan 100 milionë dollarët të cilët ish-ministri Ceka po ia faturon Malajt dhe dikujt që është më lart se ky i fundit. Më lart se Malaj dihet që janë vetëm Islami dhe Nano, pasi Mejdanit nuk futet fare në llogari dhe dihet fakti që Ceka nuk ka ende gjë me presidentin. Në kohën që korbat po nisin t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për qeverinë e përzier deri në bërryla me kontrabandë është bërë shumë më e vështirë mbijetesa.
Nanon nuk mund ta shpëtojë një fotografi me Presidentin në një panair të sulmuar me të gjitha bateritë prej vetë shtypit italian, nga përgjegjësia për shqiptarët që humbin jetën apo sigurinë qytetare për shkak të rendit. Nëse në
SHBA, mbështetje për Kosovën
SHBA, mbështetje për Kosovën
Kontrabanda dirigjohet nga Nano
Opozita ka kohë që e ka denoncuar kontrabandën qeveritare, duke e cilësuar atë
Prokuroria: “Nuk mund të largohet Bleta nga Doganat sepse mbetet Malaj pa mjaltë”
si një gangrenë të ekonomisë shqiptare, por pushtetarëve nuk u bën aspak përshtypje rrënimi i ekonomisë, ata e vazhdojnë kontrabandën me ritme galopante NE FAQEN 7
Takim historik për çështjen e Kosovës
Kryetari i PD-së, Berisha, përshëndet takimin Klinton - Rugova
Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha, përshëndeti takimin në Shtëpinë e Bardhë, të Presidentit Rugova me Presidentin Klinton si një takim historik, si një mbështetje të fuqishme që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i jep çështjes së drejtë të 2 milionë shqiptarëve në Kosovë për të jetuar në paqe e demokraci në trojet e tyre.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Klinton-Rugova është gjithashtu një vlerësim i merituar që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria dhe kombi amerikan u bëjnë përpjekjeve politike dhe paqësore të Presidentit Rugova dhe shqiptarëve në Kosovë për të zgjidhur çështjen e tyre dhe kontributit që ata kanë dhënë në mospërhapjen e konfliktit në Ballkanin e Jugut.
Ky takim hap një faqe të re në marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës si dhe angazhimin direkt të Shteteve të Bashkuara për të ndërprerë agresionin dhe barbaritë serbe ndaj popullsisë shqiptare dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Jugun e Ballkanit.
Presidenti Rugova në konferencë shtypi në Washington menjëherë pas takimit me Presidentin Klinton. REUTER
“Bundo ka marrë 50 mijë dollarë”
Arapi, Malaj e Bundo, kush është më i forti?
“Bundo nuk mund të mohojë faktin se ka qenë përkësh instituti i tij i kontabilitetit që ka bërë këtë shërbim financiar për Kompaninë Silva”, deklaroi dje Arapi.
NE FAQEN 4
Albpetrol, 300 punonjës rihidhen në grevë
Greve njëditore që synon grevën e përgjithshme
Pagat, indeksimi i inflacionit dhe shmangia e falimentimit - këto ishin kërkesat
NE FAQEN 4
Policët po i vret qeveria
Dorëheqja e funksionarëve të policisë së Burrelit apel për ndërgjegjen qytetare dhe akuzë kundër qeverisë së inkriminuar
NE FAQEN 7
Kruja: “Greva u zhvillua nën presion”
Shkarkon drejtori i “Gjuhëve të Huaja” në Tiranë
NE FAQEN 4
Kandidatët e PD-së të pastër
Komisioni Bezhani më në fund kthen përgjigje
22 kandidatë të Partisë Demokratike iu përzgjedhur paraprakisht për të konkurruar për postet e 7 kryetarëve të bashkive në zgjedhjet e pjesshme, rezultojnë të pastër. Komisioni Bezhani dhe ka kthyer më në fund përgjigje për 22 personat që PD ka kërkuar të verifikohen pasi ligji që është kanë rezultuar të pastër sipas ligjit. Komisioni Bezhani megjithëse e përmend që vononte verifikimin e kandidatëve të paraqitura nga PD, megjithëse ato ishin paraqitur në kohë. Vonësat e qëllimshme nga Bezhani në verifikimin e kandidatëve të Partisë Demokratike, përpjekësere nuk la arrit qëllimin që të inkriminojë të kaluarën e asnjërit prej tyre.
Dje më në fund Komisioni ka dhënë çështjen përgjigje për kandidatët e paraqitura, të cilët rezultojnë të pastër.
Shtrëngimi i rripit në vrimën e fundit
BSPSH: Greva e përgjithshme, fundi i durimit
NE FAQEN 4
“Bashkimi për Demokraci”, bashkim për kombin
Tryezë e gjerë e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale
NE FAQEN 4
Arritje e Partisë Socialiste
Lajm i orës së fundit
Dua e deshme shënol nga nga nuk…? me të media të Partisë Socialiste dhe e qeverisë së saj, nxjerrësit e sh… kollare pantruan kryeqytetin nga plehrat.
Kur presidenti Meidani vajti në shkollën “Ismail Qemali” dhe nuk gjeti asnjë mbeturinë u tha nxënësve:
- Pse nuk na latë dhe ne ca plehra për të hequr?
Një mësues iu përgjigj:
- Keni ju plehra sa të duash në qeveri dhe presidenti për të hequr.
Mëfton të kesh dëshirë
Ndersa në një tjetër mesazh thuhej:
- S’i heqin plehrat, plehrat!
Ali Kazazi, i dënuar politik
104 ditë nga burgosja e ish-ministrit të Brendshëm
Ish-ministri i Brendshëm në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Ali Kazazi vazhdon të mbahet i burgosur, për akuza qesharake. Ai është dënuar me 14 shkurt 1998 në Uren e Milotit, pas pritës policore që iu bë liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si një përpjekje e dukshme e shtetit të sotëm për të inkriminuar opozitën. Më 17 shkurt ndaj tij është vendosur masa e arrestit pa afat. Kazazi rrjedh nga një familje me tradita nacionaliste antikomuniste dhe është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.