Të martën, miting madhështor në sheshin “Skënderbej”
Me datë 12.01.1999 ora 12.00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, organizohet një miting madhështor në përkujtim të këtij muaji të vrasjes së heroit të demokracisë, tribun të nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari.
Demokratët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë!
Të të mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër vrasjes së heroit të pavdekshëm, Azem Hajdari, kundër heshtjes së qeverisë, e cila mbron vrasësit e Azemit, kundër vrasjeve pa gjyq të dhjetëra e qindra demokratëve të tjerë, kundër dhunës dhe arrestimeve që vazhdojnë mbi opozitën.
Të gjithë në shesh për t’i dalur dorën neodikaturës!
Të gjithë në shesh kundër krimit dhe mjerimit!
Të gjithë në shesh për Azem Hajdarin!
Të gjithë me Azemin - të gjithë për Azemin!
Prokurorët specialë tregojnë sërish dhëmbët
Goga shtyn afatin e hetimit paraprak për Shamatën
NË FAQEN 3
Serbët lëshojnë avionët në Shqipëri
Serbët shkelin hapësirën ajrore shqiptare. Fluturime nga Prizreni në fshatrat e Kukësit dhe të Hasit
NË FAQEN 2
Burimet zyrtare nuk bëjnë me dije nëse avionët kanë qëlluar mbi territorin shqiptar, apo për ndonjë reagim të ushtrisë shqiptare që e ka shtruar praninë e saj në kufirin verior pas shpërthimit të luftimeve në Kosovë
Tre të vrarë dhe një i plagosur në Durrës
Masakër tjetër në qytetin bregdetar. Dy djem dhe një vajzë nën plumbat e kallashëve. Shpëton vetëm i katërti
27-vjeçarët, Afrim Muçalaj dhe Blerim Meshani, të dy nga Vora, si dhe një shtetase rumune, 22-vjeçare e identifikuar me emrin Daniela, u gjetën të vdekur pas breshërisë së plumbave.
Ndërsa 25-vjeçarja, Miranda Muçalaj, po nga Vora, është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit
NË FAQEN 4
Viti i filluar mbrapsht
Nga Edi PALOKA
Mbyllja e ’98 u duk sikur solli një shpresë jo vetëm për politikën, por për të gjithë shqiptarët. Dialogu i filluar midis pozitës dhe opozitës u duk se do të sheshtonte të paktën problemet politike në Shqipëri duke ofruar kështu dhe një garanci për
Zgjidhja politike në të mirë të të gjithëve
Zgjidhja politike në të mirë të të gjithëve
Vetëm 40 investitorë italianë në Shqipëri
Mbi 2300 investitorë italianë janë detyruar të largohen gjatë dy viteve të fundit
Urso: “Biznesmenët na thanë se janë klane të inkriminuara të pushtetit të Tiranës, që në bashkëpunim me klanet mafioze, kanë sulmuar në mënyrë sistematike gjatë këtyre dy viteve investitorët italianë duke i detyruar ata të largohen nga Shqipëria”
NE FAQEN 3
[?] mbrapsht
[?] duk se do të sheshonte një garanci për zgjidhjen e problemeve të tjera. Por fillimi i ‘99 nuk ishte i njëjtë me mbarimin e ‘98. Viti i ri filloi me arrestime politike, në vend që të fillonte me lirimin e atyre të burgosurve politikë që ‘98 i gjeti nëpër burgje. Çfarë do të thotë kjo?
Mund të ketë shumë përgjigje për pyetjen e mësipërme, por më parë duhen bërë edhe pyetjet përkatëse. Kush i urdhëroi arrestimet politike që në këtë fillim viti? A është ky një veprim i atyre që nuk duan dialogun, i atyre të cilëve dialogu ju prishte strategjinë që kishin krijuar, apo për këtë kishin dijeni dhe ata pushtetarë që zhvilluan dialogun? Këto dy gjëra duhen ndarë, dhe duhen ndarë shpejt.
Fillimi i dialogut midis pozitës dhe opozitës, siç dihet mirë tanimë, krijoi mjaft kundërshtarë nga të dy krahët. Kishte kundërshtarë dhe në radhët e opozitës, në atë pjesë të opozitës që nuk mund të besonte tek pushtetarët dhe që me të drejtën e fakteve të deritanishme mendonjnë se me këta pushtetarë ka vetëm një gjuhë për t’u marrë vesh e që nuk është aspak dialogu. Megjithatë këta kundërshtarë në radhët e opozitës u mjaftuan me kundërshtimet e tyre verbale. Ndërkaq në radhët e pushtetarëve, kundërshtarët e dialogut nuk u mjaftuan me fjalë. Gazeta jonë ka paralajmëruar se një pjesë e pushtetarëve po përpiqen jo thjesht me fjalë, që të prishin atë që pritet të vijë pas dialogut. Arrestimet e kryera në këtë fillim viti nuk janë gjë tjetër veçse mina të vendosura në dialogun e filluar, problemi për t’u quar mbarënet nëse këto janë thjesht realizimi i atyre pushtetarëve që përmendëm më lart, apo edhe Majko ka dorë në këtë veprim?
Në radhët e pushtetarëve që nuk e dëshironin dialogun bëjnë pjesë që nga ministrat, funksionarët e lartë të pushtetit, funksionarë të lartë të partive në koalicionin qeveritar dhe funksionarë të organeve të rendit dhe drejtësisë. Arsyet se përse këta persona janë kundër dialogut janë qartësuar edhe në artikullin paraprak me titull “RD”, Sigurisht që njerëzve si Nano e Metaqino, apo si kriminelët që janë dënuar në radhët e organeve të rendit dhe të drejtësisë, nuk ju interesonte dialogu sepse qëllimet e tyre janë krejt të kundërta me mbartjen e punëve në Shqipëri. Në këtë ta me mbartjen e punëve bëjnë pjesë ata që lidhen me politikën antishqiptare të disa qarqeve politike, rrjedhë ekstremistëve të majtë ndaj demokratëve, interesat karrieriste brenda koalicionit qeveritar dhe interesat mafioze të grupeve të ndryshme. Të gjitha këtyre grupeve në radhët e pushtetlavërëve nuk ju intereson zhvillimi i dialogut. Prandaj duhet qartësuar nëse veprimet e fundit, arrestimet e reja në radhët e demokratëve, janë veprime e reja në radhët e demokratëve, janë veprime të këtyre grupeve që kërkojnë prishjen e dialogut apo këto veprime kanë edhe konsensusin e Majkos? NE se do ishte e para atëherë i mbetet Majkos që të sqarojë sa më shpejt këto gjë, ndërsa po të jetë implikohesh në këto veprime dhe kjo do të thotë jo vetëm fundi i asaj që u arrit me dialogun, por dhe fundi i çdo shprese që në Shqipëri problemi të zgjidhen pa luftë dhe në pushtetin e një këtu që janë. (Vijon në faqen 3)
Lule dhe lot mbi varrin e Abdyl Matoshit
Një vit pas vrasjes së Pishtarit të Demokracisë
Shumë lule dhe lot mbi varrin e Abdyl Matoshit në një ceremoni përkujtimore që u zhvillua dje me rastin e një-vjetorit të vrasjes së “pishtarit të Demokracisë”.
Veç vizitave dhe ngushëllimeve në familjen e Abdyl Matoshit u organizua edhe vizita në varreza dhe u vendosën kurora me lule...
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 123 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit e tij në krimin e rëndë të vitit të kaluar. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasëshkuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë të anshëm e vrasës, veçse kanë emra e përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e endërruan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të dëshmojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Poli i Lirisë: Të lirohen të burgosurit politikë
Parlamentarët italianë i kërkojnë Majkos ndalimin e trafikut të klandestinëve
NE FAQEN 3
Rinisnin arrestimet për “grushtin e shtetit”
Prokurorët specialë zgjerojnë gjeografinë e arrestimeve politike në të gjitha rrethet e vendit
NE FAQEN 4
Dosja e zezë e “Birra-Tirana”
Përtej fasadës së shkarkimit të drejtorit të fabrikës së birrës
Çfarë fshihet pas televizjeve të fundit të ministrit Bufi- Nga ankandi i porositur e deri tek qëllim final për blerjen e fabrikës nga qeveri-
tarët me një çmim se më të lirë
NE FAQEN 5
Biznes i zi me kartat telefonike
Telekomi furnizon me karta telefonike “padronët” e kabinave
Ndërsa në të gjitha sportelet e Telekomit dhe të Postës gjenden shënimi “Karta nuk ka”, në kabinat.
NE FAQEN 5
Gilman: Verësaj takimin Berisha-Majko
“Albanian American Civic league” takohet me kongresmenë amerikanë
Gilman tha se shqiptarët kanë një përkrahje të madhe në kongres dhe se nuk do të mungojë dhe angazhimi i tij për çështjen e Kosovës
NE FAQEN 7
Arrestohet Rasim Lumeshi
Rritet vala e represionit policor ndaj opozitës
Petro Koçi hakmerret ndaj demokratëve që e penguan të digjte Fierin më 1997
NE FAQEN 2
Nënkryetari i PD-së Genc Pollo me deputetët italianë