13/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 janar 1999

Vritet në qendër të Tiranës një 22 vjeçar

Bandat e armatosura vrasin në mes të ditës në Kryeqytet. Frikë dhe panik tek kalimtarët Die rreth orës 14.40 në bulevardin kryesor të Tiranës përballë Piramidës në rrugën “Bajram Curri”, disa metra larg nga semafori që e kryqëzon atë me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të kryeqytetit... NË FAQEN 4

Meidani në gjyq

Presidenti dhe Ministria e Mbrojtjes kanë shkelur ligjin NË FAQEN 4

Gjinushi bëri ligj për pallatin e tij 10 katësh

Meidani, Apostoli, Shuli dhe qeveritarë të tjerë të përfshirë në skandalin e kryeparlamentarit, ku përfitohen miliona në mënyrë të paligjshme NË FAQEN 2 Ligji është miratuar më 17 shtator të vitit të kaluar, vetëm tre ditë pas ngjarjeve të 14 shtatorit, kur vendi dhe vetë qeveria ishin në krizë. Shumë prej deputetëve të tulatur atëherë prej zhvillimeve dramatike, sot ngrejnë supet dhe nuk mbajnë mend ta kenë miratuar një ligj të tillë.

Dhunë mbi sekretarin e PD-së, Renato Shyti

Petro Koçi vazhdon hakmarrjen ndaj demokratëve fierakë Dhunë mbi sekretarin e PD së Fierit, Renato Shyti. Dhe paradite shefi i krimeve të policisë së Petro Koçit një ish-sigurims dhe mik i ngushtë i Petro zjar-rvënësit ka ushtruar dhunë shtazarake mbi sekretarin e PD së Fierit në zyrën e tij . Sekretari i degës së PD, Renato Shyti, shkoj në Komisariat dje për të sqaruar motivet e burgosjes së aktivistit të njohur të PD së Fierit, Lavdosh Gjata. Ai kërkoi të takonte shefin e komisariatit për të sqaruar motivet e ndalimit të aktivistit demokrat. Por shefi i krimeve të Fierit pasi e thërret në zyrë drejtuesin lokal të PD e fyen me fjalorin më ordiner që vetëm bandat e Petrocit mund të përdorin dhe më pas ushtron dhunë fizike mbi të. Shefi i krimeve, Ilia Thomai, një sigurims i vendosur, dhunën e ushtruar mbi sekretarin demokrat e ka paraqitur po dje para shefave të tij banditë si një kryerje detyre dhe një moment për t'u ngritur në përgjegjësi. Ai së bashku me kriminelë të tjerë të Petro Koçit, pasi e kanë kërcënuar në zyrën e drejtuesin lokal të PD e kanë rrahur dhe më pas e kanë nxjerrë... NË FAQEN 4

Qeveria ende fsheh vrasësit e Az emit

Qeveria ende fsheh vrasësit e Azemit Katër muaj nga vrasja e Liderit të Dhjetorit dhe heroit të nacionalizmit shqiptar, Azem Hajdari, qeveria vazhdon të fshehë vrasësit e tij. Që nga ajo ditë kanë ndryshuar shumë gjëra në vend. Është rrëzuar qeveria e Nanos dhe socialistët kanë ndërtuar qeverinë e tretë brenda një viti e gjysëm, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme që qeveritarët shqiptarë të denoncojnë vrasjen e Liderit të Dhjetorit e po ashtu nuk ka qenë e mjaftueshme se pa gjetjen e vrasësve të tij demokracia në Shqipëri... tij demokracia në Shqipëri dhe vetë shqiptarët nuk do të gjejnë qetësi dhe nuk do të ndërtojnë besimin në institucionet e shtetit shqiptar. Sot vrasja e Azem Hajdarit është një gur prove se sa ky pushtet që qeveris sot është në gjendje të supo[r]tojë krizën shqiptare dhe të drejtojë vendin në rrugën e shmangies apo fitores mbi krizën. Vrasja e Azem Hajdarit është parametri nga njerëzit ndërtojnë qëndrimin e tyre karshi të majtës që është në pushtet e po ashtu edhe ndaj institucioneve të drejtësisë. Pak çaste pas vrasjes së Hajdarit, PD bëri të ditur emrat e vrasësve ndërkohë që sot pas katër muajsh qeveria jo vetëm që nuk ka bërë asnjë përpjekje për të kapur ata, por po bashkëpunon me secilin prej tyre duke ruajtur krizën dhe destabilitetin në Shqipëri. Vetëm disa javë më parë lideri i opozitës, Sali Berisha, u takua me kryeministrin, Majko, dhe sëbashku vendosën mbi ngritjen e një grupi hetimor të pavarur për vrasjen e Azemit. Që nga ajo ditë nuk ka pasur asnjë nga qeveria se është marrë seriozisht një marrëveshje e tillë. Përkundrazi rreziku që qeveria ndaj asaj të institucionit që ajo është në pushtet e po ashtu edhe ndaj institucionit të drejtësisë. Sot pas katër javësh së Hajdarit, PD beri javësh drejtësisë. Sot pas katër muajsh nga vrasja e Azemit shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë përpjekje për të kapur vrasësit e tij, ruajnë postet ata njerëz që në një mënyrë apo tjetër morën pjesë në hartimin e skenarit të vrasjes së tij. Sot përsëri është kryetar i Parlamentit Skënder Gjinushi e po ashtu edhe SHIK-ut, Fatos Klosi. Kjo tregon se ende shteti shqiptar mes kriminelëve dhe antikrimit, mes dëshirës për të shkatërruar vendin dhe dëshirës për të shpëtuar atë, mes ndikimit të bandave dhe ndikimit të njerëzve të ndershëm, që e duan qetësinë dhe prosperitetin. Për qeverinë shqiptare duhet të jetë e qartë se gjendja e vrasësve të Azem Hajdarit është e para drejtësisë është një gur prove për të. Pa shpjegimin publik të kësaj vrasjeje asnjë demokrat nuk do të ndihet i qetë, asnjë shqiptar i vërtetë nuk mund të shohë tek qeveria mbrojtësin dhe drejtuesen e tij. Azem Hajdari ishte simbol i demokracisë dhe ka mbetur i tillë, ishte simbol i nacionalizmit dhe ka mbetur i tillë. Por qeveria nuk do të jetë e tillë duke mbajtur mbi shpatulla vrasjen e dhunuesit të rinisë shqiptare, liderin e studentëve, shqiptarët e vendosur për çështjen e kombit. Ajo nuk mund të shmanget për asnjë çast nga përgjegjësia dhe pjesëmarrja në këtë vrasje për sa kohë nuk e zbardh atë, nuk kap vrasësit, nuk heq nga gjiri i qeverisë së Shqipërisë banditët me poste të larta. Tani për të gjithë demokratët, për të gjithë shqiptarët është bërë e qartë se kush e vrau Hajdarin, kush tentoi ta vriste Shqipërinë dhe ardhmen e saj. Kjo qeveri ka mundësinë të falë sa kohë prej këtyre kriminelëve që shtinë ka mundësinë të shpëtojë kriminelët, të cilët ajo i di shumë mirë.

Kërkojmë drejtësi, por Azemin nuk e falim!

PD e Vlorës: Jemi gati për të fituar betejat elektorale

Demokratët e Vlorës festojnë me madhështi tetëvjetorin e krijimit të degës së Partisë Demokratike Polla: Në këto momente duke parë tetë vitet e shkuara, PD ka arsye të jetë krenare. Po të shikojmë kundërshtarët tanë politikë, vërejmë se ata nuk kanë

Ekonomia është hedhur në erë

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike: Vendi ende peng i krizës Rritet deficiti tregtar me 680 milionë dollarë NE FAQEN 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 127 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që ende tërë ditë të pa-shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Rriten çmimet, bie fuqia blerëse

Fundi i 1998 - 70% e artikujve ushqimorë u rritën Në krahasim me muajin Nëntor, çmimet e shitjes me pakicë në muajin e fundit të vitit 1998, paraqiten me luhatje në rreth 35% të tyre dhe me rritje të çmimit në 65% të ushqimeve. Burime nga Dikasteri i Bujqësisë, bëjnë të ditur se çmimet e drithërave rezultojnë me ulje, nga të cilat çmimi i grurit 1%, misri 7% etj. Për perimet gjatë këtij muaji u ndje një ulje e çmimit deri 25%, kryesisht për perimet e sezonit, ndërsa me rritje çmimi deri 40% rezultuan artikujt e tjerë si domate, speca, etj... NE FAQEN 5

Banka Botërore në fushatë anti-korrupsion

Shqipëria më e korruptuara në Europë Uashingtoni do të hetojë qeverinë huamarrëse që janë të implikuara në korrupsionin e donacioneve të Bankës Botërore. Uashingtoni do të hetojë qeveritë huamarrëse që janë të implikuara në korrupsionin e donacioneve të Bankës Botërore. NE FAQEN 5

Zoti Majko, pse na ndjek SHIK-u?

A mos na ndjek SHIK-u që shumë prej nesh jemi grupuar në Grupimin “Dhjetor ’90” me të njëjtin idealizëm, me të njëjtën vendosmëri për dy postulatet tona të Dhjetorit ’90 “Liri - Demokraci” “Shqipëria si gjithë Evropa”? NE FAQEN 2

Arrestimi i Lumeshit hakmarrje e Koçit

Gjykata e Faktit zbulon bllofet e prokurorëve politikë Prokuroria politike po vazhdon me zell arrestimet e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike. Para disa ditëve Prokurori i repartit politik i komanduar nga Klika për të hetuar mbi ngjarjet e 14 shtatorit Bujar Himçi, firmosi fletë-arrestin për Rasim Lumeshin. Sipas prokurorit Himçi, shtetasi Lumeshin me 14 shtator.

Të fitojnë betejat elektorale

Pollo: Në këto momente duke parë tetë vitet e shkuara, PD ka arsye të jetë krenare. Po të shikojmë kundërshtarët tanë politikë, vërejmë se ata nuk kanë ditëlindje, sepse nuk i referohen dot as vitit 1941 dhe as vitit 1991, të dyja këto data të palavdishme. Pollo: politikë, vërejmë se ata nuk kanë ditëlindje, sepse nuk i referohen dot as vitit 1941 dhe as vitit 1991, të dyja këto data të palavdishme NE FAQEN 3

E Djathta e Qendrës gati për të braktisur parlamentin

Selfo: Kërkojmë konkretizimin e dialogut përmes një zgjidhjeje të re politike NE FAQEN 3

Tentativë për të mbytur zërin e shqiptarëve

PD dënon ashpër vrasjen kriminale të shefit të QIK-ut Partia Demokratike e Shqipërisë dënon ashpër vrasjen kriminale të shefit të QIK-ut gazetarit Enver Maloku dhe e cilëson atë një vrasje politike. Partia Demokratike e Shqipërisë e konsideron këtë vrasje si një vrasje të fjalës së lirë, tentativë për të mbytur zërin e shqiptarëve të Kosovës, në kuriz të të cilëve luhet padrejtësisht tragjedia e këtij fund shekulli. Partia Demokratike e Shqipërisë thekson se tentativat për të vrarë liderë të Qeverisë së Kosovës në rrethana që përpiqen t’i lenë enigme, siç është edhe rasti i vrasjes së Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës pak muaj më parë në Tiranë, i shërbejnë vetëm përkeqësimit të mëtejshëm të situatës dhe vonon mundësitë që mund të çojnë në zgjidhjen e konfliktit. Partia Demokratike e Shqipërisë, i shpreh ngushëllimet e saj Presidentit Rugova, Lidhjes Demokratike të Kosovës, si edhe familjes së Enver Malokut për humbjen e gazetarit, analistit politik, mikut të shtrenjtë dhe familjarit të tyre të dashur.

Dje, në sheshin “Skënderbej” Foto: Albes FUSHA NE FAQEN 3