16/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 janar 1999

Zani deklaron: Po, kam qenë në Itali

Miqtë qeveritarë të Zanit i garantuan rrugën përtej detit NE FAQEN 4

Prokurori Tirana: Do rinisim arrestimet

Prokurorët specialë nuk heqin dorë nga burgosjet politike NE FAQEN 4

Gjykatër përzënë ministrin Kondi

Konferenca e gjyqtarëve nuk pranon diktatin politik NE FAQEN 4

PD: Serbët s'na trembin

Populli shqiptar është i përgatitur që t’i dalë zot atdheut të tij Millosheviçi përfaqëson, jo Sadamin, por satanin e Ballkanit. Qëndrimet e mëparshme të qeverive të koalicionit të majtë kanë qenë në shërbim të Beogradit NE FAQEN 3

Majko, dështrim total në rend

100 ditë pasiguri dhe kaosi të rendit publik të qeverisjes më të fundit të koalicionit të majtë Mungesa totale e rendit publik dhe pasiguria sociale në rritje janë ama më e fuqishme e dështimit të tentativës me të dhunë të koalicionit të majtë në pushtet. Tashti, pas rreth 18 muaj, premttimet e këtij koalicioni në fillimet e qeverisjes së tij për rivendosje të rendit brenda 100 ditëve duket si hartuar. Shqiptarëve, nuk u mbetet veçse të numërojnë qeveritë e njëpasnjëshme të koalicionit të majtë dhe 100 ditët e tyre, sa shpresë se rendi dhe siguria të rikthehen në jetë. Dështimi i këtij koalicioni në këtë problem prioritar për vendin është i lidhur me shumë arsye. Mungesa e një platforme të qartë dhe konsensuale për çarmatimin e popullsisë; përdorimi i policisë si armë e represionit politik ndaj PD dhe opozitës në tërësi; përshkallë në strukturat e rendit të milituante të majtë ekstremistë, ish-sigurimsave, njerëzve të inkriminuar dhe që kishin kontribuar në shkatërrimin e shtetit duke larguar ose dekurajuar... NE FAQEN 2

Kush i vë bombat e “terrorizmit islamik” në Shqipëri?

Nga Astrit PATOZI Deklaratat e ministrit të Jashtëm jugosllav në Madrid që paralajmëruan një sulm të mundshëm të Serbisë mbi Shqipërinë, na kujtuan të gjithëve se lufta në dukje donkishoteske e SHIK-ut dhe e një pjese të gazetave të Tiranës me muxhahedinët dhe terroristët islamikë të improvizuar, i ka shërbyer vajtjes së makinës ushtarake të Millosheviçit kundër të gjithë shqiptarëve. Pavarësisht se asnjë institucion serioz në perëndim nuk mund ta marrë seriozisht “argumentin” e Jovanoviçit, ky i fundit është i paktën formalist i motivuar në akuza të tij, pasi ato konvergojnë me opinionet e emetuara zyrtarisht nga qeveritarët e Tiranës dhe nga shtypi shqiptar afër SHIK-ut. Ministri i Jashtëm jugosllav nuk ka treguar ndonjë kurajo të madhe kur ka etiketuar Shqipërinë si vatër të terrorizmit islamik, kur këtë e ka bërë prej kohësh në mënyrë permanente shërbimi sekret i Shqipërisë, që ka furnizuar me lëndë të parë një pjesë të shtypit të Tiranës. Prej gati dy vjetësh, një pjesë e gazetave shqiptare, në krye të të cilave qëndron “Shekulli”, kanë ushqyer çdo ditë publikun me lajme të fabrikuara për të krijuar opinionin se në Shqipëri ka rrënjë të thella terrorizmi islamik dhe se në këtë vend ka një nga bazat e tij më të forta i superfuqive amerikane, Osama Bin Laden. Pilotimi i tezave serbe në shtypin shqiptar Për mëse një vit e gjysëm, burimet e drejtpërdrejta nga SHIK-u që kanë përdorur gazeta nuk janë përgjegjëse as të asgjë tjetër nga Fatos Klosi dhe nga njerëzit e tij, në dëshmitë që është e vështirë nga faktet që provon pilotimin e qëllimshëm të ligjërave të saj, të cilat në qytetin islamik nga shërbimi sekret shqiptar. Disa ditë më parë “Gazeta Shqiptare”, e tute gjë të shkruajë edhe e shpëtuar se informacionet në botë duke shkruar në orën 11.00 të së premtes një ngjarje që do të ndodhte vetëm një orë më vonë në mesmer. Gazeta kështu paraqitur një ditë para operacionit në arrestimit të një të riut Çekiçi, i cili dyshohej për surelet një flamur të ambasadës amerikane në Tiranë, ndërsa njerëz të fanatikët islamikë. Të nesërmen, kur i gjithè lajmi pompuar me të gjithà përbërësit si në sukses i jashtëzakonshëm, dhe një efekt “kreu i organizatës terroriste” ishte për mungesë provash, u provua edhe se operacioni ishte kryer tërësisht nga njerëzit e SHIK-ut dhe jo nga policia. Historia ka e pasuksesshme që në fillim, vetëm për shkak se shtëllëty kryer sulmet në një vend arab, në ndërkohë është një shqiptar i tipit i furnizimit të shtypit me materialet e duhura nga gazeta e SHIK-ut, ta vë me përgjegjësinë, po edhe para tyre, kur operacionet mund të jenë ende në letër. Por kulmi i hipokrizisë dhe imoraliteti profesional mund të jetë shënuar dhe kur gazeta që ka mbajtur flamurin e islamit të gogolit të terrorizmit islamik në Shqipëri, akuzonte shtypin se i ka shkaktuar një dëm të madh vendit me historinë false jo fondamentale apo të manipuluar. Në editorialin e saj të djeshëm gazeta “Shekulli”, e afër në presidentin Meidani, e quante të frymëzuar të gazetës antiislamik, lajmet që kanë krijuar frikën e mërmë të “Shqipërisë si shtet e terrorizmi islamik”. Tradita e gogolit islamik në Shqipëri Në fakt, historia e shpifjes së fanatizmit të rrezikshëm islamik për Shqipërinë nuk ka nisur dy vjetët e fundit, dhe as që pak në kohën kur Kosova u përfshi nga luftë e dukshme. Kjo ka qenë që në hapat e para të qeverisë së Partisë Demokratike, me sulmet e pandërprera ndaj hyjres së Shqipërisë në Konferencën Islamike, një akt normal politik i qeverisë shqiptare në atë kohë, me të cilin ka abuzuar opozita e atëhershme për të krijuar lidhje i yllëve sikur qëllimi vendi do orientoheshit drejt Lindjes, në vend të perëndimit si drejt Perëndimit dhe Evropës. (Vijon në faqen 3)

38 mijë mësues braktisin shkollën

Dje, paradite në shkollat e Tiranës Foto: Albes FUSHA

PD, gati ligjin për çështjen Hajdari

Pollo: Kur të kthehet nga Italia, Majko do ta gjejë mbi tavolinë projektligjin Kundërshtimi i këtij projektligji do të nxjerrë në pah se kush nga qeveritarët apo ish-qeveritarët në PS është duar larë dhe kush implikohet në vrasjen e Azem Hajdarit. Ndonjëherë nga ata që kundërshtojnë dialogun mund ta shohë emrin e tij në dosje NE FAQEN 3

Habsburg: Vendimi i Paneuropës, hap në integrimin e Shqipërisë

Lëvizje Paneuropiane Shqiptare feston anëtarësimin në Unionin Ndërkombëtar Paneuropian NE FAQEN 2

100 ditë vrasje, plaçkitje, dhunë, terror ndaj opozitës

Vrarë, burgosur dhe dhunuar nga segmentet e shtetit për shkak të qenies së tyre drejtues, anëtarë, aktivistë të PD-së NE FAQEN 7

Sot, 126 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, vonon përmbushjen e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë shqiptarët. Qeveria e ish-koalicionit të majtë në liri dhe të pagjykueshëm kriminalë të ngjitur në qeveri. Lideri i Dhjetorit, u tregojë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin mund ta tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Bashkëpunim i frutshëm me BE-në

Kryetari i PD-së, Berisha priti ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Elio Germano Dje, në mesditë, kryetari i PD Berisha priti në një vizitë laminutare në Selinë Qendrore të PDSH, Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Elio Germano. Ambasadori Germano shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e frutshëm mbi 5-vjeçar që ka patur me Presidentin Berisha. Berisha falënderoi Ambasadorin Germano për kontributin e tij dhe të Komunitetit Evropian që i dhanë Shqipërisë në ditët e para të tranzicionit dhe në vazhdim, në mbështetje të konsolidimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut në Shqipëri në procesin e integrimit evropian. Më tej zoti Berisha dhe Germano shkëmbyen mendime rreth krizës në Shqipëri dhe problemeve në rajon. Ambasadori Germano duke e falënderuar dhe një herë zotin Berisha për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, ai shprehu urimet e tij për konsolidimin e demokracisë, zhvillimin dhe përparimin e vendit.

Protestat sindikaliste nuk rreshtin

Në të gjithë vendin grevat godasin qeverinë. Shpresa për zgjidhje mbetet zero - Fushë - Krujë: Grevistët kërkojnë qeverinë në fabrikë - Ballsh: 15 mijë naftëtarë pa përgjigje - Tiranë: Grevistët e drurit nuk tërhiqen - Memaliaj, Bulqizë, Burrel: Minatorë e metalurgë përsëri në grevë - Berat: Tekstilistët do hidhen në grevë NE FAQEN 5

Terrorizmi serb, faktor i luftërave

PD denoncon deklaratën e ministrit të jashtëm jugosllav në Madrid Partia Demokratike denoncon deklaratën e ministrit të Jashtëm jugosllav në Madrid, si kërcënim të papërgjegjshëm dhe dëshmi tjetër të vendosmërisë së Millosheviçit për të vazhduar politikën e luftës, agresionit nga pozita ultranacionaliste serbe ndaj popujve të Ballkanit. Kasapi i Ballkanit ndaj sulmeve Sllovenisë, Kroacisë, paqësori dramën më të madhe të pas luftës në Bosnje dhe ndërmori agresionin dhe barbaritë ndaj Kosovës, tani mendon të mbërrijë duke krijuar një konflikt të ri ndaj shqiptarëve në Shqipëri. Partia Demokratike denoncon edhe një herë këtë kërcënim dhe paralajmëron se çdo aventurë ndaj Shqipërisë do të ndeshet me përgjigjen e duhur të shqiptarëve dhe do të marrë ndëshkimin e merituar. Partia Demokratike deklaron se në Shqipëri nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston terrorizmi me baza fetare. Në Ballkan terrorizmi shtetëror serb është faktori kryesor i luftërave dhe destabilitetit ndërsa bashkëpunëtorët e tij në Tiranë, organizatorë të vrasjeve politike, që shpallin Shqipërinë si vatër të terrorizmit islamik dhe Millosheviçin si të keqen më të vogël, kanë parë dhe kanë sjellë si qëllim përgatitjen e terrenit për aventurën e kërcënimit serb. Beogradit e ka mund të mbijetojë vetëm përmes përdorimit të dhunës. Partia Demokratike deklaron se shqiptarët nuk e duan luftën, por dinë të mbrojnë vendin dhe lirinë e tyre. Ajo bën thirrje SHBA, Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe vendeve të Bashkimit Evropian të marrin konkretë të mos lejojnë aventurën serbe në Jug të Ballkanit dhe të japin Beogradit ndëshkimin që meriton.