Mësuesit pas sherrit me qeverinë i rikthehen grevës
NE FAQEN 5
Ducka: Djalin tim e vrau Zani Çaushi
Kërcënohet me vdekje dëshmitari i akuzës
NE FAQEN 4
Punëtoret e çimentos drejt grevës së urisë
Shuli, Bufi e Angjeli u servirin përsëri mashtrime grevistëve
NE FAQEN 5
Majko është takuar me kapon e skafistëve
Kryeministri ka pirë kafe me “Tozon” në Vlorë gjatë vizitës së tij në ishullin e Sazanit. Italia kërkon forcë shumëkombëshe për të ndalur dorën e mafias në Shqipëri
Klane të skafistëve të vdekjes në parlamentin shqiptar. Ndër më të akuzuarit për lidhje me mafiozët, Skënder Gjinushi dhe Sabit Brokaj
NE FAQEN 2
Shqipëria vetëm 5 orë me drita
Qeveria adapton metodat e Çausheskut. Tirana do të ketë problemet më të mëdha me elektrikun
Vendi në krizë totale. KESH-i paralajmëron ndërprerje të zgjatur të energjisë
NE FAQEN 5
Marsi tjetër në Shqipëri
Nga Sami NEZA Ish-kryeministri, Fatos Nano, po përpiqet të kthejë përsëri marsin e ’97 në të gjitha rrethet e jugut të vendit, ku ai vetëm dy vjet më parë mobilizoi rebelimin e madh si pasojë e të cilit deri tani ka të paktën mbi 3000 viktima. Kur lideri i socialistëve dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë së tij, shumë njerëz mund të kenë menduar se ai po largohet për të shlyer mëkatet që bëri gjatë qeverisjes së dhe për t’i hapur rrugë pastrimit të PS nga klanet mafioze-familjare, modernit të saj dhe shfaqjes së përgjegjësisë politike te kjo parti. Fjala e tij tepër kritike ndaj PS-së nuk bënte pjesë në zhargonin e përditshëm të Nanos, si në atë qeveritar ashtu në atë shoqëror, që prej ardhjes së tij në krye të partisë në ’91. Nëse një pjesë e atë opozitar, ’91. Në një pjesë e opinionit publik mendoi se Nano kishte kuptuar paaftësinë e tij për të qeverisur jo vetëm në shtet, por edhe në parti, shumë i vogël ishte opinioni se ai u largua për të bërë një ngjitje tjetër në krye të partisë, njësoj si ajo e pranverës së vitit 1997 kur ai erdhi në krye të shtetit shqiptar me grykën e pushkëve e çekat e banditëve dhe mafiozëve. Nuk la kohë të gjatë që ai të reflektonte qëllimin pse u largua nga kreu i partisë. Përgjatë katër ditëve të fundit disa rreth e rrotull që ishin viktimat më të mëdha të rebelimit të kaluar përjetuan një tension të madh dhe të rrezikshëm. Në Vlorë, skafistët morën peng komisarin e policisë, e detyruan atë të lironte skafet e për më tepër e paralajmëruan atë të mos përsëriste atë që ata e quanin gabim të madh. Ishin po ata treqin veta që bllokuan rrugët e Vlorës, të cilët e kishin shpallur Nanon në aksionet e tij në jug, ishte po ajo dorë që gjakosi Shqipërinë në marsin e ’97, që mbajti peng për gati një vit tërë banorët e Vlorës vetëm që Nano të fitonte dhe skafizmi të rifillonte përsëri. Ky ishte rasti i pastër kur mafia fitonte mbi shtetin. Një fitore e pastër që mund të identifikohet edhe si fitore e Fatos Nanos mbi qeverinë Majko dhe pamundësinë që ata kanë për të qeverisur nëse Fatos Nano lëshon zagatët e tij mbi shtetin dhe ashtu të dobët e të çfilitur. Ngjarja në Vlorë bëri që evropianët të tronditeshin edhe njëherë për forcën ndërkombëtare në Shqipëri. Ministri italian i Mbrojtjes ka kërkuar që të kthehen homologët e Alba-s për të mbrojtur vendin e tij nga trafiku klandestin dhe mafia shqiptare e lidhur thellë me politikën në pushtet. Në Gjirokastër një tufë banditësh të lagjes “Punëtore” bllokuan rrugën nacionale në përfajësi e ke qenë qytet duke gjulluar për tër natën me armë të të gjitha kalibrave. Kjo gjë bëhej në vigjilje të vizitës së kryeministrit në qytet si dhe në shtatin Lazarat, pak kilometra larg tij. Shkaku u saj nga njerëz të panjohur, të cilët të kanë zakon në grabitje, vrasin apo plagosën afur Lazaratit vetëm që të inkriminojnë me çdo mënyrë këtë fshat. Gjirokastra e qetë prej disa kohësh u gjend në muaj e rebelimit ’97 duke ndjekur që në të kaluarën ishte në tentim pikërisht ata që kërkuan shkatërrimin e këtij qyteti dhe sot janë deputetë, prefektë e kushërinj të tyre. Shqipëri i majtë nën ndikimin e Nanos ka paralajmëruar mbyllje dhe trazira në shumë metë vendit me pretekstin e rikthimit ira Nanos në krye të PS-së. Në antitmin i vogël u bë në qytetin e Beratit, ndërkohë që një TV privat gjell në selinë e socialistëve në Tiranë njerëz që kërkonin largimin e PS-së dhe kthimin e Nanos. Ishte reaguar kundër lagjet e intervistuar të kishin një gjeografi shumë më të pasur se sa vetë dy qeveritë e Nanos. Por kjo kishte e kundërtimi e shpërndarjes së trazirave aty ku bandat e Fatosit kanë aktivitet. Për tre ditë Shqipëria u vu në provë nga mafia dhe shteti Nano i ndërtuar mbi skafe filloi shëtitje e ndërtuar mbi instinktone. Ai është në gjendje të vëjë në lëvizje tërë asetashment që aktivizon në marsin e ’97 duke lënë kështu shijen e verës të lagur me të. Ai u largua për të heshtur mashtrimin, për të sulmuar rrugët dhe qytetet, për të promovuar përsëri fuqinë e tij që vjen nga perandoria e skafeve dhe treqinete mafioze që uletuan dhe u formuan në kohën e Fatos Nanos kryeministër.
Ushtarakë të “Albës” në Vlorë gjatë trazirave të ’97
PD i dorëzon Majkos projektligjin
Mbërrin në kryeministri propozimi për ngritjen e një komisioni të pavarur hetimor për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit
Projekti është formuluar nga ekspertët më të mirë të së drejtës penale dhe kushtetuese duke patur parasysh precedentët dhe standardet ndërkombëtare për hetime të pavarura
NE FAQEN 3
Klanet mafioze qeveritare zëvendësojnë shtetin
PD: Aleanca për Shtetin, aleancë e klaneve shtetërore mafioze
Beja deklaroi gadishmërinë e PD për të dhënë kontributin e saj për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza dhe kërkon zgjidhjen politike të kësaj krize të thellë nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme
NE FAQEN 3
Berisha takohet me Veton Surroin
Dje, kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha prit në takim zotin Veton Surroi, politikanin dhe analistin, anëtar i grupit negociator për çështjen e Kosovës dhe drejtor i gazetës “Koha Ditore” me të cilin zhvilloi një bisedë mbi zhvillimet më të fundit lidhur me çështjen e Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan si të domosdoshëm bashkëpunimin e faktorëve politikë dhe ushtarakë në Kosovë, bashkërendimin e qëndrimeve dhe përpjekjeve të tyre si dhe përfaqësimin me një zë të vetëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Faktorët shqiptarë duhet të luajnë rolin që i takon në zgjidhjen e çështjes shqiptare duke e pranuar këtë zgjidhje si një proces të pandërprerë që kalon në stade të ndryshme.
NATO në Kosovë
Berisha dhe Bukoshi i drejtohen komunitetit ndërkombëtar
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, u takua dhe zhvilloi dje një bisedë të zgjeruar me kryetarin e qeverisë së Republikës së Kosovës, zotin Bujar Bukoshi.
Zhvillimet e fundit në Kosovë, pas masakrës së Reçakut, përshkallëzimi i dhunës të forcave politike në Kosovë dhe deklarata e forcave politike shqiptare në Shqipëri ishin objekti i kësaj bisede.
Bashkëbiseduesit u shprehën për domosdoshmërinë e bashkërendimit të qëndrimeve të faktorëve politikë dhe ushtarakë në Kosovë, të gjithë faktorëve politikë në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në diasporë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Berisha dhe Bukoshi vlerësojnë si të rëndësishme takimet e fundit midis forcave politike shqiptare. Ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar, NATO-s, për një ndërhyrje në Kosovë, për të ndërprerë katastrofën njerëzore, genocidin dhe masakrën ndaj shqiptarëve në Republikën e Kosovës.
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 136 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krijimin e tronditjes së gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pagjykuar kriminelët që i morën jetën e morën jetën liderit të Dhjetorit, u tregon shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokracia dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azëm Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krijimin e tronditjes së gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pagjykuar kriminelët që i morën jetën liderit të Dhjetorit, u tregon shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokracia dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Rusell Johnston në vend të Leni Fisherit
Zgjidhet Presidenti i ri i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës
Lordi Rusell Johnston u zgjodh dje në Strasburg President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Johnston, 67 vjeç, president i parë skocez i Asamblesë, fitoi me 209 vota pro dhe 31 kundër, ndaj europarlamentarit italian, Flavio Roderighero, gjatë një votimi të zhvilluar dje pasdite në Asamblenë Parlamentare të K.E.-së. Anëtar i kësaj Asambleje, që prej vitit 1984, Johnston zë vendin e Leni Fisherit, e cila ishte presidente e Asamblesë gjatë tre vjetëve të fundit. Menjëherë pas zgjedhjes, Johnston deklaroi para Asamblesë se për parapëlqimin e presidentit së tij do të jenë zhvillimi i ndërmjetësimit dhe ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në terren në rast konflikti apo shkeljesh të të drejtave në njeri, të parimeve të një demokracie pluraliste dhe të shtetit ligjor. Johnston është diplomuar në histori dhe ka drejtuar liberaldemokratët skocezë deri më 1994. Që prej këtij viti ai kryeson Grupin Demokratik dhe të Reformatorëve.
Qeveria të ndalë dhunën kundër opozitës
standartet ndërkombëtare për hetime të pavarura
NE FAQEN 3
Nënkryetari i PD-së, Pollo, kërkohet nga takimi i Stambollit me dy deklarata të rëndësishme të EDU-së për Shqipërinë dhe Kosovën
Qeveria të ndalë dhunën kundër opozitës
NE FAQEN 3