04/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 shkurt 1999

Korporata e Albkromit shpall falimentimin

5000 punëtorë nuk paguhen prej kohësh NE FAQEN 5

Gjykata e Tiranës nuk gjykon Spahinë

Prokuroria ka frikë të dërgojë para drejtësisë kryelegalistin NE FAQEN 4

Prokuroria e Beratit i iron përdhunuesin e minorenes

Manjakut 60-vjeçar i hiqen prangat pasi ka paguar miliona lekë NE FAQEN 4

Peticion për lirimin e të burgosurve politikë

Unioni Ndërparlamentar, Komisioni për të Drejtat e Deputetëve ka marrë në shqyrtim akuzën që prokuroria shqiptare i ka bërë liderit të opozitës, Sali Berisha dhe deputetëve të PD-së NE FAQEN 3 Brenda javës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike shpall iniciativën kombëtare dhe ndërkombëtare. Mbështetje në Asamblenë Parlamentare të KE, PE dhe OSBE dhe parlamentet nacionale të Europës

Partia Demokratike e Shqipërisë

Papunësia në ’99, edhe 48 mijë më shumë

Perspektivë e zezë për punësimin në Shqipëri. Mijëra njerëz drejt varfërisë absolute Shteti i mungojnë politikat e punësimit. Qeveria ka abuzuar me fondet e punës publike. Pasiguria dhe krimi mbyllin bizneset dhe largojnë investimet NE FAQEN 5

Iniciativat e stabilitetit

Nga Sami NEZA Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paralajmëruar një iniciativë të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare që konsiston në lirimin e të burgosurve politikë. Kjo është një ndër iniciativat më civile të PD-së, e cila është në kërkim të një shoqërie të standarteve demokratike. Nuk është fjala thjesht për lirimin e disa dhjetëra të burgosurve të tillë, të cilët vuajnë dënimin vetëm për shkak se në administratën e shtetit shqiptar ... ka prokurorë të ngarkuar ideologjikisht dhe ashtu siç u shpreh pak ditë më parë edhe Kadare synojnë destabilizimin e vendit. Kryesisht është rrjedhimi i një aksioni të tillë. Shqipëria do të jetë një vend pa të burgosur politikë dhe kjo do të thotë se vendi ka edhe një resurs tjetër demokratik në rrugën e tij drejt ndërtimit të një shoqërie të lirë dhe demokratike. Për shumë njerëz që këto ditë vuajnë për bukën e gojës një gjë e tillë do t’u duket shumë luksoze, por gjithsesi dikush në këtë vend duhet të bëjë gjëra të cilat nuk i kanë mundësitë dhe përkushtimin për t’i bërë disa të tjerë. Ruajtja e vlerave demokratike të siguruara gjatë pesë viteve të qeverisjes demokratike është një mision i madh jo vetëm i PD-së, por i të gjithë shqiptarëve, ashtu si standartet demokratike në vend u shërbejnë të gjithëve, si atyre që kanë nevojë për bukë ashtu edhe atyre që tashmë nuk e kanë një problem të tillë. Demokracia në Shqipëri është rruga për të shkarkuar hallet ashtu si edhe është shteg nga mund të sigurohet një e ardhme e mirë dhe plot mundësi. Por grupi parlamentar i PD-së së bashku me iniciativën kombëtare për lirimin e të burgosurve politikë duhet të shpallë edhe iniciativa të zbardhjes së vrasjeve politike, të cilat nuk janë pak në dy vjet qeverisje të koalicionit të majtë. Nuk është hakmarrje dhe as kompeticion politik nëse PD arrin të shkarkojë vendin nga një njollë e tillë siç janë vrasjet e njëpasnjëshme të drejtuesve dhe aktivistëve të PD-së. Fjala është për gjetjen e autorëve dhe ku ata janë në radhët e qeverisjes socialiste apo koalicionit të majtë dhe dënimin shembullor të tyre. Ligji për çështjen Hajdari është një nga nismat e duhura në këtë drejtim. Ka disa muaj që PD duke parë një anomali të thellë në qeverisje, një skenar të madh nga parimet kombëtare dhe paqartësinë e klasës së majtë politike për të menaxhuar krizën shqiptare, është bërë iniciator e shumë nismave që synojnë shqetësimin e vendit nga kurthi antidemokratik që i është ndërtuar asaj që prej marsit të ‘97. Vetëm pak ditë më parë lideri i saj, Berisha, shpalli plan rendin, i cili është edhe boshti themelor i politikave që duhen ndërtuar nga një polici eficiente dhe aktualizimin e masës racionale e shqiptare me administrimin e rendit, por edhe qeverisjen në tërësi. Që tani mund të thuhet se pakti për rendin ka qenë i suksesshëm. Ai ka gjetur mbështetjen e të gjitha forcave politike dhe ka pasur në pikëpamje të ndryshme një breshëritje dhe disa segmente të ndryshme shtetërore lejen edhe të ka pasur edhe një sukses praktik. Që nga dita e shpalljes së tij është vënë re një ulje e ndjeshme e krimeve. Kjo do të thotë se krijimi ka bashkëpunimin me shqiptarët në luftë kundër tij ashtu si edhe ka një frikë si i politikës në luftë kundër qeverisë shqiptare, masave racionale të forcave të PD-së, manifestuar përballë qeverisjes së saj, dhe se embrionale qeverisja e vjetër e qeverisë së saj. Vetëm katër ditë më parë Sekretarja amerikane e Shtetit, Ollbrajt, i kërkoi kryeministrit Majko në Uashington që qeveria e tij të luftojë fort për të rivendosur rendin në vend, të luftojë korrupsionin dhe për më tepër, të ristrukturojë policinë, e cila është edhe një nga mjetet që parashikon pakti i PD-së për rendin. Ka qenë po Ollbrajt që para një viti e më shumë i tha kryeministrit Nano të ndërpresë klimën e ish-sigurimit në administratën shtetërore.

Nëse nuk ka bisedime, prishni bombardimet

Trokasin orët e fundit për Beogradin. Ultimatum për fillimin e bisedimeve të paqes

Pakt për rendin, reagimi i parë i Majkos

Socialistët duhet të marrin seriozisht vërejtjet e SHBA-ve

Nëse nuk ka bisedime, prisni bombardimet

Hill: Propozimet e tanishme, nuk përfshijnë pavarësinë për Kosovën, por serbët duhet ta pranojnë vetëvendosjen e shqiptarëve NE FAQEN 6

Pakti për rendin, reagimi i parë i Majkos

Kapitullimi i qeverisë së majtë në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kontrabandës është një problem që duhet të shqetësojë seriozisht shqiptarët dhe forcat politike shqiptare NE FAQEN 3

OSBE është jashtë marrëveshjes

Sekretari i Marrëdhënieve Publike në PD, Vili Minarolli, rreth projektligjit për zbardhjen e çështjes Hajdari NE FAQEN 3

Si ndërhyri Nano në Itali për të fituar LEVANTE CO?

Si u administruan ndihmat në Shqipëri? NE FAQEN 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 145 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në këtë krim që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa-shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Pollo: Demaçi nuk duhet të hezitojë për të marrë pjesë në Rambuje

Nënkryetari i PD i bën thirrje të gjithë faktorëve politikë dhe ushtarakë në Kosovë të përfaqësohen në Rambuje në nivelin më të lartë Nënkryetari i PD, Genc Pollo, i bëri mbrëmë edhe një herë tjetër thirrje të gjithë faktorëve politikë dhe ushtarakë në Kosovë që të bashkohen dhe të përfaqësohen në konferencën e Rambujes në nivelin më të lartë. Nënkryetari i PD i ka bërë thirrje edhe një herë tjetër, përfaqësuesit politik të UÇK, Adem Demaçi, për të mos hezituar që të marrë pjesë në Konferencën e 6 shkurtit në Rambuje të Francës. “Është e domosdoshme që shqiptarët të shkojnë të bashkuar të lartë”, për Pollo-n është shumë e rëndësishme dhe shpresëdhënëse fakti që delegacioni i LDK pritet nga Ibrahim Rugova, që delegacioni i Lëvizjes Demokratike për Kosovën pritet nga Profesor Rexhep Qosja dhe se është shumë e rëndësishme dhe shpresëdhënëse që ka një grup përfaqësues të UÇK që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë. “Do të ishte shumë mirë që edhe një personalitet i jetës politike shqiptare si Demaçi të mos hezitonte të merrte pjesë në këtë konferencë, e cila është vërtet historike, është një shans historik për fatet kombëtare të shqiptarëve. Kjo është thirrja që i bëjmë Demaçit dhe gjithë përfaqësuesve të tjerë politikë, që të shkojnë të bashkuar me pozicione të koordinuara në mënyrë që të shfrytëzojnë në maksimum këtë shans që po jepet shqiptarëve. Kryeministri italian kërkon një politikë më të fortë të Europës për refugjatët: Ata nuk janë klandestinë D’Alema: Asistencë për refugjatët në Shqipëri NE FAQEN 3

Dritat, ministri Bufi në bankën e të akuzuarit

Sot në parlament, llogari edhe për tenderat Gjatë kësaj jave Tirana dhe rrethet e tjera të Shqipërisë kanë pasur vetëm pesë orë drita NE FAQEN 5

Zyrat e shtetit falsifikojnë dokumentat

Kanë prona dhe marrin ndihmë ekonomike Ndihma ekonomike i është nënshtruar abuzimeve. Sipas Burimeve në Ministrinë e Punës janë kapur plot dokumenta të tilla që falsifikohen në zyrat e shtetit. Rasti më i fundit, i cili shqetëson ... NE FAQEN 5