Sherr në Ministrinë e Rendit për emërimin e zëvendësministrit
NE FAQEN 4
KESH vjedh dhe le në errësirë Kavajën
Energji elektrike vetëm për tre ose katër orë në ditë
NE FAQEN 4
Korrupsion me paratë e kromit
Shpërthejnë skandalet në Institutin e Kërkimit Gjeologjik
NE FAQEN 5
Për Washingtonin, qeveria ka dështuar
Nënkryetari i PD shprehet për vizitën e Kryeministrit në Washington: Pozitive biseda Klinton - Majko për Kosovën
Nënkryetari i PD kujtoi njoftimin e Departamentit të Shtetit, ku zonja Ollbrajt i ka kujtuar Majkos problemet e rendit, arrestimet politike, korrupsionin dhe kontrabandën, si në qeverinë paraardhëse. E domosdoshme zgjidhja politike
NE FAQEN 3
Paqja e bllokuar në aeroportin e Prishtinës
Serbët tentuan dje të godasin nga larg takimin e Rambujesë. Delegacioni i UÇK-së të paktën për disa orë është penguar nga autoritetet serbe të marrë një avion francez në aeroportin e Prishtinës, ndërkohë që pjesa tjetër e delegacionit ka deklaruar se nuk do të shkojë në Paris nëse përfaqësuesit e UÇK-së nuk do të lejoheshin të shkonin atje.
Sabotimi i parë i këtij takimi nga pala serbe është vetëm një pjesë e skenarit të pritshëm të delegacionit serb në këtë takim, më i rëndësish- rëndësishmi për paqen në Kosovë. Deri tani nga Beogradi është ofruar gatishmëria për të marrë pjesë në takim, por tentativat serbe për të përjashtuar UÇK-në nga bisedimet tregojnë mungesën e gatishmërisë së serbëve për të shkuar drejt një zgjidhjeje paqësore. Në një takim të këtij niveli dhe rëndësie gjithnjë është e mundur të gjesh rast për ta prishur atë, apo për ta bërë joefektiv. Nëse nga pala shqiptare është premtuar edhe efektivitet për bisedimet, edhe gatishmëri për t’u përfshirë në to me tërë kapacitetin politik, nga serbët që dje është deklaruar mungesa e gatishmërisë për të sponsorizuar një proces politik për Kosovën në vend të kufomave dhe luftës që tashmë ka përfshirë atë. Deklarata e përsëritur serbe se ne nuk mund të bisedojmë me terroristët, duke pasur parasysh UÇK-në, përbën konceptin e tyre për të ardhmen e problemit të Kosovës. Duke investuar në vazhdimin e luftës dhe masakrave mbi shqiptarët, serbët janë në fund të rrugës për të hequr nga veja atë që Evropa në fakt ua dha më të padrejtë, statusin e të privilegjuarit të Ballkanit. UÇK-ja as ka qenë dhe as mund të bëhet terroriste për sa kohë ajo është e detyruar të mbrojë shqiptarët që sa mundet nga makina ushtarake serbe. Në një vend ku digjen të gjitha shtëpitë, ku bëhen masakra e vrasje kolektive, ku fëmijët tërhiqen me plumba po ashtu edhe gratë e pleqtë, askush e asnjë rast dhe për sqarendo verimi kundër makinës ushtarake serbe nuk mund të konsiderohet terrorist, për sa kohë ka përballë banda të tilla si ato të Millosheviçit. Nuk është Beogradi ai që mund të kualifikojë të tjerët. Ai ka kohë që e ka humbur këtë të drejtë, ashtu si edhe e ka humbur përfundimisht mundësinë për të mbajtur nën aparteid shqiptarët e Kosovës. Dje u evidentua një dallim esencial mes klasës politike shqiptare dhe asaj serbe, ndërkohë që avion i Francës pushonte në aeroportin e Prishtinës e cila filloi menjëherë me tërë mundësitë e saj. Pavarësisht se UÇK-ja, të maskuar në shtypet e huaja e të tjera, e ka zgjedhur rrugën e bisedimeve për të arritur tek e drejta. Ndërkohë serbët shfrytëzuan pjesën e tyre në Kosovë, ushtarët, për ta rrethuar aeroportin e për të bllokuar delegacionin e Kosovës. Ky veprim i bllokuar është në favor të serbëve, si faktori edhe mjetet e pakta që ua kanë mbetur në dorë pushtuesve ta qe tashmë u kanë mbetur në dorë pushtuesve të Kosovës. Me këtë rast politikanët e delegacioneve të Kosovës, të cilët e vendosën e Beogradit demonstrojnë se ata janë të vendosur për të sabotuar deri në fund paqen në Kosovë. Ajo nuk e ka ndërmend të komunikojë me serbët e masakruar e as me perëndimin. Gjithsesi mes avionit francez nuk duket të jetë e gjëja tjetër Prishtinës duke u bërë me bord të një delegacionin shqiptar, ai do të jetë delegacion shqiptar, ai do ta sjellë delegacionin e shqiptarëve, ai do ta lërë aeroportin e Prishtinës të mbyllur paqëllimisht edhe nëse më vonë me gjindra avionë të tjerë, për këtë rradhë do të jetë e parë më e fuqishme për paqe, por për të sjellë paqen me forcë.
Tirana në shesh për Kosovën
Tirana në shesh për Kosovën
Pengohët në Prishtinë nisja e përfaqësuesve të UÇK-së
Beogradi bllokon delegacionin shqiptar të shkojë në Rambuje
Gabriel Keller, zëvendëssekretari francez i Misionit të Verifikimit të OSBE-së: “Në situata të posaçme si këto, problemet me dokumentet nuk duhet të përbëjnë problem”
NE FAQEN 6
Kreditorët: Qeveria na vodhi paratë
Ndërmarrjet e ish-rentierëve dalin në treg për një copë bukë
Kreditorët akuzojnë grupin e Mihajkovës që drejton transparencën se ka abuzuar me drejtimin e ndërmarr-
Pollo pret të ngarkuarin me punë të Fondacionit të CSU-së “Hanns Seidel” krah lokaleve
NE FAQEN 3
Forcimi i bazës, prioritet i PD-së
Ristrukturimi i seksioneve sipas skemës së re po jep rezultatet e para
NE FAQEN 2
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 147 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që i lënë në liri dhe në pushtet shqiptarët kriminelë që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë korrupsionin e këtij faji. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Përshëndes deklaratën e Klintonit për Kosovën
Deklaratë e zotit Genc Pollo, Nënkryetari i PDSH-së
Përshëndes deklarimin e Presidentit të SHBA-së, Bill Klinton, në mbështetje të luftëve së “Popullit i Kosovës” duhet të kontrollojë vetë fatin e tij.
Krahas me përfshirjen në rolin e udhëheqjes që diplomacia amerikane ka patur në çështjen e Kosovës dhe angazhimit të Pentagonit që të dërgojë deri në 4000 trupa amerikane në forcat e NATO-s që do të dislokohen në Kosovë, deklarimi i fundit i presidentit Klinton përbën një akt historik, i cili në vijim të lehtësimit të prezantimit amerikan Uillson në fillim të këtij shekulli për të drejtën e vetëvendosjes së popujve, e kthen konferencën e Rambujesë (Rambouillet) në një shans të madh për Kosovën, për procesin e realizimit të të drejtës së saj historike.
Kredité e huaja flenë në banka
Bankat private në Tiranë: Kemi frikë. Është e rrezikshme të japësh kredi
Mbeten ende pa lëvruar kredia greke prej 5 miliardë dhrahmish për biznesin dhe ajo e BERZH-it prej 10 milionë dollarë, kredi këto që janë miratuar një vit më parë
NE FAQEN 5
Ministri Edi Rama, i kuq si indianët, i zi si afrikanët dhe i verdhë si kinezët
Proteste kundër vendimit të ministrit të Antikulturës për pushimin e 40 specialistëve të AIBA-filmstudios. Mbështetje peticionit të Këshillit Sindikal të këtij institucioni që e konsideron këtë vendim të kundraligjshëm
NE FAQEN 7
na vodhi paratë
Kreditorët akuzojnë grupin e Mbikqyrjes që drejton transparencën se ka abuzuar me drejtimin e ndërmarrjeve të ish-kompanive rentiere duke i keqmenaxhuar ato dhe duke i nxjerrë në treg si ndërmarrje të falimentuara dhe që shiten me vlerën minimale të tyre
Objektet e ish-kompanive rentiere që nuk kanë dalë akoma në shitje janë drejt falimentit për shkak të punës së keqe që po bën me to Grupi i Mbikqyrjes. Është kjo akuza e drejtuesve të kreditorëve dhe Kryetari i Shoqatës së Kreditorëve të Tiranës, Gëzim Hoxha, bën me adresë te Grupi Mbikqyrës. Janë akoma shumë ndërmarrje që aktualisht...
NE FAQEN 5
Një i vrarë dhe katër të plagosur në Shkodër
Një i vrarë dhe katër persona të plagosur në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje kur disa persona të panjohur kanë vrarë me armë zjarri në Mjedë shoferin J. Danushi, 38-vjeç. Autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur. Po të enjten në mbrëmje rreth orës 17.30 janë plagosur me armë zjarri Gëzim Muja, 26-vjeç dhe dy shoqëri Bici, 27-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” kur disa persona kanë qëlluar me breshëri automatike dhe janë larguar në drejtim të paditur. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërsa dje rreth orës 13.45 në qendër të qytetit tek vendi i quajtur “Kafja e Madhe”, janë plagosur dy persona të tjerë. Disa persona që udhëtonin me një makinë të paditur për policinë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spital. Gjatë ditëve të fundit janë rritur ndjeshëm aktet e kriminalitetit në qytetin verior të Shkodrës.
B. KASTRATI
Die, miting në sheshin “Skënderbej”
Lajmërohen
deputetët e Partisë Demokratike se ditën e martë, datë 9 shkurt 1999, në sallën e mbledhjeve të selisë së PD-së do të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demo-kratike. Merrni masa të siguroni pjesëmarrjen.