Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E diel, 7 shkurt 1999

Rambuje, në tryezë fati i Kosovës

Delegacioni shqiptar mbërrin i plotë në Paris. Demonstrim paqësor i mijra shqiptarëve në varrin e bisedimeve Fillojnë në Francë bisedimet shqiptaro-serbe. Beograd i frikësohet dhe heq “embargon” ndaj përfaqësuesve të UÇK Rambuje, në tryezë fati i Kosovës Delegacioni shqiptar i mungojnë ekspertët, ndërkohë që delegacionit serb i janë bashkëngjitur edhe ekspertë rusë. Presion i njëanshëm mbi delegacionin shqiptar. Mbikqyrësit e bisedimeve deklarojnë se ato mund të përfundojnë nga fundi i javës tjetër Presion ndërkombëtar për arritjen e marrëveshjes Nga mbulimi, “RD” Mero BAZE Vëmë në pohimin zyrtarë ndërsa delegacioni serb në bisedimet në Kështjellën e Rambujesë dhe shtëpinë e bardhë të Francës për statusin e ardhshëm të Kosovës. Delegacioni shqiptar për mungesë të arsyeve teknike ende nuk është i plotësuar me këshilltarët dhe ekspertët e tij. Serbët nga ana tjetër përveç Rusisë kanë edhe ekspertë nga disa vende të tjera evropiane që ndihmojnë ekspertizën e tyre. Delegacioni shqiptar ka mbërritur në Francë pasditen e djeshme me një pjesë të ekspertëve civilë. Shumica e ekspertëve të UÇK-së janë penguar të udhëtojnë drejt Francës. Në orët e vona të mbrëmjes pritet mbërritja e të gjithë delegacionit. Bisedimet në kështjellën e Rambujesë filluan më orën 15.00, por për shkak të vonesës së delegacionit shqiptar zgjatën vetëm pak orë. Seanca e parë u zhvillua në prezencë të Grupit të Kontaktit dhe më pas është menduar se ka nisur seanca e bisedimeve dypalëshe shqiptaro-serbe. Sipas zëdhënësit të Grupit të Kontaktit, bisedimet në nivel delegacionesh dhe më pas takimet individuale me secilin grup do të vazhdojnë pa pushim deri në nënshkrimin e një marrëveshjeje ose dështimin e bisedimeve. Nuk është përcaktuar ende afati kohor se sa do zgjasin bisedimet, por një afat jozyrtar i llogaritur nga Grupit i Kontaktit është data 20 shkurt. Pritet që java e ardhshme të jetë java vendimtare për bisedimet. Demonstratë politike fisnike do të mbrojë dhe nxisë privatë Investitorët kanë ikur Interesimi i ulët i mediave ndërkombëtare vërehej që në ditën e parë të fillimit të konferencës. Me qindra gazetarë që kishin mbërritur aty për të ndjekur konferencën, por jo “show”-n mediatik. Menjëherë sapo ka arritur delegacioni shqiptar është vënë re një interesim i shtuar i mediave, ndërkohë që është dukur qartë se përfaqësuesit e UÇK-së kanë dominuar vemendjen e shtypit ndërkombëtar. Ndërkohë para hyrjes së kështjellës ku zhvillohen bisedimet mijra shqiptarë kanë demonstruar paqësisht në mbështetje të delegacionit shqiptar. Demonstrimi, i organizuar nga komuniteti shqiptar në Francë e Belgjikë, ka qenë më i madh se çdo demonstirm tjetër i organizuar ndonjëherë nga shqiptarët në Francë. Ata mbanin pankarta dhe parrulla të shumta me thirrje në mbështetje të UÇK-së dhe popullit të Kosovës. Gjithashtu në të gjithë Francën është rritur interesimi për fatin e shqiptarëve të Kosovës dhe televizionet e radiot franceze kanë rritur informacionin për gjendjen në Kosovë. NE FAQEN 3 Delegacioni shqiptar në aeroportin e copëtuar të francezëve nga qershori i ngrys; Delegacioni shqiptar në aeroportin e copëtuar të francezëve nga qershori i ngrys[?]
Mero Baze Rambuje Kosovë Paris Francë Beograd

Te djathtët kërkojnë instalimin e forcave të NATO-s në Kosovë

Kryebashkimi për fuqizimin e qendrës së djathtë shqiptare, nënvizon se në delegacionin shqiptar duhet të ketë përfaqësues të UCK-së dhe forca të djathta politike. Sipas këtij koalicioni, vetëm forcat politike të djathta janë të interesuara për të garantuar qetësinë dhe rendin në Kosovë. NE FAQEN 3
Kosovë

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 148 ditë nga vrasja e liderit të opozitës “Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit bëhet më e qartë se pushteti socialist është i implikuar. Opozita beson se është drejtpërdrejtë e implikuar nëse s’do të pyetej për të fshehur vrasësit e vërtetë të Azem Hajdarit”, - shkruan në një deklaratë të saj Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. “Qeveria dhe shteti që manipuluan provat, gjykatën dhe institucionet kanë të njëjtin qëllim me vrasësit dhe urdhëruesit e tyre” vijon deklarata e cila i bën thirrje popullit të protestojë për zbardhjen e vrasjes dhe largimin e qeverisë. NE FAQEN 9
Joshka Fisher

Page afatgjatë për rajonin e trazuar

Fisher propozon konferencë të përgjithshme për Ballkanin e Jugut Një konferencë ndërkombëtare ku duhet të marrin pjesë vendet e Europës Juglindore, SHBA-të dhe Japonia mund të çojë në një zgjidhje afatgjatë për krizën në Kosovë dhe problemet e tjera etnike në rajon, sipas ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Joshka Fisher. Një konferencë e tillë mund të luajë rol kyç në zgjidhjen e konflikteve të krijuara nga kolapsi i ish-Jugosllavisë në dekadën e fundit, përfshirë çështjen e Kosovës, si dhe situatën në Bosnjë-Hercegovinë. Qeveria e re gjermane sugjeron një “pakt stabiliteti” për Ballkanin si pjesë e përpjekjeve për të rikthyer normalitetin ekonomik në Europën Juglindore. Pikëpamjet e Fisherit u bënë të qarta në konferencën e Mynihut për sigurinë, ku morën pjesë ministra dhe përfaqësues ushtarakë nga e gjithë bota. Ai e bëri propozimin në punimet e djeshme të këtij forumi, në të cilin marrin pjesë edhe përfaqësues të SHBA-së, sekretari i Mbrojtjes Uilliam Kohen, ministri i Jashtëm britanik Robin Kuk e të tjerë. Sipas burimeve, Rusia dhe Kina kundërshtuan ashpër çdo përpjekje për t’i dhënë NATO-s rol në Kosovë. NE FAQEN 3
Uilliam Kohen Zani Ylli Bufi Robin Kuk Ballkani i Jugut Ballkani Kosovë Bosnjë-Hercegovinë Europa Juglindore

Lajmërim

Lajmërohen deputetët e partisë demokrate që shkruan 1999 të shtunë e mërkurë demokratikë dhe të marrin e rregullt në orën 9 paradite. Partisë botohet ne[?]-pi parlamentare i partisë boto mu ka të shtunë e pranishëm në masë e siguron pjesëmarrjen.

Në sheshin “Skënderbej” për Azem Hajdarin

Të premten, miting madh në qendër të Tiranës Më datë 12, 1999 qytetarët e Shqipërisë, siç njofton një afish i shpallur dje, janë të ftuar të marrin pjesë në mitingun në kujtim të Azem Hajdarit në qendër të Tiranës. Më 12 shkurt u mbushën pesë muaj nga vrasja e liderit të lëvizjes studentore dhe burrit të shtetit Azem Hajdari. Përkujtimi i mungesës së liderit të opozitës zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për protestën kombëtare në Tiranë për përzënien e qeverisë së kryeministrit Pandeli Majko nga pushteti. NE FAQEN 4
Joshka Fisher Pandeli Majko Sheshi “skënderbej” Tiranë Shqipëri