09/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 shkurt 1999

Ceka: “Socialistët pronarë të së keqes”

Drejtuesit e PAD sulmojnë PS nga Elbasani NE FAQEN 6

Në sheshin “Skënderbej” për Azem Hajdarin

Të premten, miting i madh në qendër të Tiranës Me datë 12. 2. 1999 organizohet një miting madhështor në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër qeverisë, e cila vazhdon të fshehë vrasësit e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë dhe tribun të nacionalizmit shqiptar. Më 12 shkurt 1998 mbushen pesë muaj nga dita kur klika qeverisëse vrau heroin e Dhjetorit ’90, heroin e pluralizmit shqiptar, Azem Hajdarin. Të gjithë në shesh për të mbrojtur pluralizmin, të gjithë në shesh për t’i rikthyer Shqipërisë demokratike, të gjithë në shesh kundër qeverisë që mbron vrasësit e Azemit, kundër qeverisë së mjerimit. Velëzer e motra, me 12.2.1999, ora 12.00, të gjithë së bashku në sheshin “Skënderbej”.

Dejtoni evropian në kështjellën mesjetare

Konferenca e Rambujesë, një sfidë e re për shqiptarët Nga Rambuje Mero BAZE Serbët të pakënaqur me planin, shqiptarët të mërzitur për “kryetarin” e tyre, amerikanët të kënaqur me të dy palët NE FAQEN 3

INSIG, porta që pasuron fisin Gjinushi

Skandale dhe vjedhje në degën INSIG të Tiranës Si është kthyer INSIG në një fole rahatije për të gjithë njerëzit dhe sojin e Skënder Gjinushit. Lidhjet fisnore të Gjinushit me Zani Çaushin dhe si po ja shpërblen kryeparlamentari vlonjatëve që e ndihmuan të marrë pushtetin me dhunë NE FAQEN 5

Privatizimi i politikës

Nga Bardhyl LONDO Në pritje të akordeve finale të Rambujesë, duket se politika shqiptare ka mbajtur frymën dhe ka mbetur pezull. Kjo është e kuptueshme: shtë e vështirë në kështjellën mesjetare të Francës nuk i ka vetëm politika shqiptare, por e gjithë ajo që quhet botë shqiptare, sepse vendimet që do të firmosen në Rambuje do të përcaktojnë edhe të ardhmen e kësaj bote. Dhe fjala është për vetë thelbin e karakterizon këtë botë, për ekzistencën e saj territoriale dhe përkufizimin e ardhshëm të ardhmërinë të saj. Parë në këtë këndvështrim, ky vendnumëro apo kjo periudhë menopauze e politikës shqiptare, është i kuptueshëm dhe i justifikueshëm. Por në fakt, politika shqiptare mbeti pezull që kur opozita propozoi paktin për rendin, duke vënë kështu gishtin në një nga plagët më thelbësore të jetës shqiptare dhe duke ujnar një nga alternativat e mundshme të shërimit të kësaj plage. nga plagët më helbësore të jetës shqiptare dhe duke luajtur Ka kohë që iniciativa e politikës shqiptare ka kaluar në duart e opozitës. Gjithsesi, e rëndësishme nuk është kush e ka iniciativën, po cili grupim, me nismat e veta, paraqet alternativat e mundshme për të nxjerrë Shqipërinë nga bataku ku e ka çuar për një vit e gjysmë qeveria socialiste. Mbi të gjitha, nismat e opozitës nuk janë qëllim në vetvete dhe nuk kanë aspak synimin për të fituar kapital elektoral. Përballë frontit të bashkuar e të rrezikshëm të krimit dhe të kontrabandës orkestraogjike, opozita propozon frontin antikrim dhe antimafia, gjë që është fare e logjikshme dhe më se e dobishme për Shqipërinë. Vonesa dhe ngurrimi i pozitës për të finalizuar këtë marrëveshje (fjala është për atë pjesës të pozitës që nuk është e inkriminuar dhe nuk ka rënë në kthetrat e mafies), bëhet çdo ditë e më problematike për rrugëdaljen nga gjendja në të cilën ndodhet Shqipëria aq sa një ditë mund të jetë tepër vonë edhe për të nënshkruar këtë marrëveshje. Por duket se kjo pjesë e pozitës, e cila shqetësohet realist për fatet e qeverisjes dhe ka vizion të qartë qeverisës, duket se është ende e pafuqishme të vendosë dhe të fitojë mbi pjesën tjetër të pozitës që vazhdon të bëjë të vetën të njëjtat e jashtëzakonisht të vjetra. Madje është pikërisht pjesa e pozitës që kundërshton më të madhe paktin antikrim, e cila, për fat të keq, ka privatuar politikën e pozitës duke ja marrë asaj frymën. Dhe arsyeja është tepër e thjeshtë: pikërisht kjo pjesë e politikës shqiptare ka privatizuar edhe burimet e kontrabandës, duke përfshirë edhe tregtinë e skafistëve. Nënshkrimi i paktit antikrim, do të thotë fund i kësaj kontrabande. Ja përse reagimi refuzues i disa “liderëve” ndaj ofertës së opozitës është tepër kategorik dhe me ngjyra aq të theksuara emocionale sa të kujtojnë melodramat e periudhës. Po cilat janë arsyet, të paktën deri tani, të refuzimit të paktit dhe të mbajtjes pezull të veprimtarisë të mëtejshme të politikës shqiptare? (Në fakt, do të ishte vërtet jashtë logjikës njerëzore që të nxirren arsye për të refuzuar një marrëveshje të tillë kaq të thjeshtë për të siguruar mundësitë për t’i luftuar krimin dhe kontrabandën, kur duhet shtrënguar çdo dorë e zgjatur për këtë problem). Megjithatë, edhe arsyet e paraqitura sidomos nga Kryetari i Komisionit Parlamentar të Rendit e SHIK-ut në disa intervista të rresht, janë më të vërteta absurde. Sipas tij, apo edhe disa të tjerëve, paktin propozohet për të shenjtëruar postin e ministrit të Brendshëm. Por opozita nuk ka kërkuar kurrë këtë post dhe as ka ndërrmend ta kërkojë. Të vetmen gjë që ka propozuar ajo, është konsensusi i çdo emërimi, që spekullojnë nga kampi i pozitës për këtë post kaq delikat, gjë që do të më një vend të civilizuar për probleme kyçe dhe që kërkojnë një përgjigje të gjerë. Gjithashtu, largimi i njerëzve që nuk gëzojnë mbështetjen e shumicës dërmuese, duke përfshirë edhe elektoralin e opozitës, do të ishte një nga rrugët që do ta përmirësonte rendin së tepërmi. Pikërisht, një konsensus i tillë do t’i siguronte funksionit të postit delikat të ministrisë së Brendshme, mbështetjen e gjithë shqiptarëve, dhe, rrjedhimisht, do t’i garantonte suksesin. Gjithsesi, politika shqiptare ka mbetur pezull. Propozimet e opozitës kërkojnë një përgjigje sa më të shpejtë sepse problemet që kanë mundësi të agravohen. Opozita nuk kërkon as postin e ministrit të Brendshëm as qeverisjen e përbashkët, nën kuptimin, për të mos bërë asgjë. Ajo propozon një rrugëdalje nga problemi i përbërjes së qeverisë. dhe që mund të varrosë të ardhmen e vet. Në rast se privatizimi i politikës nga klane të fuqishme apo të lidhura ngushtë me mafien dhe kontrabandën, do të jetë në gjendje të mbysë pjesën e shëndoshë, atëherë një mbizotërues sa më i mbështetur është shëndoshë, atëherë një qeverisje tjetër të paraqesë alternativën e vet të rrugëdaljes, një alternative që ta çojë përpara vendin e përgjegjshëm e vet të ardhmen, sepse deri tani ka mbetur pezull e mbështetur e gjallë alternativa e opozitës. Dhe, pasi të parashtrojë alternativën e vet, duhet t’i përgjigjet pyetjes: përse ka dëshmuar deri tani?

NATO duhet të hyjë në Kosovë

Berisha përshëndet projektin e ambasadorit Hill për Kosovën: Nuk përcaktohet referendumi, por përcaktohet se statusi final do të zgjidhet pas tre vjetësh “Si një përpjekje për zgjidhje nëpërmjet drejtësisë ishte angazhimi për të ngritur një grup hetimor të pavarur. Në rast se

hyjë në Kosovë

“Si një përpjekje për zgjidhje nëpërmjet drejtësisë ishte angazhimi për të ngritur një grup hetimor të pavarur. Në rast se mungon vullneti nuk ka asgjë tjetër përveç dëshirës për të mbuluar krimin e shemtuar, krimin makabër të këtij shekulli” Në rast se mungon vullneti nuk ka asgjë tjetër përveç dëshirës për të mbuluar krimin e shemtuar, krimin makabër të këtij shekulli” NË FAQEN 2

Minatorët e Shqipërisë në grevë

Industria e rëndë, pengu i Ylli Bufit Industria e Kromit dhe e Bakrit si dhe punonjësit e Albpetrolit janë hedhur në greva dhe akuzojnë për gjendjen e rëndë të kësaj industrie drejt për drejt Ylli Bufin dhe taktikat e tij të privatizimit Industria e rëndë, pengu i Ylli Bufit Minatorët e Shqipërisë në grevë Industria e Kromit dhe e Bakrit si dhe punonjësit e Albpetrolit janë hedhur në greva dhe akuzojnë për gjendjen e rëndë të kësaj industrie drejt për drejt Ylli Bufin dhe taktikat e tij të privatizimit NË FAQEN 5

Homazhe pranë memorialit të Azemit

Një delegacion i zgjeruar i demokratëve kurbinas viziton PD NË FAQEN 6

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 150 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të përpjekjes së tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-kryeministrit që lehtë dhe pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e ndërruan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të hapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Leka Zogu, gjyqi shtyhet një javë

NË FAQEN 2

Foto RD Rugova, Qosja dhe Bukoshi në një nga seancat e pushimeve të konferencës Foto RD Jakup Krasniqi, zëdhënës i UÇK, mes anëtarëve të tjerë të delegacionit Rugova, Qosja dhe Bukoshi në një nga seancat e pushimeve të konferencës; Jakup Krasniqi, zëdhënës i UÇK, mes anëtarëve të tjerë të delegacionit

Lajmërim

Lajmërohen deputetët e Partisë Demokratike se ditën e martë, datë 9 shkurt 1999, në sallën e mbledhjeve të selisë së PD-së do të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Merrni masa të siguroni pjesëmarrjen.