Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MËRKURË 10 SHKURT 1999

Gjinushi, drejtuesi i skafistëve të vdekjes

Kryetari i parlamentit zbulon fijet që e lidhin me mafian Sipas tij, aktiviteti i trafikantëve të klandestinëve i ngjet kioskave pa leje të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë NE FAQEN 2
Gjinushi Tiranë Shqipëri

Në sheshin “Skënderbej” për Azem Hajdarin

Të premten, miting i madh në qendër të Tiranës Me datë 12.2.1999 organizohet një miting madhështor në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër qeverisë, e cila vazhdon të fshehë vrasësit e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë dhe tribun të nacionalizmit shqiptar. Më 12 shkurt 1998 mbushen pesë muaj nga dita kur klika qeverisëse vrau heronë e Dhjetorit ’90, heroin e pluralizmit shqiptar, Azem Hajdarin. Të gjithë në shesh për të mbrojtur pluralizmin, të gjithë në shesh për t’i rikthyer Shqipërisë demokracinë, të gjithë në shesh kundër qeverisë që mbron vrasësit e Azemit, kundër qeverisë së njërnës. Vëllezër e motra, më 12.2.1999, ora 12.00, të gjithë së bashku në sheshin “Skënderbej”.
Azem Hajdari Tiranë Sheshi “skënderbej” Shqipëri

Arbnori firmos i pari peticionin

Kryetari i grupit parlamentar të demokratëve, Genc Pollo, propozon dokumentin për lirimin e të burgosurve politikë “Unë nuk e kisha besuar se pas viteve ’90 do të kishte përsëri të burgosur politikë në Shqipëri” Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, diskutoi dje mbi zhvillimet politike në vend, qëndrimet e Partisë Demokratike dhe grupit parlamentar përballë këtyre zhvillimeve. Kryetari i këtij grupi, zoti Genc Pollo, propozoi të mbushej një peticion për lirimin e të burgosurve politikë. Grupi Parlamentar e mbështeti propozimin e bërë nga zoti Pollo duke theksuar se mbyllja e firmave për lirimin e të burgosurve politike është një nismë që duhet përkrahur. I pari që firmosi këtë peticion ishte zoti Pjetër Arbnori, i cili ka kaluar 29 vjet burgjeve të Shqipërisë. NE FAQEN 5
Mancini Pjetër Arbnori Shqipëri

Prokuroria dhe parlamenti, pamja e qeverisjes së majtë

Nuk ka asnjë dallim thelbësor bile as detaje të prekshme në sjelljen qeveritare ndaj opozitës që nga dita e daljes së PD-së nga Parlamenti e deri sot. Këto ditë nga prokuroria e Përgjithshme u shitën një numër i madh lajmesh për shtypin, ku thuhej se listat e 14 senatorit po rrëfejnë, çfarë do të thotë se dhe një numër tjetër senatorësh dhe anëtarësh të Partisë Demokratike do të shkonte në burg. Por për të ndërtuar një situatë sa më të besueshme prokurori politik ka deklaruar se një pjesë e të arrestuarve kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë, gjë që do të sjellë të reja të tjera në hetime. Ky lajm është tipik i lojit të sigurimit të shtetit, nëpërmjet të cilit synohet krijimi i një ambienti sa më të pranueshëm për arrestimet e reja që do të përgatiten. Sikur këto të mos mjaftonin, këto ditë në një seancë të shpejtë dhe të fshehtë qeverisëse është vendosur nga gjykata e Tiranës dërgimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, prej njerëzve të SHIK dhe segmenteve të tjera anti-opozitare të shtetit shqiptar. Fjala është bërë përgimin e bisedave telefonike, e cila është bërë në mënyrë frekuente që prej dy vitesh, por edhe për postën elektronike, fakse, postën elektronike, ku përfshihet e-mail i internetit, i cili dihet tashmë përdoret gjerësisht edhe në Tiranë. Përgjimi i kryetarit të PD-së mund të jetë edhe me i koordinuar deri në përgjimin e bisedave me zëdhënësin, aktivitetit të tjerë të kryetarit të partisë. Në një fjalë, i gjithë ky aktivitet i strukturave shtetërore nuk tregon se ndaj opozitës po shfaqet konfidence qeveritare, por përgim i konfidencës qeveritare, i cili ka qenë dhe është praktikë e regjimeve totalitare. Po ashtu prokuroria, e cila është zëdhënëse e qeverisë së sotme të Shqipërisë ka ndërprerë apo ka sabotuar hetimet për gjetjen dhe kapjen e vrasësve të Hajdarit. Prokuroria e Tiranës, e gjithë puna ka mbetur për emrat e autorëve, që do të thotë se prokuroria as që ka ndërmend të merret me autorët ose nuk është marrë fare me hetime të tilla të paktën deri në leximin apo zbardhjen e deklaratave të PD-së dhe liderëve të saj. Qeverisja negative e majtës gjësimulohet daljen e PD-së nga parlamenti vazhdon të funksionojë edhe tani si e tillë jo vetëm në qëndrimin e saj ndaj opozitës me ndërtimin e raporteve konfliktuale dhe persekutuese ndaj saj, por edhe në veprimin e gjerë veprues ndaj të gjithë shqiptarëve dhe problemeve të vendit duke filluar nga kontrabanda, korrupsioni, implikimi, rrugët e linjave mafioze dhe në administratë, ruajtja e imazheve të pushcëve dhe qeverisjes dhe ruajtja disa funksionarëve të qeverisë ende deri aty për shkak të influencave qeveritare shqiptare në kohën e qeverisjes së Nanos. Vetëm ditët e fundit jo vetëm shtypi shqiptar por edhe ai i huaj ka përmendur rast pas rasti mbështetjen e mafias nga politika shqiptare deri në shkallën më të lartë të saj ku nuk mungon edhe institucioni i Presidentit dhe i Parlamentit. Tani i kërkohet PD të shkojë përsëri në Parlament, kryetari i të cilit është i akuzuar si një nga krerët shtetërorë në funksion të mafias ndërkohë dhe shumë prej deputetëve të implikuar në rrugët e ndryshme si ai i drogës dhe i klandestinëve. Këto ditë kur PD ka ofruar pakëti për rendin kanë qenë pikërisht qeveria dhe qendra që pengon edhe në prokurori e vendimeve të tjera që kundërshtuan një gjë të tillë. Ata për të ruajtur komandën e mafias nuk e kanë për gjë të vazhdojnë inkomoditetin e gjithë shqiptarëve në vendin e tyre.
Sali Berisha Hajdarit Fatos Nanos Tiranë Shqipëri

Shqiptarët: Duam garanci nga NATO

Dita e tretë e Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje Nga Rambuje Mero BAZE NE FAQEN 3 REUNION DE RAMBOUILLET Ambasadorët që drejtojnë Konferencën e Rambujesë, Petriç, Hill dhe Majorski Hill gjatë një konference për shtyp Foto RD Ambasadorët që drejtojnë Konferencën e Rambujesë, Petriç, Hill dhe Majorski. Hill gjatë një konference për shtyp. Foto RD
Mero Baze Petriç Hill Majorski Kosovë Rambuje Rambujesë

Berisha: Tatarela, mik i shquar i shqiptarëve

Kryetari i PD-së, Berisha, dhe nënkryetari Pollo i japin lamtumirën e fundit deputetit të Aleanca Nacionale italiane, Xhuzpe Tatarela Dje në mesditë Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, i shoqëruar nga Nënkryetari i PD-së, zoti Genc Pollo, dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, zoti Agim Goro, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të deputetit të Polit të Lirisë, Xhuzpe Tartarela, përkrah kryetarit të Forca Italisë, Xhanfranko Fini, ministrit të Jashtëm të Italisë, Lamberto Dini, Kryetar-Xhuzpe Tatarela, kryetar i grupit të Senatit, Mancini, parlamentar të Aleanca Nacionale Kryetarit të Dhomës së deputetëve, Violante, dhe shumë politikanëve dhe personaliteteve të larta italiane. Në emër të veçantë u dha si medjatore dhe inicuese i dialogut që u konkretizua në shumë fusha ndërmjet Italisë, rajonit të Pulias dhe Barit dhe vendeve Ballkanike, veprimtari që i dha atij emrin “Ministri i Harmonisë”. NE FAQEN 2 Xhuzpe Tatarela, kryetar i grupit të Aleanca Nacionale
Xhuzpe Tatarela Agim Goro Xhanfranko Fini Sali Berisha Mancini Durrës Itali Pulias Bari Vendeve Ballkanike

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 151 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e isli-ko munisteve qe lene te lire dhe te pa-shqetesuar kriminelet qe i moren jeten Liderit te Dhjetorit, i tregojne shqiptareve se kane qene dje loje ne duar e vrasesve, te cilet kane emra dhe mbiemra, por nuk preken nga pushteti. Demokratet dhe te gjithe shqiptaret qe e deshen dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund te tolerojne kurrsesi kete fakt. Qeveria, ose duhet te kape e nxjerre para drejtesise kriminelet, ose duhet te deklaroje publikisht se eshte ajo vete qe ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Azem Hajdari Fatos Nanos

Farudin Arapi: Kam presione nga qeveria

“Mbas takimit me Kryeministrinë e Fajdexhinjve Redhërojnë: Ku janë emrat e atyre që kanë përfituar para nga piramidat” NE FAQEN 5
Farudin Arapi

Koçi nuk mund të vendosë rendin

Por këtë nuk mund ta bëjë as edhe ndonjë ministër tjetër i vendosur nga partitë e koalicionit qeveritar NE FAQEN 3
Koçi

Italia do të sekuestrojë skafet e Vlorës

Dhjetëra mijëra shqiptarë do të pajisen me dokumente në Itali Nënshkruhet në Romë dekreti që legalizon 250 mijë klandestinë Qeveria italiane miratoi dje një dekret që lejon pajisjen e mundshme me dokumente të rreth 250 000 imigrantëve klandestinë, shumë prej të cilëve janë shqiptarë; të cilët kanë bërë një kërkesë për legalizimin në fund të vitit 1998. Gjithsej 308 000 persona kanë kërkuar të marrin dokumente të rregullta nga numri i refugjatëve me 15 dhjetor, në kuadrin e një operacioni të ndërmarrë nga qeveria e që parashikon dhenien e 38 000 lejeqëndrimeve, përmend të martën në drekë ministrja e Brendshme Roza Ruso Jervolino. Sipas ministrisë së Brendshme, rreth 250 000 prej tyre mund të përfitojnë përfundimisht nga kjo valë rregullsimesh. Ata duhet të përgjigjen kritereve të mëposhtme të kenë një punë, një banesë, të mos jenë penalizuar dhe të mund ta justifikojnë praninë e tyre në Itali para 27 marsit 1998, datë e hyrjes në fuqi e një ligji të ri për imigracionin. Roza Jervolino paralajmëron se imigrantët që nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara do të dëbohen. Dekreti i miratuar të martën nga këshilli i ministrave përforcon masat ndaluese kundër trafikantëve të imigrantëve klandestinë, duke e bërë sidomos të detyrueshëm kapjen e barkave të vogla të përdorura nga trafikantët me Shqipërinë dhe Pulian. Këto barka të kapura do të vihen në dispozicion të autoriteteve juridike, të forcave të rendit, të mbrojtjes civile ose të organizmave për mbrojtjen e mjedisit.
Roza Ruso Jervolino Roza Jervolino Itali Romë Vlorë Shqipëri Pulian