Zviceranët: Nuk kemi ndërmend të lemë kokën në Shqipëri
Është larguar edhe investitori i fundit nga qyteti i Pukës. Qeveria zvicerane në kuadrin e një marrëveshjeje bashkëpunimi bilateral me qeverinë shqiptare prej kohësh kishte nisur një projekt edhe në rrethin e Pukës të emërtuar ...
NE FAQEN 5
Dorëheqja e Ramës në krye të kërkesave
Artistët e mbarë vendit kundër bllokimit të kulturës nga qeveria
NE FAQEN 8
Rreziku nga “fitilat” për ndarjen e Kosovës
Nga Mero BAZE (Rambuje, 16 shkurt) Dejueshmëria e delegacionit dhe bashkëpunimi i tij perfekt me ekspertët amerikanë dhe ata shqiptarë, po mbetet deri tani arma më e fuqishme e palës shqiptare për të shmangur një përçajës të mundshëm të saj në rast të dështimit të bisedimeve. Por pavarësisht kësaj, gjatë bisedimeve sidomos në pjesën kushtetuese të vendosjes së rendit dhe sigurisë në Kosovë si dhe marrëdhëniet e Kosovës me federatën jugosllave dhe vendet e tjera, mund të ekzistojë rreziku i shfaqjes së elementëve anësorë, që mund të çojnë në precedentin e rrezikshëm të ndarjes së Kosovës. Aktualisht plani i paqes nuk konsiderohet një pavarësi për Kosovën, por nga pala amerikane, por dhe diplomatë perëndimorë, ai konsiderohet si furnizim i palës shqiptare me mjete fizike që do t'u siguronin atyre pavarësinë në të ardhmen. Serbet nga ana e tyre nuk do të jetë e lehtë ta pranojnë këtë proces. Ata ose do të bëjnë të dështojnë bisedimet dhe të futen në një konflikt ndërkombëtar, ose do të përpiqen të mbjellin gjatë bisedimeve farën e një precedenti në ndarjen e Kosovës në të ardhmen. Nuk pritet që serb’t të shtrojnë këto tema hapur, por delegacioni shqiptar duhet të jetë i vëmendshëm dhe duhet t’i parashtrojë të gjitha tezat që nëse mund të krijojnë një precedent të tillë. Kush mund të jenë këta precedentë? Për të pasur një ide të qartë mbi ta, duhet të studiohet më mirë se si do të relativizohen marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare dhe pjesën tjetër të Jugosllavisë. Në radhë të parë duhet bërë kujdes që pala shqiptare të mos u referohet pjesëve të tjera shqiptare në Kosovën Lindore si një domosdoshmëri për t’u përfshirë në këtë plan, pasi kjo mund të sjellë rrezikun e relativizimit të kufirit administrativ të Kosovës, që aktualisht është argumenti më i fortë i palës shqiptare në mbrojtjen e së drejtës për pavarësi. Pavarësisht ndarjes së gabuar historike të kufirit të Kosovës dhe mbetjes në lindje të saj të një territori të gjerë të banuar nga shqiptarët, aktualisht mund të jetë e rrezikshme përpjekja për të bërë objekt diskutimi në Rambuje dhe këto pika. Kjo për arsye se vetëme se bërën janë të interesuar të paraqesin një koncept sa më pak të qartë të palës shqiptare për të ardhmen e saj në Jugosllavi. Ata janë të interesuar ta paraqesin problemin shqiptar si të komplikuar dhe enklavizuar, me qëllim që të justifikojnë dështimin e bisedimeve dhe krijimin e një enklave në veri të Kosovës duke ... en... [?]klavuar, e një enklave në veri të Kosovës duke filluar kështu procesin e ndarjes së Kosovës. Shqetësimi i një sërë intelektualëve shqiptarë për rrezikun e ndarjes së Kosovës, pavarësisht se tashmë që po bisedohet duket një rrezik hipotetik, në fakt është real, nëse gabohet në bisedime dhe biehet në kurthin e entuziazmit “patriote” që megjithëse nuk mbajtën dot një pritë në rrugën Prishtinë-Klinë, munden se mund të bashkojnë gjithë trojet shqiptare bashkë. Rambuje është një Konferencë që do të vendosë për një proces paqeje në Kosovë, proces të cilin shqiptarët duhet ta kthejnë me zotësinë e tyre në një proces të pavarësimit të Kosovës. Për këtë arsye, delegacioni shqiptar, por dhe ekspertët shqiptarë pranë tyre duhet të përqendrohen tek këto probleme, pra problemet që i kthejnë Kosovës premisat e pavarësimit. Nga ana tjetër një problem në diskutim që mund të jetë këto ditë do të ketë të bëjë dhe me mënyrën se si do të rregullohen qarkullimi i shtetasve të Kosovës në vendet e tjera dhe sidomos me fqinjët e saj shqiptarë në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore. Delegacioni duhet të përpiqet që të fitojë sa të mundet të drejta e dhënies së vizës së hyrjes për në Kosovë nga autoritetet e Kosovës, duke krijuar një distancë në këtë rast nga Beogradi. Qarkullimi i lirë i qytetarëve në hapësirën nga Beogradi. Qarkullimi i lirë i qytetarëve në hapësirën shqiptare, do të jetë ndoshta një premisë shumë e sigurt për pavarësinë e Kosovës se do të mund të jetë ndonjë kompetencë tjetër. Forma, si për shembull futja e shumë policëve shqiptarë në policinë doganore apo institucionet policore shqiptare. Gjithsesi duhet pasur parasysh që serbët, do të mundohen të jenë marrëveshje “peshës”, të cilat pastaj do të përdorin serbët si pretekst për të rihapur konflikte. Nuk është shumë esenciale nëse do të mbahen referendum për të vijuish apo pas pesë vjetësh dhe nëse do të rikonfirmohen shqiptarët për pavarësi, por është e rëndësishme që shqiptarët i përdorin këto tri a pesë vjet që të bënë kohë ndërmjetës ndërkombëtarë, për të hedhur bazën e pavarësisë së Kosovës dhe sigurimin e integritetit të saj territorial. Çështja shqiptare në Jugosllavi duhet të ikë njëherë e përgjithmonë vlerësimeve globaliste se ajo është një çështje e shpërndarë në disa republika dhe si e tillë duhet zgjidhur menjëherë në të gjitha vendet ku ekziston. Çështja shqiptare do të zgjidhet atëherë ku ka potencial real për t'u zgjidhur. E ndihshme është që çdo hallkë e zgjidhjes së saj, të hapë rrugë zgjidhjeve të problemeve të tjera dhe jo të krijojë precedente gjyqësori. Për këtë arsye është mirë të ekspertohet shqiptarë, por dhe ata të huaj që kanë lidhur për ndihmë, t'i shikojnë me seriozitet rastet që mund të krijojnë rrjedhë, i të pavarësisë së Kosovës dhe rrjedhjen e konfliktit. Të gjithë duhet ta kuptojnë se serbëve nuk u intereson një proces që pavarëson Kosovën, pasi ata nuk janë të interesuar për bashkëjetesën me shqiptarët dhe bashkëpunimin me ta. Atyre u intereson pushtimi ose ndarja. Meqenëse “pushtimi” po u bëhet i pamundur, qofte nga rezistenca shqiptare, qoftë nga vendosja ndërkombëtare për të ndërhyrë në rast të deshtimit të bisedimeve, atyre mbetet akoma një mundësi: fushën e rrezikshme të ndarjes së Kosovës. Kjo është më mirë të mundet që tani me të nëse, por të jetë e rëndësishme, se sa ta kuptojnë nesër si një zabim historik.
Kongresmenët amerikanë revoltohen me Majkon
Traficant e Dioguardi lënë në mes takimin me kryeministrin shqiptar
Xhejms Traficant: “Kur edhe kryeministri i Shqipërisë nuk deklarohet në favor të pavarësisë së Kosovës, atëherë nuk e kuptoj se çfarë pritet prej komunitetit ndërkombëtar. E ardhmja e Kosovës është kështu krejtësisht e komprometuar”
NE FAQEN 3
Xhejms Traficant
Xhozef Dioguardi
Berisha dhe Pollo takohen me Linon
Kosova dhe rendi në qendër të diskutimeve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe nënkryetari i saj, Genc Pollo, u takuan dje me ambasadoren amerikane në Tiranë, Mariza Lino, në selinë e kësaj të fundit, njofton zyra e shtypit e PD. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për zhvillimet e konferencës së Rambujesë, për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për pikëpamjet e Partisë Demokratike dhe të forcave të tjera politike për këto zhvillime.
Në bisedën e drejtuesve të lartë të PD me ambasadoren amerikane u trajtua edhe gjendja e sigurisë dhe e rendit në vend, pakti i propozuar nga Partia Demokratike për rivendosjen e rendit në Shqipëri, si dhe për dialogun ndërmjet forcave politike.
Të dy palët diskutuan gjithashtu edhe për trafikun e paligjshëm në Shqipëri, si dhe për rrugët e mjetet e luftimit të tyre. Sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, takimi u karakterizua nga një frymë mirëkuptimi dhe preokupimi serioz për çështjet e diskutuar.
Berisha takohet me analistët dhe historianët e njohur ndërkombëtarë Bugajski, Stoun dhe Veremis
Shtypi afër shërbimit sekret paralajmëron skenarë të përngjashëm
Klanet në pushtetet përgatisin tragjedi të reja
Shtypi afër shërbimit sekret paralajmëron skenarë të përgjakshëm
SHIK-u ka paralajmëruar nëpërmjet gazetave të kontrolluara prej tij se do të ketë 14 shtatorë të tjerë. Pra do të ketë dhe 12 shtatorë të tjerë
NË FAQEN 3
Pavarësia e Kosovës stabilizon Ballkanin
Berisha dhe Xhaferi u bëjnë thirrje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë
Dje në orën 13.00 kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, ka pritur në selinë e kësaj partie në Tiranë, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë...
NË FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 157 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare.
Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pa shqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, a u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshirojnë dhe e dënuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Pavarësia e Kosovës, zgjidhja më e mirë
Berisha takohet me analistët dhe historianët e njohur ndërkombëtarë Bugajski, Stoun dhe Veremis
Stoun dhe Veremis
Pavarësia e Kosovës, zgjidhja më e mirë
Kryetari i PD-së Berisha priti dje në takime të veçanta drejtorin për Europën Lindore në Qendrën e Studimeve Ndërkombëtare Strategjike të Uashingtonit, zotin Janus Bugajski, Prof. Norman Stoun, ish-këshilltar i Kryeministres së Britanisë së Madhe Margaret Thatcher, studiues i shquar dhe autor i një sërë veprash të rëndësishme në fushën e historisë dhe Drejtorin e Fondacionit Helenik për Politikën Europiane, zotin Veremis.
Gjatë takimit që Berisha kishte me Bugajskin i diskutua gjerësisht mbi krizën në Shqipëri, luftën në Kosovë dhe gjendjen në rajon.
Në këtë takim Berisha theksoi se Shqipëria karakterizohet nga një krizë e thellë ku spikat mungesa e rendit publik, dhuna dhe terrori ndaj opozitës, krimi i organizuar nga klanet shtetërore mafioze dhe një varfërim në rritje.
Për kapërcimin e kësaj krize PD ka ofruar tani së fundi Paktin Kombëtar për Rivendosjen e Rendit dhe Qartësimin e popullsisë për mungesën e të cilit vetëm gjatë janarit që kaloi humbën jetën 57 shqiptarë.
Këto dy muajt e fundit ka filluar një proces dialogu, të cilit forcat ekstremiste i janë kundërvënë me të gjitha mënyrat, por që unë mendoj se ka dhënë një kontribut në afrimin dhe bashkëpunimin e faktorëve politik dhe ushtarak në Kosovë.
Stoun, ish-këshilltar i Kryeministres britanike Theçer, tha në takim se tani në perëndim është sajuar skenari se kush i ndërtoi skemat piramidale dhe kush manipuloi me këto skema në dëm të PD-së dhe demokracisë në Shqipëri.
Lidhur me gjendjen në Kosovë, Berisha theksoi se muga e vetme për ndërprerjen e katastrofës është prania e NATO-s atje. Kurse hapi më i mirë për zgjidhjen e këtij problemi është padyshim pavarësia e Kosovës, e shprehur kjo si rezultati i një referendumi që duhet të përsëritet pas tre vjetësh.
Zoti Bugajski i solli Berishës përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të Qendrës së Studimeve Strategjike Zbignjev Brzhezhinski dhe vlerësori analizën e kryetarit të PD-së, pikëpamjet dhe qëndrimet e PD-së në lidhje me krizën në Shqipëri dhe situatën në Kosovë. Ai ishte i një mendje me zotin Berisha se zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia e saj. Bugajski i siguroi zotin Berisha se ai dhe miqtë e tij të tjerë në Uashington do ta mbështesin atë në të gjitha përpjekjet e tij për zgjidhjen e krizës dhe vendosjen në mes të politikës dhe në qëndrimet drejtaja që ai ka ndaj Kosovës.
Në takimin që Berisha pati me Prof. Norman Stoun, kriza në Shqipëri dhe konflikti në Kosovë ishin çështje që u trajtuan gjerësisht. Prof. Stoun i tha zotit Berisha se tani në perëndim është sajuar roli i PD-së dhe forcave të tjera politike në zhvillimet e vitit '97. Parë në këtë prizëm është e qartë se kush i ndërtoi skemat piramidale dhe kush manipuloj Shqipëri. Berisha dhe Stoun diskutuan gjerësisht mbi gjendjen në Kosovë.
Në takimin me Prof. Stoun ishin të pranishëm sekretari i marrëdhënieve me jashtë të PD-së, zoti Leonard Demi dhe sekretari për marrëdhëniet me publikun zoti Vili Minarolli.
Në takimin e Berishës me Veremis u diskutua mbi marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë dhe konfliktin në Kosovë. Berisha theksoi se PD ka qenë dhe është për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin miqësor me Greqinë dhe mendon se ky bashkëpunim është i rëndësishëm për të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, PD, duke patur lidhje direkte me Nea Demokracia ka vlerësuar dhe zhvillimet demokratike ma vlerësuar zhvillimin e marrëdhënieve me Greqinë si një eveniment pozitiv, pavarësisht nga linja panjatarike.
Turqia arreston Oçalanin në Kenia
Protesta masive të kurdëve mbas kapjes së liderit të PKK
Turqia kapi dje kryetarin e guerileve kurde, Abdullah Oçalan, në Kenia dhe e solli atë në Turqi, ku ai konsiderohet si një terrorist dhe tradhtar dhe mund të dënohet me vdekje.
Kapja e tij shkaktoi një vale protestash të kurdëve në të gjithë Europën, të drejtuara kryesisht kundër Greqisë...
NË FAQEN 2
Prokuroria nis arrestimet politike
Në pranga kryeplaku i Laprakës, i cili akuzohet për “kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit”
Disa policë civilë e kanë rrëmbyer kryeplakun, Dilaver Sejdo, rreth orës 09.00 të ditës së djeshme dhe ku ai po punonte dhe e kanë dërguar në shtëpinë e tij. Pas një kontrolli të imtësishëm punonjësit e policisë nuk kanë gjetur ndonjë gjë komprometuese.
..
NË FAQEN 6