Më 20 shkurt, të gjithë së bashku në mbrojtje të demokracisë, kundër neodiktaturës!
Sot, me datë 20 shkurt në ora 12.00 në sheshin “Skënderbej”, do të zhvillohet një miting i madh në përkujtim të ditës historike të shembjes së simboleve të diktaturës komuniste, në përkujtim të ditës së përmbysjes së busteve dhe simboleve të gjalla të diktaturës.
Qytetarë të Tiranës!
Të gjithë së bashku në sheshin “Skënderbej” sot, me 20 shkurt në mbrojtje të demokracisë, kundër neodiktaturës!
Të gjithë së bashku, për liritë dhe të drejtat tona!
Arbër Qilimi kërkon hidrocentralin e Bistricës
Delvinë: Ndërmarrjet bëhen të papërdorshme
NE FAQEN 5
Proces i hapur, apo konflikt i hapur?
Skandal në Rambuje: Ambasadori rus Majorski ka deformuar parimet kushtetuese të marrëveshjes
Sipas parimeve të reja kushtetuese, shqiptarët janë të bllokuar nga një parlament dyhomësh, ku janë të barabartë me pakicat e tjera në Kosovë, ndërsa vihet në dyshim rishikimi i statusit të Kosovës pas tri vjetësh.
Projekti është ndryshuar në mënyrë të njëanshme nga ambasadori Majorski, ndërkohë që Hill ka shkuar në Beograd dy ditë më parë. Delegacioni shqiptar është unik kundër projektit
SPECIALE NE FAQEN 2
Kriminelët masakrojnë studentën vlonjate
Studentja Kozeta Hyseni vritet mizorisht afër godinës ku banonte
Në ambientet e qytetit “Studenti” është masakruar dje një vajzë 20 vjeçe nga qyteti i Vlorës.
Ajo quhet Kozeta Hyseni, studente në vitin e dytë dega Gjuhë-Letërsi, banuese e godinës 25 të qytetit “Studenti”. Kozeta Hyseni është gjetur e vrarë me armë të ftohta në orën 4 të mëngjesit të ditës së djeshme nga forcat e policisë afër Pallatit të Kulturës të këtij qyteti. Shoqet e dhomës së saj thonë se atë e kanë kërkuar në mbrëmje persona të panjohur rreth orës 23.00 dhe nuk është kthyer më. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në orët e para të mëngjesit. Akoma nuk është vërtetuar se kush e ka kryer krimin dhe cilat kanë qenë motivet e kësaj vrasje. Autorët e këtij krimi si gjithnjë janë larguar në drejtim të paditur.
NE FAQEN 6
Kërkohet fajtor!
Nga Mero BAZE Rambuje, 19 shkurt Ndryshimet e fundit të paketës kushtetuese dhe analfabetizmi që po u bëhet propozimeve shqiptare në Rambuje, janë një moment delikat, i cili përmban brenda një rezultante të luftës diplomatike që kanë bërë deri më sot të dy palët në bisedime. Shqiptarët duke pasur aleatë pa rezerva amerikanët, shkuan përmes kërkesës së tyre kryesore për çështjen e referendumit në Kosovë, dhe i lanë si kërkesa të dorës së dytë çështjen e referendumit dhe rishikimit të statusit të Kosovës pas tri vjetësh. Serbët nga ana e tyre, duke pasur si aleatë kryesorë rusët, por dhe mikpritësit e bisedimeve, shkuan duke kundërshtuar fort kërkesën për praninë e NATO-s në Kosovë dhe në prapavijë punuan për rrënimin e kërkesave kryesore të shqiptarëve, atë të referendumit dhe fort kërkesën për praninë të kërkesave kryesore të shqiptarëve, atë të referandumit dhe statusit të Kosovës, si dhe parimeve kushtetuese të paraqitura më 6 shkurt mbi tavolinë. Një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, duket se serbët kanë mundur të marrin maksimumin e tyre në këtë konferencë, ku kishin angazhuar potencialin e tyre më inferior politik, kurse shqiptarët po dalin jashtë loje duke akaparuar maksimumin e faktorit të tyre politik. Por për serbët ashtu siç ishte paralajmëruar, më i rëndësishëm se bilanci diplomatik, është dhe marketingu që do t’i bëhet përfundimit të marrëveshjes, pra kush do të konsiderohet fituar prej saj dhe kush do të marrë përgjegjësinë për dështimin. Kështu si e kanë sjellë punën serbë dhe delegacioni e tyre dhe kështu si ka mbetur pala shqiptare, ka shumë shanse që askush prej delegacionit shqiptar të mos nënshkruajë. Pikërisht në këtë moment pala serbe, ka për të filluar nënshkrimin e saj për t’u thënë dhe pala shqiptare do të humbasë mbështetjen formale ndërkombëtare që ka pasur deri tani, duke u kthyer në Kosovë, ku e pret vazhdimi i luftës dhe masakrave. Pra në një farë mënyre deri më tani më shumë se statusi i ardhshëm i Kosovës, është kërkuar e gjendet “fajtorët” që do të bënte të dëshmonin këtë bisedime. Serbët bëjnë gjithçka që të krijojnë për njerëzit që bisedimet sipas rrjedhës logjike do të dështojnë dhe fajtorë mund të shpallen shqiptarët. Përballë kësaj situate recetat janë shumë të kufizuara dhe marrja e vendimeve ka një përgjegjësi historike. Delegacioni shqiptar, i cili nga kontaktet që ka me shtypin shqiptar këtu në Rambuje, thuhet se është ende kompakt në kundërshtimin e kësaj oferte, ka ende disa argumente të forta në favor të tij. Argumenti më i rëndësishëm janë vetë deklaratat e bashkëpresidentëve Kuk dhe Vren, si dhe ndërmjetësit Hill, të cilët kanë thënë se pjesa kushtetuese është e panegociueshme në Rambuje, pasi për ta është një dakord që në Prishtinë. Në këtë mënyrë pala shqiptare as duhet ta konsiderojë të ndryshuar pjesën e përgatitur nga ambasadori Hill disa gjatë gjithë natës, me “vullnetin” që i ka dhënë ideja se i shërben kombit të tij kundër aleatëve të SHBA në Rambuje. Dhe në mes një sjellje më delegacionin shqiptar në Rambuje si dhe disa sjellje publike fyese të rusit Majorski kundër faktorëve politikë dhe shustrakë shqiptarë, janë simptoma të hapura të shfaqjes së luftës së ftohtë në kuadër të faktorit shqiptar dhe për këtë arsye autoriteti i komunitetit ndërkombëtar është i rrezikuar përfundimisht, nëse nuk ndërhyhet për të ruajtur kontributin fillestar të bisedimeve. Nëse procesi i bisedimeve nuk kthehet në një proces me perspektivë për t’u zhvilluar nga vetë qeveria dhe vetëvendosja e shqiptarëve, ai nuk është një proces tek i cili duhet investuar. Pala shqiptare duhet të marrë të shumtën në mesditë vendimin historik për të nënshkruar një marrëveshje që i mbyll rrugën përfundimisht një procesi që respekton realitetin e sotëm dhe atë historik të shqiptarëve. Ajo megjithë detyrat e funksionimit ka fuqinë dhe autoritetin e vet të cilin në mos e përdor dot për të ndryshuar anën e mbetur ata që i kanë prishur kundërshtari i saj, duhet së paku të ngrihet bisedimet. Pala serbe, por dhe komuniteti ndërkombëtar, duan të shtunën në mesditë një arsyetim për të mos ndërhyrë kundër serbëve dhe pala shqiptare nuk duhet t’u japë atë gjithsesi. Nëse shkohet me këtë projekt drejt votimit, delegacioni shqiptar në mënyrë të prerë duhet të kërkojë ngrirjen e bisedimeve dhe shqyrtimin me qetësi të gjithë faktorëve që qenë në mes vendim të gabuar historik. Kjo që çojnë në dështimin se komuniteti ndërkombëtar me mes të tij duhet të klasë politikë për të drejtën shqiptarët në Kosovë dhe jo për t’i kthyer ata në njerëz pa autoritet e rrugë të Prishtinës. Për t’i shmangur të shtunën në mesditë “një fajtor” shqiptar, që do të shëpërntë serbët nga bombardimi, është më mirë të mbetet i hapur procesi i bisedimeve, se të mbetet i hapur procesi i mbylljes përfundimtare e perspektivës së pavarësisë së Kosovës.
Nuk ka shqiptar që të firmosë humbjen e pavarësisë së Kosovës
Berisha paralajmëron fuqitë e mëdha që të mos luajnë me pavarësinë e Kosovës
Kryetari i opozitës shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha i ka paralajmëruar përsëri dje fuqitë e mëdha, të cilat po diskutojnë në Rambuje rreth të ardhmes së Kosovës se shqiptarët në Ball-
Avokati Sanxhaku braktis Fatos Nanon
Çështja e vjedhjeve të ish-kryeministrit ngec në Gjykatë
Specialistët ligjorë shprehen se të gjitha veprimet procedurale të kryera deri më sot në lidhje me çështjen e Nanos janë të pavlefshme, madje edhe të ashtuquajturat prova të mbrojtjes, duhet të riparaqiten nga avokati i ri që ende nuk është shpallur.
NE FAQEN 6
humbien e pavarësisë së Kosovës
humbien Kosovës se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe ku ndodhen në Ballkan dhe diasporë nuk do të njohin asnjë zgjidhje tjetër për Kosovën përveç pavarësisë së saj.
“Partia Demokratike duke shprehur shqetësimin e saj të thellë, ka deklaruar ish-presidenti Berisha në një konferencë shtypi, edhe një herë i bën thirrje fuqive të mëdha që të njohin të drejtat e shqiptarëve ...
NE FAQEN 3
Falimentojnë 1000 biznese
Numri i bizneseve tre herë më i vogël se në vitin 1995
NE FAQEN 5
Opozitë-qeveri, njesim qëndrimesh për Kosovën
Deklaratë e papritur e kryeministrit. Majko: Jemi për Shqipërinë etnike, por tani për tani do t’i përmbahemi rezolutave të parlamentit
Kryeministri Majko shprehu dje shqetësimin e tij lidhur me bllokimin e bisedimeve në Rambuje sa përsiu e disa shtase të vena në plan nga ana e serbëve, si dhe përsëriti kërkesën për të qenë të bashkuar të gjithë faktorët politikë shqiptarë. Majko u shpreh se mungesa...
NE FAQEN 3
Petro Koçi të japë dorëheqje
FRPD dënon vrasjen tragjike të studentes
FDS: Në protestë për jetën
FRPD dënon vrasjen tragjike të studentes
Petro Koçi të japë dorëheqje
FDS: Në protestë për jetën
NE FAQEN 3
Shkodra mes zjarrit, krimit dhe vrasjeve
Qyteti verior përjeton errësirë dhe terror
NE FAQEN 6
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 161 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të paheshtuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, ta tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurëdiçka të tillë. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Vili Minarolli: Prokurorët politikë të ndiqen penalisht
Sekretari i PD për marrëdhënie me publikun vlerëson deklaratat realiste të përfaqësuesit të KE, Papakostandinu, për prokurorinë
Njëri nga drejtuesit më të lartë të PD, Vili Minarolli ka kërkuar që të ndiqen penalisht disa prokurorë të cilët duke u vënë në mbrojtje të qeverisë së dështuar të koalicionit të majtë janë bërë shkaktarë të krizës së përgjithshme që ka mbërthyer vendin. Sipas tij, biografia e këtyre prokurorëve e ka bërë edhe përfaqësuesi i KE në Shqipëri. “Deklaratë realiste e një politikani që tashmë e njeh gjendjen në Shqipëri”.
NE FAQEN 4
Demokratët: Zgjidhje politike për krizën
Strukturat e PD të Tiranës diskutojnë për situatën aktuale
Seksionet dhe grupseksionet e PD në kryeqytet po zhvillojnë mbledhje me demokratët për të trajtuar problemet më emergjente që kanë diktuar situatat. Çështja e Kosovës, mungesa e rendit, burgosjet politike si dhe problemet e mprehta social-ekonomike janë trajtuar këto ditë në seksionet dhe grupseksionet e zonës 50 të Tiranës, ku ka marrë pjesë edhe anëtari i Këshillit Kombëtar...
NE FAQEN 4
Kafe kontrabandë në lokalet e Tiranës
Bizneset u fshihen organeve licencuese
Kapet kafe kontrabandë në lokalet qendrore të Tiranës. Burime nga Drejtoria e tatim-taksave bëjnë të ditur dje se në lokalet qendrore të Tiranës qarkullon kafe kontrabandë ndërkohë që janë marrë masa ndaj lokaleve ende nuk janë marrë masa për kapjen e kontrabandës që sjellin kafenë kontrabandë. Burime të drejtorisë së tatimeve bëjnë të ditur se zbulimi i origjinës së kafes kontrabandë i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe policisë doganore. Në një aksion të ndërmarrë dje, policia tatimore në bashkëpunim me doganën...
NE FAQEN 5